Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all 1708 articles
Browse latest View live

‘Dorëzohet’ Frederik Ndoci: Do të kthehem në SHBA, Shqipëria pa të ardhme

$
0
0

210481Frederik Ndoci ka vendosur të kthehet sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për “Sot” këngëtari rrëfeu me keqardhje që Shqipëria nuk është vendi i duhur për të edukuar fëmijët e tij, prandaj do të largohet në më pak se një muaj dhe do të stabilizohet në ‘tokën e premtuar’.

Planet e mia janë që bashkë me familjen nga muaji shkurt unë të largohem për në Amerikë. Po përgatis dhe folenë time atje, që të vijnë fëmijët dhe gruaja që të vazhdojmë jetën tonë atje. Nuk është se do ta lë Shqipërinë për fare, por 8 muaj në vit do qëndroj atje. Unë vetëm mund të jetoj në Shqipëri dhe gruaja po ashtu, por kemi dy fëmijët, që ata nuk kanë ndonjë të ardhme në Shqipëri. Më vjen keq që e them këtë, sepse nuk kam asgjë politike, por nuk kam çfarë flas më, nuk kam më mundësi të merrem me politikanët, me humbur kohën kot. Gjithkush e di vetë se çfarë bën, nëse do të mbesë në histori për mirë apo keq. Për mua nuk ka ndonjë të ardhme fëmijët e mi këtu. Politikanët vijnë në pushtet për të konsoliduar ato prona të tyre dhe lekët e tyre, asnjë nuk vjen për shqiptarinë, ka ikur idealizmi. Por dhe tërë politikanët në botë kështu bëjnë, në një mënyrë ose në një tjetër. Mënyra se si ato kanë mundësi ti rregullojnë punët është tjetër, e jona është tjetër”.


“Shqipëria tjetër”, grekët kërkojnë Vorio Epir në Lunxhëri

$
0
0
LunxheriPërballë Gjirokastrës, krahina e Lunxhërisë qëndron e derdhur në fshatrat e saj. Shpërndarë malit të Lunxhit, ato vështirë se të japin përshtypjen e një zone që po kalon jo pak vështirësi.

“Lunxhëria është një nga ato zona, që ka pasuri të pafundme jo thjesht natyrore, por edhe kulturore e historike. Një ndërthyrje, që do të duhej ta kthente në një destinacion të rëndësishëm turistik, e që në fakt sot e gjen në një pikë ku jetojnë vetëm të moshuarit, e ku të rinjtë duan thjesht të largohen”.

Kryeqendra e Lunxhërisë, Dhoksati është vetëm 14 kilometra nga qyteti i gurtë, e megjithatë, ajo që të bën përshtypje sapo mbërrin është heshtja e qetësia jo normale, për një fshat që ngrihet imponueshëm, me shtëpitë që duken si kala të vogla.

“Kjo gjendje na godet, ndoshta na plak para kohe, sepse njeriun e mban të ri edhe gjallëria, edhe fshati, e mban edhe marrëdhënia njerëzore”, thotë Koço Vasili.

Rrugicat janë të vetmuara, pragjet pa njerëz, dyert më së shumti të fshehura pas drynëve e shtëpi të tjera, që janë gjunjëzuar nga braktisja. Kalldrëmet janë shqyer dukshëm nga mosmirëmbajtja, ndërsa hapat tona nuk kanë bashkëshoqërues.

Deri në vitin 1990, Dhokasati ka pasur rreth 615 banorë. Sot ka rreth 130. Shumë janë larguar e vazhdojnë të largohen, duke i dhënë fshatit një pamje të shkretë…

“Fushat janë kthyer në moçale me pyje. Duhet të fillosh nga e para që të zbukurosh fushën. Pastaj edhe vlera e mjeteve të punës dhe e naftës është rritur shumë. Në këtë mënyrë kostoja e prodhimit rritet shumë, kështu që njerëzit më mirë emigrojnë sesa të fitojnë shumë më pak”, thotë Koço Naci.

Shkolla 9-vjeçare, që dikur mbante mbi 150 nxënës, sot s’ka më asnjë zëth fëmije. Këtu, ata dikur hynin e dilnin, ndërsa sot rrënojat s’mundet të flasin.

“Sot këtu është shkretë. Kam tërë ditën që pres këtu, sepse mora vesh që do të vijë Marini. Pres këtu, por s’ka shkuar asnjëri nga kjo rrugë. S’ka njerëz, kush do të kalojë?”, thotë Foto Prifti.

Shtëpitë janë në masë monumente kulture të kategorisë së parë. Çdonjëra prej tyre ka historinë e saj. Fillimet i kanë që në vitet 1801, e shumë të tjera edhe në 1850 e më pas. E megjithatë, askush nuk ka ardhur t’i restaurojë, apo të ndihmojë qoftë edhe me diçka të vogël, familjet që ende jetojnë në këto shtëpi, siç është rasti i Çuçajve që thonë se u dergjën në premtime boshe pafund.

“Më ra tavani, kështu që vajta mora borxh te shokët e te miqtë që kisha për të hapur shtëpinë. Më shumë më ndihmoi vëllai im, që ishte doktor e që tani nuk rron më. Ai më ndihmoi, më dha gjysmat e lekëve, gjysmat e tjera i mora nëpër shok e nëpër miq, duke shtuar edhe ato pak që kisha vet, dhe e rregullova”, thotë Vasil Çuçi.

Këllëzi, fshat tjetër i Lunxhërisë, është vetëm pak më tej, por gjendja edhe këtu nuk ndryshon. Është e çuditshme sesi janë lënë në braktisje të plotë fshatra kaq të mbarë, me njerëz punëtorë e të njohur në histori për patriotizmin e tyre.

“Po Këllëzi, si të gjithë fshatrat e tjerë. Në emigracion kanë ikur njerëzit. Ka rreth 100 frymë, rreth 25-30 shtëpi. Pak moshë të re”, thotë Vasil Puleri.

Jo larg nga Këllëzi janë marrë edhe gurët e zinj, me të cilët janë ndërtuar shtëpitë e mëdha të zonës. Dikur, sepse sot kohët kanë ndryshuar. Të rinjtë ikin, duke lënë pas veç kujtime, asgjë tjetër.

“Më theu një lopë këmbën atje në pyll, me kë ta merrja e ta sillja? Mbeti lopa në pyll ndonjë javë. Më në fund e morën disa djem e disa pleq, me të mbledhur nga fshatrat e tjerë nga një e nga dy, sepse këtu s’kishte njeri”, thotë Thoma Kushta.

Lunxhëria dikur kishte një bujqësi të zhvilluar, duke arritur edhe të eksportonte prodhimet e saj jashtë vendit, ashtu si vreshtarinë e blegtorinë, që sot shumë të reduktuara përbëjnë të vetmet mundësi që kanë banorët e mbetur.

Stacioni i fundit do të jetë i famshmi, fshati Qestorat. Vendi ku u lind një patriot i madh si Koto Hoxhi, mësues e prijës i shumë prej figurave qendrore patriotike shqiptare, por nga ku vjen edhe Jorgo Zografi, renegati që organizoi autonominë e të ashtuquajturit nga grekët Vorio Epir në 1914.

Busti i Koto Hoxhit është aty. I thyer disa herë nga njerëz të paidentifikuar, për rregullimin e tij kanë menduar vet ata, disa banorë të fshatit, askush tjetër. Pas, shkolla e dikurshme greke e hapur nga Zografët. Sipas disa banorëve, për të kanë ardhur e janë interesuar vitet e fundit jo pak zyrtarë grekë.

“Ka ardhje të shpeshta të titullarëve të institucioneve të akredituara në Shqipëri. Vijnë e bëjnë vizitë këtu në shesh, ku ndodhet busti. Qëllimi i tyre për atë punë është…”, thotë Aleksandër Basho.

“Më shumë janë interesuar grekët, të them të drejtën, për Kristaq efendinë edhe për shkollën. Ata thoshin se këtu është Vorio Epir, politikë hesapi, kurse për Koto Hoxhin, jo mor jo, nuk interesohet njeri”, thotë Nesto Papa.

Shumë të tjerë nuk duan të flasin, por pranojnë nën zë se është përhapur një fjalë, që mesa duket kërkon fillimisht të testojë reagimin e banorëve mbi vënien e bustit të Zografëve në Qestorat. Në fakt, edhe gjatë procesit të debatit për ndarjen e re territoriale, me mbështetjen edhe të pushtetit lokal të para pak kohësh, zyrtarët grekë kërkuan shpalljen edhe të Lunxhërisë si zonë minoritare, çfarë u kundërshtua fort, në radhë të parë nga banorët,siç ata na thonë.

E megjithatë, mjafton të ecësh pak më tej, për të kuptuar sa dhimbshëm është katandisur sot shtëpia e dikurshme e Koto Hoxhit. E tillë është mënyra sesi respektohen figura të tilla…

Sot kjo zonë, që përfshin edhe shumë fshatra të tjerë, ka humbur gjallërinë e saj, edhe pse mundësitë i ka të jashtëzakonshme. E në këto kushte, askush nuk duhet të habitet, që zyrtarë grekë zbresin edhe këtej e hedhin farën e përçarjes. Tentojnë të rikthejnë Zografon, sa kohë shteti shqiptar nuk arrin të ruajë e respektojë siç duhet, Koto Hoxhin e të gjithë figurat e tjera të Lunxhërisë: Pandeli Sotiri në Selckë, Petro Poga në Erind e Urani Rumbo në Stegopul. Katër figura, që sot janë lënë krejtësisht në harresë, ashtu si Lunxhëria, që kërkon e meriton shumë më shumë.

