Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all 1708 articles
Browse latest View live

80-vjetori i Ismail Kadaresë si Komandant i Legjionit të Nderit në Francë

$
0
0

ISRAEL-ALBANIA-LITERATURE-NOBEL-KADAREShkrimtari i shquar është ngritur në gradën e Komandantit të Legjionit të Nderit, titull ky i dhënë nga presidenti francez, François Hollande, në ceremoninë tradicionale që zhvillohet në ditën e parë të vitit e që u akordohet figurave të shquara në sfera të ndryshme publike qysh prej vitit 1802. Ky dekorim përkon edhe me 80-vjetorin e shkrimtarit, ndërsa Bashkia e Gjirokastrës e ka shpallur 2016 –ën vitin kulturor të Ismail Kadaresë 

Muaji i 80-vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit të madh nuk kishte si niste me lajm më të mirë. Më 1 janar të këtij viti si u dekretua nga presidenti francez François Hollande me urdhrin “Komandant i Legjionit të nderit”, në ceremoninë tradicionale që zhvillohet në ditën e parë të vitit e që u akordohet figurave të shquara në sferave të ndryshme publike qysh prej vitit 1802.

Përveç shkrimtarit shqiptar, i cili jeton dhe e zhvillon karrierën e tij letrare prej vitit 1990 në Paris, nga bota e artit janë dekretuar komandantë të këtij legjioni shkrimtari francez 91 –vjeçar Michel Tournier, si edhe muzikanti Michel Legrand, ndërsa këngëtarja Vanessa Paradis ka marrë urdhrin e Kavalierit të Legjionit të Nderit. Aktorja Mireille Darc u dekretua me urdhrin e oficerit. Emmanuelle Béart dhe Emmanuelle Bercot, që kanë marrë çmimin e interpretimit femëror në Festivalin e Fundit të Kanës janë emëruar kavalierë, ashtu edhe aktori Christophe Malavoy. Piktori Gérard Garouste u emërua oficer, ndërsa krijuesi i modës Kenzo Takada, u emërua kavalier si i huaj që jeton në Francë. Ceremonia tradicionale, botuar në Fletoren Zyrtare, ka nderuar edhe viktimat e disa prej sulmeve të janarit të vitit 2015 si edhe heronjtë që penguan sulmin në një tren “Thalys”, i nisur nga Amsterdami drejt Parisit në fund të gushtit të kaluar.

Ndër njëzet figurat e nderuara, pesëmbëdhjetë janë nderuar me dekretin “Legjion i Nderit” pas vdekjes. Në mesin e njerëzve të dekoruar në rangun e Kavalierit janë karikaturistët Charb, Cabu, Honoré dhe Tignous, gazetarja Elsa Cayat dhe korrektori Mustapha Ourrad, të vrarë nga vëllezërit Kouachi më 7 janar të vitit 2015, në zyrat e Charlie Hebdo -së. Dizajneri Georges Wolinski dhe kolumnisti Bernard Maris, të cilën gjithashtu vdiqën në sulmin kundër së përjavshmes satirike, ishin emëruar kavalierë, i pari më 2005-ën, ndërsa i dyti më 2014-ën. Gazetari Michel Renaud, i cili ishte ftuar në redaksinë e Charlie Hebdo –së ishte dekoruar më 24 korrik dhe agjenti i mirëmbajtjes Frédéric Boisseau, i cili qëlloi në ndërtesë u dekoruan më 20 janar të vitit të shkuar, janë shpallur kavalierë. Ceremonia e 1 janarit ka akorduar këtë urdhër edhe për katër pengjet e vrarë më 9 janarin e shkuar në marketin “Hyper Cacher nga Amedy Coulibaly; Philip Braham, Yohan Cohen, Yoav Hattabi dhe François-Michel Saada. Ndër të dekretuarit kanë qenë edhe policët e vrarë gjatë sulmeve të janarit 2015 si Togerët Franck Brinsolaro dhe Ahmed Merabet, të vrarë më 7 janar në Paris, oficerja Clarissa Jean-Philippe, e vrarë 8 janar në Montrouge, të tre kalorës të dekoruar më 13 janar nga François Hollande, vitin e kaluar u emëruan kavalierë. Edhe pesë persona që kanë ndërhyrë gjatë sulmeve si Eric Tanty, konduktori i trenit “Thalys” nga Amsterdami për në Paris, kapiten Michel Bruet dhe akademiku franko-amerikan Mark Moogalian, e të cilët ndërhynë gjatë të shtënave janë emëruar kavalierë. Dispozita e atribuimit të Legjionit të Nderit për të huajt ka lejuar të dekorojë më 24 gusht tre amerikanët Spencer Stone, Alek Skarlatos dhe Anthony Sadler, si edhe britanikun Chris Norman që kishin ndihmuar në neutralizimin e njeriut të armatosur. Pengu i vëllezërve Kouachi në shtypshkronjë Dammartin-en-Goële (Seine-et-Marne) Michael Catalano dhe punonjësi i tij Lepère Lilian, i cili kishte fshehur nën një lavaman, janë emëruar kavalierë. Lassana Bathily, punonjësi i “Hyper Chacher” që fshehu pengjet në dhomën frigoriferike në bodrumin e marketit nuk ka kaluar pa u dalluar. Ai ishte natyralizuar në javët në vijim sulmeve. Nga bota politike, në këtë nderim civil që vlerëson më shumë se gjashtëqind persona, dy figura janë ngritur në rangun e Kryqit të Madh, më i larti i Legjionit të Nderit, duke përfshirë ish-kryeministrin Lionel Jospin. Ish-ministra t Thierry Breton dhe Lionel Stoleru janë promovuar komandantë dhe homologu i tyre Jacques Toubon, oficer. Nga bota e ekonomisë dy drejtues të sipërmarrjeve emblematikë të French Tech, janë emëruar kavalierë: Eric Carreel, president i fabrikës Withings dhe Ludovic Le Moan, drejtor i përgjithshëm i Sigfox. Gazetarët Laure Adler (oficer) dhe Jean-Marie Colombani (kavalier) ishin pjesë e vlerësimeve. Annette Chalut, presidente e komitetit ndërkombëtar të “Ravensbrück”, është lartësuar në nivelin e Oficerit të Madh. N ë botën sportive, Bernard Lapasset, president i Federatës ndërkombëtare të ragbisë është emëruar komandant. Ky dekretim është i fundit i tre dekretimeve kalendarike të vitit 2015, pas atyre të Pashkëve dhe 14 korrikut. Gjithashtu, çdo vit shpallen edhe dy dekretime ushtarake. Që nga viti 2007, këto dekretime civile aplikojnë barazinë gjinore. Themeluar nga Napoleon Bonaparti më 1802 –shin dhe akorduar për herë të parë më 15 qershor të 1804-ës, “Legjionit i Nderit” është më i larti nga vlerësimet kombëtare franceze dhe ka nëntëdhjetë e tre mijë anëtarë. Çmimin në fjalë viteve të kaluara e kanë marrë figura të shquara ndërkombëtare si shkrimtari izraelit Amos Oz  kompozitori i shquar italian, Xhusepe Verdi, Princi Aleksandër i Serbisë, aktori amerikan Clint Eastwood etj. Me titullin “Legjion i Nderit” nga bota shqiptare janë vlerësuar edhe shkrimtari Fatos Kongoli, i cili është emëruar kavalier në një ceremoni të viteve më parën ë ambasadën franceze në Tiranë, urdhër ky i akorduar nga presidenti i asokohe Nicolas Sarkozy, si edhe përkthyesi i shquar Jusuf Vrioni. Urdhri është dekorimi më i lartë në Francë dhe është i ndarë në pesë shkallë të ndryshme: Chevalier (kalorës), Officier (oficer), Commandeur (komandant), Grand Officier (oficer i madh) dhe Grand’Croix (Kryqi i madh). Ky dekorim i shkrimtarit është përshëndetur nga kreu i qeverisë Edi Rama, i cili përmes një postim i në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mirënjohje dhe respekt për Ismail Kadarenë. “Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij, të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës”, shkruan kryeministri Rama. Edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në një postim në rrjetet sociale në datën 1 Janar, theksoi se ky vit nisi me një lajm fantastik, pasi shkrimtari i madh Ismail Kadare u dekorua “Komandant i Legjionit të Nderit”. Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Më 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca, më 1996 u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë, më 2005 fitoi “Man Booker International Prize” dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Prince of Asturias, një nga çmimet letrare më prestigjiozë në botë. Në vitin 2010 nderohet në Itali me çmimin “Lerici Pea” Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”. Vitin e kaluar ai ka marrë edhe çmimin “Jerusalem Prize”.

2016, Viti Kadarean për Gjirokastrën

Ky vit, siç e ka theksuar edhe Kryeministri Rama në postimin e tij në Facebook  përkon me 80 –vjetorin e shkrimtarit Kadare, është shpallur nga Bashkia e Gjirokastrës si viti kulturor i Ismail Kadaresë. Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami tha se përgjatë gjithë vitit 2016 do të zhvillohen aktivitete të shumta në qytetin e lindjes së shkrimtarit, duke nisur me hapjen e shtëpisë-muze të shkrimtarit, e restauruar kohëve të fundit. Bashkia pritet të propozojë edhe ngritjen e një shtatoreje të shkrimtarit në një nga sheshet qendrore të qytetit. Ismail Kadare ka lindur më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër dhe është shkrimtari më i njohur shqiptar. Është i përkthyer në 50 gjuhë të botës dhe është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në Letërsi.


Marubi: Gjysmë milion lastra e negativë në Muzeun e ri

$
0
0

marubiNjë shëtitje virtuale e paprecedentë ka ndodhur përgjatë 2015-ës nëpër fotot e Marubit, duke shënuar një rekord në 40 mijë imazhe të vizituara online, nga 100 mijë që parashikon projekti i dixhitalizimit. Kryesisht shkodranëve u ka ardhur në derë historia e të parëve, të cilët kanë njohur paraardhësit e tyre duke shkarkuar fotot e dokumentuara në mënyrë po aq të rrufeshme nëpër rrjetet sociale. Kësaj befasie për drejtuesit e Fototekës Marubi katalogimi është pjesa më titanike e punës së tyre, pasi do të pajisen me informacion dhe të dhëna të detajuara çdo fotografi. Ndërsa dje, drejtori i “Marubit”, Luçian Bedeni ka thënë se në shkurt ose mars të 2016 do të jetë faza e dytë e hedhjes online, arkivimi dhe dixhitalizimi i dinastisë Marubi.

Arsyeja për ta ngritur në muze këtë dinasti lidhet me pasurinë e madhe ku pritet t’i shtohet edhe një fotograf tjetër i rëndësishëm, që pritet të bëhet publike gjatë 2016, për të cilin flitet se do të jetë ngjarje e vitit. Deri tani, thuhet se janë në fazën e ndërtimit të Muzeut të ri, duke premtuar se do të jenë korrekt me afatet. Në muzeun e ri pritet të prezantohen gjysmë milion lastra dhe negativë, ndërsa dizajni i zgjedhur për Muzeun Marubi ka për qëllim të promovojë një dialog midis tradicionales dhe modernes , mes të kaluarës dhe të tashmes. Trashëgimia e traditës është nënvizuar nga rivendosja e ndërtesës historike e projektuar nga piktori, skulptori , fotografi dhe arkitekti i njohur shqiptar i lindur në Shkodër, Kolë Idromeno, duke ruajtur cilësitë hapësinore dhe strukturore pa transformimin e vëllimit në pjesën ndarëse të hapësirave të brendshme.

“Sot mbetet akoma pak e njohur për Botën kjo pasuri kulturore e Shqipërisë, e cila është patjetër imazhi i jonë më i mirë me të cilin duhet të prezantohemi dhe kështu lehtësisht kjo vlerë e kulturës tonë do mund të kthehet në një reference e të tjerëve ndaj vendit tonë. Për ne, mbetet akoma një sfidë shumë e madhe të ekspozuarit të kësaj pasurie kulturore për muzete dhe galeritë më të njohura të artit në Botë, gjë për të cilën po përpiqemi çdo ditë”, shkruan Bedeni për Marubët e 2016-ës. Ai ka bërë bilancin se si u përcollën Marubët në mediat e huaja më 2015, ku shkruajtën disa gazeta kryesore të Europës e kishin vënë Marubi-n në kryefaqet e tyre “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Il sole 24 Ore” e deri tek përzgjedhja e si një prej blogjeve më të lexuara në Europe dhe Azine Qendrore për vitin 2015. “E po kaq e një rëndësie shumë të madhe e të veçantë mbetet pasurimi i arkivit me koleksione të reja me fotografi origjinale të dhuruara nga qytetarët të cilët na iu janë përgjigjur thirrjes tonë për ruajtjen dhe pasurimin e mëtejshëm të arkivit të Fototekës Kombëtare “Marubi””

Nga ky sensibilizim, vetëm në një vit te Marubët shkuan rreth 2200 negativë të dhuruar dhe objekte të fotografisë, e po kështu në fillim të këtij viti, Bedeni thotë se presin një tjetër dhurim i një koleksioni shumë të pasur me fotografi. “Inaugurimi i muzeut të ri të Fototekës Kombëtare “Marubi” që pritet të ndodhë gjatë këtij, mendoj se është urimi më i mire që mund t’i bëhet Shkodrës dhe vendit tone”, thotë Bedeni.

V.M

Identiteti i muzeut

Imazhi modern i muzeut është i bazuar në një model abstrakt, e cila është frymëzuar nga gjeometria e aparaturave të kamerës fotografike që hapet dhe mbyllet për të kontrolluar dritën. Ky model abstrakt është përdorur për të hartuar paraqitjen strukturore të pesë kutive ekspozitë të instaluara në ndërtesë, ndërsa në të njëjtën kohë integron një sistem të plotë dhe të gjithanshëm ekspozite që përfshin korniza të cilat shfaqin fotot dhe dokumentet, tregojnë për objekte, si dhe ekspozita në ekranet me filma të shkurtër.

Ironia gjermane, si gjetën me google Marubët!

Gjatë vitit 2015, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” botoi një artikull mbi fototekën e famshme të Shkodrës, “Marubi”. Artikulli fillon: “Në veriun e Shqipërisë ndodhet një thesar i fshehur: gjysmë milioni fotografi mbi kulturën, modën dhe historinë e vendit…Kush i kërkon, i gjen ato dhe “shpërblehet”. Në këtë ironi gazetarja gjermane përpiqet të tërheqë më shumë vëmendjen shqiptare, nuk ka guidë. “Ne duhet patjetër të udhëtojmë atje, në Shkodër, në veri të Shqipërisë, na thanë artistë nga kryeqyteti, Tirana… Si vendndodhje na orientuan me qendrën e Shkodrës. Kur ne mbërritëm në qytet, ishte mesditë me vapë. Qendra ishte e vogël: një rrethrrotullim, në mesin e tij shpërthente një fontanë betoni nga arti komunist, nga e djathta një kupolë e një xhamie, nga e majta një kishë ortodokse. Pllaka e parë udhëzuese ku shkruan “Marubi”, të çon te shkolla e lartë, e cila mban po atë emër. Në google pastaj e gjejmë një pikë me emrin “muzeu” që ndodhej afër qendrës por ajo në fakt ishte një gërmadhë. Përfundimisht na drejtoi një kamerier i një bari, duke na treguar se vendi qe kërkonim ishte dy rrugë më tutje, pastaj duhej kaluar dy kënde rrugësh, përmes një hyrjeje të prapme dhe ne tashmë ndodheshim para mbishkrimit “Fototeka Kombëtare Marubi”, që e kishte sjellë Ministria Shqiptare e Kulturës. Nga i gjithë ky labirint ku është vendosur, duket sikur të jetë menduar që thesarin ta mbanin për vete”.

