Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all 1708 articles
Browse latest View live

Elina Duni, rikthimi i Dallëndyshes në shtëpi

$
0
0

elina duni]Pas koncertit të shtatorit dhe turit ballkanik,  në  Kosovë, Maqedoni e Serbi , Elina  u kthye sërish në vendin e saj. Ishin dy ngjarjet në fund të dhjetorit  që e bënë të ishte këtu.  Promovimi i romanit të Besa Myftiut dhe koncerti  i 29 dhjetorit me grupin Gjurmët… Një rikthim që zgjati deri në janar me dy mbrëmje muzikore në  “Tulla  Center” . Një dallëndyshe që rikthehet në vendin e saj edhe pa ardhur pranvera… 

“Unë iki gjithmonë prej Shqipërisë por gjithmonë rikthehem…”  Kështu do të shprehej këngëtarja e xhazit, Elina Duni  ndërsa promovonte  në Tiranë albumin e saj të nëntë  “Dallëndyshe” me një koncert  në sallën e  madhe të  Katedrales Ortodokse, “Ngjallja e Krishtit” , shoqëruar nga kuarteti i saj.

Me këtë shpend shtegtar që nuk harron pranvera të rikthehet në folenë e vjetër , e identifikon këngëtarja veten. “Dhe është njëkohësisht historia ime, sepse kjo është gjithmonë ikja, mërgimi dhe foleja. Kjo është historia ime, nuk mund të jetoj pa Shqipërinë. Unë e di shumë mirë që çfarëdo të bëj, ngado që shkoj, kërkoj gjithmonë Tiranën e fëmijërisë sime ose atë ndjesi”, – do të shprehej ajo.

Pas koncertit të shtatorit dhe turit ballkanik,  në  Kosovë, Maqedoni e Serbi , Elina u kthye sërish në vendin e saj. Ishin dy ngjarjet në fund të dhjetorit  që e bënë të ishte këtu.  E para ishte  promovimi i romanit të mamasë së saj, shkrimtares Besa Myftiu “Dashuri në kohën e komunizmit”  në një mbrëmje artistike në qendrën kulturore “Tulla” , gërshetuar me lexime nga libri i Myftiut dhe këngë nga Elina Duni. Për publikun dashamirës, ajo interpretoi edhe një këngë të re që nuk gjendet në albumin e saj të fundit, si një dhuratë për fundvit.

Një natë më pas, më 29 dhjetor ajo ishte në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, së bashku me grupin e famshëm të rrokut të viteve ’80 , “Gjurmët’, të cilët zgjodhën si vend të parë për të kremtuar Tiranën në koncertin e  pagëzuar si “Rrezet thehen në sytë e tu të zi”, shoqëruar nga shumë miq artistë nga Shqipëria e Kosova.

Janari e gjeti edhe njëherë në Tiranën e saj, të përjetësuar  me një këngë dhe video në albumin e saj “Muza e zezë”.

Kërkesat e mëdha të admiruesve të muzikës së saj që nuk patën mundësi të  ishin të pranishëm në  mjediset e qendrës “Tulla”- pasi biletat për “Swing Party & Gent Rushi”, ishin shitur – bënë që mbrëmja e 9 janarit të përsëritej edhe dje, në një atmosferë të ngrohtë, shoqëruar sërish nga Gent Rushi, një prej muzikantëve me të cilin Elina preferon të bashkëpunojë shpesh. Kur nuk është  me kuartetin, nuk ka dyshim që do të jetë duke performuar me Gent Rushin.

E kishte të ftuar të veçantë gjatë koncertit shtatorin e shkuar e një vit më parë më  janar të 2015-ës  , po në të njëjtin vend  në qendrën kulturore “Tulla”  ishte e shoqëruar nga fizarmonika e Gent Rushit, ndërsa ajo performonte këngët e saj në kitarë akustike dhe me sfondin e leximeve të Besa Myftiut.

Duket se mbrëmjet e janarit – të ëmbël siç e quan ajo – në  Tiranën që e pret gjithnjë ngrohtë, po kthehen në një traditë të mirë për  këngëtaren, e cila pas këtij koncerti e pret një tur muzikor në Zvicër dhe Francë.

Albumi i saj “Dallëndyshe” është  renditur mes 10 albumeve  të domosdoshme për të bërë një  Europë më të mirë, sipas revistës franceze “Les Inrocks”.

Ky album, ashtu si edhe të tjerët e realizuar nga këngëtarja solo dhe shoqëruar me kuartetin, ka në thelb këngët e vjetra shqiptare të cilat nën vokalin e spikatur dhe instrumentet e kuartetit  tingëllojnë sa moderne nën improvizimin e xhazit, aq edhe  evokojnë fort rrënjët e lashta të  Shqipërisë.

Edhe kritiku i Jazz-it Ivan Hewett,  redaktor i kulturës në gazetën prestigjioze “The Telegraph”,  e ka  zgjedhur ndër 45 albumet më të mira të xhazit  për vitin 2015, i mbresëlënë nga mënyra e saj e të kënduarit, edhe pse asnjë prej teksteve nuk ka qenë në gjuhën angleze.

“Unë i këndoj dallëndyshes. Ajo është një zog i jashtëzakonshëm. Kam dëgjuar se  në Livadh, dallëndyshet vijnë dhe ikin në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë çdo vit. Ikin në 10 Shtator dhe kthehen në 25 Mars në orën 1 e një çerek…”.

Me këtë përpikëri duket se kthehet edhe Elina Duni, si një dallëndyshe që nuk trembet të rikthehet edhe në dimër…

Suadela Balliu


Hi dhe gjak, si e duan francezët Kadarenë

$
0
0

marubi filmNë vitin 2009, regjizori francez Fanny Ardant projekton në 105 minuta një film mbi fatet e hidhura, mbështetur në esenë e Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”. Titulli është po aq dramatik, “Hi dhe gjak” i ndërtuar si një fabul kanunore; si fillon spiralja e dhunës, e vazhdon në mënyrë të pandalshme duke u larë gjaku me gjak. Më 13 janar filmi shfaqet në Akademinë e Filmit, Marubi

Eskili nuk mund të lexohet çdo ditë, si duket rileximi i tij instinktivisht përbën një “akt të zgjedhur”…disa shënime epike që nxisin këtë gjendje të veçantë shpirtërore duke kërkuar po aq historinë, të procesuar si reflektim nga Kadare, ka finalizuar një “akt të zgjedhur”. Kjo ka ndodhur në 2009 nga regjizori francez Fanny Ardant duke krijuar dramën 105 minuta mbi esenë e Kadaresë “Eskili, ky humbës i madh”. Titulli është po aq dramatik, “Hi dhe gjak” e ndërtuar mbi një fabul kanunore; si fillon spiralja e dhunës, e vazhdon në mënyrë të pandalshme duke u larë gjaku me gjak. Më 13 janar filmi do të projektohet në Akademinë e Filmit, Marubi, ku luajnë aktorët Ronit Elkabetz, Marc Ruchmann, Abraham Belaga, Claire Bouanich, Olga Tudorache, Ion Besoiu.

Ardant u jep francezëve një version origjinal të fatit të hidhur, një film me të cilin ka konkurruar edhe në Kanë. Filmi është i errët, përshtatur në një dramë marsejeze. Judith jeton në Marsejë me tre fëmijët e saj, e dëbuar që nga vrasja e burrit të saj shumë vite më parë. Rezistenca e saj, pas vite e vite refuzimi, e bën Judith të thyhet, duke pranuar të shohë familjen e bashkëshortit, pavarësisht nga frika dhe sekretet e saj. Ajo plotëson dëshirën e fëmijëve për të kaluar një verë në vendin e tyre, me qëllimin për të zbuluar rrënjët dhe historinë e tyre. Por kthimi i gruas rezulton fatal. Gruaja ngjall urrejtjet mes klaneve e rivalëve të vjetër.  Dhuna është e pashmangshme, gjaku respektohet sipas rregullave kanunore, duke kërkuar gjak. Titulli i ashpër i regjizorit francez mbetet si një simbolikë fatale, e pamëshirshme.

Ndërsa vepra eseistike e Kadaresë, mban në fashë fatin e hidhur të tragjedive të Eskilit duke dhënë përmes kësaj simbolike në një kohë tjetër, figurën e diktatorit, si dhe afërsitë e grekëve me fqinjët e tyre të hershëm shqiptarë, në kuptimin e traditës. Sipas Kadaresë, shumë nga zakonet tona, ndër to edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit burimin e kanë nga kanuni i lashtë grek, ndonëse sipas tij, shqiptarët ishin ata që e ruajtën më me xhelozi atë kanun për shkak të rrethanave politike e historike në të cilat u gjendën shekuj me radhë.

Në fillim shkrimtari përshkruan se si është Eskili, si është dhoma  e punës së tij. Shumë gjëra për të s’mund t’i dijë askush. Ai dilte në treg ose në vendin ku mblidheshin aktorët për të marrë të reja nga letërsia. Më pas ai u kthye në dhomën e punës ku kishte dëgjuar nja tridhjetë vargje të një poeme të lashtë; një poemë për tmerrin e vdekjes.

Në fakt, çfarë ka ndarë shkrimtarin shqiptar nga kjo natyrë evokuese lidhet me komunikimet kulturore, si një mundësi zbulimi dhe ngjashmërish mes popujve e kulturave. Një rast të tillë kërkon ta ripërtërijë si një afri motivuese edhe regjizori francez me filmin “ Hi dhe gjak”, të ndërtuar mbi veprën e Kadaresë.

Shpallen 5 monumente të reja kulture, ja cilët janë…

$
0
0

1463456_1022604321095899_5128421994317759738_nNë mbledhjen e parë për vitin 2016 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe në vijim të punës gjurmuese të monumenteve që kanë kryer Drejtoritë Rajonale të Kulturës, nën drejtimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës në vitin 2015, u paraqitën studimet e fundit.

U shpallën monument kulture disa pasuri që nuk ishin përfshirë asnjëherë në listën e monumenteve, ndonëse kemi bashkëjetuar me to e i kemi konsideruar si vlera të trashëgimisë sonë:

1- Ura e Gjipesë ndërmjet fshatrave Ilias dhe Vuno, Himarë

2- Muret rrethuese te Aulones, Vlorë.

3- Porta Monumentale, Dhoksat, Gjirokastër

4- Kulla e Sahatit, Libohovë

5- Rrënojat e Xhamisë në lagjen Bejleri, Libohovë

Sezoni i ri i TKOB: Rivënie në skenë dhe pritje për nisjen e rikonstruksionit

$
0
0

tkobTeatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka bërë publik kalendarin e sezonit të ri artistik, ku spikatin opera e Verdit  dhe Bellinit. “Rigoletto” me regji të Nikolin Gurakuqit ngre perden e skenës për t’u ndjekur nga “I Capuleti e Montechi”, e cila vjen për publikun në muajin mars. Ende nuk është bërë e ditur se kur do të nisin punimet për rikonstruksionin e godinës

Ajo që pat thënë disa muaj të shkuar drejtori Ilir Kerni se pas janarit në skenën e TKOB –it shfaqjet do të jenë rivënie – kjo për shkak se në godinën aktuale priten të nisë rikonstruksioni –është përforcuar edhe me publikimin e kalendarit artistik të sezonit të ri prej janarit deri në prill të këtij viti, ku vihen re rikthimi i baletit “Noces dhe Stravaganza” të koreografit me famë botërorë Angjelin Prelocaj , “La Syphide” dhe “Ballo e Diplomës” me koreografi të Ilir Kernit etj. Përsa i përket operas, rikthehet “Rigoletto” me regji të Nikolin Gurakuqit, i cili e ka vënë kryeveprën e kompozitorit Giuseppe Verdi dy herë në skenën e TKOB, më  1994–ën  dhe më 2005–ën. Megjithatë siç zbulon Gurakuqi,  kësaj here  opera vjen krejt në një koncept dhe produksion të ri. Subjekti zhvendoset në ditët tona dhe trajton perversionet e Dukës dhe oborrtarëve që viktimizojnë të pafajshmit si Xhilda. Opera do të ketë dy trupa artistike me solistë shqiptarë dhe të huaj.   ‘Rigoletto’, do të vijë për publikun në datat 21, 23, 24 dhe 25 Janar 2016 – thuhet në njoftimin për shtyp, ndërsa provat kanë nisur në ambientet e TKOB –it, edhe pse ishte parashikuar që trupa e artistëve dhe stafi administrativ të lëvizte prej godinës qysh prej 1 janarit, kur do të nisnin edhe punimet. Por në njoftim nuk bëhet e ditur nëse publiku do e shijojë këtë shfaqje ku interpretojnë solistë si Linda Kazani,Vikena Kamenica, Gocha Abuladze , Ylber Gjini, Ramona Tullumani etj., ndërsa vihet re edhe rikthimi i tenorit Armaldo Kllogjeri, i cili u largua nga TKOB dy vjet më parë. Kjo opera vjen nën dirigjimin e J.Manuel Busto–s.