/ Top Channel

Tjeter mister i Da Vincit: A është kjo fantazma e Davidit të Michelangelos?

$
0
0

Leonardo da Vinci ka pikturuar një një veprat më enigmatike dhe joshëse të artit në botë, Mona Lisa-n.

Por tani ekspertët në Londër kanë zbuluar një mister të ri nga artistit rilindas pas gjetjes së një skicë të një njeriu, që më vonë ai u përpoq që ta fshinte nga punimet e tij rreth vitit 1508.

Ndërsa nuk ka të dhëna në lidhje me identitetin e skicës muskuloze, një historian arti ka sugjeruar se mund të jetë një skicë e shpejtë e statujës së Michelangelo-s, Davidit, që ndodhet në Firence të Italisë.

ghost

Experts at the British Library in London used multispectral imaging to reveal the figure, drawn in ink on one of the pages of a notebook belonging to Leonardo da Vinci. The image on the left shows the page as it appears to the naked eye, and the one on the right, under UV light, with the erased drawing revealedThe sketch was placed underneath a monochrome sensor camera and exposed to light of various wavelengths ranging from the ultraviolet to near infrared. This view of the folio pages was photographed in natural light, as we see it. IT shows a smudge, musical instruments and some mirror writingThe smudge measures around 2.3 x 1.2 inches (6 x 3cm) and is thought to have been made by the artist when erasing his drawing of the man. You can see the drawing through it thanks to multi spectral imaging processThe study reveals how La Bella Principessa (pictured right), painted by da Vinci before he completed the Mona Lisa (left) in the late 15th Century, uses a clever trick to lure in the viewerDa Vinci expertMartin Kemp believes the sketch may be part of a series of 'fugitive images' occasionally unearthed on da Vinci's work. He said the sketch bears some resemblance to Michelangelo's sculpture of David (pictured) and it suggests the established painter was jealous of his younger rival

Video: ‘Mamica’ e`Skënderbeut’ një jetë në internim: Dua vetëm 1 mijë lekë të vjetra dëmshpërblim

$
0
0

adivijealibalivËshtë Mamica Kastrioti në kryefilmin shqiptar, ‘Skënderbeu’…! Sot pak kush e di që artistja Adivije Alibali, vite të tëra të jetës i shkoi në internim dhe prej skenave të mëdha të botës, ju desh të jetonte në skamje. Vuajtje për të cilën ajo dhe familja e saj as që janë kujtuar…por për të, koha e heshtjes ka përfunduar! Asaj ju desh të jetonte në izolim. Vite të cilat s’mund të mos i peshojnë rëndë e për të cilat kërkon vetëm diçka.

“Dua vetëm 1 mijë lekë të vjetra, të bëjnë ligjin. Që unë të vdes e të mos më mohojnë vuajtjet dhe rininë e fëmijëve. Dua të mos vdes me këtë plagë të madhe, se jam në vitet e fundit të jetës. Të paktën të më njohin vuajtjet mua dhe fëmijëve të mi dhe bashkëshorti im që ka vdekur shumë i dëshpëruar.”

Megjithkëtë, të gjithë e pyesin për Mamicën…ajo është me gjasë e vetmja aktore që interpreton në filmin e hershëm shqiptar, që ende jeton! “Kërceva 30 vite në skenë, shëtita botën nëpër skena botërore, me çmime dhe kur vjen fundi… luajta një film që më dha lavdi të jashtëzakonshme. Nuk di dhe si e kam luajtur. Vetëm me ndihmën, i dedikohet regjisorit rus. Isha fëmijë e fejume, lashë dhe zemrën këtu…” Nga skena e dëbuan!

Ndonëse ishte në kulmin e karrierës së saj si valltare e balerinë e zëshme e kohës në trupën tonë kombëtare. “Nga skena me kanë hequr me dhunë…” Mirëpo me gjithë vitet që shkojnë, Zonja Avdije Alibali s’mund të qëndrojë larg pasionit të saj të madh…mbase të vetmit! ‘Kërcej ndonjëherë ndonjqë valle lirike..se nuk më lë”. Bijë e familjes Sharofi nga Dibra e Madhe, artiste në Tiranën e viteve të para të pas çlirimit, Avdije Alibali kujton të atin e përcjell këtë mesazh me peshë sidomos për të tashmën tonë! “Teolog i shquar babai im, Haki Sharofi, më la të bëhem artiste, të marr profesionin artiste, këta janë myslimanët shqiptarë”

VOAL

Tirana dhe Reja britanike e një japonezi

$
0
0

Japanese architectTre vjet pas krijimit “The Cloud”, i artistit japonez Sou Fujimoto, bën një udhëtim nga ishulli britanik drejt gadishullit Ballkanik. Edhe pse nuk do të jetë në mbretërinë e gjelbërimit si në Kopshtin Kensington, organizatorët kanë  gjetur një hapësirë të blertë – edhe pse modeste -përpara Galerisë Kombëtare të Arteve.

“Jam përpjekur të krijoj diçka që shkrihet në gjelbërim”, shprehej artisti japonez Sou Fujimoto në vitin 2013 , ndërsa përpiqej të shpjegonte sesi mendoi të kombinonte natyrën dhe arkitekturën ndërsa skiconte Pavijonin e Galerisë londineze, “Serpentine” të atij viti, të vendosur në kopshtin Kensington të kryeqytetit britanik. E ndërtuar në lëndinën jashtë Galerisë, pavijoni i ngjashëm me një re i Sou Fujimoto-s , përfshinte një rrjet polesh të bardha që ngjiten lart duke formuar tarraca të shtresëzuara me rrathë të tejdukshëm polikarbonati, të futura për të strehuar nga shiu dhe për të pasqyruar dritën e diellit…

Tre vjet më vonë, instalacioni “The Cloud” bën një udhëtim nga ishulli britanik drejt gadishullit Ballkanik. Edhe pse nuk do të jetë në mbretërinë e gjelbërimit si në Kopshtin Kensington, organizatorët kanë  gjetur një hapësirë të blertë – edhe pse modeste – përpara Galerisë Kombëtare të Arteve. Pikërisht aty po punohet për të vendosur veprën e artit që do të shtrihet në 541 metra katrorë – deri në 7 metra. Pavijoni ka dy hyrje, me një seri tarracash që sigurojnë vend për t’u ulur, topografia e rrjetit është fleksibile, me një hapësirë sociale shumë funksionesh, ku muret, ulëset dhe çatia janë të bëra me të njëjtët kuba çeliku. Një lajm i mbërritur në kohë me re nga një vend ku retë janë tipari më dallues, ky instalacion do të mund të kundrohet nga kureshtarët vetëm në fillim të pranverës. Një vepër arti që do të shërbejë edhe si strehë për ekspozimin e të tjera veprave të artit apo bujtëse e aktiviteteve kulturore. Kështu ka bërë me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili është edhe nismëtari i prurjes së kësaj vepre arti, e huazuar nga Galeria britanike “Serpentine”. “Në fillim nuk mendoja se më pëlqente të bëja një re” – do të shprehej artisti japonez ndërsa shpjegonte sesi donte të ngrinte një strukturë që të përputhej mirë me rrethinat. “Mbeta i mrekulluar nga rrethinat e Kopshtit Kensington, gjelbërim i bukur që më bëri të krijoja diçka që shkrihej me atë gjelbërim. Sigurisht që struktura duhet të ishte artificiale, kështu që mendova të ndërtoj diçka mes arkitekturës dhe natyrës, ai lloj koncepti ka qenë një interes i madh në karrierën time kështu që ishte krejt e natyrshme ta shtyja përpara atë koncept për të ardhmen” – do të shprehej Fujimoto, i cili ka menduar edhe më tej; të kombinojë hapësirat e brendshme dhe të jashtme brenda strukturës. “Tejpamja është shumë e rëndësishme për mua sepse ashtu mund të ndjesh natyrën, motin dhe klimën që ndryshon, edhe nga brenda pavijonit” – ka thënë ai. Pavijoni e mori nofkën “Reja” për shkak të formës dhe lehtësisë që ka rrjeta tre-dimensionale prej çeliku me module 40 centimetra që ndryshojnë në secilën anë. Struktura është e thyer në mënyrë që të lejojë hyrjen e njerëzve si edhe të gjenerojë përdorime të ndryshme nën dhe mbi të. Një kub i thjeshtë, me përmasën e trupit të njeriut, përsëritet për të ndërtuar një formë që ekziston mes organikes dhe abstraktes, për të krijuar një strukturë dykuptimësie, me korniza të buta që mjegullon kufijtë mes së brendshmes dhe së jashtmes. Fujimoto ishte arkitekti më i ri që ka projektuar një pavijon të Galerisë “Serpentine”.

Sou Fujimoto është i njohur si një nga arkitektët më të rëndësishëm që po dominon në të gjithë botën, një dritë drejtuese për brezat e artistëve që po rishpikin marrëdhënien me mjedisin e ndërtuar. I frymëzuar nga struktura organike, si: pylli, foleja dhe shpella, ndërtesat që mbajnë firmën e Fujimoto-s banojnë një hapësirë mes natyrës dhe artificës.