Gjergj Prevazi “Duke menduar Medean”, në Bazel

$
0
0

Thinking-about-Medea-Duke-menduar-Medean-22-©Tristan-Sherifi-1024x681Ka një histori për mua. Unë i vrava fëmijët e mi për t’u hakmarrë ndaj burrit tim tradhtar. Kush e mbolli këtë thashethem në botë? Si një përgjigje Medea, prej 10 000 është vitesh pjesë e historisë së kulturës evropiane. Ajo na paraqitet në forma të ndryshme të shkrimit dhe në funksione të ndryshme. Por, në vitin 431 para Krishtit, Euripidi i ka ngritur asaj një përmendore, e cila edhe sot e përcakton imazhin e Medeas: Ajo është një grua e zemëruar, e cila, e tërbuar nga tradhtia që i ka bërë i shoqi, vret të dy fëmijët e vet. Por, përse jemi lidhur kaq fort pas këtij imazhi kur ka aq shumë mundësi të tjera për ta kujtuar Medean? Kush mund të jetë sot kjo Medea, e cila kaq gjatë dhe kaq fuqishëm e ka dominuar imazhin e gruas? Si do ta shkruanim ne sot historinë e saj? Pas suksesit ndërkombëtar të shfaqjes “Love. State. Kosovo” (viti 2013), performuesja e autorja zvicerane Beatrice Fleischlin dhe balerini kosovar Labinot Rexhepi dalin sërish së bashku në skenë me shfaqjen “Thinking about Medea” (Duke menduar Medean). Kësaj radhe ata mbështeten nga bendi zviceran “Heligonka” dhe koreografi shqiptar, Gjergj Prevazi. Me vallëzim, muzikë dhe në tri gjuhë, ata i përafrohen më shumë mitit të Medeas dhe gjejnë interpretime befasuese, me humor dhe shumë aktuale.

Drejtimin artistik të shfaqjes e kanë bërë Beatrice Fleischlin dhe Gjergj Prevazi, të cilët pas shfaqjes së saj si premierë në shtator të këtij viti në Teatrin Kombëtar në Tiranë, dhe reprizës në Durrës, drama zvicerane-shqiptare “Thinking about Medea” do të fillojë edhe serinë e shfaqjeve të saj në Zvicër. Më 13 janar ajo do të jepet në “Alte Kaserne” të Bazelit. Po në këtë teatër “Medea…” jepet edhe në disa ditë në vijim, deri më 17 janar. Në muajin prill do të pasojnë shfaqjet në Aarau dhe në muajin maj, në Lucern. Është ky një koproduksion në mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës. Dramaturgjia dhe bashkëpunimi artistik janë të Eva Bohmer; performance nga Beatrice Fleischlin dhe Labinot Rexhepi; Muzika: Helogonka ((Stefan Hass & Jesco Tscholitsch); Koreografia: Gjergj Prevazi; Skena: Nico de Roois; Kostumet: Diana Ammann; Produksioni: Larissa Bizer me asistim të Klodoaldo Lamçaj; Dokumentacioni fotografik dhe video: Tristan Sherifi. Shfaqja luhet në gjuhën gjermane, angleze dhe shqipe (me tritrim). Është një bashkëprodhim në mes të “Kaserne Basel” dhe “Albania Dance Meeting”, Tiranë.

Bota, suksesi i Iris Elezit dhe novela e Maks Velos

$
0
0

Bota-3Fitues i një sërë çmimesh ndërkombëtare në festivale të filmit dhe i propozuar për Akademinë e Çmimeve Oscar për filmat e huaj, filmi “Bota” i regjisores Iris Elezi është një ndër filmat shqiptarë më të suksesshëm të viteve të fundit. Pas premierës në Tiranë vitin e kaluar, filmi do të shfaqet në kinemanë e Prizrenit më 14 janar. Jo aq bujshëm sa suksesi kinematografik ka kaluar pretendimi i Maks Velos se filmi është bazuar në novelën e tij të 2004-ës, titulluar “Klubi Karavasta”….

‘Bota’ nuk është më e madhe se një kafene. Ajo është vetë kafeneja, po aq se edhe vetë bota e disa personazheve që duken të harruar nga pjesa tjetër e planetit, në filmin e regjisores Iris Elezi, një prodhim mes Shqipërisë, Kosovës e Italisë i cili në një vit ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm, jo vetëm për veten por edhe për kinematografinë shqiptare, kur kjo e fundit e propozoi si më përfaqësuesen ose më të denjën për kategorinë e filmave të huaj në çmimet e Akademisë “Oscar”. Qysh prej daljes së këtij lajmi, vetë regjisorja Elezi ka luftuar fort për të gjetur mbështetjen që i nevojitet filmit për të pasur shanse mes 81 filmave konkurrente në të njëjtën kategori, të cilët përdorin të gjitha mjetet promovuese për t’u përzgjedhur në ceremoninë e shkurtit të këtij viti. Filmi e pat premierën botërore në Pragë, ku edhe u vlerësua me çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Karlovy Vary”, më pas erdhi në Tiranë, ku publiku kryeqytetas pati premierën shqiptare e ndërsa më 14 janar do të udhëtojë drejt Prizrenit, për t’u shfaqur në kinemanë e qytetit “DokuKino” për shikuesin nga Kosova. Në kafenenë ‘Bota’ nuk ndodh asgjë e njëherazi gjithçka ndodh. Përmes tre personazheve, të mbetur në një fshat të zhveshur, të harruar kur dikur njerëzit internoheshin duke u izoluar me vetmi. Edhe pse pas viteve ’90 për personazhet e “Botës” izolimi në këtë fshat ku koha ka ngecur, vazhdon të jetë gjendje e ngulmët. Izolimi duket të jetë gjendje mendore, ose shpirtërore. Ish-të përndjekurit politikë janë harruar nga politika e re, nga jeta dhe nga vetë koha, në këtë fshat pa emër buzë kënete. Tre fate lokale që mbështjellin fatin universal. Histori të së shkruarës që rikthehen dhe një autostradë që nis të ndërtohet. Subjekti që paraqesin Iris Elezi dhe Thomas Logoreci është eksplorimi i Shqipërisë sot përmes karakterit dhe shpirtrave të trazuar të tri personazheve, që ashtu si autostrada që po ndërtohet pranë fshatit të tyre, përpiqen të ndërtojnë jetët e tyre. Iris Elezi, regjisorja e diplomuar në ShBA për teori dhe kritikë filmi, pas realizimit të disa filmave dokumentarë debutoi në filmin me metrazh të gjatë, pikërisht me “Bota”. Gjatë premierës në Tiranë, Elezi qe shprehur se për të shkruar skenarin e këtij filmi i janë dashur më shumë se tre vite kohë dhe kërkime. Në pasqyrën e Hollywood Reporter, propozimi shqiptar për “Oscar”, ndoshta filmi me buxhetin më të vogël për realizim, konsiderohet si një rrëfenjë tragjikomike e shpirtrave të vetmuar të përndjekur nga fantazmat e historisë. “Bota” e Iris Elezit dhe Thomas Logorecit fillimisht ndihet letargjike dhe shpërfillëse, por sjell një kafshatë të madhe emocionale në aktin e fundit duke adresuar amnezinë kolektive rreth së kaluarës së dhunshme komuniste të vendit. E parë si Tokë e Askujt, e veshur me një aurë prej materiali ëndrrash ngjan disi me ndonjë film klasik të Felinit apo një dramë të Samuel Becket. “Sfondi mund të jetë i Shqipërisë bashkëkohëse por koha dhe vendndodhja janë të një bote tjetër”. Flonja Kodheli, Fioralba Kryemadhi, Artur Gorishti, Luca Lionello, Tinka Kurti dhe Alban Uka janë disa prej aktorëve që interpretojnë në këtë film, duke i bërë personazhet tredimensionale e duke pasuruar edhe skenarin që sipas festivalit Karlovy Vary, është një pasqyrë e qartë fotografike e Shqipërisë së sotme, ndërthurur me muzikë nostalgjike të një trashëgimie të kaluar. Cila botë mund ta çajë bllokadën e izolimit? Për regjisoren Iris Elezi, “Bota” në shqip duket si mundësi për t’ia dalë.

Klubi Karavasta ose Bota e Maks Velos

…Peizazhi u ngurtësua edhe më shumë nga skeletet e betonit. Bunkerët e tjetërsuan peizazhin. Dhe atë pak përgjumje dhe ëndërrim që kishte ia hoqën përfundimisht. Vërtet ishte si një poezi e shkruar mbi një letër të zezë me bojë të bardhë, por kishte një shpirt. Bunkerët ia varrosën edhe atë pak poezi të zezë. Të ngritur larg e larg, të drejtuar me ballinë nga deti e rrethonin Mesasin si një ylber i shtrirë barkas duke i zbuluar qytezës shpinën….Mesasi është një fshat buzë kënete, i mbirë si në mes të asgjësë, me njerëz në një jetesë të përditshme thuajse robotike, të pakuptimtë, të paqëllimtë i përshkruar në novelën e Maks Velos “Klubi Karavasta” përmes në proze lakonike, por goditëse me një peizazh absurd, pasuruar edhe nga përshkrimet e godinave me strukturë aq të zhveshur sa do të bënin të mjerë edhe shpirtin më të pasur apo të bunkerëve masivë në një fushë të zbrazët që ngjajnë me një skenë apokaliptike. Banorët e zonës nuk janë më të ndryshëm se peizazhi. Të izoluar në këtë tokë të mallkuar, në një kënetë që duket se ua ka thithur në llucën e vet ekzistencën, janë mbetjet e fundit por më kokëfortat e regjimit komunist. Të vendosur atje në internim, ata kanë humbur lidhjet me të kaluarën e largët. Ky ferr dantesk nuk i lejon të largohen edhe pse janë vitet ’90. Rrëfenja me të pushkatuar, spiunime, vetëvrasje, dashuri, filozofi të një ekzistence fantazmagorike dhe një klub që bëhet agora e këtyre krijesave të vogla që mundohen të adaptohen në këtë kohë të re e regjim të ri, që sërish i ka lënë në harresë. Askush nuk pretendon të dalë nga harresa, nuk ka as ideale të mëdha, përveç vetëdijes së kthjellët të plakut Andrea, që Velo ka rrëfyer se është alteregoja e tij. Të gjithë janë të rëndësishëm e njëheri askush nuk ka rëndësi në atë panoramë të një përjetësie të pakohë, me ngjyra të zbehta të një toke të shkretë moçalore. Të gjithë që i shesin gjithçka të gjithëve. Të gjithë që duan t’i përshtaten ekonomisë së tregut, pastaj ekonomisë së fajdeve. Vjeturina që shiten e blihen dhe e vetmja që nuk lëviz është një karakatinë me çati kashte, tavolina e karrige plastike, e klubit “Karavasta”, një mikrobus që i nxjerr jashtë në botën e madhe e që i kthen sërish në izolim banorët e saj dhe një qen… Dhe shitësi i brisqeve, një tellall modern i komunitetit që ka nisur të shesë armë dhe municione, për të treguar se ka mbërritur ’97 dhe ccmednuria njerëzore ka mbetur po e njëjta me atë të komunizmit. Shpirtrat e vegjël të zhytur në llucën e Mesasit…Velo e pat shkruar më 2004-ën, i nxitur nga miku i tij Virgjil Muçi. Kopjet e botuara u shitën të gjitha. Një prej tyre, Velo thotë se ia pat dhuruar regjisores Iris Elezi, e cila bashkë me Thomas Logorecin, ishin miqtë e tij. “Është një homazh për të gjithë ata të harruar që kanë qenë të burgosur dhe i kam vendosur në Karavasta, në një kafene të caktuar dhe madje më erdhi shumë keq që në një film kohëve të fundit, është xhiruar aty, në po atë kafe, në po atë vend. Duke marrë këtë temë dhe nuk thotë fare..” – kështu do të shprehej Velo në një intervistë televizive, bashkë me pretendimin se skenari por edhe vendndodhja e xhirimeve është vjedhur. Në fshatin Adriatik, pati udhëtuar para disa vitesh me botuesin Bujar Hudhri, peizazhi dhe kafeneja me rrogoza e fshatit, hapësira e thatë dhe këneta e goditën aq sa të sillte në jetë librin e tij. “Ishte e vështirë të përcaktoje se çfarë ishte. Nuk mund ta quaje as fshat, as qytezë. E quanin fermë, po as fermë tamam nuk ishte, më shumë ishte një pjesë ferme, domethënë vetëm pallatet e fermës; vetëm pallatet, kurse drejtoria, shkolla, infermieria ishin më vete diku nga fusha. Ishte një bllok banesash, gjithsej dymbëdhjetë pallate trekatëshe të ngritura në mes të fushës. Kishte dhe dy dyqane të ndërtuara më vonë, njëri ushqimor dhe tjetri me artikuj industrialë” –shkruan Velo në librin e tij. Pas daljes së filmit “Bota” tha se u ndje i fyer e se nuk mori as edhe një përgjigje nga regjisorja Elezi, e cila sipas Velos ka qenë kontradiktore në përgjigjet e saj rreth skenarit. Ai kujton se regjisorja i pat treguar për një skenar ngjarjet e të cilit zhvilloheshin në një fshat ku ndërtohej një autostradë e cila ndryshonte gjithë jetën atje. Por jo atë të filmit “Bota”, që Velo thotë se ajo ia ka vjedhur. Nga ana e saj regjisorja nuk është përgjigjur rreth çështjes. Megjithëse nuk ka munguar një falënderim i saj për Maks Velon, në fund të premierës shqiptare të filmit. Velo thotë se priti një ndjesë nga regjisorja që nuk erdhi kurrë e as nga instancat të cilave ai iu drejtua duke kërkuar drejtësi. Do të mjaftohej edhe me disa titra në fund të filmit, ku i jepeshin kreditet novelës së tij, bazë për filmin, por as kjo nuk u bë. Për Velon nuk ka ndodhur ngase regjisorja duket ngulmuese për të realizuar një film autor, e nëse do t’ia atribuonte skenarin Velos nuk do të quhej më i tillë. Filmi e bëri Velon ta risillte për lexuesin librin,në ribotim nga shtëpia botuese “Toena”. Libri, sipas Velos është i pari i kushtuar këtij komuniteti të ish- të internuarve. Me gjithë debatin, filmi “Bota” vijon suksesin ndërkombëtar, ndërsa novela e Maks Velos, e shkruar më 2004-ën, pa ribotimin dhe u kthye në duart e lexuesit e së shpejti autori thotë se po përgatitet për ta zgjeruar këtë subjekt në formën e romanit. Gjykimi i mbetet atyre që pasi kanë parë filmin, kanë lexuar edhe librin, ose anasjelltas.