Verdi ia lë vendin një tjetër italiani si Vincenzo Bellini, me operan “ i Capuleti e i Monteçhi” . Dashuria më e famshme dhe më fatkeqe në historinë e artit si ajo e Romeos dhe Zhuljetës vjen për publikun në muajin mars – përkatësisht në datat 20, 24, 26, 27 mars – nën regjinë e turko-zviceranes Ailyn Bozok dhe dirigjimin e Elda Laros. Gjatë këtij sezoni vihet re se pjesën më të rëndësishme të tij e zë baleti. Rikthehet “Arrëthyesi” i kompozitorit Çajkovski me koreografi të Ilir Kernit, i vënë në skenë më 2009–ën , i cili do të interpretohet nga trupa e baletit të këtij teatri. Po ashtu do të rikthehen shfaqjet e baletit që tashmë janë pjesë e repertorit të TKOB –it, si “Ballo e Diplomës” dhe “La Sylphide”. Po ashtu vihet re rikthimi i koreografit me famë botërore Angjelin Prelocaj me “La Stravaganza & Noces”, vetë Prelocaj ishte i pranishëm në Tiranë dhjetorin e kaluar kur ky balet u vu në skenë. Po ashtu edhe koreografi bashkëkohor  Daniel Cardoson vjen sërish me dy shfaqjet e tij “4 Pieces” dhe “Impact & Table”. Nuk do të mungojnë turnetë jashtë vendit edhe këtë sezon, ku trupa e baletit pas turneve të fundit në Itali e Gjermani – ku edhe u vlerësuan nga kritika e media e këtyre vendeve – do të udhëtojnë drejt Serbisë me “La Stravaganza & Noces”.Në fushën koncertore do të vazhdojë cikli, i cili ka si synim të ringrejë Orkestrën e Dhomës së TKOB, si dhe të sjellë për publikun muzikën e dhomës. Cikli që u hap në dhjetor të 2015–ës , do të vazhdojë në janar dhe në prill duke iu përmbajtur konceptit të angazhimit të instrumentisteve të TKOB, solistëve por edhe këngëtareve lirikë që kanë qenë pjesë e masterklasit të mbajtur në TKOB. Nëntë koncerte janë parashikuar për këta tre muaj në skenën e TKOB –it, e po ashtu nuk do të mungojnë shfaqjet e Ansamblit Popullor . Një tjetër masterklas si ai i zhvilluar gjatë muajit tetor të vitit të kaluar , e nisur nga sopranoja Ermonela Jaho për këngëtarët lirikë do të mbahet edhe këtë sezon nën drejtimin e Angelo Gabriellit, ku nuk do të mungojë koncerti përmbyllës.

Në pritje të rikonstruksionit

Pasi u bë e ditur nga Ministria e Kulturës se Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do i nënshtrohej rikonstruksionit aq të domosdoshëm dhe të munguar në thuajse 60 vjet jetë të kësaj godine, drejtori Ilir Kerni entuziast për këtë vendim që do e shihte skenën të shndërruar me një fytyrë e kushte europiane u shpreh se në TKOB kishte një plan sesi do të lëvizej që prej 1 janarit të këtij viti. Ishte menduar që trupa e artistëve të operas, baletit dhe ansamblit popullor të mos vendosej vetëm në një godinë alternative por të lëvizte në skena të ndryshme në të gjithë Shqipërinë. Por njoftimi për shtyp nuk lajmëron zhvendosjen e trupës e as të shfaqjeve artistike të këtij sezoni. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një intervistë për të përditshmen ‘Shekulli’ është shprehur se projekti për rikonstruksionin e godinës së TKOB–it aktualisht është duke u punuar nga një konsorcium studiosh projektuese vendëse dhe të huaja. Projekt të cilin ministrja e ka cilësuar të vështirë, pasi mungojnë përvojat në ndërtimin e skenave të tilla në Shqipëri. Studioja e angazhuar për realizimin e projektit në fjalë është “Kahle Acoustics” e njëjta studio që ka projektuar disa nga teatrot më modernë në botë, përfshirë edhe Sallën e Koncerteve të Filarmonisë së Parisit . Ministrja ka bërë me dije se projekti do të dorëzohet në javët e para të këtij viti, ndërsa puna për zbatim do të nisë menjëherë. Pritet të shihet se kur do të nisë rikonstruksioni dhe sesi do të lëvizë trupa artistike e TKOB-it dhe ku do të vendosen ata për shfaqjet artistike të këtij sezoni të ri.

Suadela Balliu

Si mund të hysh në Republikën e Spaçit?!

$
0
0

Republika e Spaçit - Cover“Nëse vendi ynë do të kishte patur Shkollë Mendimi, Spaçi dhe probleme të tjera të së shkuarës apo aktualitet do ishin sqaruar prej kohësh”, – thotë Julian Bejko, një prej ideatorëve që sjell sot në mbrëmje në Muzeun Historik, filmin dokumentar “Republika e Spaçit”, së bashku me Dritan Karadakun

Dy pedagogë të fakultetit të Shkencave Sociale phD Julian Bejko dhe phD Dritan Karadaku së bashku me studentët e tyre kanë projektuar një film-dokumentar në kampin famëkeq të Spaçit. Filmi është quajtur “Republika e Spaçit” dhe shfaqet sot në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Një afri kontekstuale me veprën e njohur të Platonit, ku preken çështje të ndryshme të shoqërisë: njeriu, arti, shpirti, politika, ligji, shteti për dy pedagogët edhe Spaçi si fenomen e kanë vendosur në një kornizë, siç thonë më të gjerë dhe shtrirje historike, ku debati themelor është mbi republikën, drejtësinë, edukimin, të drejtat e njeriut, shkelja dhe abuzimi i të cilave mund të prodhojë një Spaç si vend pune të detyruar, burgosjeje, përjashtimi, skllavërimi, poshtërimi, vdekjeje – ngjarje të cilat nuk ishin të izoluara aspak aty por në mbarë vendin, pra në gjithë republikën e ashtuquajtur popullore, komuniste, socialiste, “demokratike”.Vështruar në katedra e universitete,dhe sidomos nëse trajtimi bëhet si shkollë sociologjike, Bejko thotë se ende mbeten në fillesat për këtë disiplinë krahasuar me vendet perëndimore. “Nëse vendi ynë do të kishte patur Shkolla Mendimi, Spaçi dhe probleme të tjera të së shkuarës apo aktualitetit do të ishin sqaruar prej kohësh”, – thotë Bejko në intervistën e mëposhtme.

Pse republika e Spaçit, dhe pse vjen kjo nga shkolla e sociologjisë?

Termi Shkollë e Sociologjisë është njëfarë peshe e madhe për disiplinën e sociologjisë në Shqipëri e cila është ende në fillesat e saj, krahasuar me shkollat, përvojat dhe rrymat e sociologjisë në vendet perëndimore. Nëse vendi ynë do të kishte patur Shkolla Mendimi, Spaçi dhe probleme të tjera të së shkuarës apo aktualitetit do të ishin sqaruar prej kohësh. Dua të them që ky film-dokumentar nuk vjen si shtytje e një Shkolle por si detyrë dhe aktivitet i punës sonë personale kërkimore dhe akademike por dhe si qytetarë të kësaj shoqërie.

E kemi titulluar Republika e Spaçit nisur nga vepra e mirënjohur e Platonit “Republika”, në të cilën preken çështje të ndryshme të shoqërisë, njeriut, artit, shpirtit, politikës, ligjeve, shtetit etj. Spaçin si fenomen e kemi vendosur në një kornizë më të gjerë dhe të shtrirë historike, ku debati themelor është mbi republikën, drejtësinë, edukimin, të drejtat e njeriut, shkelja dhe abuzimi i të cilave mund të prodhojë një Spaç si vend pune të detyruar, burgosjeje, përjashtimi, skllavërimi, poshtërimi, vdekjeje – ngjarje të cilat nuk ishin të izoluara aspak aty por në mbarë vendin, pra në gjithë republikën e ashtuquajtur popullore, komuniste, socialiste, “demokratike”.

Çfarë konteksti mban dokumentari si ngjarje, fakte apo si fenomen social?

Ajo çka kemi realizuar është një gjenealogji zërash, tingujsh, pamjesh, kuptimesh, mbishkrimesh. Kemi ngjizur disa dimensione në një bosht që në fokus kanë rrugën dhe produktin e një marrëzie të tmerrshme, e analizuar me tonalitete dhe ritme tejet variabël të ndërthurura me anën e filozofisë, poezisë, muzikës dhe shumëllojshmërisë së zërave narrativë. Është një gërmim apo gjurmim i ngjarjeve dhe fenomeneve të ndryshme të historisë sonë.

Falë imazheve video dhe fotografike kemi përmbledhur pak a shumë pjesën më të madhe të asaj që Spaçi është sot, për t’i treguar shoqërisë atë që ndodhet fare pranë nesh dhe që për shumë kohë e kemi menduar Spaçin si një vend që ndodhet në ndonjë galaktikë tjetër.

A mendoni se këto ngjarje që lidhen me të shkuarën diktatoriale mbajnë interes, sidomos në njohjen e historisë në një aspekt sociologjik, se ç’ishin këto vuajtje, pra a mundet këto ngjarje të tërheqin të rinjtë, brezat?

Spaçi është ende aktual si shqetësim dhe çështje që duhet diskutuar. Historia e tij është pjesë e një historie më të madhe, shtetërore dhe shoqërore, studimi i së cilës kërkon kujdes të veçantë, metodologji dhe bashkëpunim mes shumë fushave dhe studiuesve.

Mbase është detyra e të tjerëve të flasin konkretisht për vuajtjet e atjeshme, të flasin për kalvarin e “jetës së përditshme” dhe për këto është shkruar e botuar.

Si erdhi ideja e këtij dokumentari, pse me studentët?

Idetë e mira ndonjëherë janë si fiqtë e ditëve të fundit të verës, që kërkojnë kohë dhe diell të piqen më tej, t’iu plasaritet lëkura dhe të të ftojnë t’i shijosh. Prej kohësh në fakt, fill pas kthimit tonë nga studimet në Paris, hapëm një traditë të re në Fakultetin e Shkencave Sociale, UT dhe përgjithësisht për disiplinat shoqërore duke projektuar filma të integruar në kuadrin e mësimdhënies. Më pas vendosëm të krijonim lëndë të analizës dhe kritikës së imazhit në nivelin master, krahas studimit dhe botimit të dy vëllimeve mbi shoqërinë shqiptare të shek. XX, nisur nga kinemaja e regjimit diktatorial (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, II, 2012, 2013). Vetvetiu erdhi dëshira për të shkuar në krijimin e një ligjërimi filozofik, sociologjik, antropologjik dhe historik me anën e imazheve dhe jo librave. Kinemaja është një pasion i vjetër i yni ndaj menduam të gërshetonim në formë eksperimentale, një zhanër disiplinash dhe artesh. Dëshirojmë të theksojmë se kjo përvojë ishte unike si për Dritanin dhe mua, pasi e kemi realizuar vetë që nga idetë, skenari, skicimet, interpretimet, xhirimet, zërat narrativë, montazhi, përzgjedhjen e tingujve dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me bërjen e një filmi-dokumentar i cili do të shfaqet si premierë në ambientet e një institucioni kaq të veçantë siç është Muzeu Historik Kombëtar.