Fujimoto ka fituar edhe konkursin për të krijuar Ecole Polytechnique në kampusin e Universitetit ‘Paris-Saclay’, në dalje të kryeqytetit francez. Propozimi i Fujimoto-s sheh një ndërtesë të mbushur me bimësi dhe pemë. Ai gjithashtu kë përdorur materiale burimore vendase për të krijuar një sheh artistik në një ish-fermë në provincën e Guangzhou –së në Kinë. Ai gjithashtu është i përfshirë në botën e modës nuk ndikuar në koleksionin pranverë-verë të shtëpisë zvicerane të modës ‘Akirs’ me veshje të bazuara në ndërtesat e krijuara prej tij dhe syze dielli që imitojnë të tijat. “Reja”, e cila vjen për t’u shfaqur në Tiranë si një donacion i Fondacionit Luma, pasi ka qëndruar për disa kohë në Galerinë “Serpentine” në Londër, do të jetë e vizitueshme nga publiku kryeqytetas, e ndërthurur edhe me një kalendar të detajuar aktivitetesh nga Bashkia e Tiranës. Në pamundësi për të çuar gjithë Tiranën në Londër, në fakt po sjellim një pjesë të Londrës në Tiranë. Por, me buxhetin e limituar të Bashkisë së Tiranës, ne e kishim të pamundur të përballonim qoftë edhe qiranë apo punimet për instalacione të tilla, ndaj i jam shumë mirënjohës znj. Maya Hoffman dhe fondacionit “Luma” në Zvicër dhe Francë, të cilët kanë përballuar të gjitha kostot, si të transportit, të instalimit dhe të siguracionit”, -është shprehur Kryebashkiaku Veliaj, që duket se me këtë vepër të artit modern çel edhe kalendarin e aktiviteteve me natyrë artistike e kulturore në kryeqytet.

S.B

Kerni ankohet për uzurpimin e TOKB nga bizneset. Havari: Nxirr shpatën!

$
0
0

KerniDrejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit Ilir Kerni, në një intervistë të dhënë sot për gazetën shqip, pasi ka folur për përvojën e tij në Shqipëri dhe jetën e re pasi u largua nga Zagrebi, është ndalur dhe te një problem akut, me të cilin përballet sot institucioni që ai drejton.

Fjala është për uzurpimin e disa mjediseve të godinës që ai drejton, nga biznjese abuzive dhe të paligjshme.

Kerni ka shprehur gjithë habinë dhe keqardhjen e tij, duke theksuar: “… po ju them se e kam të pakonceptueshme që ambientet e teatrit janë të pushtuara nga biznese të paligjshme dhe unë s’jam në gjendje të veproj. Ku ndodh kjo tjetër, në cilin vend?? Ja një apel direkt për politikën nëse vërtet doni. Ndërsa sa i takon kulturës mendoj se nëse bëhet teatri i ri, politika ka justifikuar gjithçka. Do të ishte super vëmendje pasi jemi të ndërgjegjshëm që vendi ka mjaft probleme të tjera. Vetëm në rastin e kundërt mund të them shumëçka”.

Në postimin që Kerni i ka bërë intervistës në profilin e tij në Facebook, aty ka reaguar një figurë e shquar e botës policore shqiptare: Mit’hat Havari.

Havari njihet si personi që drejtoi në Tiranë aksionin e parë për shembjen e kioskave dhe pallateve shumëkatësh në Parkun Rinia dhe përgjatë Lanës në vitin 2001, kur sapo ishte bërë kryebashkiak Edi Rama.

Havari, që shquhet për karakterin e tij të hekurt, i shkruante me tone revolucionare: “Hiqi urgjentisht mos ki mëshirë, kanë kaq vjet që janë pasuruar .Eshtë i vetmi pallat kulture në europën lindore, ku kultura dhe qoftet jane bashkë. Kërko ndihmën e shtetit, mos ki frikë, kur je me të drejtën s’ka zot që të prek, jua them këto gjëra se je artist, por artistët kanë bërë dhe duel me shpata për drejtësi , jo vetëm për rivalitet në dashuri !.”.

Kerni

havari

 

Shtëpia e Kadaresë gati për vizitorët

$
0
0

shtepiaShtëpia e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare ka përfunduar së restauruari në Gjirokastër dhe më 28 janar pritet të hapet për vizitorët. Kjo datë përkon me  80 vjetorin e lindjes së shkrimtarit shqiptar të përkthyer në mbi 50 gjuhë.
Arkitekti Agron Doraci, që ka punuar  për restaurimin e shtëpisë thotë se vetë shkrimtari, kur e ka parë projektin,  e ka gjetur në përputhje me përfytyrimet  e krijuara prej tij nga rrëfimet e gjyshes.

“Shtëpia e Kadareve, thotë zoti Doraci, ka qenë mjaft e amortizuar pasi gjysmën e parë të shekullit te kaluar familjet gjirokastrite  e humbën fuqinë ekonomike dhe Familja Kadare mundi të mbajë në këmbë gjysmën e banesës  në pjesën veriore”.

Duke folur për  shtëpinë,  që  gjatë viteve te tranzicionit u dogj dhe gati u rrënua,  zoti Doraci thotë se ajo  është trekatëshe, me një pjesë nën dhe. “Stera e ujit zë pjesën qëndrore të banesës në bodrum. Pjesa tjetër shërben  si një qilar për depozitimin e rezervave ushqimore të dimrit.

Nën tokë, ngjitur me qilarin e vogël, thotë Agroni, gjendet dhe një galeri e fshehtë me qemere guri ku hyrja bëhej përmes një vrime të maskuar”. Ky mjedis shërbente për ruajtjen e sendeve të cmuara, armëve dhe madje edhe njerëzve në rast rreziku.

Në katin përdhe, në pjesën e prapme Arkitekti Doraci thotë se shtëpia  ka dy mjedise  sejcili me dalje të vecantë në rrugë që kanë shërbyer për mbajtjen e  bagëtive dhe rezervave ushqimore. Në katin përdhe në anën veriore ndodhet qilari i madh i cili shërbente për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Pronarët gjirokastritë merrnin nga fshatarët detyrimin në natyrë dhe prodhimet ruheshin dhe thaheshin në qilarin e lartë dhe mbuluar me qemer guri,rrëfen arkitekti.

Nëndivani (nënmesorja që pëlqen ta quajë shkrimtari) në katin përdhe është i hapur  dhe realizuar me katër harqe mahnitëse. Në këtë hapësirë bëhej dalja në oborr. Në katin perdhe duket stera e ujit e restauruar ku një litar varet në pusin e thellë. Në katin e sipërm gjenden katër mjedise banimi dhe një shërbimi. Mjediset që gjenden në pjesën ballore quhen “oda” në Gjirokastër  dhe rezervohen për miqtë.

Ne njërën prej odave,  thotë Agroni, ka ardhur në jetë edhe Ismail Kadare dhe familja e arkitektit, fqinje me shtëpinë, e ruan  ende djepin e Kadareve. Odatë  sot kanë rifituar mjaft elementë si tavanet dekorativë të gdhendur me motive floreale e gjeometrike, oxhaket e stolisur, musandaratë(sic i quajnë gjirokastritët   dollapet e  brendshme të drurit ngjitur me murin)  ku viheshin rrobat,  kornizat  dhe mjaft elementë.

Dy mjediset e tjera të vendosura në pjesën e pasme të katit të tretë  janë dhoma zjarri ose dimërore , sic quhen në Gjirokastër. Arkitekti Doraci e vlerëson këtë banesë  të realizuar me një rregull të plotë e harmonik ngritur  mbi module të sakta gjeometrike.

“Masa voluminore është në harmoni me peisazhin e Lagjes “Palorto”, ku rrinë afër shtëpi të tjera të famshme të Gjirokastrës si ajo e Cicove, Ficove, Torove, Xhaxhiajve,Kokalarajve…Shtëpia, thotë Agroni, ka kontraste të fuqishme dritë hijeje ,në të ndjehet simetria, asimetrias, ritmi dhe shpërndarja e dimensionimi i gjithë elementëve.

“Edhe në këtë  shtëpi si në gjithë banesën gjirokastrite  nuk kemi të bëjmë me projektime nga arkitektë profesionistë,” thotë Agroni, por me krijimtari të pastër nga mjeshtërit popullorë”.

Shtëpia e Kadaresë u restaurua pas gati 30 vitesh dhe do të administrohet nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Ministria e Kulturës.

Të dy institucionet e shpallën 2016 si Vitin Kulturor të Ismail Kadaresë./Voa

Teatri i Metropolit: Drejtorja Jonida Beqo sjell dramën Rashomon

$
0
0

jonida beqoEdhe Teatri i Metropolit ka çelur sezonin e ri artistik me një kalendar të detajuar të aktiviteteve për të rritur e fëmijë. Aktivitetet artistike nisin me një koncert xhaz nga “Gent Rushi & JAlbaniaZZ Society” më 28 janar. Koncerti përfshin një program më muzikë standarde xhaz dhe pjesë të riaranxhuara shqiptare. Pjesë kryesore e koncertit do të jetë kuarteti i Xhazit me të cilin Gent Rushi performon prej shumë vitesh me përbërje saksi, pianoje, basi etj. Gjithashtu, do të këndohet live nga Kamela Islamaj.

