Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Edhe murgeshat me Burkini? Facebook bllokon profilin e imamit

$
0
0

Presidenti i Unionit të komuniteteve islamike dhe imami i Firences në Itali, Izzedin Elzir, ka publikuar në faqen e tij në Facebook foton e shtatë murgeshave, me përparëse dhe shami në kokë, të cilat po luajnë në plazh. Pa asnjë koment por në shenjë të qartë referimi për diskutimet lidhur me përdorimin e Burkinit.

Dhe sot në mëngjes profili i tij është bllokuar nga Facebook, për shkak të sinjalizimeve të bëra nga përdoruesit, kështu që faqja e tij rezulton se nuk mund të gjendet.

Një pezullim që e ka zënë në befasi edhe vetë Imamin: “U habita – tha Elzir – nuk e kuptoj. Më kanë kërkuar që të verifikoj profilin tim duke dërguar një dokument”.

Në mesazhin e shfaqur kur imami u përpoq të rihynte në rrjetin social ishte shkruar se bllokimi ishte bërë për shkak të sinjalizimeve të shumta lidhur me emrin e rremë të profilit, që sipas tyre, nuk ishte i një personi të vërtetë. “Të verifikosh se kush jam është një procedurë shumë e çuditshme gjithsesi – shpjegoi Elzir – shpresoj që të arrij të dërgoj dokumentat brenda pasdites”. Problemi nisi pas publikimit të sotëm të fotos edhe nga Corriere Fiorentino.

Postimi shkaktoi shumë reagime duke rindezur debatin lidhur me faktin nëse duhet dnaluar apo jo kostumi i banjos nga koka në këmbë që përdorin gratë islamike për të shkuar në plazh. Tommaso, për shembull, kundërshtonte: “djema, harruat që murgeshat i përkasin një enti fetar dhe ajo është uniformë? Veshja e laikëve është tjetër gjë. Krahasimi me murgeshat nuk ka kuptim!!!!”. Por ka nga ata që e kanë marrë me të qeshur, si Daniele: “Edhe këtë verë e gjetëm një argument për të diskutuar në çadër. Shyqyr, sepse përndryshe do të kishim folur për gropat e rrugëve”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708