Suadela Balliu

 

 

Fitoret e “Bota”

Emri i festivalit: Çmimi i fituar:
Karlovy Vary Intl. Film Festival Çmimi i Kritikës – FEDEORA
Reyjkavik Intl. Film festival Çmimi i Kritikës – FIPRESCI
Reyjkavik Intl. Film festival Çmimi i Publikut
CINEDAYS, Macedonia Çmimi Special i Jurisë
SEEFest, Los Angeles Çmimi i Publikut
SEEFest, Los Angeles Çmimi Special i Jurisë
DEA Film Festival, Saranda Regjia Më E Mirë
Balkan Film Festival, Pogradec Filmi Më i Mirë i Gjatë
Intlernational Fest of Varna, Bulgaria Filmi Më i Mirë i Gjatë
San Francisco Intl. Film Festival Nominuar për Çmimin Golden Gate
Foreign Film Category – Oscar Përfaqësuese e Shqipërisë

461 vjet nga përfundimi i shkrimit të librit të parë shqip, “Meshari” nga Gjon Buzuku

$
0
0

meshari-640x521Dom Gjon Buzuku shkruan:”Ndë vjetët M.D.L.IV. (1554) njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët një M.D.L.V. (1555) ndë kallënduor v (5) dit”

Më 5 janar 1555, prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku e përfundoi së shkruari ‘Mesharin’ e tij, që deri më sot njihet si vepra e parë e llojit dhe njëkohësisht si i pari monument letrar i botuar në gjuhën shqipe. Vetë autori, dom Gjon Buzuku, shkruan në parathënien e ‘Mesharit’ se e mbaroi “së shkruami” veprën më 5 janar 1555.

Prifti shqiptar, dom Gjon Buzuku duke pa nevojën e madhe që kishin besimtarët e krishterë shqiptarë për të dëgjuar e kremtuar Fjalën e Zotit, Liturgjinë e Sakramentet e Shenjta në gjuhën amtare, vendosi të përpilonte këtë vepër që shërbente për meshtarët e kohës gjatë kremtimeve të ndryshme liturgjike në gjuhën e popullit. Për të plotësuar këtë nevojë shpirtërore e kombëtare, dom Gjon Buzuku e nisi veprën e tij më 20 mars të vitit 1554 dhe e përfundoi më shkurt të vitit 1555. Me sa merret vesh, po atë vit u krye dhe shtypja e librit. Këtë të dhënë e gjejmë në Meshar, ku dom Gjon Buzuku shkruan:”Ndë vjetët M.D.L.IV. (1554) njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët një M.D.L.V. (1555) ndë kallënduor v (5) dit”.

Siç pohuam, deri më sot, nuk njihet një tjetër libër më i vjetër, i shtypur, në gjuhën shqipe, veç kësaj vepre, shkruar e botuar në rrethana që ende sot nuk janë mjaft të plotësuara. Sidoqoftë ‘Meshari’ mbetet monument i përpjekjes së klerit të krishterë shqiptar për ta shpëtuar popullin e atdheun nga rreziku i tjetërsimit e humbjes së identitetit kombëtar e shpirtëror, për ta mbajtur të lidhur fort me dritën e Shëlbimit të Krishtit dhe me dritën e qytetërimit perëndimor.

Meshari i dom Buzukut, siç thekson vetë autori, u botua sepse “gjuha jonë nukë kish gjaa të endigluem en sëh shkruomit shenjtë” – nuk kishte, pra asnjë përkthim të Shkrimit Shenjt”, por kryesisht “en sëh dashunit së botës sënë” – nga dashuria për popullin e vet. Kështu, dom Gjon Buzuku na jep të dhëna për kohën e tij se në gjuhën shqipe, pra në gjuhën e popullit, ndjehej mungesa e shkrimeve, libra e shkrimeve nga Bibla e mbi fenë e krishterë, për ta njohur e edukuar popullin në fenë e vet.

Prandaj, i nxitur nga nevoja e madhe shpirtërore, baritore dhe i frymëzuar nga llojet e librave liturgjike, që qarkullonin në kohën e tij, dom Gjon Buzuku bën një përgatitje dhe përpilon  një libër me pjesë të ndryshme të liturgjisë eukaristike, sakramentale, e pjesë të Biblës, që shërbenin në rend të parë për priftërinjtë, për kremtimin e Meshës, të Sakramenteve e ritet tjera të ndryshme, apo për lutjet e tyre të përditshme. Siç dihet, mjerisht, kësaj vepre, Mesharit, i mungojnë disa faqe: ato të fillimit e disa tjera aty këtu brenda vetë librit.

Meshari i dom Buzukut është kryesisht përkthim, por ka edhe pjesë autentike të shkruara nga prifti dom Gjon Buzuku. U përdor edhe nga priftërinjtë tjerë shqiptarë si dom Gjergji, dom Marku, dom Pjetri e tjerë, siç dëshmojnë brenda disa faqeve të kësaj vepre.

Meshari i Buzuku është libër liturgjik të cilin mund ta krahasojmë me vepra liturgjike të Kishës Universale e, këndej mund ta quajmë  COMES, apo Epistolar, Leksionar, siç i quanin liturgjistët e mesjetës librat që përmbanin pjesët e Biblës, ritet e Sakramenteve e lutjet tjera që shërbenin gjatë vitit liturgjik kishtar për kremtimet e Meshës, të Sakramenteve e të riteve tjera liturgjike, çka përmban edhe ‘Meshari’ i dom Buzukut. Në të vërtet në këtë vepër kemi: Oficen e Zojës, Shtatë Psalmet pendestare, Litanitë e Shenjtorëve, disa pjesë të Ritualit (mbi Sakramentin e Martesës), Urdhërimet e Zotit dhe pjesë tjera të katekizmit e Meshët, për tërë vitin e liturgjisë kishtare, ndër festa të luajtshme e të paluajtshme.

Siç dihet, ‘Meshari’ u zbuluar aty nga viti 1743, nga imzot Gjon Kazazi (1702-1752), prej Gjakove, asokohe kryeipeshkëv i sapoemëruar i Shkupit, e po kthehej në Romë nga një vizitë e tij apostolike që kishte bërë në Bullgari e vise tjera të Lindjes. Imzot Kazazi gjendej në Vatikan për të njoftuar Selinë e Shenjtë Apostolike, për gjendjen e rëndë të besimtarëve të krishterë, në zonat që kishte vizituar, e në mënyrë të veçantë mbi situatën e rëndë të besimtarëve katolikë shqiptarë, të pushtuar nga osmanët. Gjatë qëndrimit të tij në Vatikan, ai  e gjeti Mesharin në Kongregatën e Vatikanit të Propagandës së Fesë, e përmes një letre njoftoi menjëherë Rektorin e Seminarit Arbëresh të Palermos, atë Gjergj Guxetën (1682-1756).

Po është vështirë të përmbledhësh në pak rreshta, vlerën e një libri, me histori të veçantë, prej të cilit ka mbetur vetëm një kopje, që ruhet ende sot në bibliotekën Apostolike të Vatikanit, tashmë i restauruar, së cilës studiues të shumtë i kanë kushtuar studimet e tyre si Atë Justin Rrota, M. Roques, G. Schiro, G. Petrotta, N. Jokli , , E. Çabej, I. Zamputi, C. Tagliavini, N. Resuli, M. Camaj , E. Sedaj, V. Putaneci, T. Lladani, Bardhyl Demiraj, Evalda Paci e shumë të tjerë.

Radio “Vatikani”

“Fjalët që dënuan dhe larguan nga skena Alida Hiskun”

$
0
0

hiskuKastriot Dervishi, ish-drejtor i arkivave në Ministrinë e Punëve të Brendshme në kohën e Berishës, me sa duket ka nxjerrë disa të dhëna arkivore lidhur me aktoren Alida Hisku, e cila ka shkaktuar mjaft polemika kohët e fundit për ngjarje që lidhen me të.

Ja çfarë shkruan Dervishi në profilin e tij në Facebook:

Alida Hisku zhvilloi praktikën mësimore në Konispol nga data 19.5.1982 deri më 12.6.1982. Ajo bënte pjesë në grupin e katërt të vitit të parë të shkollës së partisë. Guxoi të shkruajë disa të vërteta. Fjalët që ka shkruar në ditarin e saj të kallëzuara fillimisht te pedagogët, kanë qenë:

-“Hipëm në tren në orën 5.30 për t’u nisur në skëterrë”.

-“Vajtëm në Konispol dhe hëngrëm bukëzezën”.

-“Hëngra drekën si menuja e burgut dhe tani e shtrirë mbi këtë qivur të mykur”.

-“Ky krevati është si i lagur dhe i vjen era myk, megjithatë, jam e detyruar të fle në të”.

-“Shkuam në një mbledhje budallenjsh që zgjati gjithë ditën si për inatin tonë”.

-“Më duke vetja se më kanë sjellë për riedukim”.

6 janar 1935: Xhirimet e para me kamera nga vetë shqiptarët

$
0
0

xhirimetNga Violeta Murati

Dëshmitë e para për prova xhirimesh nga vetë shqiptarët na çojnë në Korçë, në vitin 1935, jo shumë larg Manastirit të vëllezërve Manakis. Natasha Lako, ish drejtore e Arkivit të Filmit ka treguar se një nga trashëgimtarët e sotëm të kinema Majestik ka dëshmuar se xhirimet e para të tyre janë kryer më 6 janar 1935 ditën e hedhjes së kryqit në lumë dhe proçesioneve të karnavaleve.

Trashëgimtarët e Majestik kanë rrëfyer se si u sigurua kamera e xhirimit, të cilën ata e kanë ende në mjediset e kinemasë së tyre. Kamera ishte blerë për të xhiruar titrime të herëpashershme të përmbajtjes së filmave sipas modelit të filmave pa zë, pasi shumica e spektatorëve që mbushnin sallën e kinemasë nuk kuptonin gjuhë të huaja. Duke mos pasur mundësi subtritimi kjo përmbledhje e shkurtër e filmave e përgatitur nga një vajzë korçare xhirohej dhe montohej në film, duke kryer shërbimin e parë filmik brenda Shqipërisë. Përgatitja e frazave përmbledhëse të ngjarjeve dhe dialogjeve kyçe si proçes komercial, kërkonte larjen e filmit dhe montazhin e thjeshtë të pelikulës gjë që i çoi pronarët të provojnë edhe xhirime të figurës në lëvizje dhe larjen e këtij materiali në një laborator të Selanikut. “Vëmendja e tyre u kthye nga spektakli i garës së hedhjes së kryqit në lumë dhe spektakli i karnavaleve të famshme”. Ky metarial i filmuar është djegur gjatë zjarrit që ra në kinema “Luks”. Për xhirime të tjera flasin dëshmitarë të tjerë, shqiptarë që kanë jetuar jashtë trevave të tyre.

“Ajo që ka rëndësi të theksohet është se xhirimet në një vend të vogël si Shqipëria, nuk merren përsipër as nga shteti, as nga kompani prodhuese, por nga njerëz që kanë inisiativën dhe prirjen e tyre, nën shembullin e vëllezërve Lymier, apo vëllezërve Manakis. Prirja është shumë humane dhe shënon këndvështrimin e artit shqiptar, që ka lindur në përgjithësi nga inisiativa dhe forca personale. Kamera e marrë për herë të parë nga duart e shqiptarëve nuk është kthyer as nga oborri mbretëror, as nga aktivitetet zyrtare, por nga një turmë me njerëz anonime, ku ke mundësi të pafundme të fiksosh, jo thjesht proçesionin fetar ose maskën, por botën dhe lojën njerëzore”.

Në Shqipërinë e dy luftrave botërore, me 800 000 banorë është formuar një grup njerëzish të interesuar për artin e shtatë. Dashamirësit e artit, thotë Lako vendosen përpara një beteje njerëzore, që kërkon të arrijë rezultatet e veta, si një përpjekje e madhe individuale e njeriut, e mishëruar në kienastët e parë të Ballkanit, vëllezërit Manaki.

Sipas skenaristes duket se përshtypjet e punës së vëllezërve Manaki, të cilët kanë zhvilluar aktivitetin e tyre si në Bitola (Manastir) edhe në qytetin shqiptar të Korçës, mbeten në Shqipëri nga më të fuqishmet. Lako shkruan se dëshmitarë okularë tregojnë se ata zotëronin gjuhën shqipe dhe ishin shumë të lidhur me jetën politike-shoqërore shqiptare.

“Shqiptarët krenohen me fotografët e tyre të mëdhenj, si Marubët e Shkodrës, ose me të panjohur si mjeshtër Sotiri i Korçës, me ekspozitat e para të pikturës së piktorëve të viteve ’30, një prej të cilëve është Kolë Idromeno, i cili solli në Shqipëri edhe projeksionin e filmit”. Në këtë kontekst përmendet gjallërimi i jetës kulturore edhe botimet në prozë edhe poezi moderne, të cilat për emrin na çojnë deri në ndërtimin e kinemasë së parë moderne “Majestik” të qytetit të Korçës.

Fillimisht në këtë kinema pronarët e saj, vëllezërit Mano, ftojnë për të krijuar postera piktorin e ri Stavri Madhi, i cili zgjon fantazinë e tij krijuese duke u mbështetur në sekuenca të filmave. Vëllezërit Mano përpiuqen gjithashtu ta bëjnë filmin e huaj sa më të kuptueshëm për spektatorin e tyre.

“Në Shqipëri në këto festa kanë marrë pjesë bashkarisht të gjithë qytetarët, pavarsisht nga besimet e ndryshme. Vëmendja kthehet njëkohësisht nga kronika dhe spektakli i karnavaleve, ky teatër I madh ku bashkohet e mundura dhe e pamundura, tragjikja me grotesken. Ndihet në këtë orientim këndvështrimi, ndikimi i shfaqjeve të mëdha dhe humane kinematografike”, shkruan Lako në librin “Energjia e filmit”, duke e konsideruar këtë periudhë se si filmi shqiptar bëri një lindje natyrale.

Kryebashkiaku i Londrës: Pushtimi i Spanjës nga muslimanët ndriçoi Europën

$
0
0

borisKryebashkiaku i Londrës Boris Johnson ka shkruar një opinion për të përjavshmen britanike Telegraph, ku ka thënë se “fanatikët antimyslimanë do të duhej të kujtojnë borxhin që i ka Evropa kulturës së Spanjës myslimane.

Kryetari i Londrës tha se gjatë vizitës që bëri në Spanjë, në Granada, ku gjendet e famshmja Alhambra, u mrekullua nga bukuria dhe arritjet e mbretërisë mesjetare.

“Jo, nuk ka asgje për ti shtuar Spanjes mesjetare, asaj nuk i duhet asgjë më shumë urbane apo moderne që të bëhet prototip i pluralizmit dhe tolerancës. Por ajo që askush nuk mund ta mohoje, edhe po të dojë, është ndikimi i myslimanëve që sunduan në këtë epokë. Ka qene pikërisht lulëzimi intelektual i kalifatit të Kordobës ai që ka mbrojtur tekstet e vjetra greke, dhe ka vënë në levizje Rilindjen Europiane. Arkitektura islame e Granadas është thjeshtë mbresëlënëse.”