Në fushën e teatrit, sipari ngrihet me dramën “Rashomon”, regjisore e së cilës është vetë drejtorja e këtij teatri, e emëruar pak muaj më parë, Jonida Beqo. Premiera e dramës që mban autorësinë e dramaturgëve Fay dhe Micheal Kanin vjen për publikun më 10 mars. Kjo vepër eksploron marrëdhënien midis së vërtetës dhe dobësive njerëzore. Për të rinjtë nga mosha 8 deri më 17 vjeç, më 8 prill vjen shfaqje “ 100 fustanet”, një shfaqje që ka si tema kryesore përfshirjen sociale, anti-bullizmin, anti-konsumerizmin, kurajën dhe faljen. Fëmijët do të kenë mundësi të shijojnë shfaqjet për ta më 5 mars në premierën “Përrallat e kontinenteve”. Një përmbledhje përrallash të ndryshme nga 7 kontinentet ku paraqiten kulturat, mënyrat e jetesës dhe veçoritë e secilit kontinent, për t’i njohur fëmijët me diversitetin gjeografik dhe kulturor. Ndërsa më 14 prill vjen premiera e dramës “Qielli i heshtur”, një shfaqje që flet për jetën mahnitëse të astronomes Henrieta Leavit; një nga astronomët e para gra në Harvard në vitet 1900-1924. Ajo së bashku me dy gra të tjera po bëjnë për herë të parë hartën e yjeve në univers; punojnë për të identifikuar dhe kataloguar yjet. Vjeshta vjen me koncertin “Këngët e vendit tim”, bazuar mbi jetën dhe këngët e Vaçe Zelës, ku do të performojë e dhe këngëtarja Elina Duni. Sipas kalendarit artistik të këtij teatri, ky vit përfshin gjashtë premiera të reja në vit, tre produksione ekskluzive të teatrit dhe tre vepra në bashkëpunim të përzgjedhura nga propozime të artistëve të jashtëm gjatë thirrjeve të hapura, për të rriturit, ndërsa për fëmijët janë planifikuar katër premiera të reja në vit, dy produksione ekskluzive të teatrit, dy vepra në bashkëpunim të propozuara nga artistë të jashtëm. Ansambli Folklorik Tirana dhe si edhe Banda Frymore Tirana do të kenë të përcaktuara 24 shfaqje në vit.


Dokumentari: Në Rrugët e Mevlan Shanajt

$
0
0

mevlan shanajKineasti sjell sot për publikun filmin dokumentar “Rrugët”, të cilin Shanaj e ka cilësuar si një monolog të xhiruar në dy kohë, më ’97 dhe 2015 -ën. Brenda janë ndjesitë e Shanajt si krijues, por edhe një apel, një dëshmitar që zgjedh të rrëfejë dy epoka të përmbledhura në gjuhë filmike në një orë. Në udhëtimin e tij artistik, regjisori Shanaj ka rrëfyer se është përpjekur të shprehet me veçantitë e tij, të shohë më thellë, përtej syrit e përtej fotografisë.

Njëqind metrat e rrugës në dalje të shtëpisë së tij, aty ku zëfillte dita e angazhuar me punë. Një rrugë që lidh dy botë, vetjaken me publiken… Ishte ajo distancë që shpesh e përpinte në mendime të thella, që e shtynë kineastin e njohur, Mevlan Shanaj të realizonte një film dokumentar, si një monolog i njeriut ndaj mjedisit që e rrethon, një përshtypje krejt personale për vendin ku banon, punon e jeton prej 1959 –ës… Ky mendim fillestar që i kalon përjetimet në vetë të parë për t’u abstraguar në universalen e çoi më 1997 –ën të realizonte “Rrugët”.

Ajo do të qe vetëm pjesa e parë, sepse vetëm më 2015 –ën do ta quante të mbyllur projektin e tij, të cilin e kish lënë mënjanë thuajse për 18 vite.

Pjesa e dytë e kapërcen pragun e përditshmërisë, duke përshkuar rrugë që kapërcejnë edhe fiziken, edhe kohën për të ecur edhe njëherë në të shkuarën.

“Kanë kaluar 18 vjet, unë kam ndryshuar banesën dhe rrugë. Një rrugë që më ktheu edhe në adoleshencën time. Adoleshenca ime ka qenë Mallakastër, Patos. Kam ardhur 14 vjeç në Tiranë…”, kështu është shprehur regjisori, ndërsa duket se këtë dokumentar që vjen premierë për publikun mbrëmjen e sotme në Kinema “Millenium” ia ka bërë dhuratë vetes për ditëlindje, ku pak ditë më pas, më 7 shkurt Shanaj feston 71 –vjetorin e lindjes.

Janë vitet e para të jetës si student, krijues, aktor, profesor dhe producent…Një jetë e ndarë mes kënaqësisë aq edhe anktheve profesionale.

Kthimin për të realizuar këtë dokumentar të dy kohëve të tij, ka rrëfyer se nuk e ka pasur të programuar, por ka qenë krejt spontan. Brenda janë ndjesitë e Shanajt si krijues, por edhe një apel, një dëshmitar që zgjedh të rrëfejë dy epoka të përmbledhura në gjuhë filmike në një orë.

Në udhëtimin e tij artistik, regjisori Shanaj ka rrëfyer së është përpjekur të shprehet me veçantitë e tij, të shohë më thellë, përtej syrit e përtej fotografisë.

Dokumentari “Rrugët” që mban firmën e Mevlan Shanajt si në regji ashtu edhe në skenar, është edhe filmi i parë shqiptar që i vjen premierë publikut kryeqytetas për këtë vit.

Për realizimin e tij, autori ka zbuluar se është mbështetur te miqtë kolegë si edhe në punën e studioj “Zig-Zag”.

Regjisori Shanaj, i nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” është ndër emrat e njohur të kinematografisë shqiptare. Krahas filmave artistikë me metrazh të gjatë, ai ka realizuar edhe një së filmash dokumentar si “Tefta Tashko”, “Marije Kraja”, “Berati”, “Katër mëngjese”, “Lasgush Poradeci”, “Gju më gju”, “Komani”, “Pandi Raidhi”, “Shqiptari i vonuar”, “Bibla dhe Kurani”, “Ftesë nga Iliri”, “Shkronjat e Pavarësisë” etj.

Tre shqiptarë për adhuruesit kokëfortë të letërsisë evropiane

$
0
0

jeton nezirajDramaturgu Jeton Neziraj ka përzgjedhur tre autorë shqiptarë për “Finnegan’s list” për t’u përkthyer nga botuesit evropianë, për të thyer kështu barrierat gjuhësore për veprat që nuk janë përkthyer sa duhet apo që “janë harruar”. Tre autorët e propozuar janë: Visar Zhiti, Ramadan Musliu dhe Xhevdet Bajraj

Intervistoi: Violeta Murati

Shtëpive botuese nga e gjithë Evropa, përveç veprave të tjera të autorëve të huaj, do t’u propozohet edhe përkthimi i tre shqiptarëve. “The European Society of Authors” (Shoqata e Shkrimtarëve Evropianë) ka përpiluar listën e 30 veprave letrare që do t’ua shpërndajë botuesve me rekomandimin dhe arsyetimet se përse ato meritojnë të përkthehen. Juria propozuese përbëhet nga dhjetë autorë. Listës së dhjetë autorëve që kanë zgjedhur nga tri vepra që vlerësojnë se ato duhet t’i thyejnë barrierat gjuhësore, i takon edhe dramaturgu nga Kosova, Jeton Neziraj. Drejtori i Qendrës kulturore “Multimedia” ka propozuar që nga shqipja në gjuhë të tjera evropiane të përkthehen veprat “Rrugët e ferrit”, me autor Visar Zhitin, “Antiprocesioni”, me autor Musa Ramadanin, dhe “Copa ime e qiellit”, e poetit Xhevdet Bajraj.

Si keni rënë në kontakt me “The European Society of Authors”, si funksionon kjo “lista e librave” të përzgjedhur”?

The European Society of Authors fton çdo vit nga dhjetë shkrimtar të vendeve të ndryshme të botës, të cilët bëjnë përzgjedhjen e librave për “Finnegan’s list”. Këta më pas, secili sugjeron nga tre tituj librash, që mund të jenë të autorëve të gjallë apo të vdekur. Megjithatë, parimi i “Finnegan’s List” është se përpiqet t’i nxjerrë në dritë veprat që nuk janë përkthyer sa duhet apo që “janë harruar”. Ideja pra është e thjeshtë: secili nga këta dhjetë autorë zgjedh tre tituj nga ‘libraria e tij/saj private – fikision apo jo-fiksion, prozë apo poezi. Dhe bashkë me këtë përzgjedhje, jep edhe një shpjegim të shkurtër se përse këto tre tituj ia vlejnë të “shtyhen përpara” dhe t’u ofrohen për botim në gjuhë të tjera, botuesve dhe institucioneve të ndryshme kulturore gjithandej botës. Autorët që kanë bërë propozimet pastaj ftohen të flasin për titujt e përzgjedhur në panaire dhe ngjarje të ndryshme që organizohen gjatë vitit në qytete të ndryshme të Europës. Ata nga Shoqata e Shkrimtarëve Europian vjet më kontaktuan dhe më ftuan t’i bashkëngjitem këtij komiteti përzgjedhës. Detyra ishte e qartë. Unë natyrisht pranova me kënaqësi.