Studentët e sotëm janë lindur në fillimet e viteve 1990 dhe kontakti i tyre me diktaturën nuk është i drejtpërdrejtë, prandaj është e nevojshme që ata të njohin të shkuarën e vendit dhe shoqërisë së tyre. Është një ndër kushtet e një edukimi të mirë dhe të drejtë. Sa për studentët tanë me të cilët kemi vizituar Spaçin, janë përfshirë në dokumentar dhe kanë vetëfinancuar udhëtimin ashtu si dhe ne; pa pjesëmarrjen e tyre, dokumentari humb atë që humb shoqëria pa të ardhmen. Jemi befasuar nga reagimet dhe reflektimet e studentëve, por mbi të gjitha recitimi i tyre i vargjeve të “Fjalëve të Qiririt”, në Spaç, i jep shpresë dhe forcë të ardhmes.

Intervistoi: V. Murati

Janari pa botime: Biblioteka Kombëtare nuk jep ISBN

$
0
0

ISBNNë dy javët e para të vitit 2016 nuk është shënuar asnjë titull i ri i botuar. Kjo për shkak se Agjencia e ISBN pranë Bibliotekës Kombëtare nuk ka lëshuar asnjë numër ISBN për këtë vit. Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë ditën e djeshme në një njoftim për mediat, ku ata shprehin shqetësimin për bllokimin e botimeve të reja. Shtyrja sipas Agjencisë lidhet me disa përmirësime ligjore në dokumentacion, gjë që e tejkalon kompetencën e Bibliotekës Kombëtare

Në dy javët e para të vitit 2016 nuk është shënuar asnjë titull i ri i botuar. Kjo për shkak se Agjencia e ISBN pranë Bibliotekës Kombëtare nuk ka lëshuar asnjë numër ISBN për këtë vit. Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë ditën e djeshme në një njoftim për mediat, ku ata shprehin shqetësimin për bllokimin e botimeve të reja.

Në këtë njoftim thuhej se nga Agjencia në fjalë botuesit janë bërë me dije se puna është bllokuar nga Ministria e Kulturës, e cila po ndërmerr disa ndryshime ligjore.

“Askush nuk ka të drejtë të pezullojë veprimtarinë botuese në Shqipëri dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë pezullime apo ndryshime pa njoftuar qysh më parë. Kjo situatë është shumë e rëndë dhe e paprecedentë” – thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndryshimet në fjalë po bëhen pa pasur asnjë dialog paraprak me botuesit shqiptarë, ku sipas tyre për ndërhyrje në punë e pavarur të subjekteve që zhvillojnë veprimtari ekonomike në Republikën e Shqipërisë, duhet të nisnin bisedimet të paktën tre apo katër muaj më parë se të kryhen ndryshimet.

“Ndryshimet ligjore duhen biseduar më parë me profesionistët e sektorit dhe me organizatat që i përfaqësojnë ata (siç parashikojnë edhe ligjet), për të mos u shkaktuar shqetësime në punën shumë të vështirë që bëjnë” – vijohet në njoftim.

Shoqata e botuesve kundërshton masat e përgatitura pa u këshilluar më parë më grupin e interesit, ku për të marrë numrin e ISBN duhet dorëzuar në Agjencinë e ISBN –së kopja e librit në letër ose në format elektronik, ku përveç kostos financiare shtohet edhe rreziku i piratimit në rastin e formatit elektronik, si edhe shkel privatësinë dhe konfidencialitetin e punës botuese.

Në këtë njoftim botuesit kundërshtojnë dorëzimin e materialeve të pabotuara në zyrat e Bibliotekës Kombëtare, madje shprehen se do të luftojnë edhe për të ndryshuar atë pikë të ligjit mbi librin dhe bibliotekat dorëzimi i pesë kopjeve pa pagesë në këtë institucion. “Nuk duhet të lejojmë asnjë ndryshim që cenon pavarësinë tonë profesionale dhe dëmton interesat tona ekonomike. Të bëhemi të gjithë bashkë kundër arbitraritetit dhe të forcojmë bashkëpunimin e frymën e dialogut”, mbyllet njoftimi.

Po dje ka reaguar edhe Biblioteka Kombëtare, e cila ka bërë publike njoftimin që Agjencia e ISBN–së u ka nisur shtëpive botuese shqiptare për t’i lajmëruar se kjo agjenci do e ofrojë shërbimin e saj për të lidhur kontratat e përvitshme me qëllim pajisjen tuaj në vijim me ISBN dhe CIP duke filluar nga data 18 janar.

Shtyrja sipas Agjencisë lidhet me disa përmirësime ligjore në dokumentacion, gjë që e tejkalon kompetencën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Kjo agjenci ka bërë me dije se duke nisur nga 2016, dhënia e ISBN-së për çdo botim do të shoqërohet edhe me dhënien e CIP-it (katalogimi i librit në botim).

Sipas kësaj agjencie kjo mbështetet në pikën 7 të nenit 27 të Ligjit nr. 8567, dt. 3.2.2000 “Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili shprehet se Biblioteka Kombëtare “Kryen katalogimin e librit për botim”. Sipas nenit 21, germa “j” të Ligjit nr, 9616, dt. 27.9.2006 “Për librin në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili shprehet: “Në çdo botim të botuar dhe të shtypshkruar në Republikën e Shqipërisë duhet të shënohen dëftuesit e mëposhtëm:….j) katalogimi në botim (CIP)…”.

Kjo do të thotë se botuesit për t’u pajisur njëherazi me ISBN dhe CIP, duhet të dorëzojnë paraprakisht pranë kësaj agjencie një kopje të materialit tuaj për botimin të printuar ose në format elektronik.

Sipas Bibliotekës CIP-i (katalogimi në botim) është një praktikë ndërkombëtare, detyrim ligjor i BKSH-së që rrjedh nga ligjet e sipërcituara, dhe nënkupton pajisjen e librit me: përshkrimin bibliografik; klasifikimin; fjalët kyçe, ISBN etj., çka shërben dhe do të shërbejë edhe më fort për sistemin kombëtar e atë ndërkombëtar.

Biblioteka ka siguruar se asnjë ligji për librin dhe bibliotekat si ai i vitit 2000 ashtu edhe ai i vitit 2006 nuk kanë ndryshuar dhe se nuk ekzistojnë propozime për t’i ndryshuar, porse bëhet fjalë vetëm për një  përditësim të dokumentacionit (kontrata dhe formulari tip) dhe jo të ligjit të sipërcituar, por të shkresave zyrtare që ndërtojnë marrëdhënien mes Agjencisë së ISBN-së dhe botuesve.

Në njoftimin e Bibliotekës thuhet se pas kësaj shpalljeje nuk është depozituar asnjë ankesë apo kërkesë për shpjegime të mëtejshme.

Duke paraqitur shembuj nga Biblioteka e Shqipërisë si edhe Biblioteka e Kongresit Amerikan në lidhje me katalogimin për botim, sqarohet se ky shërbim kryhet brenda 24 orëve , afat kohor ky që shmang frikën e botuesve për piraterinë. Dorëzimi i librit në format letër apo elektronik është i domosdoshëm për realizimin e detyrimin ligjor, siç është katalogimi për botim, gjë që lë të kuptohet se ky vendim është marrë tashmë, pa e diskutuar më parë me botuesit.

Ex Libris i Konicës, një përgjigje e amanetit të zhdukur

$
0
0

bibliotekeeU dorëzuan në Bibliotekën Kombëtare vetëm katër libra “Psallme murgu” të Asdrenit, “Popolo, lingua e letteratura albanese” e Gaetano Petrotës, edicioni luksoz i “Lahutës së Malcis” si dhe etiketa “Ex libris”

Konica është një tjetër personalitet i viteve ’30, pas Mit’hat Frashërit që lë amanet librat për të pasuruar Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Fati i Konicës në emigrim ka kaluar në një aventurë kur për herë të parë dje, kanë mbërritur vetëm katër libra nga dy mijë e zhdukur që numëronte biblioteka e tij personale, si duket nga historia e Agron Alibalit, ia kishte lënë amanet me gojë, sekretares së tij Charlotte Graham

Nga Agron Alibali

Po dorëzoj këtu, në gjirin e Bibliotekës Kombëtare, katër libra nga biblioteka e humbur private e Faik Konicës. Historia e këtyre librave është e gjatë dhe e çuditshme. Faik Konica ndërroi jetë natën e 15 dhjetori 1942 në apartamentin e tij në kryeqytetin amerikan. Siç  shkruante atëherë sekretarja e tij, Charlotte Graham dhe sikurse e konfirmonte Fan Noli më pas, Konica la si amanet që e gjithë biblioteka e tij e pasur dhe e rrallë t’i lihej trashëgim Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

Faiku nuk pati fëmijë dhe nuk la asnjë trashëgimtar në ShBA. Librat ishin një ndër pasionet dhe dashuritë e Konicës. Fill pas vdekjes dhe deri në prag të vitit tëri 1943, Federata panshqiptare “Vatra” ndërmori punën e vështirë të mbylljes së hesapeve të fundit të Faikut dhe mori në dorëzim e vuri në ruajtje edhe bibliotekën e tij të madhe prej mbi 2000 blenjsh.

Pas mbarimit të Luftës së II Botërore, të 32 arkat me libra u transportuan dhe u vendosën në mjediset e  Katedrales së Shën Gjergjit në Boston. Kemi arsye të besojmë se librat qëndruan atje të paktën deri sa ndërroi jetë Fan S. Nolin në vitin 1965.

Më pas gjurmët e bibliotekës humbin. Ndofta vrulli i pamëshirshëm i kohës bëri punën e vet. Në monografinë për Faik Konicën që po përfundoj do ta shpjegoj më hollësisht, por këtu mund të them sa më poshtë:

Interesi im për Konicën u nxit gjatë kohës që studioja në Shkollën e Drejtësisë së Universitetit të Harvardit në vitin 2000. Në bibliotekën e famshme të universitetit pata rastin të takohem me botimin e plotë të revistës së famshme “Albania”. Në raftet me koleksionin e pasur të librave shqip gjeta dhe historinë e Shqipërisë së Ndoc Nikajt. Brenda bleut të rrallë ishte një kartë e shkruar nga dora e Faik Konicës, ku ai komentonte me mprehtësi për mënyrën e botimit. Ndërkohë që kisha filluar të koleksionoj libra të rralla shqip, të gjetura në bibliotekat e brezit të vjetër të shqiptarëve në Boston, raportet e sekretares personale Charlotte Graham të Konicës më tërhoqën veçanërisht vëmendjen, sidomos pohimi i prerë se Konica kishte lënë gojarisht si amanet që biblioteka e tij e rrallë t’i lihej trashëgim Bibliotekës Kombëtare në Tiranë.

Kjo sillte menjëherë pyetjen: po ku janë, ku gjinden vallë këto libra? Dy mijë libra nuk mund të zhduken pa lënë gjurmë!

Duke qenë se jetoja fare pranë vendit të fundit ku ato ishin ndodhur, fillova të hulumtoj menjëherë. Mirëpo askush nuk dinte me siguri se ku kishin përfunduar ato. Megjithatë, nga kancelari i kishës Ortodokse Shqiptare të Amerikës, Fort i Përndershmi Arthur Liolin, mësova të dhëna të rëndësishme për të identifikuar librat e Konicës. Me vlerë të posaçme ishte indicia e shtampës së veçantë, EX Libris F.K, që Faiku e vendoste në kapakun e brendshëm të çdo libri.

Thuhet se suksesi është rrjedhojë e punës, ngulmit dhe fatit. Më 1 maj 2004, pata rastin të identifikoj në zyrat e Vatrës, në Nju Jork, librin e parë nga biblioteka e humbur e Faik Konicës. Ishte botimi i studiuesit arbëresh Gaetano Petrotta në italisht. Ndofta ky fakt mund të ketë ndikuar që libri të jetë ruajtur.

Provat në librin e Petrottës ishin të pakundërshtueshme: aty ishte shtampa e famshme, si dhe një përkushtim i ngrohtë i autorit për Faikun. Agim Karagjozi, kryetar i atëhershëm i Vatrës, i cili menjëherë më autorizoi të tërhiqja librin kundrejt vërtetimit përkatëse.

Mirëpo kërkimi nuk u përqendrua vetëm në Boston. Prof. Nasho Jorgaqi në Tiranë, më sugjeroi të lidhesha me Sara Panaritin, të venë e Qerim Panaritit, ish Sekretarit të Vatrës dhe ish-kryeredaktor i “Diellit”. Z. Panariti kishte botuar në vitin 1957 veprën e Faikut, “Kopshtin Shkëmbor”.