Dhe duke cituar frikën mbi të ashtuquajturin “ekstremizëm islamik në Europë”, Johnson shkroi: ” Në mes të gjithë kësaj zymtësie dhe frike … vlen të kujtohet dhe permendet një epokë në të cilën një kulturë specifike islame ka dhënë një kontribut të madh dhe të pavdekshëm për qytetërimit evropian. /mesazhi/


Tri Motrat: Teatri Kombëtar e nis me Rusinë e 1900

$
0
0

tre motratKryevepra e dramaturgut rus, Anton Çehov, ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar, nën regjinë e Hervin Çulit, i cili bashkë me këtë vepër që vihet për herë të parë pas më shumë se një shekulli nga shfaqja e saj në vendin e origjinës, sjell edhe disa risi si dublantët, afërsia fizike e publikut me aktorët në skenë dhe …një sallë më në fund me ngrohje

Tri sjestri apo Tri motrat, një prej kryeveprave të shkrimtarit dhe dramaturgut rus, Anton Çehov, u shkrua më 1900 –ën dhe një vit më pas, për herë të parë u vu në skenë në Teatrin e Arteve të Moskës…

U deshën 115 vjet për të ardhur në skenën e Teatrit Kombëtar shqiptar. Me regji nga Hervin Çuli, shfaqja vjen premierë për publikun kryeqytetas më 16 janar.

Regjisori Çuli, me zgjedhjen e kësaj vepre, pas “Xhaxha Vanja” të të njëjtit dramaturg jo vetëm shfaq hapur admirimin e tij për krijimtarinë e Çehovit – një vepër që ka rreth 20 vjet që e mendonte ta sillte në skenën e teatrit, siç edhe është shprehur –por mëton të sjellë përditshmërinë e jetës me trishtimet, drama, dashuritë, pasi sipas tij Çehovi në këtë vepër i ngjan shumë shoqërisë sonë në tranzicion.

Fara e Tri Motra është koha. Koha shfaqet herët në dramë dhe është e pranishme deri në fund. Gjithçka nis me 11 majin, dita e emrit të Irinës apo shpesh e përkthyer thjesht si ditëlindja.

Koha në sfondin e dramës nuk jepet në udhëzimet e skenës, por në dialog. Megjithëse është e qartë që koha kalon, ajo është e vështirë të matet,

“Çehovi është i vërtetë si jeta” –është i bindur Çuli, ndaj edhe për ta sjellë esencën e veprës ashtu siç është ajo, intime, ka vendosur të sjellë edhe një skenografi ndryshe, ku publiku do të ndahet nga aktori nga fare pak centimetra. Një formë e re kjo e të bërit teatër, për ta sjellë ndoshta më bashkëkohore Realizmin e fundshekullit 19 e fillimshekullit 20 të autorit rus.

Sipas Çulit për aktorin është e rëndësishme të ndihet nga publiku deri edhe në frymëmarrjen e tij.

Komedia, apo drama e trishtuar me elementë komedie siç e ka quajtur regjisori Çuli rrëfen jetët e tri motrave Prozorov. Olga, Masha dhe Irina digjen nga dëshira për t’i ikur qytetit të vogël rus dhe të kthehen në Moskën ku janë rritur. Ata që hyjnë në orbitën melankolike të tri grave janë ushtarakët si Dr. Çebutikin dhe kolonel Vershinin, të cilët janë aty më shumë për t’ia vështirësuar jetët motrave, veçanërisht kur masha dhe Vershinin nisin një lidhje të palogjikshme.

Gjatë shfaqjes është menduar të ketë edhe një pushim në mes.

Në fund asnjë nuk shkon në Moskë dhe vepra mbyllet me një rreth vicioz nga ku personazhet nuk dalin dot, bashkë me tragjeditë, trishtimet dhe dashuritë.

Në skenë me këtë vepër që hap edhe siparin e sezonit të teatror në Teatrin Kombëtar janë ngjiten emra të njohur si Bujar Asqeriu, Elia Zaharia, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Gert Ferra, Helidon Fino, Gladiola Harizaj, etj.

Edhe këtu regjisori ka menduar të sjellë një risi. Në skenë janë katërmbëdhjetë aktorë, pro shfaqjes do i bashkohen edhe dublantët, duke e bërë numrin e aktorëve njëzet. Sipas Çulit, ky është një eksperimentim me dublimet në rolet kryesore.

Skenografia e shfaqjes i është besuar Kristo Çalës, ndërsa kostumet nga Berina Kokona.

Ashtu siç edhe kishte parashikuar drejtori Çuli, se ngrohja do të kthehej më 15 janar, kjo shfaqje e parë për këtë vit do të nisë me një sallë të ngrohtë e me aktorët që kësaj herë do të jenë shumë pranë publikut, në kuptimin e parë të fjalës.

S.Balliu

 

Komedi: Premierë edhe tek Eksperimentali më 16 janar

Edhe Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” e nis sezonin e ri mbrëmjen e 16 janarit, me premierën e komedisë “ Gënjeshtër pas gënjeshtre”, me regjisor Qëndrim Rijanin, e cila do të vijë në skenë çdo të enjte, të premte, të shtunë e të diel deri më 28 shkurt.

‘Gënjeshtër pas gënjeshtre’ e shkruar nga Anthony Neilson është një vepër që mes vargjesh përpiqet të zbërthejë ato të vërteta tronditëse të cilat na thuhen përmes gënjeshtrave që vijnë njëra pas tjetrës, e që në tërësi formojnë një gënjeshtër të madhe që transmetohet nga dy policë, të udhëhequr nga paaftësia për të thënë një të “vërtetë” të dhimbshme. Të gjithë ‘përrallën’ e transformojnë në një ngatërresë të madhe situatash, sa komike po aq intriguese për lojë me ndjenjat e shikuesit, publikut. Ata vijnë për të dhënë lajmin e vdekjes së vajzës së tyre një çifti pleqsh dhe karakteret e tyre “luftarakë” mes së mirës dhe së keqes ku në vetvete i ngatërron keqkuptimi i çiftit, të cilët mendojnë se u ka vdekur qeni. E gjithë kjo përkthehet në një lojë ndjenjash ‘Mes jetës së njeriut si qen dhe jetës së një qeni si njeri’. Një linjë tjetër vjen përmes personazhit të Gronias, e cila përfaqëson revolucionarët tipik që marrin mbi supe luftën ndaj të keqes shoqërore dhe të keqes që kanë marrë përsipër ta luftojnë duke e idealizuar vetveten duke pasur po atë të keqe brenda vetes. Aty paraqitet edhe një prift si përfaqësues i moralit të pastër dhe mban mbi supe të gjithë imoralitetin shoqëror. Mes ngatërresash të mëdha që prodhojnë pa fund situata komike si një grusht ballit vijnë të “fshehtat” apo të “vërtetat” e asaj që quhet apo nuk quhet dashuri e vërtetë, e një çifti që ka një jetë që jetojnë si burrë e grua.

Kjo komedi sjell në skenë aktorët Mehmet Xhelili, Genc Fuga, Sotiraq Bratko, Ermira Gjata, Adriana Tolka, Andi Begolli e Dasara Xhangolli.

A vret më shumë një e vërtetë apo një gënjeshtër? A është më e dhimbshme një e vërtetë apo një gënjeshtër e sajuar për të mbuluar një të vërtetë? A duhet qëndruar besnik gjithmonë së vërtetës, apo ia vlen që të zbusim dhembjen e së vërtetës, me sajime gënjeshtrash të bardha? A vlen më shumë racionaliteti mbi detyrën e dhënë? Apo vullneti për të qenë gjithmonë i mirë na tjetërson detyrën? Këto janë vetëm disa nga pikëpyetjet që kjo komedi situate ngre, të cilën jo pak e shoqëron e zeza nga brenda.

2016: “Kadare” bëhet zyrtar, bashkë me Shtëpinë

$
0
0

ismail kadareNë rastin e 80-vjetorit të lindjes, Ministria e Kulturës e ka shpallur zyrtarisht dje vitin 2016 si “Viti i shkrimtarit Ismail Kadare”, bashkë me prezantimin e “Shtëpia Kadare” si një qendër kulturore, muzeale dhe rezidenciale, dhuruar nga shkrimtari. Shtëpia e rindërtuar bëhet e dyta qendër atraktive me paradoksin e mëhallës tjetër, ku ndodhet edhe shtëpia e Enver Hoxhës…

Pas publikimit qysh në ditët e para të janarit se Bashkia e Gjirokastrës e shpall 2016-ën si “Vitin e Kadaresë”, dje ka rendur edhe Ministria e Kulturës për ta zyrtarizuar si bashkëpunim këtë nismë. Madje duke e quajtur përtej nismës institucionale, si një vullnet personal mes dy zonjave, njëra që drejton Bashkinë e Gjirokastrës dhe tjetra dikasterin më të lartë të kulturës. Megjithatë, tek ky lajm rëndësi merr ngjarja; “Shtëpia Kadare” është lançuar dje se do të jetë një qendër kulturore që do të shfrytëzohet për promovimin e kulturës, turizmit dhe për ftesa shkrimtarësh. Kjo është një dhuratë në fakt, që shkrimtari ia ka bërë shtetit shqiptar, për të lënë gjurmë, siç mund të lënë shkrimtarë të mëdhenj në këtë rast një lloj trashëgimie të përjetshme.

Në parantezë asnjë e dhënë nuk është deri tani nëse do të ketë ndonjë vlerë muzeale kjo “shtëpi” duke paramenduar punë të Kadaresë, vepra, dorëshkrime, sende të përdorura prej tij. Një rrugicë më tutje në Gjirokastër, është edhe shtëpia e Enver Hoxhës dhe kjo pronë shtetërore, e dhuruar, por e kthyer në muze etnografik që si duket deri tani rezulton e dështuar si e tillë. Shtëpitë që kërkojnë më tepër turistët kur shkojnë në Gjirokastër tani do jenë dy; ajo e Enverit dhe shtëpia e Kadaresë, dy paradokse në historinë e Shqipërisë, do jenë sërish fqinjë, tashmë si andrallë turizmi dhe kulture.

““Shtëpia Kadare” është jo thjesht një projekt rijetëzimi, jo thjesht një qendër muzeale dhe kulturore, por synon krijimin e një modeli të ri të suksesshëm, që në vazhdimësi mund të ndiqet nga bashki të tjera të Shqipërisë. Në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës do të ndajmë politika të përbashkëta, qasje të njëjta, duke krijuar qeliza të reja administrimi dhe menaxhimi në kulturë dhe trashëgimi dhe duke zhvendosur polet e kulturës nga qendra në periferi”- u shpreh Ministrja e Kulturës, znj. Kumbaro në këtë takim të parë.

Shtëpia e Kadaresë, qendër kulturore

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, znj. Zamira Rami theksoi rëndësinë që merr Gjirokastra nga rijetëzimi i objektit “Shtëpia Kadare”, e cila kthen një vëmendje të veçantë ndaj qytetit të gurtë dhe garantoi bashkëpunim të plotë të institucionit që ajo drejton në zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja,e nënshkruar dje ka për qëllim vënien në funksion për qëllime muzeale, artistike e kulturore dhe rezidenciale të banesës “Shtëpia Kadare”, duke ndërmarrë veprime konkrete për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës, për të tërhequr më shumë përkthyes dhe shkrimtarë të njohur ndërkombëtarisht, të rinj të talentuar në fushën e letrave, turistë me interesa kulturore dhe jo vetëm, si dhe për promovimin e traditave dhe trashëgimisë kulturore të qytetit. Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Gjirokastrës bashkërisht do të paraqesin dhe aprovojnë në çdo fillimviti një kalendar të përbashkët artistik/ kulturor/rezidencial për vitin në vijim.

“Në përvjetorin e 80-të të shkrimtarit, kjo banesë do të nisë të gjallojë duke promovuar artin, kulturën, botimet, artistë të rinj dhe të talentuar dhe besoj fort se do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetit, duke zhvendosur aktivitete të metropolit, duke shtuar numrin e vizitorëve dhe si rrjedhojë duke prodhuar një ekonomi në rritje në zhvillim të turizmit”,- shtoi në fjalën e saj ministrja Kumbaro.

Gjirokastra lexon me Kadarenë

Në takim u diskutua dhe u miratua kalendari i aktiviteteve për 2016-ën, i cili në këtë vit shpallet “Viti i Kadaresë”. Ditëlindja e 80-të e Kadaresë do të nisë në moton “Gjirokastra lexon me Kadarenë”, konceptuar si një qytet që na bashkon të gjithëve, fëmijë, të rinj, të moshuar, qytetarë të përhershëm dhe qytetarë vizitorë të vlerave të trashëgimisë dhe kulturës. “Gjirokastra lexon me Kadarenë” do të jetë sipari i aktiviteteve në kuadër të ditëlindjes së shkrimtarit, konceptuar si një lexim i personazheve të gjallë të romaneve në hapësirat publike. Leximi- Një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e komunitetit.

Ideuar si një ngjarje që afron rrëfimin e shkrimtarit për një audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut për të kuptuar rëndësinë e saj dhe duke ndjerë ndikimin në hapësirën publike, ajo do të pasohet me aktivitetet e tjera artistike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër në datat 28, 29 dhe 30 janar, një fundjavë kulturore për “Komandantin e Legjionit të Nderit” që ndërkombëtarizoi qytetin e pjerrët , ndërtuar jashtë çdo ligji të urbanistikës.

“Shtëpia Kadare” është në administrim të Ministrisë së Kulturës dhe është dhuruar nga shkrimtari i mirënjohur me destinacion në një qendër kulturore, muzeale dhe rezidenciale.

Banesa e shkrimtarit Kadare, me vendndodhje brenda qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës, deklaruar me vendim nr. 4, datë 07.05.1991, monument i kategorisë së i dhe si e tillë së fundmi, është restauruar me mbështetjen teknike dhe financiare të UNESCO-s dhe MK. Zbatues i projektit është arkitekti, Agron Doraci.

 

“Vijnë” nga Serbia tre kolosë të kinemasë e Edi Luarasi

$
0
0

koloset dhe edi luarasiNjë foto e rrallë dhe historike udhëton pas 45 vjetësh në itinerarin Beograd-Prishtinë dhe së fundi në Tiranë. Katër kineastët më të famshëm në diktaturë: Sandër Prosi, Viktor Gjika, Endri Keko dhe aktorja Edi Luarasi shënojnë sinorin e hapjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, në të parën veprimtari kinematografike me Kosovën, duke u ruajtur në memorien e të dyja anëve si ngjarja më e bujshme e kohës. Autori që ka shkrepur këtë imazh ishte fotoreporteri serb, që punonte për gazetën “Rilindja”

Nga Violeta Murati

Një foto e rrallë dhe historike udhëton pas 45 vjetësh në itinerarin Beograd-Prishtinë dhe së fundi në Tiranë. Ka një histori brenda saj: katër kineastët më të famshëm në diktaturë: Sandër Prosi, Viktor Gjika, Endri Keko dhe aktorja Edi Luarasi shënojnë sinorin e hapjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, në të parën veprimtari kinematografike me Kosovën, duke u ruajtur në memorie të të dy anëve si ngjarja me e bujshme e kohës. Ishte delegacioni i parë i kineastëve më të famshëm të Tiranës zyrtare, të nëndiktaturës që hapi siparin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ka pak ditë që ka mbërritur në shtëpinë e Edi Luarasit, një prej protagonistëve në celuloid, në krah të së cilës janë aktori i famshëm, Sandër Prosi, regjisorët Viktor Gjikën e Endri Keko.