Sfida e këtij selektimi është thyerja e barrierave gjuhësore. Ju jeni nga një njerëzit aktivë të kulturës në skenën evropiane, në të dyja anët e kufirit. Pse mendoni se botuesit evropianë po kërkojnë letërsi nga “vendet e vogla”, që deri dje s’para janë përfillur?

Që disa vepra letrare të vlefshme ngelen në harresë ose nuk përkthehen sa duhet ndodh edhe në vendet e “vogla” e edhe në ato “të mëdha”. Por para së gjithash, ndodh në vendet e “vogla” e të varfra. Ka shumë faktorë për këtë “harresë”, por disa prej atyre faktorëve janë: mungesa e përkthyesve, mungesa e fondeve të përkthimit, mungesa e promovimit e kështu me radhë. Që t’i kthehem pyetjes; botuesit europianë nuk mendoj se ekskluzivisht po kërkojnë letërsi nga “vendet e vogla”. Ata thjesht kërkojnë letërsi të mirë. Por në vendet e varfra, si këto tonat në regjion, është e pritshme të ndodhë që autorë cilësorë të mos marrin vëmendjen e duhur dhe titujt e librave të tyre të mos i kalojnë kufijtë gjuhësorë të gjuhës në të cilën janë shkruar. Dhe prandaj, iniciativa si kjo e Shoqatës Europiane të Autorëve, ose puna që bënë TRADUKI, janë të vlefshme dhe me interes, veçanërisht për hapësirat tona, ku letërsia nuk e ka mbështetjen dhe vëmendjen e duhur.

 Mbi ç’kritere e keni bërë përzgjedhjen e tri botimeve?

Nuk ka qenë process i kollajshëm. Dhe, që të jemi të qartë, për përzgjedhjen nuk kam qenë i kufizuar vetëm në letërsinë shqipe. Por duke qenë se letërsia shqipe edhe ashtu lëngon shumë nga promovimi ndërkombëtar, jam fokusuar vetëm te librat e autorëve shqiptarë. Përndryshe, njëherë kam dashur ta propozoj edhe librin e autorit serb, Dimitrije Tucoviç, “Serbia dhe Shqipëria”. Në fund, megjithatë, u përcaktova për librat e autorëve Visar Zhiti, Ramadan Musliu dhe Xhevdet Bajraj.

Musa Ramadani në Kosovë konsiderohet si avangardist. Ka shkruar poezi, tregime, romane e drama. Është përkthyer fare pak në gjuhë të tjera, kryesisht në gjuhët e ish Jugosllavisë. Romani i tij “Antiprocesioni” i botuar në vitin 1997 nga “Buzuku”, është një vepër postmoderne, e veçantë, që merret kryesisht me çështje filozofike e teologjike. Autori të tërheq me dijen e tij për fusha të ndryshme dhe aq më tepër me mënyrën sesi e artikulon atë dije në këtë roman. Hermetik për nga natyra, i shkurtër dhe plot erudicion, romani është i shkruar me shumë mjeshtëri. Romani nuk është përkthyer në ndonjë gjuhë tjetër, por ekziston një përkthim i pabotuar anglisht. E kam rekomanduar për adhuruesit kokëfortë të letërsisë. Kurse Xhevdet Bajraj është poet dhe përkthyes nga Kosova, por që, nga viti 1999 jeton në Meksikë. Bajraj është padyshim prej poetëve më të mirë kosovar të brezit të mesëm. Shkruan në shqip dhe në spanjisht. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë, por unë besoj jo mjaftueshëm. Unë kam rekomanduar librin e tij, të fundit me poezi “Copa ime e qiellit” që është botuar tash së voni në Kosovë nga “Koha”, si libër dygjuhësh; shqip dhe spanjisht. Bajraj shkruan poezi brilante. Kur e lexon, ke ndjesinë që ai i ka shkruar ato poezi vetëm për ty. Kjo lloj afërsie që lexuesi krijon me poezitë e tij vjen ngaqë Bajraj shkruan me sinqeritet të madh. Poezitë e tij janë si ninulla për të rritur, që na bëjnë të mendojmë dhe të ëndërrojmë për mallin, për lulet, për atdheun, për ëndrrat, për luftën, për vetminë. Dhe pastaj mund të biem në gjumë të lumtur që kemi jetuar edhe një ditë në këtë botë armiqësore.

Nga Shqipëria keni zgjedhur vetëm Visar Zhitin, ishte kjo një shije personale, apo keni konsultuar me botime të tjera?

Natyrisht, është shije personale por, kuptohet, i kam pasur parasysh kriteret e “Finnegan’s List”. Kadare (përndryshe, prej autorëve të mi të preferuar) njihet dhe përkthehet rregullisht. Po ashtu edhe Kongoli. Por unë kam konsideruar se edhe librat e Zhitit meritojnë të njihen dhe lexohen jashtë gjeografisë shqiptare. E di, se Zhiti është përkthyer në disa gjuhë, por besoj jo mjaftueshëm dhe jo aq sa e meriton. Nga ai, unë kam rekomanduar për përkthim librin “Rrugët e ferrit”, që është libri i parë me kujtimet e tij nga burgu. “Rrugët e ferrit” është botuar në Tiranë në vitin 2001 nga OMSCA-1. Më vonë Zhiti ka botuar edhe pjesën e dytë të kujtimeve nga burgu në librin “Ferri i çarë”.

“Rrugët e ferrit” është një rrëfim tronditës që shpalosë ngjarje të frikshme nga diktatura komuniste, flet për personazhe e momente rrënqethëse gjatë kohës sa autori ka qëndruar në burg. Libri mrekullisht e përzien elementin faktografik, dokumentar, me elemente artistike. Ky libër, është një peizazh i zymtë i një epoke të egër dhune, që si armik kishte njeriun, intelektualin, para së gjithash. Por më bukur e thotë autori vetë Zhiti, në fillim të librit: “roman, me personazhe reale e ngjarje që s’do të doja të ishin të vërteta, ndërkaq nuk shpika asgjë, vetëm përzgjodha nga përjetimet. Por, të shkruarit e tyre ngjante me një tjetër burg…”. Ky libër nuk është përkthyer akoma në asnjë gjuhë tjetër, por do të duhej, patjetër.

Është folur shumë për “bashkimin” tonë natyror, kultura është marrë si modeli që mund ta mbërrijë këtë definicion më parë se çdo fushë tjetër. Mendoni se ka vend për entuziazëm, kur ende nuk bashkërendojnë librat, teatri, gazetat, muzika, trashëgimia…ne vazhdojmë të transmetojmë lajme që lidhen vetëm me personazhe të njohur, pa guxuar me tej. Po kështu dhe anasjelltas?!

Nuk mendoj se ka vend për entuziazëm. Megjithatë, në anën tjetër po ashtu nuk më duket se ka mungesë vullneti. Në këtë aspekt mendoj se, gjërat qëndrojnë shumë më mirë sesa kanë qenë para disa vitesh, ta zëmë. Nga dy Ministritë e Kulturës është hartuar një kalendar i aktiviteteve të përbashkëta kulturore që pasurohet dhe harmonizohet çdo vit. Artistët dhe grupet artistike edhe jashtë këtij kalendari shkëmbejnë krijimet e tyre. Ta zëmë, unë çdo vit sjell në Tiranë shfaqjet e mia që i realizojmë në Prishtinë dhe deri më tani për këto prezantime asnjëherë nuk kam pasur ndonjë mbështetje financiare nga fondet publike në Kosovë apo Shqipëri. Por, kjo nuk më ka ndaluar të komunikoj me publikun në Tiranë. Pra, këtu nuk qëndron krejt problemi. Problemi kryesor është: a kemi çka të shkëmbejmë? Hiq ndoshta letërsinë, produksioni kulturor si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë është tepër i varfër. Në Kosovë, ta zëmë, gjatë një viti, mezi prodhohen 20 shfaqje teatrore. Besoj se kaq, jo më shumë, prodhohen edhe në Shqipëri. Shfaqjet që prodhohen në Prishtinë nuk prezantohen as në qytete tjera të Kosovës, ose prezantohen fare rrallë. E njëjta situatë besoj është edhe në Shqipëri. Dhe mos të flasim pastaj për kualitetin e këtyre shfaqjeve teatrore që lë shumë për të dëshiruar. Në Tiranë, plot artistë të teatrit besojnë që, për sa i përket teatrit, Tirana është “qendra e botës”. E fatkeqësisht, nëse do të më pyesni mua, unë do të thosha që teatri në Tiranë është “gati fundi i botës”. Por nejse, kjo është temë tjetër.

 

 

 

Blloshmi: Pompeiada, një rrënojë kohe nën lëkurë

$
0
0

lumturi blloshmiArtistja, Lume Blloshmi, kjo Shivë – hyjni shndërruese – na paraqet, përmes cikleve “natyrale” të artit dhe aksionit performer të saj, edhe vetë procesin e transformimit.