Sarën nuk munda ta takoj në gjallje. Dy vjet më vonë, ajo ndërroi jetë në Masaçusests. Gjithnjë i interesuar për libra të rralla shqip, menjëherë pyeta administratorët e pasurisë nëse znj. Panariti kishte lënë ndonjë libër. Në tufën e librave që ata më dhanë identifikova edhe tre libra të tjerë nga biblioteka e humbur e Faikut.

Mirëpo libri nuk është vetëm përcjellje kumti, por edhe vlerë historike. Në ato tre blenj të Faikut gjeta të bashkoheshin Asdreni, Gjergj Fishta, Margaret Hascluck, Lef Nosi, Mahir Domi, e shumë personalitete të tjerë.

Në 20 prill 2009 mbajtëm një veprimtari në Universitetin e Harvardit, pikërisht tek shkolla pasuniversitare e Arteve dhe Shkencave ku kishte studiuar Konica. Atje shpallëm publikisht për herë të parë katër librat nga biblioteka e humbur e Faik Konicës.

Dihet se në kodin gjenetik të shqiptarit amaneti është i shenjtë. Pyetjes së At Artur Liolinit në aktivitetin e Harvardit se ç’do të bëja me katër librat e gjetura iu përgjigja se ato do t’i dorëzoheshin Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. Së afërmi, shpresoj, të sjellë në gjirin e Bibliotekës edhe pjesën tjetër ende të pagjetur të bibliotekës së humbur të Faik Konicës, duke çliruar kësisoj peshën e rëndë të amanetit të papërmbushur të Faik Konicës.

 

Për herë të parë dorëzohen librat e Konicës në BK

Katër libra të bibliotekës private të Faik Konicës, e konsideruar e humbur, iu dhuruan dje Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë nga studiuesi Agron Alibali, gjatë një ceremonie të veçantë që u zhvilluan në mjediset e BKSH me pjesëmarrjen e studiuesve, historianë si dhe punonjës të saj. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, prof. dr. Persida Asllani, gjatë fjalës së saj theksoi se “këtë dorëzim të parë në BKSH, e shohim si një akt themelues për të vijuar më tej me plotësimin e amanetit të Konicës, Biblioteka e famshme, ende e humbur e të cilit numëronte rreth 2000 tituj”. Librat janë gjetur në SHBA nga puna kërkimore shumëvjeçare të studiuesit Agron Alibali dhe, në përgjigje të amanetit të vetë Konicës, sot i besohen Bibliotekës Kombëtar.“Psallme murgu” të Asdrenit, “Popolo, lingua e letteratura albanese” e Gaetano Petrotës, edicioni luksoz i “Lahutës së Malcis” dhuruar po me dedikim latinisht nga vetë Gjergj Fishta janë vlerësuar dje si bartës afektesh të shumëfishta. Librat e gjetur prej bibliotekës së Konicës bartin etiketën e famshme “Ex Libris” dhe autografe dedikuese të autorëve për vetë Konicën, të cilat janë edhe një e veçantë identifikuese e kësaj biblioteke të famshme. Studiuesi Agron Alibali së shpejti do të botojë edhe një monografi për Faik Konicën, mbështetur edhe në arkivën e tij diplomatike të zbuluar para disa kohësh në Itali. Prezantimi për herë të parë të këtyre librave të çmuar u shoqërua edhe me ekspozimin e një pjese modeste të fondit arkivor të BKSH-së, të gazetës “Albania”, letërkëmbimit të Faik Konicës me at Shtjefën Gjeçovit si dhe botime të disa prej vepra të tij.

Foto: Kina shfaq për besimtarët mumjen e murgut, që do të kthehet në statu ari

$
0
0

Për kulturë dhe traditë.

Shumëkush ndoshta do të mbetet i befasuar (ose do t’i duken pamjet të “forta”), por në atë pjesë të botës është një zakon pas së cilës fshihet një respekt i madh për burrat dhe për vdekjen.

Trupi i mumifikuar i një murgu kinez iu është shfaqur besimtarëve gjatë një ceremonie fetare në Tempullin e Puzhou, në Quanzhou të Kinës.

Bëhet fjalë për Fu Hou, i lindur më 1919, murg që prej moshës 13-vjeçare i cili vdiq në vitin 2013, në moshën 94-vjeçare.

Trupi, i ruajtur brenda një vazoje mortore, në momentin e hapjes dukej ende tërësisht i plotë.

Ka qenë vetë Fu Zhou përpara vdekjes së tij që kishte shprehur dëshirën që të mumifikohej në pozicionin këmbëkryq.

I konsideruar si një fetar i madh nga dishepujt e tij, në shenjë respekti dhe sipas traditës, trupi i tij do të mbulohet me ar dhe do të kthehet në një statu budiste, e cila pasi të përfundojë do të vendoset në sallë e shenjtorëve në Pekin.

mumje

Cina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monacoCina, mostrato ai fedeli i il corpo mummificato del monaco


”Shok” nominohet për statujën e artë, I pari film shqiptar në garë për “Oscar”

$
0
0

shok

Filmi “Shok” shkon në Oscar. Është hera e parë për filmin shqip që përfaqesohet në një nga ngjarjet më të rëndesishme të kinematografisë botërore.

Bashkëprodhimi kosovaro-britanik nominohet për të fituar statujën e artë në kategorinë e filmit më të mirë të metrazhit të shkurtër. Ai është përzgjedhur si një nga pesë prodhimet më të mira në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar, në 28 Shkurt në Los Angelos.

Me regji dhe skenar të Jamie Donoughe dhe producentë Eshref  Durmishi e Harvey Ascott, “Shok” është mbështetur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

I cilësuar si bileta e parë për “Oscar”, filmi trajton temën e luftës në Kosovë në fillim të viteve 90. Është historia e miqësisë së dy djemve, që vihet në provë teksa bëjnë betejen e tyre për t’i mbijetuar luftës mes shqptarëve të Kosovës dhe serbëve.

Aktorët Fisnik Ademi, Aurita Agushi, Andi Bajgora, Eni Cani e të tjerë janë të gjithë nga Kosova.

“Do ta keni përkrahjen e shtetit, komunitetit artistik dhe mbarë Kosovës” shkruan në faqen e tij në Facebook, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky konkurim përbën një hap të madh, tashmë që Akademia Prestigjoze e Çmimeve Oscar i hap dyert filmave kosovarë.

Tv Klan

Opera Rigoletto: Largohet Armaldo Kllogjeri

$
0
0

kllogjeriPas ditësh prova,  mësohet se tenori Kllogjeri është larguar, ndërsa motivet thuhet të kenë qenë për shkak të parregullsisë së  këtij të fundit në prova. Regjisori i shfaqjes Nikolin Gurakuqi shprehet se Kllogjeri prej dy ditësh mungon në prova  dhe se në vend të tij po vijohet me dublantin italian, ndërsa  drejtorja artistike e  këtij institucioni, Abigela Voshtina përgjigjet se nuk është në dijeni se tenori Armaldo Kllogjeri është larguar…ndërsa as tenori nuk ka dashur të rrëfejë arsyet e këtij largimi, megjithëse e ka pohuar se nuk është më pjesë e kastës së solistëve të  “Rigoletto” . 

“Rigoletto”, kryevepra e Giuseppe Verdit  është  opera që çel edhe sezonin e ri artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, e cila vjen në regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe dirigjimin e J. Manuel Busto–s.

Regjisori Gurakuqi, i cili e ka vënë edhe dy herë të tjera në skenë – përkatësisht  më ’94 dhe  2005, ka zbuluar se në premierën e 21 janarit do të vijë me një koncept dhe produksion krejt të ri si edhe me dy trupa artistike, njëra shqiptare dhe njëra me solistë italianë, ndërsa në njoftimin  për shtyp që lajmëronte kalendarin e ri të TKOB –it për këtë sezon vihej re edhe rikthimi i tenorit Armaldo Kllogjeri  në kastën e  operas “Rigoletto”, i larguar dy vjet më parë nga  ky teatër.

Pas ditësh prova  mësohet se tenori Kllogjeri është larguar, ndërsa motivet thuhet të kenë qenë për shkak të parregullsisë së  këtij të fundit në prova.

Regjisori i shfaqjes Nikolin Gurakuqi shprehet se Kllogjeri prej dy ditësh mungon në prova dhe se në vend të tij po vijohet me dublantin italian, i cili ka interpretuar  më herët  në Operan “La Boheme”, por  nuk është në dijeni nëse  tenori shqiptar ka vendosur të largohet nga kasta përfundimisht, duke shtuar se artisti ka një raport administrativ me drejtorinë e TKOB–it.

E pyetur për motivet e largimit të Kllogjerit, drejtorja artistike e  këtij institucioni, Abigela Voshtina përgjigjet se nuk është në dijeni se tenori Armaldo Kllogjeri është larguar, ndërsa as tenori nuk ka dashur të rrëfejë arsyet e këtij largimi, megjithëse e ka pohuar se nuk është më pjesë e kastës së solistëve të “Rigoletto”. Nuk dihet nëse është vendim që e ka marrë vetë tenori apo ka qenë shkak mungesa e tij në prova në ditët e fundit që ka çuar në largimin e tij.

Në  operan “Rigoletto” e cila do të vijë  për publikun  më 21, 23, 24 dhe 25 janar  interpretojnë solistë si Linda Kazani, e cila interpreton Xhildën, Vikena Kamenica, Gocha Abuladze, Ylber Gjini, Ramona Tullumani etj.

Rigoletto është opera me tri akte e kompozitorit italian Giuseppe Verdi dhe me libret të   Francesco Maria Piave. Premierën, kjo opera e pati në teatrin e famshëm “La Fenice” në Venezian e 11 marsit të vitit 1851. Bazuar  në dramën e debatuar të Hugosë shkruar më 1932 –shin “Le Roi s’amuse” (Mbreti kënaq veten), opera e Verdit gati sa nuk u hoq nga skena prej censurës. Me Rigoletto-n ai arriti një nivel të ri në karrierën e tij. Aria më e njohur e kësaj opere është “La donna è mobile”, në të cilën gruari Duka i Mantovës  reflekton mbi paqëndrueshmërinë e grave.

Në Mantovën e shekullit të 16 , në shtëpinë e Dukës  së paturp, vajza e Kontit Monterone dashurohet me  ëmbëlsinë e fjalëve të Dukës, ndërsa konti  inatoset me dukën për këtë. Rigoletto-ja, klouni i oborrit të Dukës, e bën Kontin objekt talljeje, ndërsa konti i kthehet “Ti tallesh me vuajtjen e një ati. Qofsh i mallkuar!”.  Rigoletto-ja trishtohet nga mallkimi, pasi ka një vajzë të fshehtë,  Xhildën e cila e ka njohur tashmë Dukën në kishë.  Duka e mashtron duke u shtirur si  student i varfër, ndërsa ajo bie në dashuri me të. Vartësit e Dukës e rrëmbejnë atë me urdhër të  shefit të tyre.  Në aktin e dytë, Rigoletto-ja  zbulon se e bija është rrëmbyer, e ndërsa shkon në shtëpinë e Dukës e gjen të bijën atje. Xhilda i shpjegon se ka rënë në dashuri, por disa të huaj e detyruan të shkojë në shtëpinë e Dukës, i cili e fyeu.  Kjo e inatos  Rigoletto-n, i cili  vendos ta vrasë  Dukën.

Në aktin e tretë, Duka përpiqet të joshë Maddalena-n, motrën e menaxherit Sparafucile. Rigoletto-ja i kërkon Sparafucile-s ta vrasë Dukën në këmbim të një shume të madhe parash. Ai përpiqet ta vrasë Dukën, por ndalet nga Maddalena, sepse edhe ajo ka rënë në dashuri me Dukën. Duke qenë se ai ka marrë para duhet patjetër të vrasë dikë për të dorëzuar një trup. Xhilda dëgjon bisedën dhe vendos të jetë ajo zëvendësuesja. Rigoletto-ja merr një thes nga Sparafucile, i cili i ka thënë se është trupi i Dukës. Ndërsa ai kontrollon trupin zbulon se mban në duar kufomën e së bijës, ndërsa mallkimi është përmbushur.