Fotoja i takon vitit 1971, dhe autori i saj është një fotoreporter serb, e “maratonomaku” i saj është gazetari nga Prishtina, Ibrahim Kadriu, i cili shihet në foto në krah të Edi Luarasit. Me gazetarin e vjetër të Prishtinës takohemi në fundvitin e shkuar, duke na lënë “amanet” dorëzimin e zarfit me foton historike. Sigurisht, ky imazh kishte domosdoshmërinë e interpretimit, memories historike të kësaj marrëdhënieje të shkurtër kaq të hapur, që u shfaq papritur me Kosovën, por që u ndërpre mjaft shpejt.

Takimi me aktoren Edi Luarasi, së cilës i kemi dorëzuar foton ishte i pamundur. Bashkëshorti i saj, regjisori Mihallaq Luarasi, për habi na tha se Edit nuk i kujtohej asgjë nga fotoja, asnjë lloj informacioni nuk kishte mundur të merrte nga impresioni i fotos. Pra takimi me aktoren nuk u realizua. Ndërsa tre kineastët S. Prosi, V. Gjika dhe E. Keko nuk jetojnë më. Në Tiranë, të vetmin informacion mbi foton na e jep ish drejtorja e Arkivit, Natasha Lako, e cila thotë se ky ishte delegacioni i parë që shkonte nga Tirana në Prishtinë duke shënuar një rast historik, hapjen e siparit të marrëdhënieve mes dy vendeve, Kosovën e ndodhur nën federatën ish-jugosllave. Lako thotë se bëhej fjalë për një veprimtari njëjavore, ku u shfaqën disa filma dhe ka mundësi të jetë shfaqur edhe filmi ku luante Edi Luarasi.

“Unë e kam të qartë, dhe kujtoj se është shfaqur me shumë bujë filmi ‘I teti në Bronz’, duhet të ketë qenë pas vitit 1971, pasi në vitin 1973 kam qenë vetë me delegacionin që mori pjesë në mitingun e poezisë që u mbajt në Gjakovë dhe jehona e atyre aktiviteteve ndihej akoma, më vonë nisën lidhjet me universitetet”, – na sjell këtë dëshmi Lako.

Ndërsa protagonisti që na solli foton historike nga Kosova është gazetari i vjetër i Prishtinës, Ibrahim Kodra. Ai na tregon me të njëjtën saktësi se bëhet fjalë për të njëjtin aktivitet, pra për “Javën e filmit shqiptar”, që u mbajt në Prishtinë në vitin 1971. Kadriu tregon se ishte takuar me këta artistë për të përcjellë ngjarjen në cilësinë e gazetarit. Ai na tregon se fotografia është bërë nga fotoreporteri serb, që quhej Milovan Vitkoviç, i cili punonte për gazetën “Rilindja” në atëkohë. Pse tani kjo foto? Ibrahimi nuk di ta shpjegojë vonesën e kësaj fotoje, duke ngritur supet me një fjalë: kushedi pse?!

Këtë ngjarje në fakt, gazetari i Prishtinës e ka zbardhur në një ese, të përfshirë në një libër të tij, “Buzëqeshje miqsh”. Shkrimi mban takimin që bëri Kadriu me regjisorin Viktor Gjika më ’71, dhe bisedën mes tyre pikërisht në këto ditë. “Viteve të shtatëdhjeta, kur ekzistonte një lidhshmëri më e madhe mes Shqipërisë dhe Kosovës, kur arrinin aq grupe muzikantësh dhe aktorësh nga Shqipëria, por gjithashtu edhe shkonin nga Kosova për të mbajtur koncerte e ndonjë shfaqje, nuk u arrit ndonjë afri e krijuesve të filmit të Shqipërisë me të Kosovës”, – kujton Kadriu.

 

 

Takimi i ’71, pse Viktor Gjika kishte frikë të fliste

Nga Ibrahim Kadriu

E kisha gjetur edhe unë këtë krijues, me rastin e ardhjes së parë në Kosovë të një ekipi të filmit (më 1972):  Sandër Prosi, Endri Keko, Edi Luarasi dhe Viktor Gjika.

Kishin ardhur në saje të një marrëveshje bashkëpunimi që do të duhej të ndodhte mes Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe ndërmarrjes filmike “Kosova-film”, në krye të së cilës ishte shumë i çmuari Abdurrahman Shala. Të gjithë emra të njohur të filmit dhe të teatrit. Viktor Gjika kishte një bagazh të filmave të suksesshëm, të realizuar gjer në atë kohë, siç ishin: “Njeriu kurrë nuk vdes”(1961), “Takimet ne Helsinki” (1962) “Kur vjen nëntori” (1964), “Bistrice ’63’” (1964), “Përse mendojnë këto male” (1965), “Fitimtarët”, “Komisari i dritës”, në bashkëpunim me Dhimitër Anagnostin (19660, (1966), “Horizonte të hapura” (1968), “I teti në bronz” (1970), “1 Maj 1970” (1970), “10 ditë sulmi” (1970), “Yjet e netëve te gjata” (1972).Ardhja në Prishtinë për grupin e kineastëve shqiptarë  ishte “një dhuratë e mirë”, siç  thoshte Viktori në atë takim të parë ku, për të gjetur mënyrë bisede, mbështetem te “I teti në bronz”, që e kisha parë dhe kisha lexuar vlerësimet për të, ku çmohej filmi si një lloj metafore për luftën; një rrëfim aq sublim, i rrallë si shtjellim dhe me domethënie universale. Ishte një film akuzë për luftën, pavarësisht se ngjarja zhvillohet në Shqipëri, mund të ishte e çdo ambienti luftarak, prandaj (siç ma merrte mendja) filmi do të ketë sukses edhe në shtete të tjera…Bisedonim në restorant të hotelit “Bozhur”, siç thuhet, në katër sy, prandaj edhe kishte liri shprehjeje, se si kineast përpiqej që, në rrëfimet e tij, të mos merrej vetëm me paraqitjen bardh e zi…Më flet për bashkëpunimin e shkëlqyer me Dritëro Agollin, që e kishte ndihmesë të madhe në shkrimin e skenarit të filmi, ndërkaq ia përmend  Sandër Prosin, Yllka Mujon që i kishin rolet e tyre në film, role të realizuara për mrekulli. Qeshet. Sandër Prosin e kam krah të djathtë.

***

Viktor Gjika e përshkroi natën e përparshme kur kishin kaluar rrugën prej Shkupit drejt Prishtinës. U vonuam rrugës nëpër Maqedoni, prandaj arritja në Kosovë ishte e vonshme. Diku, kah gjysma e natës, kapërcyem Grykën e Kaçanikut. Kur arritëm më tutje, -pamë shumë drita: një hapësirë e gjerë e mbuluar me drita dhe që shtonte bindjen se kishim të bënim me një qytet të madh. Fillimisht menduam se arritëm në Prishtinë. Te një pompë benzine u ndalem. E pyetëm se a kishim arritur në Prishtinë, kurse ai shitësi në pikën e karburanteve tha se për të arritur në Prishtinë duhej kaluar edhe nja gjashtëdhjetë kilometra. Pas një rrugëtimi të shkurtër, arritëm përballë dritave të tjera. Prej kodre, prej nga kapërcenim rrugën, shkëlqente qyteti, por nuk e dinim se cili qytet ishte. Ai na kishte thënë se për të arritur në Prishtinë duhej kaluar edhe nja gjashtëdhjetë kilometra, kurse ne, nuk di a i kishim kaluar tridhjetë. Kur zbritem nga ajo rrugë dhe hymë në bulevardin e qytetit, atëherë u bindëm se ishim në Prishtinë.

Ky rrëfim i Viktor Gjikës, që u tha sikur me qëllim që të mos fliste për tema të tjera  “të nxehta”, qofshin ato tema politike, por qofshin edhe për artin, atë të “dekadencës” sonë dhe “socrealizmit” shqiptar, nuk bëri punë përballë Rexhep Ismajlit i cili, me atë rast, iu qas krijimit të atjeshëm, duke thënë se bota e përvojës (e jashtme) letrare dhe filmike punon ndryshe, kurse krijimet në Shqipëri, te një dorë krijuesish, janë shumë larg realitetit artistik…

Nga heshtja kuptohej se Viktor Gjika nuk ishte interesuar të fliste, e aq më tepër të jepte vlerësime për të krijuarat në Shqipëri…

Në takimin tjetër (të nesërmen) Viktori ishte shumë më i rezervuar. Në shoqëri ishin edhe të tjerët, edhe Sandri, Endriu dhe Edi. Nga Viktori më interesonte të tregonte se si kishte kaluar në Helsinki, meqë e dija se kishte bërë film dokumentar dhe se, në atë takim të atjeshëm, kishte qenë edhe Ismail Kadare.“Ishim në Finlandë për të marrë pjesë në Festivalin Botëror të Rinisë. Në atë grup prej mbi pesëdhjetë vetash, unë e kisha kamerën të bëja film. Për ne rrugëtimi ishte surprizë. Në atë rrugë ishte edhe Ismail Kadare. Nga xhirimet që i bëra atje, përfundova një film dokumentar me të cilin u ndava i kënaqur. Është një dokument interesant i asaj kohe…”

“Semaforët e Veliajt, ‘kinezëri’ dhe ndotje vizuale”

$
0
0

Disa njerëz i kanë pritur mirë semaforët LED, të vendosur në bulevardin e ri të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Por arkitekti dhe urbanisti Besnik Aliaj nuk mendon kështu.

“Me thene drejten ky eshte detaj para problemeve qe kemi … Por semaforet e rinj ne bulevard nuk me pelqejne fare! Jane disi turbo (njesoj si cezmat dhe hyrja e kryeministrise), dhe stili e imazhi tyre ska lidhje fare me bulevardin dhe atmosferen racionale te tij. Keto nderhyrje edhe pse te volga nuk duhet te neglizhojne statusin historik te ansamblit urban ne bulevard. Kjo eshte nje lloj “kinezerie” ne mes te nje trashegimie europiane, dhe mbi te gjitha shkakton ndotje vizuale. Edhe ne aspektin e sigurise kjo me shume ofendon inteligjencen e njerezve. Aq me teper qe semaforet e meparshem ishin ok. Me mire te ishin shpenzuar parate per gjera te tjera ku ka nevoje reale. Nuk po flas per shijen e keqe qe edukohet publiku …”, shkruan Aliaj.

Mesazhi i tij është shpërndarë edhe nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, me këtë shënim: “O la la! Ministria e Kultures krejt jashte vendim-marrjes per kryeqytetin, duke lejuar deformimet vizuale te aksit monumental te Tiranes”.

Fotot, Gjirokastër: Shpallet Monument kulture Porta e Dhoksatit me mbishkrime greke

$
0
0

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka njoftuart se sot u bë mbledhja e parë për vitin 2016 e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.

Kumbaro shtoi se u paraqitën studimet e fundit dhe u shpallën monument kulture disa pasuri që nuk ishin përfshirë asnjëherë në listën e monumenteve, ndonëse kemi bashkëjetuar me to e i kemi konsideruar si vlera të trashëgimisë sonë.

Ndër to është edhe Porta e Dhoksatit në Gjirokastër.

Në të dallohen mbishkrime të shumta në greqisht, që do t’u shërbejnë elementëve ekstremistë në Greqi dhe jo vetëm, që të përforcojnë tezat e tyre për Vorio-Epirin.

“Bukë dhe cirk”: Rama na jep një lajm të “shkëlqyer” për 2017-n

$
0
0

ramaNapoleon Bonaparti kishte mësuar një gjë mirë nga perandorët romakë, si adhurues i tyre.

Në kohë krizash, kur ushtria e tij nuk përparonte në front, apo kur pësonte disfata ushtarake, ai tentonte ta konsolidonte pushtetin e tij të brendshëm nëpërmjet një shpërqëndrimi popullor përmes artit.

Bukë dhe cirk është aksioma e njohur që i shkon për shtat kësaj qasjeje.

Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama nuk i qëndron fort larg kësaj prirjeje.

Pasi kaloi një ditë zbavitëse në Majemi, ku soditi një ndeshje bastektbolli teksa Shqipëria gjendej e mbuluar nga uji, kësaj here kreu i qeverisë ka shpalosur një tjetër magji shpërqëndruese nga repertori i tij.

Pa thënë asnjë fjalë për masat që do merren për zonat e përmbuytira në vend dhe kur buxheti i 2016 ka parashikuar një fond më të vogël për emrgjencat, Rama nxjerr lepurin nga kapelja e tij prej magjistari.

“Me virtuozin e Filarmonise se Vienes Shkelzen Dolli. 2.1.’17 koncerti i Vienes ekskluzive europiane ne Tirane:-)”, – na lajmëron jo me pak hare e ngazëllim KM-ja.

 

Bashkim Alibali: Nertila Koka nuk më kërkoi kurrë ndjesë

$
0
0

bashkim alibaliKëngëtari i njohur, Bashkim Alibali, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se për herë të parë ka marrë pjesë në Festivalin e 10-të në RTSH.

“Por që në fillim e nisa me peripeci. Gjatë provave, më hoqën këngën që më ishte caktuar, “Stacioni i dashur”, për interpretim ekstravagant. Përgatita rrobat për t’u kthyer në Shkodër. Me shumë dhimbje. Pak para nisjes, erdhi dhe më gjeti i madhi Alfons Balliçi, i cili pas shumë ndërhyrjesh, arriti të më kthente në skenë, por me një tjetër këngë, “Qyteti i punëtorëve”.”

I pyetur nëse u vesh sërish ekstravagant, Alibali thotë: “Jo, jo, u vesha brenda kornizave dhe nuk lëviza në skenë. Standard komplet”.

Në Festivalin e 11-të, Alibali këndoi një këngë të kompozitorit Enver Shëngjergji, të titulluar “Mbrëmja e fundit”.

Kënga fliste për studentët, që organizonin një mbrëmje lamtumire pas përfundimit të shkollës.

“Kënga pati shumë, shumë sukses, pavarësisht se nuk mori asnjë çmim. Por ndodhi diçka me këngën, që nuk kishte ndodhur më parë. Ajo u këndua dy herë rresht në festival. Publiku duartrokiste kaq shumë, sa nuk lejonin të vijonte kënga e radhës në konkurrim. Kështu që më thirrën të këndoja sërish”.

Por kjo performancë e tij la pasoja, pasi atij iu hoq e drejta për të kënduar në festival për pesë vite rresht.

“Fill pas Festivalit të 11-të, u zhvillua Festivali i Ushtarit në Shkodër. Aty janë bërë 4 orë mbledhje për ‘manierat e huaja’ që kisha demonstruar në festival dhe më hoqën të drejtën për të kënduar muzikën e lehtë”.

Por edhe pse u rikthye në festival, Alibali tregon për një incident në festivalin e 23-të.

“Në Festivalin e 23-të, unë isha këngëtar i parë i këngës ‘Çel si gonxhe dashuria’, ndërsa Nertila Koka dhe Gëzim Çela ishin dublantë. Kur kënga u shpall si fituese e çmimit të parë, organizatorët thirrën për ta prezantuar këngën Nertilën dhe Gëzimin, kurse mua nuk më llogaritën, sepse nuk kisha miqtë që kishin ata dhe sepse unë vija nga Festivali i 11-të i rehabilituar”.

Alibali thotë se nuk bëri asgjë, por doli në dhomat e zhveshjes dhe po dëgjonte këngën.