Nga Krenar Zejno

Një rrënojë mund të na sjellë ndërmend edhe një tjetër rrënojë, ashtu si tek e shkuara e një jete gjenden paralele të një tjetër jete. Sepse rrënoja përfaqëson gjallmimin, në dallim nga gërmadha, e cila është e mbyllur në vetvete, si çdo vdekje. Rrënoja është ajo që i mbijeton zhdukjes, asaj që gërmadha nuk i bëri dot ballë. Trupat njerëzor të Pompeit, ngrirë prej shekujsh nën llavë, nuk janë kadavra. Për një mrekulli të natyrës, njëherit edhe vrasësja e tyre, ata dëshmohen ashtu siç janë fiksuar në çastin e beftë të mortjes, në vendet dhe gjestet e fundit të veprimtarisë së gjallë. Moment i rrallë! E ky momentum i historisë së njerëzimit, ku ata mbetën edhe jetë edhe vdekje, është tashmë monumenti i tyre i përjetshëm. E një rrënojë e cila i mbijeton zhbërjes së artit që mban në gji, shndërrohet edhe vetë ajo në vepër arti. Qysh me Beniamin e Simmel e Pasolin është zbritur gjer në thellësi të kësaj dikotomie: rrënoja nga pikëpamja estetike është një formë e paqtimit, apo armëpushimit le tё themi, të konfliktit mes fuqive shkatërruese të natyrës dhe atyre ndërtuese të kulturës dhe artit. Dhe ja ku mbërritëm një moment të rrallë arti të sotëm: Artistja, Lume Blloshmi, kjo Shivë – hyjni shndërruese – na paraqet, përmes cikleve “natyrale” të artit dhe aksionit performer të saj, edhe vetë procesin e transformimit. Objekti: lëkura (edhe apel i empatisë) e portokalles (edhe idiomë ironike e botës që rrotullohet e rikthehet). Më tej, cikli i miniaturave me figurat politike, riparaqitur në “Pompeiadë”, pra ku na ndërmend edhe për August e Kaligula, bën të theksohet edhe më tepër sarkazma karikatureske ndaj tyre. Dhe diku mё tej, pamje nga rrёnoja e ekspozitës “Okazion- Likuidim total” qё pat mveshur krejt muret e galerisё Zenit me Informacion – Propagandë – Publicitet! Njё trekëndësh deborian, edhe i blerjes edhe i bjerrjes, ndёr tё cilin postmodernizmi, si përdorim ironik i imazhit në kontekst të ri kuptimor, qe thirrur tё shpёrfaqё imazhe që kontestojnë pikёrisht kёtë botë imazhi. Ku triumfi imperial i mallrave, nëpërmjet armёs sё joshjes e reklamёs dhe mercenarёve prej letre, rrezikon tё pёrbashkojё gjithё gërmadhat e konsumit dhe mbetjeve nёn njё destin fatal nё rang global. E më përtej, këto lëvore fruti me formën e qenieve njerëzore prej zjarrmit ku vendoseshin për t’u marrë esencën dhe aromën, pas shumë kohërash çlirohen nga izolimi dhe bëhen objekti i artistes për një paralelizim ngjashmërie të habitshme me elementë biblikë të tablosë së mjeshtrave të Rilindjes. Duke na paraqitur, kësisoj, edhe një rrënojë. Por nuk mbaron këtu! Fill pasi i hapen dritës, ajrit dhe pranisë së kondensimit, ndodh që natyra të bëjë të vetën duke i kthyer në një rrënojë të re edhe vetë ato. (Sa për kujtesë dhe orientim: në rastin e nevojёs sё njё përshkrimi të rrënojës dhe mbetjeve, alegoria ka ca shanse t’ia dalë më mirë se simboli e metafora.) E bashkë me të, duke na kondensuar, praktikisht, një rezultat për të cilin teorizimi mbi rrënojën është tashmë: akti i riformësimit të shkatërrimit si atribut i saj; nëpërmjet një procesi të dyfishtë, natyral dhe historik. Me rrjedhojë, edhe të kuptuarit më mirë të historisë. E në lidhje me këtë dhe kontekstin tonë historik, vjen i pashmangshëm konotacioni prej pamjes sё lëkurave të regjura me kufomat nё gropat masive, dhe me regjime e shpërngulje masive gjithashtu. Aq më mirë për ruajtjen e kujtesës kolektive prej rrënimit! Tekefundit, ky është misioni i artistit: të mos lejojë që rrënoja të kthehet në gërmadhë. Dhe Moxarti vijon t’i fryjë flautit magjik, duke i dhënë frymë edhe Pompeit, vendit ku e kompozoi dhe rrënojës që e frymëzoi.

 

Krijimtaria e Blloshmit

Puna e saj në artin pamor nisi në vitet 1973 – 1974, një periudhë delikate në artin shqiptar. Lumturi Blloshmi arriti të krijojë dhe t’i shmanget presionit të kohës duke u fokusuar tek peizazhi dhe natyrat e qeta. Në fillim të viteve ’90, Blloshmi kërkoi dhe gjeti një karakter tjetër artistik dhe u bë shumë shpejt pjesë e atyre artistëve që i dhanë frymëmarrjen e parë artit modern dhe postmodern shqiptar përmes performancave dhe instalacioneve. Përveçse si një retrospektivë e 25 viteve të fundit të artit të saj, kjo ekspozitë vjen si një dëshmi e përforcuar se Lumturi Blloshmi është një nga artistet e para që solli mediumin e instalacionit dhe performancës në Shqipëri.

“Nën ujë kisha dhe xhami, monumente të kategorisë së parë”

$
0
0

afresku ne DelvineForumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka denoncuar dy raste flagrante për dy kulte monumentale në vend. Bëhet fjalë për rrënimin nga përmbytjet të një kishe dhe xhamie që gjenden ende të përmbytura nën ujë. Njëra, jo larg nga Tirana, në fshatin Derven të rrethit të Krujës, është kisha mesjetare e Shën Gjon Pagëzorit, që hyn në dioqezën e Arbërit, aktualisht është krejtësisht e mbuluar nga uji. Denoncimi tjetër është raportimi mbi gjendjen e xhamisë 1600-vjeçare që është mes lagështirës dhe degradimit. Bëhet fjalë për xhaminë e Gjin Aleksit, në fshatin Rusan, të Delvinës, e ndërtuar rreth viteve 1600, mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin. Si kisha ashtu dhe xhamia janë monumente të klasifikuara të kategorisë së parë, të mbrojtur nga shteti

Për të dyja rastet janë hedhur foto amatore në rrjetet sociale për të dhënë rastet mbi gjendjen. Kisha që ndodhet në Derven, Krujë, përcjell traktet e afreskut të çmuar me pamje të Shën Mërisë. “Kisha mendohet të jetë e shekujve XIII-XIV. Vetëm ky fakt do të që i mjaftueshëm për një kujdes të shtuar për të. E në fakt, kujdesi dallohet qartë”, – kanë ironizuar për kujdestarët përfaqësuesit e Forumit. Në këtë rast është letargjia e mosndjeshmëria që vazhdon të ketë Ministria e Kulturës. Afresket e kishës paraqesin Shën Palin, Shën Pjetrin, Shën Gjon Pagëzorin, si dhe Lajmërimin e Engjëllit Gabriel për virgjëreshën Mari (ky sot paraqitet i shkatërruar). Sipas Forumit, për këtë kishë ka pasur edhe marrëveshje midis Institutit të Arkeologjisë (i cili e gërmoi) dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, për ta vendosur nën mbrojtje e për ta konservuar e restauruar.

Kështu kujtohet se në Komisionin Parlamentar të Kulturës më datë 26.02.2013, deputetët socialistë midis të tjerash i kërkonin llogari ministrit të atëhershëm, Bumçi, edhe për pakujdesinë ndaj kësaj kishe. “Sot që socialistët janë në pushtet vetë, bëjnë të njëjtën gjë, harresën totale. Zhgënjyese.” Ndërsa paraqitet e pushtuar nga lagështira edhe xhamia 1600, që për këtë objekt thuhet se janë bërë punime restauruese në vitin 2007.

Gjendja sot paraqitet si  në foto, të cilën Forumi e ka përshkruar në ironi si një rast për “kartolinë urimi për Ministrinë e Kulturës”, duke ofruar edhe një album me foto, ku monumenti shihet mes lagështirës dhe degradimit. Kjo xhami ka qenë e famshme për akustikën e saj të veçantë. Përveç të tjerave, Forumi ngre zërin dhe për punët restauruese ku në këto situata del më në pah niveli i tyre. “Ky është niveli i restaurimeve të Institutit të Monumenteve, por edhe ai i sistemit të kontrollit. Një kaos total në sistem që me sa duket, do të vijojë edhe për mjaft kohë, sepse askush nuk merret me kriteret dhe klasifikimin e cilësisë së punimeve për projektuesit dhe zbatuesit e punimeve të restaurimit”. Për paradoks, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore tërheq vëmendjen se, “ndërkohë që ka nën ujë objektet e veta, Ministria e Kulturës fërkon krahët e ministrive të tjera për pasojat e përmbytjeve në Shqipëri”.

The Economist shkruan për politikën e Erdoganit me xhaminë e madhe në Tiranë

$
0
0

xhamniaPak ditë pasi publikoi një reklamë të paguar nga qeveria shqiptare, prestigjozja The Economist ka shkruar sërish për Shqipërinë.

Kësaj here në vëmendjen e saj ka qenë politika që qëndron pas ndërtimit të xhamive ng ana e Erdoganit anembanë botës. Megjithatë fokusi është ndalur në Tiranë.