Sipas regjisorit Gurakuqi  subjekti i veprës zhvendoset. Subjekti zhvendoset në ditët tona dhe trajton perversionet e Dukës dhe oborrtarëve që viktimizojnë të pafajshmit siç është  Xhilda dhe fundi i saj tragjik…

S.Balliu

Drama e ndaluar: Gjendet “Njolla e Murrme”

$
0
0

njollat e murrmeRikthehet drama “Njollat e murrme”, shkruar nga Minush Jero, e vënë në skenë nga Mihallaq Luarasi në vitin 1968. Një ditë pas nderimit me Flamurin e Festivalit IV të Teatrit, Enver Hoxha jep urdhër për ndalimin e dramës si manifestim i liberalizmit. Autorët dënohen me burg. Në dhjetor, në Festivalin e Artit të Ndaluar, mbajtur në Bunker Art, përkujtohet drama vetëm si axhendë, shoqëruar me rigjetjen e dorëshkrimit të veprës, për të cilën deri tani askush nuk kishte dijeni. Lajmin e jep regjisori i saj, duke bërë publike për herë të parë edhe foton unike nga drama, ku luan Edi Luarasi dhe Vangjush Furrxhi

Nga Violeta Murati

Do të mjaftonte veç një nga shembujt e shumtë, ai i dramaturgut M. Jero, për t’u bindur. Gjithë Shqipëria e asaj kohe e mori vesh fatin e Minush Jeros, autorit të dramës “Njollat e murrme”, jeta e të cilit u shkatërrua ngaqë në premierën e dramës shkuan Enver Hoxha me të shoqen. Pas zemërimit të tij kundër dramës, autori bashkë me regjisorin njohën internimin, burgun, ferrin…Rasti për të cilën Kadare shprehet më lart, i takon vitit 1968 kur një shfaqje teatri po dilte nga binarët e estetikës socrealiste, dhe po denonconte në ironi, se rruga e komunizmit nuk ishte ajo që po ndërtonte diktatori. Pas afro 50 vjet, regjisori i dramës Mihallaq Luarasi, pak ditë më parë jep njoftimin se është rigjetur dorëshkrimi i veprës “Njollat e murrme” dhe se kishte një rast për ta rivënë në skenë, si fragment. Nga ana tjetër dosja Jero nuk ka më asnjë enigmë, pse u dënua. Ka qenë një proces i hapur kur të dy autorët e saj kanë pranuar fajësinë se goditën vijën e partisë. Por, kjo shfaqje nuk arriti as në këto 25 vjet të vihej në skenë duke menduar se teksti nuk ekzistonte. Luarasi na thotë se është befasuar kur ka parë dorëshkrimin, por nuk di të thotë nëse ishin individë apo Arkiva që e zbuluan, madje edhe familja e ka mohuar ekzistencën e dramës. “Ata nuk e kanë pranuar se kanë kopje, e motra e Minushit nuk e pranonte”, -thotë Luarasi. Në dhjetor, Festivali i Artit të Ndaluar ka zbuluar këtë dorëshkrim duke ia bërë të njohur regjisorit, po pa pjesëmarrjen e tij. Ky i fundit thotë për gazetën “Mapo” se dorëshkrimi ishte i shkruar mjaft keq më makinë shkrimi. E quan mizerabël. Ndërsa për herë të parë njoftohet dhe ekzistenca e një fotoje të rrallë, të vetme nga shfaqja e dramës, e ruajtur nga regjisori ku luajnë aktorët Vangjush Furrxhi dhe Edi Luarasi. Si Jero dhe Luarasi ishin komunistë. Nuk kishin ndërmend të përmbysnin sistemin socialist me idetë e tyre. Regjisori, një nga protagonistët e mbijetuar të “Njollave të murrme”, pohon se gjithçka ka thënë Jero në hetuesi ka qenë e vërtetë dhe jo spiunllëk, sepse nuk funksionin si grup armiqësor, që ishte kundër vijës së partisë apo që kërkonin përmbysjen e sistemit. Të dy përmes dramës donin të vinin në dukje vetëm të metat e socializmit.

A ishte vërtet ideali i tyre komunist që i vuri në kundërshtim me sistemin apo sistemi që po vinte ishte ekzaktësisht komunist dhe do s’do aty të shpinte – te diktatura… Koshienca e tyre se çfarë po gatitej për 50 vjet, duket se nuk përputhej me idealin që ata kishin krijuar. Edhe pse procesit të tyre hetimor iu qep edhe “grupi armiqësor” i Todi Lubonjës, për lëvizjen liberale që po përhapej, është e qartë se Luarasi ka pasur arsye të kundërshtojë se nuk kanë qenë të ndikuar prej tij. Veç faktit se lëvizja e Lubonjës dhe Paçramit iu qep procesit hetimor të Jeros.

Kështu kjo dramë bëri bujë, edhe pse spektatorët, për herë të parë, u ndeshën direkt me skenën pa perde te “Njollat e murrme”. Premiera në Korçë pati shumë sukses. Edhe në Tiranë, në Festivalin e katërt të Teatrit drama fitoi Flamurin e Festivalit, e rrëmbeu të gjitha çmimet. Gjithë byroja politike e dyndur në sallë tha fjalët më të mira, i lavdëroi autorët edhe Mehmet Shehu. Kjo ndodhi të dielën e 1968, derisa të hënën në mënyrë të pazakontë kërkon ta shohë shfaqjen Enver Hoxha. “Kjo shfaqje është një vepër revizioniste dhe mishëron manifestimin e liberalizmit në Shqipëri”, u desh kjo fjali e diktatorit, që suksesi të mbyllej brenda një dite. Drama u izolua për të mos u shfaqur kurrë më. Ndërsa viti 73 riktheu çështjen. Dramaturgu Minush Jero dhe regjisori Mihallaq Luarasi arrestohen duke u dënuar me 8 vjet burg. “Në teatrin tonë, në atë kohë, në përgjithësi zotëronte një skematizëm ku ngrihej në idil personazhi kryesor, dhe kërkohej medoemos heroi, të cilit duhej t’i jepej toni”, – thotë Luarasi. Ndërsa revolucioni psikologjik i Jeros kundërshtonte krejtësisht “njeriun e ri” të partisë, duke mohuar ekzistencën e tij. “Ai prirej vetëm te filozofia se njeriu është njeri dhe nuk ka transformim të tij. Si dramaturg ai ishte me një botë të brendshme krejt origjinale, pikërisht këtë kërkonte të zbërthente dhe në teatër. Atë çka i sugjeronte vetë jeta, realiteti, ishte fokusi i dramës së Jeros. Ndërsa kishte guximin, vullnetin për t’i thënë gjërat e vërteta”, – ka treguar Luarasi.

 

Dënimi

Janë dy vendime,  të vëna në dispozicion nga familja Jero, njëra e vitit 1974 që lë në fuqi dënimin e korrikut të ‘73-shit, me 8 vjet heqje lirie, edhe pse dy autorët e dramës “Njollat e murrme”, apelojnë si në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ashtu dhe atë të Kolegjit Penal për t’iu ulur dënimi. Këto vendime si dhe akuzat kundrejt Jeros dhe Luarasit janë një rast për të kuptuar mekanizmin se si jepej dënimi, e njëjta skemë; ka kryer krim kundër partisë, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor të parashikuar në nenin 73, të KP-së.

****

Republika Popullore e Shqipërisë

Gjykata e rrethit Tiranë

Nr. 513. Rgj. themeltar

Vendim

Në emër të Popullit

Gjykata e Rrethit Tiranë e përbërë prej:

Irakli Bozo –Kryetar

Mynyvere Shuteriqi – Nd .gjyqtare

Jordan Shano – Nd. Gjyqtar

Të asistuar prej sekretarit Sadim Memo, me pjesëmarrjen e Prokurorit Vladimir Kristo, më datën 27 e 28 dhjetor 1973 mori në shqyrtim në seancën gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale Nr. 513 që iu përket të pandehurve:

1)Emin (Minush) Jero: i biri i Masarit dhe i Pertefës, i datëlindjes 27.6.1932, lindur në Skelë të Vlorës, banues në Durrës, Rruga “Ali Redha”, Nr. 7, me origjinë dhe gjendje shoqërore nëpunës, në profesion arsimtar, me arsim të lartë, i martuar, ka një fëmijë, i padënuar më parë, i përjashtuar nga partia, oficer në rezervë, i arrestuar më datën 30 Prill 1973.

2) Mihallaq Luarasi: i biri i Aleksit dhe i Marjanthit, i datëlindjes 12.9.1929, lindur në Korçë, banues në Tiranë, Lagja Nr. 8, Rruga Brigada VIII, S., Nr. 7 me origjinë shoqërore punëtor, me gjendje shoqërore nëpunës, me profesion regjisor teatri, me punë në Teatrin e Korçës, dhe në Teatrin Popullor Tiranë, me arsim të lartë, i martuar, ka dy fëmijë, ish-anëtar partie, i pa dënuar më parë, shërbimin ushtarak nuk e ka kryer, i arrestuar më datën 11 korrik 1973.

Të akuzuar se vetëm dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e agjitacionit e të propagandës kundër pushtetit popullor të parashikuar nga neni 73/I të K.P.

Gjykata mbasi verifikoi materialet e hetuesisë, provat e marra gjatë zhvillimit të gjykimit, pasi dëgjoi Prokurorin kërkoi që dy të pandehurit të deklarohen fajtorë për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor dhe në bazën të paragrafit I të nenit 73 të K.P të dënohen:

Emin Jero, me 10 vjet heqje të lirisë.

Mihallaq Luarasi me 9 vjet heqje të lirisë.

Pasi dëgjoi mbrojtjen dhe fjalën e fundit të dy të pandehurve, të cilët kërkuan mëshirë:

Vëren

Gjatë gjykimit të çështjeve u vërtetuan se të pandehurit Emin Jero dhe Mihallaq Luarasi kanë propaganduar kundër pushtetit popullor, me qëllim që ta minojnë ose ta dobësojnë atë.

I pandehuri Emin Jero pranoi para Gjykatës se aktivitetin e tij armiqësor e ka filluar që nga viti 1959. Ai duke dashur të vihet në pozita armiqësore me politikën e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe të Qeverisë, ka thënë se kuadrot kryesorë të ushtrisë sonë ishin të paaftë për të drejtuar ushtrinë tonë popullore dhe se ata duheshin hequr. Këtë gjë i pandehuri e ka biseduar me dëshmitarin Hysni Çyrbja. Po këtij dëshmitari, i pandehuri i ka folur kundër pikëpamjeve të Partisë së Punës së Shqipërisë që përcaktoheshin në fjalimin e Sekretarit të parë të K.Q të Partisë e Punës së Shqipërisë lidhur me problemin e Kosovës.

I pandehuri pranoi para gjykatës se dëshmitarët e sipër përmendur i ka folur kundër Josif Stalinit.

Për këtë veprimtari armiqësore, Emin Jero u përjashtua nga Partia e Punës së Shqipërisë dhe u këshillua që të hiqte dorë nga veprimtaria e tij armiqësore.

Gjatë gjykimit u vërtetua se i pandehuri, jo vetëm që nuk hoqi dorë nga veprimtaria e tij kriminale, por përkundrazi filloi të propagandojë kundër pushtetit popullor edhe në persona të tjerë.

Ai ka folur kundër demokracisë popullore dhe zgjedhjeve elektorale. I pandehuri Emin Jero mbasi është njohur me rrymat e idealiste-borgjeze në art, është përpjekur t’i propagandojë ato në persona të ndryshëm, duke pretenduar se gjoja këtyre rrymave reaksionare u takonte e ardhmja dhe se ato japin liri në rrethet letrare-artistike.