I pyetur nëse e ka diskutuar këtë çështje me Nertila Kokën dhe Gëzim Çelën, ai thotë: “Jo, sepse prisja që ata të më thoshin diçka. Asnjëherë, as Nertila dhe as Gëzimi nuk më kërkuan ndjesë dhe të paktën moralisht të justifikonin zhvendosjen e çmimit. E kam pritur në fakt një ndjesë të tillë gjithnjë, por nuk ndodhi”.

“Tani kam vendosur që këtë këngë ta incizoj dhe t’i bëj një orkestracion të ri”.


“Financial Times” bën portretin e Ermonela Jahos

$
0
0

ejaho_ritrattoNga Teresa Levonian Cole

Notat kumbuese të zërit të saj dalin nga dhoma e provave. Ermonela Jaho është në Londër, duke u përgatitur për operën “Zaza” të Leonkavalos, rolin kryesor të së cilës po e regjistron për një album të ri. “Është shumë e trishtë”, thotë më pas sopranoja. “Kur Zaza këndon për fëmijërinë e saj pa nënë e pa baba, më kujton veten dhe përvojën e nënës sime”. Jaho u lind në vitin 1974 në Shqipërinë e Enver Hoxhës dhe familja e saj u shpërngul në kryeqytetin Tiranë kur ajo ishte dy vjeçe. Nëna e saj, të cilën e kishin braktisur prindërit dhe e kishte rritur gjyshja, dëshironte të bëhej këngëtare dhe fshehurazi kishte konkurruar në Konservatorin e Tiranës, ku ishte pranuar. “Por, familja e saj u tërbua dhe nuk e la të vazhdonte“,- rrëfen Jaho.

“Si fëmijë, e shihja dhimbjen e mospërmbushjes në sytë e nënës sime, por nuk e kuptoja shkakun e pikëllimit të saj”. Jaho ka trashëguar, jo vetëm dashurinë e nënës së saj për muzikën, por edhe ndjenjën e melankolisë. Shqiptarët, thotë ajo, në përgjithësi janë të zhurmshëm dhe plot pasion. Por Jaho ishte një fëmijë i turpshëm. “E mbaja gjithçka përbrenda”,- thotë ajo. Motra më e madhe, e cila është me aftësi të veçanta, ishte shoqja më e mirë e Ermonelës, dhe fëmijët në shkollë e vinin në lojë. “E vetmja herë kur ndjehesha e lirë, qe kur këndoja. Ishte terapia ime”,- thotë ajo.

E inkurajuar nga i ati, “një ushtarak që kishte studiuar filozofi”, Ermonela filloi Konservatorin kur ishte 17 vjeçe, pasi u vlerësua me notat më të larta në provimin e pranimit. Aty ajo mori mësime nga sopranoja italiane Katia Riçareli, e cila e ftoi të vazhdonte studimet në Mantova të Lombardisë për dy muaj. Jaho shkoi në Itali në 1993-in dhe qëndroi aty për dhjetë vitet që pasuan. “Nuk doja të kthehesha. Italia ishte vendi i ‘bel canto’-s.

Në Shqipëri, në komunizëm, çdo gjë këndohej në shqip; mund të shkoje në burg, nëse flisje një gjuhë tjetër. Im atë më mësoi pak anglisht kur isha e vogël, por fshehurazi”, rrëfen sopranoja.

Më pas Jaho hyri në të famshmen Akademia Kombëtare e Santa Cecilias në Romë. Për të mbajtur veten gjatë studimeve, fillimisht punonte në një familje italiane e mandej, me paratë e fituara në një konkurs kënge, u vendos në një hostel që drejtohej nga disa murgesha. “Herë-herë nuk kisha para për bukë, por kurrë nuk i tregova njeriu. Kuptova që për të realizuar ëndrrën për të kënduar në opera, duhej të bëja sakrifica. ‘Ermonela’, i thashë vetes, ‘duhet t’i kapërcesh këto vështirësi’”,- kujton ajo.

Një tjetër pengesë qe fakti që ajo ishte shqiptare. “Ishe bërë për t’u ndier qytetare e dorës së tretë”, shprehet Jaho. Pasi u bë e famshme, thekson ajo, gjërat ishin ndryshe. “Të gjithë duan të të kenë mik”.

Pika e kthesës për të qe kur iu ofrua roli i Mimisë në operën “La Boheme” në Bolonja. Mandej rolet filluan të vinin njëri pas tjetrit dhe, pasi përfundoi studimet në vitin 2000, vendosi të lëvizte në kryeqytetin italian. Bash në këtë kohë, miku i saj i fëmijërisë, Ervin Stafa, shkoi ta takonte nga Nju-Jorku dhe e ftoi të shkonte me të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Isha rritur me Ervinin në Shqipëri”,- thotë ajo për atë që tani e ka bashkëshort. “Ishte i vetmi njeri me të cilin mund të flisja dhe që nuk më gjykonte. Kur ika për Itali i thashë: ‘Nëse një ditë martohem me ndokënd, ai do jesh ti’. Mendoj se kjo e trembi, pasi i erdhi befas e shkoqur. Më pas ai fitoi lotarinë për ‘Green Card’ në SHBA dhe unë gjeja çdo justifikim për t’i shkruar nga Italia”.

Në fillim Jaho kishte frikë të shkonte në Nju-Jork. “Më dukej shumë e vështirë për të bërë karrierë, dhe nuk doja ta humbja”,- thotë.

Më pas Alen Grin, i cili asokohe punonte për agjencinë e talenteve “Columbia Artists Management” në Nju-Jork, shkoi ta dëgjonte kur këndonte në “Carmen”. Pasi kishte interpretuar në disa opera baroke dhe komike, Jaho ishte në kërkim të një repertori më romantik. Grin iu ofrua ta menaxhonte dhe t’i siguronte rolet që ajo donte. “Ai më mbushi me shpresë se nuk do ta nisja sërish nga zeroja në Nju-Jork”.

Jeta në SHBA dhe pengu për nënën

Ermonela Jaho e kapërceu Atlantikun në vitin 2003, fillimisht duke e ndarë kohën mes Nju-Jorkut dhe Italisë. Duke e pasur të vështirë të udhëtonte lirshëm me pasaportë shqiptare, çifti vendosi të martohej. Në 2005-n ata blenë një shtëpi në Long Ajlënd, ku jetojnë akoma e sot së bashku me prindërit e Ervinit. (“Në Shqipëri është traditë që prindërit të jetojnë me djalin, dhe unë i respektoj shumë”, thotë ajo.)

Jaho ende e viziton familjen e saj në Shqipëri, duke dhënë koncerte bamirësie në ndihmë të fëmijëve me aftësi të veçanta “sepse ndjehesha në faj që nuk mund ta ndihmoja time motër kur rriteshim”. Pengu më i madh për të është që e ëma nuk e dëgjoi dot kurrë të këndonte në skenë.

“Shkoja në Shqipëri, por vendi i saj ishte përherë bosh”,- kujton ajo. Jaho mendon se e ëma mund ta kishte pasur tepër të dhimbshme ta shihte atë në skenë, për shkak të ambicieve të veta të papërmbushura, megjithëse nuk e pati kurrë mundësinë ta mësonte të vërtetën.

“U mundova t’i shkruaja e ta pyesja pse, t’i thosha sa shumë e doja dhe se më mungonte, por ajo u shua para se të mund t’ia dërgoja atë letër”. Në SHBA ajo e shijon jetën familjare dhe i pëlqen të gatuajë, ndërsa parapëlqen të rrijë në shtëpi në vend që të dalë. “Nuk mund të them se kam shumë miq jashtë pune në Amerikë”,- thotë, duke e arsyetuar këtë me mungesat e saj të shpeshta.

“Long Ajlëndi është botë më vete, kaq i paqtë. Ke oqeanin dhe të gjitha ngjyrat e natyrës. Por për shkak të angazhimeve të shumta jashtë vendit, kaloj vetëm pak muaj të vitit aty. Megjithatë është shtëpia ime, dhe aty kam Ervinin që më pret”,- shpjegon Jaho.

Në Shtetet e Bashkuara, thotë ajo, “njerëzit janë më të mbyllur – jetojnë si ishuj. Në Evropë, e veçanërisht në Ballkan, janë më të hapur e më emocionalë. Megjithatë në thelb njerëzit janë kudo njëlloj. Unë marr më të mirën nga çdo vend dhe e jetoj jetën deri në fund”./Financial Times/Shekulli/

 

Po degradon Shna Ndou! Kumbaro hesht

$
0
0

kisha1Kisha e Shnandout në Rodon dhe afresket e saj drejt degradimit; alarmi vjen nga Frederik Stamati, restaurator, vëzhgues i hollë i problemeve e patologjive të artefakteve artistike, i cili ka publikuar fotot dhe procesin e degradimit të fotos, nga kisha për të cilën dokumentet flasin që e kanë ndërtuar Gjon Kastrioti ose i biri, heroi ynë i njohur Skënderbeu

 

Nuk është hera e parë që një nga specialistët e restaurimit në Shqipëri, vëzhgues i hollë i problemeve e patologjive të artefakteve artistike ngre zërin për të denoncuar jo vetëm shkeljet restauruese por dhe degradimin e monumenteve. Frederik Stamati së fundi ka shkruar një elozh fatkeq, alarmues për një nga monumentet më simbolike, atë të kishës së Shna Ndout në Kepin e Rodonit. Në rrjetin e tij social Stamati ka përshkruar procesin degradues që po rëndon mbi afresket dhe muret e kësaj kishe.

Ai ka kujtuar se gjatë viteve ’90-të të shekullit XX, Instituti i Monumenteve realizoi një ndërhyrje rrënjësore në kishën e Shna Ndout, në kepin e Rodonit, në Ishëm, ku restauruesi u mor me stratigrafinë e pikturës së afreskeve. Ajo u “nxor” nga varrosja shekullore e dherave, u restaurua në shumë drejtime, u studiua etj, – ka shpjeguar. Ndërsa sot, mbas njëzet vjetëve situata në të është e rëndë dhe jo pa pasoja, shkruan Stamati. Në disa vende ka rënë suvaja e afreskut së bashku me pikturën dhe në shumë vende të tjera ajo është shkëputur frikshëm nga muri dhe rrezikon të bjerë, duke humbur kështu vlera të tjera, që mezi kanë ardhur deri sot nga e kaluara. Muret në shumë vende janë bërë të gjelbra nga zhvillimi i likeneve, në saje të lagështisë shumë të madhe që vjen nga dyshemeja, thotë restauruesi (shih fotot).

Pas këtij alarmi të Stamati ka reaguar edhe Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, duke u shprehur se “një nga kishat më të rëndësishme të Shqipërisë për vjetërsinë dhe historinë e saj, kisha e Shnandojt në Kepin e Rodonit po degradon përditë.

Do të ishte një nga humbjet më fatale rënia e suvasë ose degradimi i mëtejshëm i saj, pasi aty ndodhet gjurma e vetme e shqipes arbërore të kuqe në sfond të verdhë, e gjetur brenda kufijve të Shqipërisë së sotme. Lagështira po e bren përditë me shpejtësi që është rritur pa masë vitet e fundit. Zotërinjtë që kujdesen për monumentet, fatkeqësisht nuk e kuptojnë rëndësinë e këtij monumenti, kështu që duhet ngritur një organizëm qytetar, për marrjen nën mbrojtje të monumentit-dëshmitar. Puna nuk pret pasi kjo gjurmë e drejtpërdrejtë e Gjergj Kastriotit duhet shpëtuar”

Ndërsa Stamati ka shpjeguar si po ndodh ky proces degradimi: “Nuk është çështje bukurie, por likenet lëshojnë nga rrënjët acid oksalik, i cili bashkëvepron gradualisht me llaçin, pikturën dhe gurët, duke i dëmtuar në mënyrë të parikthyeshme. Dyshemeja e kishës është thuajse ujë. Me sa duket, drenazhimet nuk punojnë, ose nuk janë bërë fare. Afërsia me detin i zmadhon problemet. Hekurat e dritareve, ndonëse të rinj dhe pa vlera historike, janë treguesit më domethënës të situatës”. Edhe pse në “pension” Stamati është unik në punët e tij, njëkohësisht i angazhuar jo vetëm në raste të tilla denoncuese por duke trokitur jo pak herë për çështje të monumenteve në dyert e Ministrisë së Kulturës, por propozime të reja, por dhe për rastet mediokre të punëve nga pseudospecialistë. Si duket, tashme rrjetet sociale janë kthyer në një “qendër alarmi” për të shpëtuar thesaret, duke na kujtuar se Ministria e Kulturës ka rënë në gjumin e dimrit, edhe pse dikur pati bërë spektakël me hapjen e një portali online: “shpëto thesaret”. Si duket kjo pamjaftueshmëri e formimit të ministrisë për të qenë koherente në punët e saj me problematikat shkatërruese që dalin në trashëgimi nuk lë indiferentë njerëz si Stamati, edhe pse ndonjëherë lënë jashtë zërin e tyre. Për këtë Stamati ka të drejtë të dëgjohet kur shkruan se “Duhet ndërhyrë urgjentisht për rregullimin e situatës, ose nga françeskanët që e kanë në përdorim, ose nga shteti”.

V.M

 

 

Kisha e Shna Ndout

Pranë kështjellës së Kepit të Rodonit ndodheshin edhe katër manastire katolike të cilat kanë ekzistuar në këtë vend të vetmuar përpara se të ndërtohej kështjella. Të tilla manastire kanë qenë ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout / Antonit. Ky i fundit ishte i vetmi objekt që ekzistonte deri përpara disa vjetësh në gjendje rrënoje. Kisha e Shën Ndout kishte një planimetri 13,6 m x 6,2 m. Ajo përbëhej nga Naosi, narteksi dhe kthina e altarit. Objekti ishte ndërtuar me një muraturë prej gurësh shtufi dhe tullash të lidhura me llaç gëlqereje, ku është përdorur teknika bizantine e kluasonazhit. Kisha i takon arkitekturës romane-gotike, e cila shihet tek harqet e mprehta. Sipas specialistëve, kisha e Shën Ndout është ndërtuar në shekujt 14-15. Në vitin 2000 Ministria Shqiptare e Kulturës dhe Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve iu drejtuan ambasadës gjermane me një kërkesë për mbështetje në mirëmbajtjen e këtyre vendeve me rëndësi historike dhe kulturore, e cila më pas në kuadër të programit për ruajtjen e vlerave kulturore, miratoi ndihmën financiare. Si fillim u sigurua shuma prej 100.000 DM për zbulimin dhe restaurimin e kishës së Shën Antonit. Kisha ekzistuese që prej epokës paleokristiane, e kthyer më vonë në një kishë të stilit romak-gotik, do të rindërtohej edhe një herë sipas stilit të fazës përfundimtare të ndërtimeve të shekullit të 15-të. Punimet voluminoze u mbyllën në vitin 2001. Që prej atij viti, kisha u ofron pelegrinëve të shumtë, të cilët e vizitojnë sidomos në ditën e Shën Antonit më 13 qershor, përsëri një strehë të sigurtë.

kisha 4 kisha2 kisha3

Robert Ndrenika mbush 74 vjeç, ja si e uron Sidrit Bejleri

$
0
0

image15Artisti i madh i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Robert Ndrenika, ka festuar sot ditëlindjen e 74-tërt.

Ka qenë Sidrit Bejleri ai që e ka zbuluar këtë, duke i uruar mjeshtrit të madh: “U bëfsh 100 vjeç o Robert Ndrenika. Zoti ta shpërbleftë gjithçka që ke bërë dhe nuk ke bërë pak”, – ka përfunduar këngëtari.