Ja disa fragmente nga shkrimi në fjalë:

Një MEGA-XHAMI po ngrihet në Rrugën George W. Bush në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, pranë parlamentit të vendit. Kur të përfundojë, ajo do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan, njëra prej disa projekteve të tilla të financuara nga Turqia. Nga përllogaritjet e saj, direkrtorati turk i çështjeve fetare, i njohur si Diyanet, ka ndihmuar në ndërtimin e mbi 100 xhamive dhe shkollave në 25 vende. Në Bosnje, Kosovë, Filipine, dhe Somali, ajo ka rindërtuar ndërtesat islamike të dëmtuara nga lufta apo fatkeqësitë natyrore.

Projektet e financuara deri tani nga Turqia i kalojnë 200 milionë dollarët.

Kritikët dyshojnë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke vendosur xhami dhe minare dëshiron të ringjallë trashëgiminë kulturore që ka lënë vendi i tij në ish tolat e Perandorisë Otomane.

Shumica e shqiotarëve janë në favor të ndëetimit të xhamisë së re.

The Econimist, shkruan se myslimanët në Shqipëri janë më pak të devotshëmm dhe më pro-Perëndimorë dhe myslimanët turqë.

Fotot: Korçë, ja si ishte dhe si u bë dyqani i Rakos

$
0
0

Kryetari i bashkisë së Korçës Sotiraq Filo ka publikuar dy fotografi në rrjetete sociale ku dallohet ndryshimi i dyqanit të njohur të Rakos te Pazari i Vjetër i qytetit, përpara dhe pas restaurimit.

Fotot flasin vetë:

dyqani

Viti i Kadaresë: Ministria e Kulturës zbulon aktivitetet

$
0
0

shtepia-kadareDitëlindja e 80-të e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare do të nisë me shenjat e shkruara nga vetë shkrimtari në librat e tij, ideuar si një ngjarje që afron rrëfimin e shkrimtarit për një audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut…Aktivitetet do të zgjasin përgjatë gjithë vitit, ka bërë me dije Ministria e Kulturës ndërsa ka planifikuar disa ekspozita, konferenca e promovime me libra studimorë që kanë në qendër shkrimtarin

Në përvjetorin e 80-të të shkrimtarit, “Shtëpia Kadare” do të nisë të gjallojë duke promovuar artin, kulturën, botimet, artistët, me synimin për t’u kthyer në një qendër muzeale dhe kulturore. Ajo do të shërbejë për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës, për të tërhequr më përkthyes dhe shkrimtarë, por edhe të rinj të talentuar në fushën e letrave, turistë me interesa kulturore etj. “Shtëpia Kadare” është jo thjesht një projekt rijetëzimi, jo thjesht një qendër muzeale dhe kulturore, por mëton të tregojë krijimin e një modeli të ri të suksesshëm, që në vazhdimësi mund të ndiqet nga bashki të tjera të Shqipërisë. “Shtëpia Kadare” do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetit, duke zhvendosur aktivitete të metropolit drejt qytetit historik, duke shtuar numrin e vizitorëve dhe si rrjedhojë, duke prodhuar një ekonomi në rritje në zhvillim të turizmit. Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Gjirokastrës për rijetëzimin e Qendrës “Shtëpia Kadare” ka hartuar edhe shumë aktivitete në ditën e lindjes dhe gjatë gjithë vitit 2016, i shpallur si viti i Kadaresë.

Ditëlindja e 80-të e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare, do të nisë me shenjat e shkruara nga vetë shkrimtari në librat e tij, ideuar si një ngjarje që afron rrëfimin e shkrimtarit për një audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut.

Maratonë leximi në 8 sheshe publike, Gjirokastër. “Gjirokastra lexon Kadarenë” do të jetë fillimi i aktiviteteve në kuadër të ditëlindjes së shkrimtarit, konceptuar si një lexim i personazheve të gjallë të romaneve në hapësirat publike. Nisja e leximit nis në orën njëmbëdhjetë të paradites së 28 janarit në Bashkinë e Gjirokastrës, për të kaluar më pas te Klubi i Gjuetarëve, në Bashtenë e Teqesë, gjimnazi “Asim Zeneli”, Biblioteka “Apostol Meksi”, shkolla e mesme artistike “Feim Ibrahimi”, gjimnazi “Siri Shapllo” Sheshi i Ficove-shkollat 9-vjeçare, Universiteti “Eqrem Çabej” si edhe Shkolla e mesme “Pandeli Sotiri”.

Aktivitetet artistike dhe kulturore do të vijojnë në Tiranë dhe Gjirokastër më 29 dhe 30 janar, duke krijuar një fundjavë kulturore për “Komandantin e Legjionit të Nderit” që ndërkombëtarizoi qytetin e pjerrët, ndërtuar jashtë çdo ligji të urbanistikës.

“Interpretim në magjinë e letërsisë Kadare” do të jetë shfaqja në Teatrin “Zihni Sako” të Gjirokastrës, mbrëmjen e 30 janarit, gjithashtu do të shfaqet dokumentari “Me sytë e fëmijërisë” dhe një ekspozitë me botime të Kadaresë, ndërsa më 30 janar do të përurohet shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare dhe do të çelen dy ekspozita ajo e piktorit Bashkim Ahmeti dhe ajo e Shtëpisë Botuese Onufri. Në Tiranë, publiku do të ketë mundësi të ndjekë dramën “Kush e solli Doruntinën” e cila do të vihet në skenë tri net me radhë 28, 29, 30 janar, në Universitetin e Arteve, nga trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Edhe Teatri Kombëtar ka përgatitur një mbrëmje kulturore me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit.

Universiteti Europian i Tiranës do të organizojë një mbrëmje kulturore më 28 janar me rastin e ditëlindjes së shkrimtarit, ku edhe do të prezantojë Qendrën e Studimeve Letrare “Kadare”.

Gjithashtu, në javën e fundit të muajit maj, Fondacioni “MAPO” do të akordojë për të dytin vit çmimin letrar “Kadare” gjatë Ditëve Letrare të Razmës, aktivitet ky i cili synon të kthehet në traditë çdo fundmaji. Duke u shpallur viti i Kadaresë, aktivitetet në nder të shkrimtarit do të shtrihen gjatë gjithë vitit. Nga datat 12 deri më 28 shkurt në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë do të qëndrojë e hapur ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean”, një rrugëtim të kryqëzuar mes tekstit dhe imazhit, duke bërë të perceptueshëm për publikun një nga specifikat më interesante të veprës së Ismail Kadaresë: shkrimin e qytetit; që nga Gjirokastra e përjetshme e romaneve Kronikë në gur, Breznitë e Hankonatëve; Çështje të marrëzisë; Darka e gabuar etj., deri te Tirana me “Bulevardi Broadway”; Stambolli me “Aya Sofinë”; Moska e flirteve dhe Parisi letrar. Më 12 shkurt në sallën shkencore të Bibliotekës Kombëtare do të organizohet konferenca “Ismail Kadare: leximi dhe interpretimi”, ku do të bashkohen kontributet më të fundme mbi studimin dhe interpretimin e veprës së Ismail Kadaresë, përmes pjesëmarrjes së akademikëve, studiuesve, pedagogeve e shkrimtareve. Gjithashtu në të njëjtat mjedise do të ketë një sërë promovimesh të përmbledhjeve studimore dhe bibliografive të konceptuara për kremtime të 80-vjetorit. Në muajin prill ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean” do të udhëtojë në Kosovë, në kuadër të Javës së Bibliotekave. Edhe gjatë stinës së verës janë menduar aktivitete në nder të shkrimtarit ku gjatë periudhës korrik-gusht ekspozita  “Udhëtim në qytetin Kadarean” do të vendoset në “Shtëpinë Kadare” në Gjirokastër duke e bërë pjesë edhe e jetës kulturore të qytetit dhe guidave turistike. BKSH ka parashikuar edhe një trajnim të shkurtër për personelin që do të shërbejë në Muze për të shpjeguar ekspozitën dhe disa të dhëna specifike mbi autorin dhe veprën e tij. Gjatë kësaj periudhe në “Shtëpinë Kadare” do të organizohen edhe aktivitete të karakterit muzikor, festivale, promovime autorësh dhe lexime. Këto ngjarje artistike do të organizohen nga Ministria e Kulturës, Bashkia Gjirokastër dhe skena e pavarur artistike. Në muajt shtator deri më nëntor do të shpallet konkursi letrar kombëtar, me pjesëmarrjen e shkollave të mesme, i cili krijon edhe Çmimin “Shtëpia Kadare”.

Në muajin dhjetor, muaj që do të mbyllë edhe aktivitetet e vitit kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare do të prezantohet albumi “Ismail Kadare dhe editimet”, një album që do të paraqesë të skanuara dhe të pajisura me shënime bibliografike kopertinat e të gjitha botimeve të para të Kadaresë në shqip, të cilat kanë dalë nga vëmendja e publikut për shkak të largesës kohore, por edhe kopertina të librave të përkthyer në gjuhë të huaj, duke sjellë ndoshta për herë të parë në vëmendje shumësinë dhe pasurinë e përkthimeve dhe të gjuhëve në të cilat është botuar vepra e Ismail Kadaresë, së bashku më çmimet kombëtare e ndërkombëtare që kanë marrë vepra të veçanta. Promovimi i albumit do të bëhet në mjediset e BKSH-së, bashkëshoqëruar me një ekspozitë të shumë botimeve në gjuhë të huaj të autorit që gjenden aktualisht në Bibliotekën Kombëtare.