Gjatë gjykimit u provua se i pandehuri Emin Jero ka propaganduar kundër politikës së Partisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë për revolucionarizimin e vendit. Ai ka propaganduar në persona të ndryshëm se liberalizmi kishte ardhur si rezultat i zbatimit të vijës së masave dhe se kjo krijonte shthurje dhe mungesë të disiplinës. Një propagandë të tillë i pandehuri e bënte me qëllim që të diskreditonte politikën e drejtë të Partisë së Punës së Shqipërisë, lidhur me zbatimin e vijës së masave. I pandehuri duke dashur të mbrojë pikëpamjet e revizionistëve ka thënë se socializmi justifikohet vetëm për vendet e prapambetura si Shqipëria, Kina, kurse format e përdorura në Bashkimin Sovjetik nuk janë revizioniste. Ai duke dashur të propagandojë pikëpamjet armiqësore të revizionistëve i ka thënë Xhevdet Mihalajt duhet të lidhë marrëdhënie diplomatike me Bashkimin Sovjetik, megjithëse e dinte qëndrimin e qeverisë shqiptare mbi këtë çështje, kurse dëshmitarët B. Havarit, me qëllim të caktuar armiqësor, i ka folur kundër revolucionit kultural në Kinë, duke përdorur fjalë përçmuese.

Gjatë takimit u provua se i pandehuri Emin Jero, së bashku me të pandehurin Mihallaq Luarasin që nga vera e vitit 1969, kanë filluar së bashku aktivitetin e tyre armiqësor, duke propaganduar kundër pushtetit popullor. Të dy këta të pandehur përveç propagandës armiqësore që kanë zhvilluar me persona të ndryshëm, kanë përhapur pikëpamjet e tyre armiqësore edhe nëpërmjet veprave letrare, artistike të tyre. Të dy të pandehurit pranuan para gjykatës se kanë biseduar, se për zhvillimin e artit në Shqipëri duhej të udhëhiqeshin nga arti borgjez perëndimor dhe të kopjonin rrymat moderniste të kohës. Këto pikëpamje antisocialiste dhe antikombëtare i kanë propaganduar në persona të ndryshëm dhe i kanë zbatuar në krijimtarinë e tyre letrare artistike si në “Njollat e murrme” në festivalin XI të Këngës në radio, në operën “Traviata” në dramën “Orfeu zbret në ferr”. Këta kanë thënë se artistët në Republikën Popullore të Shqipërisë nuk ishin të lirë të shprehnin në veprat e tyre realitetin objektiv dhe se gjoja ata shkruanin ato që diktoheshin. Të dy të pandehurit duke dashur t’i kundërvihen kritikës që bëri shtypi i Partisë, dramës “Njollat e Murrme”, kanë zhvilluar bisedën armiqësore. Ata kanë thënë se vepra e tyre u kritikua sepse gjoja kishte shqetësime për udhëheqësin e Partisë së Punës Shqipërisë, sepse nuk gjente zgjidhje problemi i inteligjencës dhe në këtë mënyrë të dy të pandehurit janë shprehur se kjo kontradiktë në socializëm nuk gjen zgjidhje. Të dy të pandehurit duke dashur të propagandojnë kundër unitetit të udhëheqjes së partisë dhe të punës kolegjiale, kanë folur në persona të tjerë, se në sistemin socialist, nuk ka udhëheqje kolegjiale, vendos udhëheqësi kryesor dhe se me ndryshimin e tij, ndryshon edhe kursi politik dhe se një gjë e tillë ndodh edhe në Shqipëri. Gjatë gjykimit u vërtetua se i pandehuri Mihallaq Luarasi në kundërshtim me vijën dhe orientimin e Partisë së Punës së Shqipërisë lidhur me zhvillimin e artit dhe letërsisë në Shqipëri, ka propaganduar pikëpamjet e tij armiqësore. Ai u ka thënë dëshmitarëve Lutfi Zykës, Hamza Kociut, Kristaq Jorgjit, Thimi Pustecit se në Shqipëri nuk ka art, nuk ka tradita, duke nënvleftësuar në mënyre përbuzëse regjisorët dhe dramaturgët e vjetër shqiptarë, dhe se për zhvillimin e artit skenik dhe përgjithësisht të arteve të tjera ka thënë se duhet shikuar dhe marrë nga perëndimi dhe sidomos nga arti amerikan. Ai ka propaganduar që edhe në teatrin tonë duhej të futej drama absurde. I pandehuri Mihallaq Luarasi pranoi se i ka thënë piktorit Andrea Themelit të mësonte nga piktorët borgjezë të perëndimit, të mos qëndronte arkaik dhe në veprimtarinë e tij të udhëhiqej nga piktura moderniste dekadente e Pikasos. Ai ka qenë kundër udhëheqjes së partisë në art dhe ka propaganduar që drejtorët e teatrove nuk duhesh të ishin njerëz politikë por vetëm kuadro të specializuara.

I pandehuri pranoi se ishte kundër metodës së realizmit socialist e cila sipas tij ishte një metodë e vjetërsuar dhe që duhej zëvendësuar me një metodë të re që të përgjigjej kërkesave të kohës.

Gjatë gjykimit u provua se i pandehuri Mihallaq Luarasi ka propaganduar me qëllime armiqësore jetesën e mirë të artit të shteteve borgjeze-revizioniste dhe ka kritikuar mënyrën e jetesës së shpërblimit të artistëve shqiptarë. Ai ka propaganduar zbutjen e luftës së klasave.

Gjatë gjykimit u vërtetua se gjatë një vizitë që ka bërë i pandehuri Mihallaq Luarasi, së bashku me Emin Jeron dhe Todi Lubonjës në formën e shtyllës, ka shprehur pakënaqësinë ndaj jetesës së punëtorëve, duke thënë se ata jetonin si personazhet e fundërrinave të Gorkit.

I pandehuri Mihallaq Luarasi pranoi para gjykatës se ai së bashku me mikun e tij Todi Lubonjën kanë zhvilluar biseda armiqësore kundër udhëheqjes së Partisë dhe kundër vijës politike dhe ideologjike të partisë në art, ashtu edhe në fusha të tjera.

Fajësia e të dy të pandehurve u provua me thëniet e dëshmitarëve Hysni Çyrbja, Barcallah Havari, Ilia Dede, Xhevdet Mahilaj, Lutfi Zyka, Kristaq Jorgji, Hamza Koçiu. Andrea Themeli, Thimi Pusteci, Mihal Hanxhari, si dhe me pohimet e tyre. Gjykata në caktimin e dënimit ka parasysh rrezikshmërinë e theksuar shoqërore të veprës, si dhe atë të dy të pandehurve, të cilët për një kohë të gjatë kanë propaganduar kundër pushtetit popullor.

Për këtë arsye

Gjykata Popullore e Rrethit të Tiranës në bazë të neneve 219 e 284 të K.Pr.Penale:

Vendosi

Të deklarojë fajtorë të pandehurit Emin Jero dhe Mihallaq Luarasi për krimin e agjitacionit dhe propagandës kundër pushtetit popullor dhe në bazë të paragrafit I të nenit 73 të K.P së rrethit,

Emin Jero me 8 (tetë) vjet heqje të lirisë dhe

Mihallaq Luarasin me 8 (tetë) vjet heqje të lirisë.

Vuajtja e dënimit për Emin Jeron fillon nga data 30 prill 1973, kurse për Mihallaq Luarasin fillon nga 11 korrik 1973. Kundër vendimit të sipërm mund të bëhet ankim ose protestë në Gjykatën e Lartë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

Tiranë, më 28 dhjetor 1973

 

 

miha luarasiRrëfimi i regjisorit Mihallaq Luarasi

Luarasi: Ne ishim komunistë, pse Enveri ndaloi “Njollat e murrme”

Ishte pikërisht Festivali i Teatrit që u bë në Tiranë që i dha goditjen kësaj shfaqjeje, si ndodhi?

Drama “Njollat e murrme” ishte shfaqja e fundit që mbylli festivalin. Ndërsa në mbrëmje do të jepeshin çmimet. Kjo dramë arriti t’i rrëmbejë të gjitha trofetë që nga dramaturgu më i mirë, regjisori, aktori etj., deri në vlerësimin e lartë me “Flamur”. Mos harrojmë se në atë kohë dramaturgjia shqiptare kishte një brez dramaturgësh dhe regjisorësh që konkurruan me nivel të lartë profesional. Pra pas mbarimit të festivalit, për nder të marrjes së çmimit siç ishte tradita, shfaqja u dha edhe njëherë. Ndërkohë që u bë edhe një ceremoni e madhe në Shtëpinë e Oficerëve. Por papritur, të hënën kur në teatër sot e kësaj dite nuk jepet shfaqje, u kërkua nga lart që ajo të shfaqej sërish. Sepse Enver Hoxha kërkonte ta shihte vetë. Kjo na dogji të gjithëve, pasi nuk kishte ndodhur ndonjëherë dhe e parandjemë se diçka kishte ndodhur. Një natë më parë në sallë ishte e pranishme e gjithë byroja politike, vetëm Enveri mungonte. Ai vinte rrallë në teatër, dhe mund të thuhej se deri në atë kohë ai gjithsej katër shfaqje kishte parë. Ndaj kjo na bëri mjaft përshtypje. Dikush ia kishte sugjeruar ta shikonte shfaqjen dhe ky mendohej të ishte Ramiz Alia. Mbaj mend që gjatë shfaqjes të gjithë i kishim sytë nga lozha ku ishte ulur Enveri. Këtu ndodhi katastrofa. Shfaqja u ndalua duke u quajtur revizioniste, që shkon në kundërshtim me ideologjinë e Partisë, dhe që nxin realitetin. Prej kësaj, ministrin e atëhershëm të Kulturës dhe Arsimit, Thoma Delianën, e dërgojnë bari, vetëm pse kish lejuar dhënien e shfaqjes.

Nga botimi i procesverbalit në hetuesi të Jeros, nuk keni kundërshtuar asgjë. Hetuesve u jeni përgjigjur duke treguar “fajësinë” tuaj, pra keni pranuar fajet. Çfarë do të thotë ky pranim, si e gjykoni sot – ishte frikë, vetëcensurë, mungesë koshience për kohën, për t’i shpëtuar dënimit, apo shpallje si armiq të regjimit…?

Hetuesia të mbushte mendjen se do të kishte lehtësim nëse bëhej autokritikë. Sigurisht që autokritika qëndronte te lehtësimi i fajit. Pavarësisht kësaj, unë i kam pranuar fajet. Debati në hetuesi midis nesh dhe hetuesve ishte që ne t’i pranonim gjërat duke i quajtur gabimet tona si gabime ideologjike. Këto gabime nuk pranoheshin si të tilla as nga hetuesia, ato quheshin faje që bëheshin me dashje për të goditur sistemin. As Minushi dhe as unë nuk kishim qëllim rrëzimin e pushtetit. Kjo gjë nuk na shkonte në mendje. Ne flisnim që ky sistem të përmirësohej.

A ishit koshientë atëherë, a e kishit në ndërgjegje të plotë, a ishit në dijeni, se ç’ishte sistemi socialist derisa e pranonit dhe kërkonit ta përsosnit, duke na thënë se nuk ishit kundër?

Ne, me aq sa dinim nuk ishim kundër sistemit, ne flisnim vetëm kundër të metave, ose që i konsideronim të tilla. Nëse na lejoni të përdornim një klishe të asaj kohe, shumë e çuditshme brumosja juaj komuniste, çfarë shikonit të përsosur në këtë sistem të drejtuar nga Enver Hoxha?

Enver Hoxha në plenumin e katërt fjalë për fjalë thotë: “Todi Lubonja grumbulloi në Korçë njerëz të deklasuar si një farë M. Jero, dhe M. Luarasi…”. Me këtë që thoshte Enver Hoxha gënjeu dy herë se unë isha “grumbulluar” në Korçë. Unë isha atje dy vjet para Lubonjës, kurse Jero ishte anëtar i Teatrit të Korçës, para se unë të shkoja në Korçë. Gënjeshtra e dytë e Enver Hoxhës ishte në faktin se as Minushi dhe as unë s’ishim të deklasuar, se të dy vinim nga Lufta Nacionalçlirimtare. Pra, këtë e them, sepse si Minushi dhe unë nuk kishin arsye për të qenë armiq të atij sistemi.Intervistoi: Violeta Murati

 

vangjush furrxhiVangjush Furrxhi, për dramën “Njollat e murrme”, në rolin kryesor të mjekut

“Jero si Brehti, ndaj u dënua”

Në rolin kryesor të mjekut, aktori Vangjush Furrxhi e ka quajtur dramën “Njollat e murrme” si kulmin e karrierës së tij dhe njëkohësisht si një nga dramat më tronditëse të teatrit shqiptar.