Këtij urimi i bashkohemi dhe ne, duke shpresuar që virtuoziteti i Robert Ndrenikës të jetojë sa më gjatë në skenat shqiptare.

Përfundon projekti: E kthen shpellën 250 milionë vjeçare në një perlë luksi që ka edhe Wi-fi

$
0
0

Angelo Mastropietro ka vënë në jetë ëndrrën e tij, duke e kthyer shpellën në një shtëpi luksoze.

Ai shpenzoi 160 mijë funte dhe rreth 1 mijë orë punë, për të kthyer shpellën 250 milionë-vjeçare në një objekt banimi.

Angelo Mastropietro i ka krijuar ambientet e ndryshme të shpellës duke gërryer tonelata me gurë.

Shpella e tij luksoze ka Wi-Fi, ujë dhe ngrohje nën dysheme.

Mastropietro ishte pronari i një kompanie të suksesshme në Australi, por në 2007, u diagnostikua nga skleroza, e për pasojë iu desh që të braktiste punën.

38-vjeçari e bleu shpellën, duke pasur një ide të qartë me atë që do të bënte dhe menjëherë pas kësaj, nisi punën për ta shndërruar monumentin e natyrës në një banesë luksoze.

shpella

The former head of an Australian recruitment company returned to underground living by converting a cave in the Wyre Forest, Worcestershire, into his dream homeHe spent a total of £160,000 after his 2007 diagnosis made him reconsider his lifestyle. He was temporarily paralysed by the condition and said: 'I wanted to be in a place where I had a happier and healthier life'Mr Mastropietro sits in the bathtub, which was eventually changed into a shower after he realised it would be impossible to heat enough hot water to fill itThe cascading pebble wall adds a unique touch to this luxurious rainfall shower, complete with a heated towel rack  He retained the cave-like feel with textured stone walls and curved, organic linesMr Mastropietro  outfitted the house with modern conveniences, but remained loyal to the natural surroundings by including details like this wooden sink He fitted large glass windows to let natural sunlight into his home. Green plants cascade down the front of his home which can be appreciated from the large terrace out frontThe completed home, which was featured on Grand Designs, has a huge terrace, intimate rooms and white walls to brighten it upMr Mastropieto did not need planning permission and single-handedly transformed the space after hacking away at stone for 1,000 hoursMr Mastropieto, pictured, transformed a 250-million-year-old cave after being diagnosed with multiple sclerosis

Ja 100 thëniet më të bukura të Konicës për Shqipërinë dhe shqiptarët

$
0
0

faiku-6 (1)1.E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë shekullor – është e aftë të shprehë, me një ndjenjë të mrekullueshme, nuancat, konceptimet më të holla e të mprehta të mendimit njerëzor. (Albania 1, 1897).

2. Shqiptarët duan para së gjithash dritën e mendjes dhe diellin. (Albania 8, 1897).

3. Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës. (Albania 3, 1897).

4. Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare. (Albania 8, 1897).

5. Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe të brishtë. (Albania 12, 1898).

6. Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë. (Albania 2, 1897).

  1. Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
  1. Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).
  1. Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
  1. Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
  1. Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk. (Albania10, 28 shkurt 1898).
  1. Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. (Albania 15-30 janar 1899 C).
  1. Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj. (Albania 15-30 janar 1899 C).
  1. Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm. (Albania 2, 1907).
  1. Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes. (Albania 12, 1909).
  1. Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri! (Albania 4, 1907).

17. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. (Albania 4, 1907).

  1. Një e thënë latine e Kohës së Mesme, e ndryshuar pak: Homo homini lupus – Njeriu për njeriun është ujk. Femina feminae lupior – Gruaja për gruan është më ujke. Albanus Albano lupissimus – Shqiptari për shqiptarin është fare ujk [ujk e shkuar ujkut]. (Albania, qershor 1902, nr.5).
  1. Letërsia jonë popullore është ruajtur dhe përcjellë vetëm nga gratë e fëmijët dhe nuk mund të mos merrte veçse formën naive të gjuhës së tyre. (Albania 1, 1905).
  1. Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (Albania 4, 1906).
  1. Turqit turq mbeten; të rinj a të vjetër, ata janë, siç thotë shprehja latine popullore eiusdem farinœ [të të njëjtit brum]. Në tërë perandoritë që kanë ekzistuar a ekzistojnë, janë gjendur në kombin sundues mendje bujare për të marrë në mbrojtje kombet e nënshtruara. Po a mund të përmendet që prej katër shekujsh qoftë edhe një fjalë e vetme e një turku të vetëm në favor të Shqipërisë? Kjo fjalë vërtet do të meritonte në këtë rast të shkruhej e gdhendur mbi një pllakë bronzi dhe të varej në muret e klubeve tona popullore si një relikte kurioziteti. Turqit na mohojnë edhe ato cilësi që vëzhguesit e huaj i pranojnë njëzëri… Turqit na mundën, por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre. (Albania 121, nr 12, 1909).
  1. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).
  1. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).
  1. Populli shqiptar është mjaft i mprehtë në të kuptuar. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).
  1. Grekët e shpërdorojnë si shumë heshtjen përçmuese të shqiptarëve që nuk i hanë dokrrat e tyre bajate e boshe. (artikulli “Mbi Shqipërinë”, Libre Parole).
  1. Njeriu është më i lig se egërsirat, po kur vështronj shqiptarët e Stambollit, më vjen të thom që është më i lig se gjarpri dhe miu. (Letër N. Nacos, 20 mars 1896).
  1. Palla ime është penda; atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t’i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes [shkrimtarët bëhen, heronjtë lindin]. Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë (F. Konica, Vepra 1, f. 155).
  1. Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh. (Vepra 1, f. 187).
  1. Kush nuk kupton përparimin, e merr kufirin e mendjes së tij për kufirin e botës. (Vepra 1, f.198).
  1. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).
  1. Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie. (Vepra 1, f. 271-272).
  1. Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. (Vepra 2, 34).
  1. Shkodra është pothuaj vendi më interesant i Shqipërisë së sotme, argjendarët dhe punëtorët e tjerë të saj janë të famshëm në gjithë Europën e Jugës dhe të Lindjes… Shqiptarët janë të njohur për individualitet dhe në kostumin e tyre kombëtar ka varietete dhe ngjyra. Pothuaj çdo krahinë ka kostumet e saj të veçanta. (Shqipëria, 1930).
  1. Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. (Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 213).
  1. Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s’qaj dot. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 214).
  1. Gratë e Tiranës janë shakaxhesha të mëdha. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 317).
  1. Ka shqiptarë që sillen si këndesa të vërtetë e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë tjetër si ata. Mjerisht në Shqipëri ka pak pula. Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur njeri që del e thërret: “Unë jam!” Historia e Shqipërisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi. (F. Konica, Vepra, 3, f. 63).
  1. Është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Europë. (Vepra 3, f. 169).
  1. Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. (Albania 1, vëllim A, 1897).
  1. Dua të marr shpatën e t’u çajë kokën gomarëve, edhe në vend të trurit të kllasë këtë: ç’është liria?… Më mirë të shesë pleh njeriu, se të shkruaj për shqiptarët… ç’është liria: Liria është të mundet njeriu: 1. të besojë ç’i do zemra; 2. të thotë ç’i do zemra; 3. të shkruaj ç’i do zemra; 4. të bëjë ç’i do zemra, veç jo ato që janë kundër lirisë së tjetrit njeri. Por shqiptarët, më të shumtë janë shpirtrobër… sundon në shpirtrat e tyre feja… Vëllezër shqiptarë: Mjaft rrojti e mjera Shqipëri jetën e Kurmit. Duhet edhe ajo të nisë tani të rrojë jetën e mendjes. Jeta e mendjes është të hapim tërë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri kundër fjalës së tjetrit, të kuvendojmë si njerëz të qytetëruar, që mblidhen e luftojnë me fjalë [shoqërisht] për idetë e tyre… kështu do njihemi më mirë, s’do kemi mendime të fshehura, dhe do të KUPTOJMË që të tërë jemi të lidhur me dy lidhje të arta: dëshirimi i së Vërtetës dhe dëshirimi i Shqipërisë. (Albania 2, 25 prill 1897).
  1. Ç’ka të bëjë myslimanëria apo krishterëria me shqiptarësinë? Myslimani të jetë mysliman, i krishteri i krishterë; po Shqipëria është e ne të gjithëve dhe e të gjithëve është detyra të mendohemi e të bëjmë si është më mirë për të. (Albania 2, 25 prill 1897).
  1. Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve. (Vepra 3, f. 75).
  1. Duhet të mësohen shqiptarët të mos shohin prapa atdhetarit fenë e njeriut. (Vepra 3, f. 127).
  1. Ne duam të bëjmë një komb shqiptar, dhe për këtë punë kemi nevojë për bashkim të të gjitha pakicave të Shqipërisë me shumicën shqiptare. As që mund, një shqiptar që duket sot për sot i kulluar, të lëvdohet se 1000 a 2000 vjet më parë, fëmijëria e tij ish shqiptare. Ndofta po, ndofta jo. S’mund të hipim gjer te Adami a gjer te protistet e profesorit Haeckel. Si ka mijëra e mijëra shqiptarë të sllavizuar, ashtu ka pasur prej racash të tjera të tretur në racën shqipe. (Vepra 3, f. 136).
  1. Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot. (Vepra 3, f. 15).
  1. Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën,… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim. (Vepra 3, f. 81).
  1. Të mos humbasim kohë të kërkojmë bashkim me anën e atyre që përpiqen të mbushin taskën, që tallen me mjerësinë e popullit shqiptar dhe që kanë vetëm një vesë: fitimin, dhe një dashuri: argjendin [paranë]. Me këta, jo vetëm bashkimi nuk bëhet, por është edhe i rrezikshëm. … Këta duhet t’i godasim pa pushim e pa mëshirë. Një miqësi me të poshtrit, nuk duam. (Vepra 3, 83).
  1. Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij… Ata shqiptarë për të cilët bota thonë se janë “të egër”, shqiptarët e maleve e të pyjeve, ata s’janë të ftohtë, por përkundrazi, janë shqiptarë të mirë e do të ishin atdhetarë sikur të kish njerëz t’u jepnin të kuptonin [t’i ndërgjegjësonin]. (Vepra 3, f. 100).
  1. Dëshiri i nxehtë i grave është një sëmundje fort e rrallë në Shqipëri: e kanë vënë re të gjithë se kombi shqiptar mund të quhet i ftohtë në këtë punë. (Vepra 3, f. 143).

50. Frika, kur është e madhe, në vend që ta mposhtë njeriun, ia forcon, ia galvanizon nervat dhe frikaçi sillet (jashtërisht) posi trim i vërtetë…. Edhe trimëria, s’është trimëri e vërtetë pa frikë: se trimi pa frikë, s’bën ndonjë punë të rëndë, të çuditshme, me vlerë a me meritim… Le t’u japim bashkatdhetarëve tanë të kuptojnë shumësinë e formave të trimërisë. Trimëria me pallë, trimëria e luftëtarit nuk është e vetmja trimëri… Është trim çdo njeri që ka zemrën të sillet sipas mendimeve të tija, të bashkojë punët me fjalët… Një formë trimërie që e kemi përditë në sy është trimëria e grave. Numri i nënave trimëresha është i habitshëm – dhe ndofta pak vende mund të lëvdohen të kenë nga ajo farë trimërie aq sa ka Shqipëria. (Vepra 3, 149-151).

  1. Populli është i duruar, po gjer në një pikë: e kur kupton dhe e zë zenga, tërbimi i tij bën çudira të shëmtuara. (Vepra 3, f. 181).
  1. Oborrësia e gegëve është për të vënë re: në ç’vend tjetër të botës mund të gjeni barbarë të rritur në kasolle me bukë e djathë, larg çdo qytetarie, po me një hije princash në mes të rreckave dhe të varfërisë pa emër që i ka mbuluar!… Kush mban mend plakun Dedë Gjon Lulin, mund të dëshmojë se ky ish, në varfëri e barbari të tij, një gentleman i përsosur. (Vepra 3, f. 212-213).
  1. Çakajtë e përgjakur e të urët, që kafshohen dhe ulërijnë për një kockë në Tiranë…, në pastë Shqipëria para, ata ua gjejnë lehtë vendin: dy njerëz të paguar ndezin një zjarr gjëkundi, – dhe përpara sergjerdetë me harxhet! … O-derra buçe, atdheu është në rrezik! (Vepra, 3, f. 181).
  1. T’i japim botës një provë urtësie, të bëjmë një çap të ri të madh në udhë të qeverimit të shtruar. (Vepra 3, f. 227).
  1. Një lëvizje popullore dihet ku dhe kur nis, po s’dihet ku dhe kur do të mbarojë. Në të gjitha këto, mbetet një shpresë dhe një ngushëllim: shpresa që populli, po nguli këmbë, më në fund do t’i fitojë të gjitha; ngushëllimi që kriminelët e guvernës sodomiste, shpejt a vonë (besoj më tepër shpejt se sa vonë), do të marrin shpërblimin që meritojnë. (Vepra 3, f. 239-240).
  1. Të vetëqeverisurit nga pleqtë e fshatit është karakteristika, shenja më e shquar e jetës sociale të kombit shqiptar. (Vepra 3, f. 243).
  1. Ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara e shpëtoi Shqipërinë; shpëtuam nga tragjedia e copëtimit: dhe deklarata e haptë e Presidentit Wilson më 1920, që Shqipëria kish të drejtë të jetë indipendente dhe e lirë, i shtrëngoi Fuqitë e Mëdha të binden që t’i japin edhe një herë fund çështjes shqiptare. (Vepra 3, f. 260).
  1. Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës… Shumë njerëzve u ka rënë erë kërmë; dhe nga çdo çip e prej çdo ngjyre, rendin shpirt-skllevër që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës edhe vetë. Në mes të këtyre të rekrutuarve të papritur, ndodhen edhe ca të vetë-thënë “juristë”. (Vepra 3, f. 269).
  1. Një popull që s’duron padrejtësi, që s’u jep besim sharlatanëve, që ngul këmbë për pastërti në hesapet [financat] dhe për prova zotësie në zyrtarët, ai popull qeveriset mirë, qoftë me mbret në krye, qoftë me president. (Vepra 3, f. 290).
  1. Skllavëria, si çdo pësim tjetër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në fund një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mbi zverk, e durojnë me gëzim. … Ata jo vetëm s’marrin vesh ç’do me thënë liri, po ndjejnë njëfarë urrejtje për mbrojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit e të zinxhirit. (Vepra 3, f. 293).
  1. Shtetet, sikurse njerëzit, lindin, rriten dhe vdesin, – dhe ca vdesin që në foshnjëri, nga sëmundjet ose nga aksidentet… Në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere mundet, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: U ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët… Politikanët kanë zënë t’i vënë kazmën Shqipërisë. (Vepra 3, f. 333).
  1. Që shqiptarët, në çdo hap të jetës politike dhe sociale, tërhiqen nga hollësirat dhe kurrë nga mendime thelbësore, që shqiptarët kujtojnë se çdo ndryshim është përparim – ja dy fakte që duhet t’i kenë vënë re gjithë vëzhgonjësit e zhvillimeve. (Vepra 3, f. 335).
  1. Kanunet [ligjet] e bëra me qëllimin që t’u lehtësohet faji njerëzve pak a shumë të fuqishëm dhe që shumica e barrës të rëndojë mbi kurriz të njerëzve të popullit, lënë ngaherë deriçka shpëtimi për ngrehësit e pusive. (Vepra 3, f. 342).
  1. Sa kohë të mbetet e pandryshuar mendësia e errët se vrasja është një mjet i ndershëm, Shqipëria do mbetet një njësi afrikane në mes të Evropës. (Vepra 3, f. 345).
  1. Për një vend si Shqipëria, rrethuar nga armiq, një luftë civile e zgjatur mund të jetë shumë e rrezikshme. (Vepra 3, f. 347).
  1. Zjarri në vatër është aq i shenjtë, sa një nga betimet më të zakonshme ndër shqiptarët është: për këtë zjarr. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 391).
  1. Shqiptari ka në shpirt të tij një frymë arti të vërtetë. Kjo frymë shfaqet në ngjyrat që ky popull ka zgjedhur për të veshurit e tij dhe për të zbukuruar shtëpitë ku rron. Këto ngjyra janë e zeza dhe e bardha. Oscar Wilde gjykon se bashkimi i ngjyrës së bardhë me të zezën është një shenjë shijeje fisnike. (Vepra 2, f. 68).
  1. Kombi [iliro-shqiptar] i Diokletianit, i filozofit Julian, i Justinianit, është një komb i cili kishte një qytetari të tij kur stërgjyshërit e frëngjve dhe të anglezëve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat. (Vepra 2, f. 70).
  1. Levantinët janë një sëmundje, një koqe me qelb, që ka dalë në cipën e Shqipërisë. Mund të thuhet pa frikë gabimi se ideali që ata përpiqen të arrijnë është ideali i berberëve të Stambollit. (Vepra 2, f. 71).
  1. Shqiptarët kanë një problem për të zgjidhur: të këqyrur nga të huajt si një popull i rëndë, i ashpër, por fisnik, për të cilin një anglez ka thënë se është një popull plot “tragic dignity”, shqiptarët sot janë bërë qeshja e botës:. Pyetja është: Kush e ka fajin që zbritëm nga tragjedia në operetë? Pas mendjes sime, fajin më të madh e kanë levantinët. (Vepra 2, f 78).
  1. Ç’ka Italia që vlen të merret? Makaronat dhe kamorren, hiçgjë tjetër. Për makaronat, s’kemi nevojë, se kemi patatet tona; kamorren e kemi marrë dhe, shyqyr perëndisë, e kemi përmirësuar dhe rregulluar me një sistem më të mbaruar se italianët vetë. (Vepra 2, f. 111).
  1. Një tipar padyshim fatkeq i shqiptarëve dhe tipar mjaft i dukshëm është mungesa e plotë e idealizmit. Në një vend ku njerëzit vdesin aq kollaj për hiçgjë, nuk është dëgjuar që të vdesë dikush për një ideal ose çështje. Do të kërkonte shumë kohë të shpjegohej përse Shqipëria nuk e ka fituar lirinë më herët. Akte të trimërisë e të devotshmërisë, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve, mund ta bënin të dukej i rremë pretendimi im për mungesën e idealizmit. Por besnikëria e verbër ndaj traditave të ngulitura dhe kanuni qibar për nderin janë pothuaj akte mekanike, që nuk nënkuptojnë se dikush e rrezikon jetën për një ideal të zgjedhur lirisht. (Vepra 2, 237).
  1. Shqiptarët janë tolerantë për besimet e tjera dhe ndoshta, ky është i vetmi vend në Evropë ku nuk ka pasur luftëra fetare. (Vepra 2, f. 241).
  1. Shqiptari është tepër i pavarur dhe tepër individualist, nuk i nënshtrohet ndikimit të kujtdo qoftë në kundërshtim me vullnetin e vet. (Vepra 2, f. 279).

