Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Kosova dhe Serbia, bashkë në një film për krimet e luftës

$
0
0

serbia y kosovoFilmi dokumentar i BIRN “Unidentified” –(Të paidentifikuarit), i cili përmend emrat e zyrtarëve serbë që urdhëruan sulmet në fshatrat e Kosovës përreth qytetit të Pejës në vitin 1999 dhe ata që janë përfshirë në operacionin e fshehjes së trupave të viktimave, u shfaq dje në ditën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit mbi të Drejtat e Njeriut, i cili po zhvillohet këto ditë në Akademinë e Filmit&Multimedias “Marubi”. 

Filmi i realizuar nga Marija Ristic dhe Nemanja Babic, si bashkëprodhim mes Bosnje- Hercegovinës, Kosovës e Serbisë, trajton ngjarjet që kanë ndodhur 16 vjet më parë, vetëm pak kilometra larg nga Prizreni dhe publiku i Kosovës.

Filmi “Unidentified” është një film me metrazh të mesëm, rreth 40 minuta, që zbulon cilët ishin komandantët përgjegjës për disa nga sulmet më të dhunshme të luftës në Kosovë. Ky film u bën shikuesve një udhëtim pas në pranverën e vitit 1999, kur forcat e NATO-s nisën të bombardojnë Serbinë në një përpjekje për t’i dhënë fund shtypjes së presidentit jugosllav, Slobodan Miloseviç ndaj minoriteteve shqiptare në provincën e Kosovës. Në mënyrë që të arrinte qëllimin e tij shumë të dëshiruar të pastrimit etnik në Serbi, Millosheviçi i bashkoi forcat, ushtrinë dhe policinë për një luftë që ai e mendonte të drejtë. Qyteti i Pejës me etni të përzier i vuajti më shumë pasojat. Filmi i BIRN është rezultat i një hetimi dyvjeçar. Ai i kthen shikuesit pas, në vitin 1999, në fshatrat Ljubenicë, Qyshkë, Pavljan dhe Zahac, pranë Pejës në Kosovë, ku ushtarët serbë vranë më shumë se 118 civilë shqiptarë. Trupat e tyre u dogjën ose u zhvendosën, dhe disa prej tyre u gjetën më vonë në varre masive në qendrën policore në Batajnicë pranë Beogradit, në vitin 2001. Gjyqi i 11 luftëtarëve të dyshuar se janë përfshirë në vrasjet – 10 prej tyre u akuzuan si autorët e drejtpërdrejtë – vazhdon ende në Beograd. Në shkurt të vitit 2014, nëntë prej tyre u dënuan me një total prej 106 vitesh burg, por Gjykata e Apelit në Beograd e anuloi vendimin në mars, duke e quajtur atë “të pakuptueshëm dhe kontradiktor” dhe e dërgoi çështjen për rigjykim.

Policët dhe gjeneralët e ushtrisë që i dhanë urdhrat nuk janë ndjekur kurrë penalisht në Serbi.

Marija Ristić është një reportere me përvojë, e cila iu bashkua rrjetit investigativ BIRN në vitin 2011 si një gazetare e reportere që mbulonte Serbinë. Më 2013-n ajo ka punuar si skenariste dhe producente për dokumentarin e BIRN. “Mazhoranca nis këtu”.

Nemanja Babić është diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike me një diplomë në editimin televiziv dhe është angazhuar në produksionin e një sërë dokumentarësh të rëndësishëm si “Kosma”, “Fytyra e Revolucionit” dhe të tjerë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708