Në një intervistë, pak kohë para vdekjes, Furrxhi ka treguar në media atmosferën e asaj kohe kur u realizua premiera “Njollat e murrme”

Çfarë kujtoni nga ngjarja e izolimit të dramës “Njollat e murrme”?

“Drama e Minush Jeros ‘Njollat e murrme’ krijoi shqetësime për censorët, me regjisor dhe skenograf Mihal Luarasin. Ky ishte një nga kulmet e teatrit të Korçës. Shfaqja ishte një tronditje jo vetëm për teatrin, por edhe për kulturën shqiptare. Ajo prekte e godiste jo vetëm dobësitë e sistemit, por njëkohësisht edhe në nivelin artistik ishte diçka e veçantë. Sillte elemente të reja në teatër. Ishin ato elemente, të cilat diktatura nuk i kishte pranuar dhe nuk i pranonte në art. Ndaj, ajo u tregua e ashpër ndaj kësaj shfaqjeje. Kështu që si autorin edhe regjisorin i priti burgu e internimi, ndërsa të tjerët u shkruan në listat e zeza”.

Cili ishte roli juaj në këtë dramë?

“Kisha rolin kryesor, atë të Luanit, ku Edi Luarasin e kisha bashkëshorte. Shfaqja fliste për regjisurën dhe skenografinë me detaje të veçanta. Thelbi i saj ishte: në një familje intelektuale, djali i tyre, gjimnazist, prirej e nxiste ato dukuri që shoqëria perëndimore kishte kohë që i përjetonte, si gëzimin e një jete të lirë. Ai donte që këtë liri ta përçonte në qenien e tij dhe sigurisht edhe në shoqëri. Djali detyrohej t’i ndrydhte këto veprime, por edhe familja dridhej nga pëlqimet e jetës perëndimore të djalit të tyre. Kujtoj një detaj: të dy, burrë e grua, të ngujuar në rehatinë familjare, luftonin për të mos u prekur kjo mirëqenie, sado e pakët.

Kur vinte puna që ky komfort prekej, ata ishin gati ta bënin zap edhe fëmijën e tyre. Ndaj kësaj mendësie ngrihej autori, regjisori, e gjithë trupa. Ky detaj i ngujimit në poltronat dhe në kolltukët e tyre është një akuarium. Ky element i ri që futej në familje, bënte që ata t’ia mbyllnin gojën djalit e biseda familjare mos të dilte jashtë dyerve të shtëpisë.

Këtu mund të bëjmë përafri me dramën e Brehtit, “Spiunët”. Në dramën e Brehtit, zhvilloheshin ngjarje burrë, grua, fëmijë. Diskutohej në familje në pozita të barabarta, por defektet e sistemit të nazizmit, luterizmit, në një formë apo në një tjetër, viheshin në dukje. Kur fëmija, pasi dëgjon këto biseda del jashtë, prindërit lemeriseshin, se kujtonin se mos merreshin vesh mendimet e tyre nga brigadat naziste. Kritikat ishin të zakonshme për problemet e nazistit në atë kohë, por tmerri që kishte futur Hitleri, dhuna që ushtronte nazizmi ndaj individit, ishte kaq e fuqishme, sa edhe elementët më të zakonshëm që shfaqeshin në shtëpi ngjallnin në psikologjinë e individit tmerr e panik. Pra, marrëdhëniet burrë-grua e fëmijë te “Njollat e murrme” të kujtonin veprën “Spiunët” të Brehtit. Kjo lloj dramaturgjie s’kishte si mos ta prekte sistemin e diktaturës. Ndaj kësaj “të qëlluare” që i bënë sistemit, krijuesit bashkë me aktorët bënë që diktatura të mbante qëndrim. Te drama “I pamposhturi” e Minush Jeros, që në titull duket pasoja e krijuesit ndaj atij projekti që kishin në shfaqjen e parë, pra te “Njollat e murrme”. Kjo tregon se si krijuesi ashtu edhe regjisori nuk u tërhoqën, por vazhduan më tej punën kundër diktaturës. Por diktatura dhe censura e saj e ndjenë cenimin e tyre dhe në Plenumin IV morën masat urgjente, duke vendosur nëpër listat e zeza, elementët progresistë të artit të asaj kohe, të cilët i mbuluan me njolla nëpër biografi, si elementë të paformuar”.

Qose “kërkon” miqësinë e Kadaresë

$
0
0

qosjaNga Fakulteti i Edukimit, i Universitetit të Prishtinës, profesor Qosja i dërgon mesazh “paqeje” Ismail Kadaresë

Duket se po vendoset paqja mes dy personaliteteve të letrave shqipe, Rexhep Qoses dhe Ismail Kadaresë. Mes tyre kemi dëgjuar jo pak herë të debatojnë me tone të ashpra, veçanërisht në vite të fundit për çështje të identitetit shqiptar.

Ndërsa pak ditë më parë mediat e Kosovës kanë shpërndarë lajmin se Rexhep Qose është propozuar nga Unioni i Shkrimtarëve të Kosovës për çmimin Nobel, kjo si duket ka “zbutur” shkrimtarin dhe studiuesin.

Kështu, dje, në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, profesor Rexhep Qosen, duke folur për temën “Çështja shqiptare dhe Europa e Bashkuar”, pas ligjëratës, studentët e kanë detyruar ndër të tjera t’i përgjigjet pyetjes rreth marrëdhënieve me Kadarenë, nominuar prej vitesh për çmimin Nobel. Përveç debateve në distancë mes tyre, asnjëherë nuk është folur prej secilit se si janë raportet mes tyre. Qose dje ka pranuar të përgjigjet.

Dy herë keni polemizuar me Kadarenë, i thanë studentët profesor Qoses: herën e parë në fillim të viteve ’70, në temën “letërsia shqipe dhe letërsia europiane”, ndërsa herën e dytë “Europa dhe identiteti shqiptar”. “Dy herë Europa u bë sherr mes jush!”, i janë drejtuar studentët Qoses.

Për këtë, shkrimtari i Kosovës është përgjigjur me tone miqësore, duke vlerësuar Kadarenë si shkrimtar, por dhe zbutur përgjigjen për çështjet historike dhe ideore mes tyre.

Qose është shprehur se: “Ismail Kadare, është shkrimtar me talent të shquar dhe si i tillë ka të drejtë që në mendimet e tij të shprehë dëshirat e tij; unë jam para se gjithash historian i letërsisë, i cili në radhë të parë, bazohet në faktet konkrete. Për çështjet që kemi diskutuar me Kadarenë unë kam folur si studiues, ndërsa ai si shkrimtar. Ai bazohet në imagjinatën, ndërsa unë në të dhënat.

Por, e ka përfunduar fjalën e tij profesor Rexhep Qosja, ata që polemizojnë mes veti, shumë herë, janë njerëz që e duan njëri-tjetrin”.

Dramë e dyfishtë për Celine Dion, dy ditë pas burrit i vdes edhe i vëllai me kancer

$
0
0

Vëllai i Celine Dion ka vdekur nga kanceri, vetëm dy ditë pasi bashkëshorti i këngëtares vdiq nga e njëjta sëmundje.

Vdekja e Daniel Dion u konfirmua në Mirror Celebs nga publicisti i saj.

Dje u dha lajmi se Danieli, 59 vjeç, ishte duke luftuar në një betejë të rëndë kundër kancerit.

Motra e saj Claudette tha për Le Journal de Montreal: “Ai ishte i gatshëm për vdekjen dhe kishte kohë që nuk kishte më dhimbje. Iku i qetë”.

celine

Fund mërisë mes Kadaresë dhe Qoses dhe një mesazh paqeje…

$
0
0

qose-kadare-1024x576Mes tyre kemi dëgjuar jo pak herë të debatojnë me tone të ashpra. Për këtë herë akademiku është përgjigjur me tone miqësore, duke vlerësuar Kadarenë si shkrimtar dhe zbutur përgjigjen për përplasjet ideore mes tyre.

Profesor Qosja ishte ftuar në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës për të folur mbi temën “Çështja shqiptare dhe Europa e Bashkuar”.

Pas ligjëratës, studentët e kanë “detyruar” ndër të tjera t’i përgjigjet pyetjes rreth marrëdhënieve me Kadarenë, nominuar prej vitesh për çmimin Nobel, meqë pak ditë më parë mediat e Kosovës shpërndanë lajmin se Rexhep Qose është propozuar nga Unioni i Shkrimtarëve të Kosovës për çmimin Nobel.

“Dy herë keni polemizuar me Kadarenë, – i thanë studentët profesor Qoses: herën e parë në fillim të viteve ’70, në temën “letërsia shqipe dhe letërsia europiane”, ndërsa herën e dytë “Europa dhe identiteti shqiptar”.

“Dy herë Europa u bë sherr mes jush!”, i janë drejtuar studentët Qoses.

Qose është shprehur se: “Ismail Kadare, është shkrimtar me talent të shquar dhe si i tillë ka të drejtë që në mendimet e tij të shprehë dëshirat e tij; unë jam para se gjithash historian i letërsisë, i cili në radhë të parë, bazohet në faktet konkrete. Për çështjet që kemi diskutuar me Kadarenë unë kam folur si studiues, ndërsa ai si shkrimtar. Ai bazohet në imagjinatën, ndërsa unë në të dhënat.

Por, e ka përfunduar fjalën e tij profesor Rexhep Qosja, “ata që polemizojnë mes veti, shumë herë, janë njerëz që e duan njëri-tjetrin”. Këtë vit dy kolosët e letrave shqipe mbushin 80 vjeç./Dita/

Veliaj me objekte abstrakte si Rama, sjell “Renë” në Tiranë

$
0
0

rejaNë rrugën e kryebashkiakut të fundit socialist të Tiranës, Edi Rama, edhe Erion Veliaj po vijon ndërthurjen e objekteve abstrakte dhe innovative në kryeqytet.

E fundi e këtij lloji është “Reja” (Cloud), ideuar nga artisti japonez Sou Fujimoto, e cila po instalohet përpara Galerisë së Arteve në Tiranë dhe brenda pak muajsh do të shndërrohet në një ambient kulturor.

“Reja”, e cila vjen për t’u shfaqur në Tiranë si një donacion i Fondacionit Luma, pasi ka qëndruar për disa kohë në Galerinë “Serpentine” në Londër, do të jetë e vizitueshme nga publiku kryeqytetas, e ndërthurur edhe me një kalendar të detajuar aktivitetesh nga Bashkia e Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot i pranishëm në ambientet e jashtme të Galerisë Kombëtare të Arteve, ku kjo vepër sapo ka nisur të vendoset.

“Më vjen mirë që në një ditë me re, instalacioni që prezantojmë sot quhet “Reja” dhe në fakt është një metaforë edhe e motit, por mbi të gjitha është një kryevepër botërore, e cila transferohet në Tiranë e huazuar nga Galeria “Serpentine” në Londër”, u shpreh Veliaj.

Të shohim nëse publiku i gjerë do ta presë aq mirë sa priti strehën shumëdritëshe të kryeministrisë.

reja4 reja3 reja2 reja1 reja


Fotot e Hilës: Në Romë i dhurojnë veprat e artit, te ne i vjedhin deputetët

$
0
0

Ish-zv.ministri i Mbrojtjes deri pak kohë më parë në qeverinë Rama, Dritan Hila, tashmë i rikthyer në rolin e analistit, me sa duket ka mbetur i mrekulluar nga një vizitë që ka bërë në Romë.

Bashkëshorti i moderatores televizive Rudina Xhunga, ka bërë një krahasim midis dy realiteteve, atij italian dhe vendit tonë.

“Rome. Galeria kombetare e artit modern. Mjafton kaq te kuptosh se, qe nje popull te behet komb duhet qe kardinale, mecenate dhe pasanike, te falin ne fondin kombetar. Tek ne deputetet vjedhin ikonat”, shkruan jo me pak keqardhje Hila.

veper

 

U sulmua nga ortodoksët, Llalla: Ja “Djalli” që më ka pushtuar!

$
0
0

LlallaArben Llalla është përfshirë ditët e fundit në një debat me përfaqësues të kishës ortodokse që vepron në Shqipëri.