75. Kemi këtu një fytyrë fare të jashtëzakonshme: Ahmed beu më duket i shënuar nga Fati që të lozë rolin më të madh në histori të Shqipërisë. Ai djalë i ri, në mes të zjarrit e të luftës, e të tradhtive, e të rreziqeve pa numër, arrin në pak vjet e sipër ta bashkojë Shqipërinë, ta vërë nën fuqinë rregullonjëse të Kanunit, të shtrëngojë tërë armët e të zërë parmendën, dhe sot i ri, rri në Fronin e Skënderbeut. (Vepra 2, f 40).

  1. E përbuz mbretin Zog për këto arsye: asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë një të vërtetë. Kurrë nuk e ka mbajtur fjalën e besës. Nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie. Është i pandershëm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kulturë, prejardhje, pasuri, çfarëdo aftësie në ndonjë fushë, ose qoftë edhe patriotizëm të pagdhendur, por të ndershëm. Ai i injoron gjërat themelore dhe u jep një rëndësi groteske çikërrimave. Shqipëria kurdoherë ka qenë njohur si komb me njëfarë dinjiteti tragjik; ai e ka ulur Shqipërinë në nivelin e një farse muzikore të pavlerë”. (Vepra 2, f 325).
  1. Ahmed Zogolli, malok analfabet, pa ndonjë frymë idealizme, kish zgjedhur për pasqyrë dhe shembull të tij Esad Pashën, të cilin e imitonte jo vetëm në intrigat e jashtme e të brendshme, por gjer në mënyrën e ecjes dhe të foljes. E imitonte veçan në punën e ryshfeteve. Dhe siç Esadi, në një kohë, merrte nga Italia, nga Serbia dhe nga Greqia, – ashtu dhe Ahmed Zogolli u përpoq të marrë nga tri ato mbretëri përnjëherësh. (Vepra 3, f. 312).
  1. Kur nis njeriu një punë, duhet të dijë se do t’u prishë interesin disave dhe prej këtyre nuk mund të presë përveç të shara e të shpifura… Letrat pa nënshkrim [anonime] e kanë vendin e tyre në hale, fjalët dhe të shpifurat shkojnë e harrohen – po puna mbetet. Jemi lindur në një dhé dhe të shtypur prej tiranisë; liridashuria, njësia e interesave të shkuara, njësia e interesave të sotme dhe njësia më e madhe e interesave të nesërme na thërret të bashkohemi e të punojmë. Do të gjejmë kundërshtime; po kundërshtimet i lodhin të dobëtit e i forcojnë burrat. Të jemi pra burra, dhe përpara! (Vepra 4, f. 115-116).
  1. Vendi më i ëmbël e më i pëlqyer i një shtëpie duhet të jetë vatra, se rreth e rrotull kësaj mblidhen vëllazëria që të rrinë e të kuvendojnë. Po ngandonjëherë, kur mbahet ligsht e nuk pastrohet me kujdes, vatra, në vend që t’i afrojë, i largon njerëzit e shtëpisë, se bie erë të qelbur. (Vepra 4, f. 227).
  1. Këtu-këtje, në Shqipëri mund të jenë bërë gabime kundër bukurisë [natyrore] – po nga ana tjetër, sa gjë e pëlqyer të shohë njeriu një popull që zgjohet dhe i vihet punës. Shumë të huaj shkruajnë marrëzira për Shqipërinë, se nuk e kanë njohur vendin më parë dhe ashtu, s’kanë ku të mbështeten për të matur pikën e arritur në të sotmen. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 229).
  1. Sa mirë i vjen njeriut kur, pas shumë vjet largimi, shkel përsëri baltën e mëmëdheut të tij; kur hyn në shtëpi a në kasolle, i duket sikur edhe gurët e mureve i thonë “mirëserdhe”! (Vepra 1, f. 93).
  1. Qytetaria është zbukurimi i mendjes dhe e flakta dëshirë për lirinë. Le të ecim me çap titani drejt bukurisë së mendimit. (Vepra 1, f. 94).
  1. Liria është të jetë njeriu zot i vetvetes, pa ndonjë urdhërues mbi kokë. (Vepra 1, f. 95).
  1. Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall dhe dashuri e shenjtë, kush është ai shqiptar që s’e ka pasur në dhe të huaj! Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! (Vepra 1, f. 103).
  1. Flamuri përmbledh kujtimet e shkuar të një kombi në një gjuhë të pashkruar, që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. (Vepra 1, f. 105).
  1. Djem të Shqipërisë, shpresa e atdheut, ju që nuk e kini gjakun të ftohur nga pësimet, as trutë të thara nga interesi, ju duhet ta doni flamurin e racës suaj, ta doni me thellësi e me zjarr. U lajthitën ata që thanë se të rinjtë duhet të mësojnë nga pleqtë. Jo. Historia na thotë që pleqtë kanë kurdoherë për të mësuar nga të rinjtë. Djelmuri shqiptare, mësoi Kombit shqiptar fenë e Flamurit. (Vepra 1, f. 107).
  1. E njihni të gjithë atë që “ka parë botë, që është i qytetëruar”… i lag përditë me vaj leshrat, vishet me “të ngushta”, mban një stap të lehtë në dorë e shikon sipër-poshtë gjithë botën… Po ku ka lindur, në pyeç, ky njeri aq i hollë e aq i çuditshëm?… Mos kërko aq larg… Ka parë ditën në Dardhë, në Mollë, a në Breg të Pulës. Është rritur mes bajgave të gomarit a të kakërdhisë së deles. (Vepra 1, f. 144).
  1. Kam shkuar jetën duke luftuar kundër asaj dinakërie të poshtër që quhet sharlatani, dhe për të rrëfyer të vërtetën, më ndizet gjaku kur shoh ca morra të ngordhur që, për ta mbajtur veten e tyre si të qytetëruar e të hollë, tallen me rrobat kombëtare të Shqipërisë. Dua të kem disa nga ata ngordhanikë e t’i shpie në Skotland të shohin zotërinjtë e mëdhenj si vishen, në dasma e në mbledhje, me petka kombëtare të tyre që u shëmbëllejnë shumë petkave tona. (Vepra 1, f. 149).
  2. Në Shqipëri, ashtu si gjithkund në botë, ka një prirje të pandalshme drejt uniformitetit. (Vepra 1, f. 270).
  3. Shqiptari, sado përtimtar që është, i vihet shpejt punës posa sheh që puna s’i ka për të vajtur kot. Ndofta keni dëgjuar se Kanali i Korinthit në Greqi, i cili bashkoi dy dete, u rrëmih më shumë prej punëtorësh shqiptarë. Punonin, ata djelmt’ e shëndoshë të Shqipërisë, punonin…. Një komb përtimtar nga rrënja është një komb i ngordhur. (Albania 14, 15-30 qershor 1898).
  1. Kur më pëlqen e kur më çpëlqen një vepër, nuk ka pse të kërcej a të shfryj: duhet të shfaqë përsetë e pëlqimit a të çpëlqimit tim, në qoftë se dua të përpiqem të shokësoj këndonjësit në një ndjenjë me mua. Ashtu kritika bëhet edhe ajo vetë një vepër letrare. (Vepra 1, f. 244).

92. Mbani pra ndër mend se, për mua, atdhesia dhe letërsia janë dy gjëra. Një shkronjës mund të ketë edhe atdhesi edhe talent [letrar], a mund të mos ketë as këtë, as atë, a mund të ketë njërën, pa tjetrën. Nuk duhet pritur prej meje – ngaqë një vetë qenka atdhetar i mirë – që unë të kasnecojë se ipso facto, ai paska edhe vlerë mendore a pendë të bukur. Qëndrimi im përpara Naim bej Frashërit nuk u kuptua për këtë arsye.

93. Shqiptarët flasin një gjuhë të vjetër që ka lidhje të largëta me latinishten, greqishten, teutonishten, sanskritishten dhe të tjera. Shkurt, është një nga gjuhët që quhet indo-gjermane. (Vepra 1, f. 262).

94. Të përpiqesh të ndryshosh gjuhën e një populli do të thotë të ndryshosh karakterin dhe të prishësh personalitetin e tij. Dialekti toskë, i gjallë, i shkathtë, i leht dhe me një evolucion të vazhdueshëm pasqyron mirë karakterin e toskës që shquhet nga një vrazhdësi e përmbajtur, nga një ndjenjë humori, nga aftësia, nga intriga dhe nga paqëndrueshmëria. Përkundrazi, dialekti gegë, masiv, i pandryshueshëm, pa shprehje me kuptime të dyfishta përfaqëson më së miri karakterin gegë, që është serioz, i sinqertë, shpesh herë i pa të keq dhe mbi të gjitha, armik i të rejave… Dialekti gegë përmban qindra shprehje që toskët i kanë humbur e që janë xhevahire të vërteta, sepse i kemi trashëguar nga paraardhësit tanë të lashtë. (Vepra 1, f. 194-195).

95. Pavarësisht nga luftërat, shkeljet dhe turbullimet e paprera në tërë kohën e shkuar, populli shqiptar, me forcën e vullnetit dhe fuqinë e tij të kundërshtimit, ka qenë i zoti të mbajë gjallë, jo vetëm gjuhën e tij të njohur nga filologjistët si më e vjetra në Europën Juglindore, po edhe ca nga traditat e tij të moçme. (Vepra 1, f. 273).

  1. Një zjarr i bukur zien në zemër të djalërisë dhe, plot me dëshirë, trimoshët e dheut tonë po përpiqen për zbukurimin e shqipes. (Vepra 1, f. 224).

97. Të tëra vendet e dheut kanë një gjuhë letrarishte, domethënë të qëruar dhe të zbukuruar, që me atë shkruhen librat, letrat, punërat… Vetëm shqiptarët s’kanë një gjuhë të tillë; dhe andaj vjen që kemi mbetur të ndarë njëri nga tjetri, andaj kanë rrjedhur aq të këqija për ne të mjerët. Është nevojë dhe shtrëngim [detyrim] të hedhim themelin e një gjuhe letrarishte. (Albania 1, 1897).

98. Javën e shkuar pashë një ëndërr që s’harrohet. M’u shfaq një grua e hollë, e gjatë, plot me hije fisnikërie, ndonëse e veshur me rrecka. Unë, pa vënë re varfërinë e veshjes së saj, dhe duke marrë me mend sa e bukur do të dukej sikur të ishte e veshur me mëndafshe, u ngrita me respekt dhe iu fala. – “Zonjë, i thashë, cila jeni Fisnikëria Juaj dhe pse dukeni kaq e mallëngjyer dhe e ngrysur?” – “Unë – tha – jam gjuha shqipe, dhe më sheh kështu të hidhëruar nga mundimet që heq dhe nga rreziqet që më rrethojnë”. – “Zonjë, mos rrini më e ngrysur: sa të jemi ne të gjallë, dhe sa të jenë të gjallë të tjerë si ne… dëshirojmë, Nëno, të të shohim të buzëqeshur”. (Maj 1925, Vepra 3, f. 373-374).

99. Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën të mbyllur kur s’kemi gjë për të thënë; falna durimin të thellojmë një punë me parë se të shkruajmë përmbi të: frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që jo vetëm të flasim me paanësi, por edhe të sillemi si të paanshëm; shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë! (Vepra 3, f. 421-422).

100. Kur shkruani një gjë, këndojeni dhe ndreqeni shumë herë, që të bjerë [tingëllojë] në vesh çdo tog germash si një copë muzikë. (Tani, natën e mirë, se m’u qepnë sytë). (Vepra 1, f. 226)./Tirana Observer/

 

 

 

 

 

Viewing all 1708 articles
Browse latest View live