Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Nasho Jorgaqi në Zululand: Kleri katolik ka bashkëpunuar me pushtuesin; ndërsa Mjeda është më i madh se Fishta

$
0
0

nasho jorgaqiNë emisionin e djeshëm të Zululandit, drejtuar nga Mustafa Nano ishte i ftuar Nasho Jorgaqi, me të cilin bisedoi lidhur mbi polemikën që ka shkaktuar një letër e Gjergj Fishtës dërguar në vitin 1939 një koloneli të ushtrisë italiane, të cilën ka qenë Jorgaqi që e ka publikuar, dhe e ka komentuar. Në shkrimin e tij, Jorgaqi thoshte në thelb se kjo letër është në provë tjetër e qëndrimit mirëkuptues me fashizmin që ka pasur Gjergj Fishta. Dhe me këtë rast përmendte edhe faktin që Fishta ka pranuar të bëhet anëtar i Akademisë italiane të kohës së fashizmit. Iu përgjigj në mënyrë polemike Romeo Gurakuqi, pastaj u futën në valle edhe Emil Lafe e Mustafa Nano.

Në bisedën në studio, Jorgaqi mbajti të njëjtin qëndrim. Për të, kisha katolike shqiptare është dalluar për bashkëpunimin me fashizmin, dhe një pjesë e anëtarëve të elitës kulturore e politike të kohës kanë bërë akte të mëdha antikombëtare duke bashkëpunuar me fashizmin.

Ai tha mes të tjerash se e çmonte më shumë Mjedën se sa Fishtën në planin artistik e gjuhësor. Ndërsa Mustafa Krujën e çmonte si intelektual dhe si njeri të kulturës, por e konsideronte toskofob. Ndërsa ishte Romeo Gurakuqi që pak ditë më parë, në shkrimin e tij, e kish quajtur Nasho Jorgaqin gegofob. “Unë jam gegë vetë, jam nga Elbasani, gruan e kam gjithashtu gege, si mund të jem unë gegofob?”, tha ai mes të tjerash.

Kur Nano i kërkoi të thoshte se cili ishte personaliteti më i madh i kulturës së Shqipërisë, ai u përgjigj: Fan Noli e Faik Konica. “Që të dy toskë”, tha Nano me shaka. “Do të gjejnë shkak për t’ju quajtur gegofob”. “Janë që të dy shqiptarë”, tha Jorgaqi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708