Fillimisht ai ka patur një debat me Miron Çakon, pergjegjesin e katekizmit prane kishes ortodoske, i cili ka replikur në mediat e shkruara, ndaj disa shkrimeve të Llallës, ku ky i fundit fliste për përfshirjen e klerit grek në shfarosjen e popullsisë shqiptare në Çamëri.

Çako e kritikonte Llallën edhe për sulmet e tij ndaj Janullatosit dhe i saktësonte për çështjen çame:

“Dëgjo edhe 2 fjalë për çështjen çame,me që e ke një shqetësim të madh. Unë që po të shkruaj jam një i krishterë me origjinë shqiptare dhe dhëndër tek çamët Paramithiotë, por n.q.s. do t’i shërbesh me të vërtetë çështjes çame që është një çështje për “Çezarin”. Vetë integrimi në Europë do t’i japë një zgjidhje të natyrshme kësaj çështjeje që me të vërtetë është e dhimbshme, prandaj shiko përpara dhe n.q.s. ke ndërmend të bësh diçka që ne të qytetërohemi si popujt e Europës që dinë të falin dhe bashkëpunojnë me njëri tjetrin në një Europë të bashkuar bëje,në të kundërtën mos vazhdo këtë rrugë se jo vetëm do dëmtosh veten por do t’i shtosh akoma më shumë energjitë negative këtij populli i cili ka vuajtur prej kaq shumë kohësh nga njerëzit që për interesat e tyre kane lënë mbrapa një tokë të djegur”.

Së fundi Llalla ka bërë të ditur se është sulmuar edhe nga Lidhja e Intelektualëve Ortodoksë të Shqipërisë, që sipas tij “është e shqetësuar për ‘Djallin’ që më ka pushtuar zemrën dhe shpirtin tim”.

“Pas shumë kërkimesh u zbulua se “Djalli” që më ka pushtuar zemrën dhe shpirtin quhet Teuta Kamberi-Llalla e cila më mbështet në çdo veprimtari timen. Prandaj, Lidhja e Intelektualëve Ortodoksë të Shqipërisë dhe Miron Çako që më mallkojnë dhe më shpallin armik të popullit mos të shqetësohen shumë për mua se jam në duar të sigurta”, – shkruan Llalla.

Premtimi i Ndocajt: Do ta bëjmë muze bashkëkohor shtepinë e At Gjergj Fishtës

$
0
0

eduart ndocaj“Gjendja e shtepise se At Gjergj Fishtes eshte katastrofe, sepse prej vitesh nuk eshte vend dore per mirembajtje. Jemi me fat qe fizikisht kjo shtepi ka mberritur deri ne ditet e sotme duke pasur parasysh, se eshtrat e At Gjergj Fishtes jane derdhur ne lume”, – shkruante sot në rrjetete sociale Eduart Ndocaj.

Deputeti e vijoi më tej duke e vlerësuar figurën e atdhetarit si “kolosale, universale dhe unike ne llojin e tij. Disa e kane konsideruar me figuren e “Jezuesit” duke e cilesuar nje Jezues i Ceshtjes Kombetare. Une, do e konsideroja Danteja shqiptare i gjuhes shqipe te shkruar e ne vecanti i gegerishtes. Ne vargjet e tij dhe pershkrimet e tij ai na ka nje lene nje pershkrim unikal antropologjik per shqiptaret, per karakteristikat e zakonet. Po ashtu ai eshte nje histograf i mrekullueshem duke na e ka shkruar historine e kohes qe jetoi me detaje si dhe me emrat e personazheve te asaj kohe”.

Ndocaj e mbyllte komentin duke shkruar se nuk do të tolerojë më “që shtepia e tij muze te jene ne gjendjen e mjerueshme qe eshte sot. Do te lobojme forte e me te gjitha menyrat sapo te kthehemi ne Shqiperi qe ajo shtepi te kthehet nje muze moderne, me filmime tre dimensionale, me veshjet etnografike, me veprat e Fishtes si dhe me sendet e tij personale nese i kane mbijetuar kohes”.

 

 

 

Rikonstruksioni i TKOB dhe Teatri i ri më 2017

$
0
0

Teater8Ministria e Kulturës ka botuar përmbledhjen dy vjetore  2013-2015, me fakte dhe shifra që prekin  aspektet kryesore të punës, si ministrisë, por edhe  të institucioneve të trashëgimisë e arteve. Ndër projektet e këtij viti është  Teatri i ri Kombëtar, që sipas planit pritet të përurohet më 2017 –ën dhe rikonstruksioni i TKOB –it për të cilin nuk është dhënë një afat i saktë as për nisjen e punimeve e as për përfundimin e tyre

Ministria e Kulturës ka botuar përmbledhjen dy vjetore 2013-2015 me fakte dhe shifra që prekin  aspektet kryesore të punës, si ministrisë, por edhe të institucioneve të trashëgimisë e arteve. Ky dokument prej 131 faqesh, i konceptuar në formën e  një albumi, shfaqet puna e kryer deri më tani  në fushën e trashëgimisë kulturore, politikat për promovimit të librit,  projektet në fushën e artit dhe edukimit kulturor, avancimet në fushën ligjore,  arritjet e institucioneve të kulturës, aktivitete të spikatura, bashkëpunime me partnerë e donatorë,  informacione statistikore dhe në fund planet e mëdha për vitet në vijim, ku për vitin 2016 lajmërohet hapja e Muzeut “Marubi Virtual” në Shkodër, pas inventarizimit të 500 mijë fotografive të realizuara nga dinastia e fotografëve Marubi  dhe pasi janë digjitalizuar 100  mijë prej tyre.

Gjithashtu sipas këtij katalogu njoftohet se edhe Muzeu “Gjethi”  godina famëkeqe e njohur si “Shtëpia e gjetheve”, e cila përdorej për përgjime prej Sigurimit të Shtetit.

Projekti për ta shndërruar në Muze me një vendim të qeverisë  nisi vitin e kaluar, ndërsa sipas këtij albumi të paraqitur nga Ministria e Kulturës do të  çelet këtë vit.

Qendra multifunksionale e Kulturës,  godina e ish-Institutit të Energjetikës, pranë gjimnazit   “Petro Nini Luarasi” që do të mirëpresë edhe Teatrin Kombëtar –  ndërsa godina e vjetër është drejt degradimit të plotë, siç është shprehur disa herë drejtori i TK-së, Hervin Çuli – do të  realizohet në afatin 2016–2017, sipas Ministrisë së Kulturës.

Kjo e fundit deklaronte vitin e kaluar se Ndërtimi i kësaj qendre shumë-funksionëshe për artin dhe rikonstruksioni i  Teatrit të Operës dhe Baletit, do të ishin kantieret ku do të operohej për vitin  2015, por duket se gjithçka është shtyrë për këtë vit.

Sa i përket rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, projekt që përmbyll edhe këtë përmbledhje të ministrisë, nuk ka një afat të caktuar se kur do të nisë e kur do të përfundojnë punimet, ndoshta do të jetë e njëjtë periudhë me realizimin e teatrit të ri.

Ministrja vetë ka bërë të ditur në një intervistë se aktualisht është duke u punuar nga një konsorcium studiosh projektuese vendëse dhe të huaja. Projekt të cilin ministrja e ka cilësuar të vështirë, pasi mungojnë përvojat në ndërtimin e skenave të tilla në Shqipëri.

Në planet për 2016–ën  është edhe dyfishimi i  buxhetit të Ministrisë së Kulturës për projekte, ndërsa buxheti i vitit të shkuar ka shënuar shifrën e 1.761 milionë lekëve, ndërsa më 2013-ën ishte 1.422 milionë. Sa i përket donacioneve për realizimin e projekteve kulturore apo restaurimeve të objekteve të trashëgimisë kulturore  IPA( Programi i Adriatikut për bashkëpunimin ndërkufitar) ka dhuruar 750 mijë euro për Restaurimin e  Manastirit të Shën Mërisë në Apoloni, 30 mijë euro për Kalanë e Lezhës si edhe 70 mijë euro për Kalanë e Ali Pashës në Butrint. 100 mijë euro janë dhuruar nga TICA ( Instituti i Tiranës  për Artin Bashkëkohor) për  restaurime objektesh kulti si xhamia  Et’hem Beut në Tiranë, Qendra historike në  Gjirokastër,  Xhamia e Muradies Vlorë, xhamia e  Beqarëve  dhe Teqeja Helvetie në Berat.  Fondi Amerikan i Zhvillimit ka dhuruar 1 milion euro për realizimin e  5 biletarive elektronike  në sitet arkeologjike, restaurimin e Pazarit të Krujës, të Pazarit të Korçës dhe Pazarit të Tiranës.  500 mijë euro janë dhuruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit restaurimin e Urës së Goricës dhe Urës së Velabishtit.

Më 2015–ën Ministria e Kulturës ka shpallur 517 monumente të reja kulture, ndërsa dhjetorin e shkuar u prezantua  harta,  WebGIS , një bazë të dhënash  me  të gjitha materialet e arkivave të Instituti të Monumenteve të Kulturës.

Sa i përket të ardhurave, MK ka deklaruar se  nga biletat e shitura  në sitet e trashëgimisë kulturore për vitin  2015 janë mbledhur 77 milionë lekë, një milion më shumë se  në 2014–ën dhe plot 22 milionë më shumë se ato që janë mbledhur më  2013–ën. Ndërsa nga shfaqjet artistike-kulturore vitin e kaluar janë mbledhur 20 milionë lekë.

Sa u përket politikave të librit me fondin e përkthimit letrar janë  29 vepra, ndërsa fondi i krijimtarisë letrarë shqiptare ka mbështetur  10 vepra.

Si arritje vjen katalogu prej  32 autorësh shqiptarë “Albanian Books” përgatitur nga Drejtoria e Krijimtarisë së Fjalës dhe Përkthimit, si edhe portali online , si edhe përfshirja  në rrjetin e përkthyesve letrarë Traduki, ku numërohen  15 projekte. Vitin e kaluar  kjo ministri  ka mbështetur  49 botime, 11 më shumë se  2014, ndërsa më 2013 vetëm 13 botime. Arritje është edhe projektligji i Së Drejtës së Autorit, me një skemë për përfitimin e autorit dhe  për të luftuar korrupsionin  dhe monopolet. Projekte të mbështetura nga MK për 2015 janë 143,  thuajse 40 më shumë nga viti i kaluar.

S.B

 

Lumturi Blloshmi, një ditar me fotografi

$
0
0

lumturi blloshmiGaleria Kombëtare e Arteve hap sezonin e ri artistik  më  21  janar  me një ekspozitë vetjake të artistes Lumturi Blloshmi.

Ekspozita sjell në fokusin  e aparatit fotografik një fazë të rëndësishme të krijimtarisë artistike të Lumturi Blloshmit.

Artistja vjen në këtë ekspozitë përmes fotografive të instalacioneve dhe performancave të realizuara pas viteve ‘90.

Si një ditar i hapur, ato rikujtojnë mesazhet e fuqishme artistike dhe sociale që Blloshmi i ka transmetuar publikut në ekspozitat e saj personale, apo në grup.

Instalacione, apo performanca që kanë mbetur në kujtesë të shumëkujt si: Obsession – The Pyramid; The utopian Road; Ambiguity; The invasion of the space; Paradox; Duality; It’s a Wonderful Life; Is’t a men’s world, do të jenë pjesë e ekspozitës vetjake të Blloshmit.

Përveçse si një retrospektivë e 25 viteve të fundit të artit të saj, kjo ekspozitë vjen si një dëshmi e përforcuar se Lumturi Blloshmi është një nga artistet e para femra që solli mediumin e instalacionit dhe performancës në Shqipëri.

Puna e saj në artin pamor nisi në vitet 1973–1974, një periudhë delikate në artin shqiptar. Lumturi Blloshmi arriti të krijojë dhe t’i shmanget presionit të kohës duke u fokusuar te peizazhi dhe natyrat e qeta.

Në fillim të viteve ’90, Blloshmi kërkoi dhe gjeti një karakter tjetër artistik dhe u bë shumë shpejt pjesë e atyre artistëve që i dhanë frymëmarrjen e parë artit modern dhe postmodern shqiptar përmes performancave dhe instalacioneve.

 

Viewing all 1708 articles
Browse latest View live