Saimir Pirgu prezanton albumin solo në BBC

$
0
0

pirguTenori shqiptar me famë botërore ka prezantuar ditën e djeshme albumin e tij solistik “Il mio canto” në rrjetin britanik BBC, ku ai ishte i ftuar në emisionin radiofonik të Sean Rafferty-it së bashku me Cecilia String Quartet, Francois-Xavier Roth dhe Camilla Tilling, në një përzierje muzike, bashkëbisedimi dhe lajmesh nga bota e artit.

Saimir Pirgu këndoi live pjesë nga albumi i tij më i ri, ndërsa ishte shkëputur nga roli i Alfredos, në operan “La Traviata” të Verdit në “Royal Opera House” në Londër.

Në pesë vitet e fundit, tenori Saimir Pirgu është shquar si një nga zërat e rinj më emocionues, duke fituar një sërë ccmimesh si ai i vitit 2002 në Konkursin Caruzo, Ccmimi Franco Corelli më 2009-ën apo Ccmimi Pavaroti i Artë më 2013 –ën.

Duke ndjekur fillimet në belkanto dhe Moxart, ai është i kërkuar nga shtëpisë më prestigjioze të operës në role si Duka i Mantovës në “Rigoletto” dhe Rodolfo tek “La boheme”. Albumi i tij i ri recital-operistik “Il mio canto” përmbledh copëza ku në pjesë ku zëri i tij lulëzon për momentin.

Rama, Meta, Berisha…në kurthin e Blloshmit

$
0
0

lume blloshmiSatira e Lumturi Blloshmit me “burrat” e politikës, sjellja në një seri miniaturash të personazheve kryesore të politikës që kanë drejtuar vendin në 25 vite demokraci. Piktorja ngre diskursin politik në art si rrallëkush. Ajo demaskon lidhjet e personazheve të caktuara publikë. Ngre kurthe, ironizon. Janë shenja të forta, piktorja jep sinjale ndaj publikut, duke demaskuar qëndrime dhe veprime që kanë tronditur themelet e funksionimit në Shqipëri

Është një botë burrash, ku i vetmi imazh gruaje është vetë piktorja Lumturie Blloshmi në imazhin e Shivës, simbolika e njohur e “shkatërruesit dhe transformuesit”. Pas një tabloje me përmasa të mëdha të trupit femëror, ndoshta të saj, shtrirë nudo, vijnë në miniature ikonostasesh personazhet e burrave të politikës që kanë drejtuar vendin në këta 25 vjet demokraci. Njëri prej punonjësve të Galerisë Kombëtare, ku qëndron ekspozita prej ditës së djeshme, deri më 10 shkurt, na thotë me zë nëpër dhëmbë të mos fotografojmë këta “burra”. Por, asgjëkundi nuk është shkruar pse ndalohet të merren imazhe nga ironia dhe satira e piktores për politikën shqiptare. Lume Blloshmi nuk ishte prezente në daljen para mediave. Mungesa e saj është një arsye tjetër për të lënë “njeriun e lirë”, të reflektojë e sidomos shqiptarët mbi zgjedhjet e tyre. Kjo ekspozitë është një përmbledhje e punëve të Blloshmit në këto vite të krijimtarisë së saj; instalacion, pikturë, fotografi. Por, si “kokat e politikanëve” nuk tërheq asgjë më shumë, duke lënë jashtë vëmendjes edhe erosin, sipas një imazhi të kamasutrës përmes projektimit të fotove.

Karrigia, është simboli i zgjedhur prej piktores. Karrigia si pushtet dhe arsye e punëve të shkuara keq. Një prej tyre, fotografia me kokë të prerë e Metës, vendosur në një karrige, ku qafa e tij kalon në një mbështetëse të grisur, anash tij dy politikanët më të njohur të vendit, Sali Berisha dhe Edi Rama. Ky është një miniaturë në një imitim ikonografik, i ciklit “Është botë burrash”. Një satirë e drejtpërdrejtë politike.

Vendosur në kontekst historik, si duket Blloshmi jep ironinë e politikës.

Ajo demaskon lidhjet e personazheve të caktuara publikë. Ngre kurthe, ironizon. Ndërton kompozime në sferën e formave të vogla, të errëta, duke i transmetuar në atmosferën e gazetave të përditshme. Janë shenja të forta, piktorja jep sinjale ndaj publikut duke demaskuar qëndrime dhe veprime që kanë tronditur themelet e funksionimit në Shqipëri.

Këto miniatura janë të gjitha vepra arti që lindin një diskurs edhe politik, që lidhen me moralin e pushtetit. Jo pa qëllim janë vendosur në ikonostase në miniaturë këta politikanë duke u bërë bartëse e kujtesës në këto 25 vjet të demokracisë në vend, dhe që padyshim kjo bën historinë e saj personale, pas kalvarit të persekutimeve që ka pasur familja e njohur Blloshmi.

Vetë artisja dje nuk ishte prezente pasi përgjigjet e saj si duket janë “vulosur” në këtë qëndrim të guximshëm prej njeriut të lirë, që flet hapur.

Lumja nuk ka frikë në këtë univers të vogël të sajin nga trajtimi i hapur i “secilit sipas asaj që meriton” duke zbuluar dhe përshkruar me humor fytyrat e personazheve, të gjithë figurat publike tepër të njohura për shikuesin e thjeshtë.

“Ka përdorur miniaturën për të dhënë gjithë serisë një ndjenjë intime plot me humor dhe qesëndi. Parada e burrave na kujton çekuilibrimin në marrëdhëniet gjinore në Shqipëri

Mënyra se si Lumja i vendos ata, në vërejtjet e detajeve që rrethon çdo personazh janë një kritikë e mprehtë ndaj moralitetit dhe një sugjerim që morali dhe nderi nuk gjenden në gjysmë e poshtë të trupit, por përcaktohet nga sjellja dhe veprimet e individëve si qenie shoqërore”, ka përshkruar kuratori Edi Muka.

Sipas Lumturisë, njeriu i lirë është i pastër, i hapur dhe respekton veten dhe të tjerët. Njeriu pa frikë të thotë të vërtetën, të vërtetën e tij. “Për këtë arsye, arti i Lumturisë, një fenomen i jashtëzakonshëm në kushte shqiptare, është shumë guximtar dhe ndoshta si pakkush. Arti i saj është historia e Shqipërisë”.

V.Murati

IMG_20160121_112633 IMG_20160121_112715 IMG_20160121_112810 IMG_20160121_112854 IMG_20160121_112938 IMG_20160121_112947 IMG_20160121_113035 IMG_20160121_113057 IMG_20160121_113122 IMG_20160121_113146 IMG_20160121_113207 IMG_20160121_113256 IMG_20160121_113308 IMG_20160121_113408 IMG_20160121_114946 IMG_20160121_114953

Video: Rrëfehet Frederik Ndoci: Ja kush më bën të iki nga Shqipëria

$
0
0

frederik-ndociFrederik Ndoci i ftuar këtë mbrëmje në “News 24”, ka shpjeguar arsyet pse ai ka vendosur të largohet nga Shqipëria, edhe pse ai thotë që do të jetë një ikje me kthim. Ndoci në videon e mëposhtme thotë se, nuk është mërzitur nga qeveria por nga populli ku bën pjesë. Ja çfarë tha Ndoci pak minuta më parë në “News 24”… Ndiqni videon:

 

 

Frederik Ndoci: Si më internuan në Macukull në komunizëm

$
0
0

frederik-ndocui-640x433Këngëtari Frederik Ndoci, ka folur për divorcin e tij me gruan e parë. Ai e ka fajësuar ish-bashkëshorten për ndarjen: “Në një raport janë dy vetë dhe kur personi tjetër bën një faj të rëndë atëherë familja shkatërrohet”,- ka thënë këngëtari për “News24”.

Ndoci ka lënë të kuptohet se ka qenë ish-bashkëshortja e tij që ka gabuar dhe më pas ka shtuar: “Pavarësisht kësaj, unë nuk jam nga ata që rrahin gratë, mbaroi- mbaroi, jeta vazhdon”.

Ai ka treguar edhe për një incident që i ka ndodhur gjatë vitit 1983 kur u mor vendimi për përjashtimin e tij nga Akademia e Arteve.

“Unë punoja në grupi ‘Na bashkoi kënga popullore’, por pedagogët e mi komunistë vendosën që unë të përjashtohesha”. Por përndjekja e Ndocit vijoji edhe më tej ndërsa ai kujton se: “Në atë kohë u mblodh Kuvendi Popullor që të pezullonte aktivitetin tim për të bllokuar aktivitetin tim me ‘Na bashkoi kënga popullore’”.

Që pas asaj kohe Frederiku kujton se ai filloi të trajtohej si disident, “dhe prej Teatrit të Operas përfundova në Macukull. Më akuzonin si agjent të CIA-s dhe të UDB-së dhe nuk më lejonin të futesha në Televizion”- ka përfunduar rrëfimin e tij artisti Frederik Ndoci.

 

Fotot prekëse: Celine Dion i jep lamtumirën e fundit bashkëshortit

$
0
0

U zhvillua në bazilikën e Notre-Dame në Montreal, Kanada, varrimi i producentit kanadez Rene Angelil, i cili vdiq më 14 janar në moshës 74 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Angelil ka marrë lamtumirën e fundit nga gruaja e tij Celine Dion dhe tre bijtë e tyre: i madhi René-Charles dhe binjaket që lindën në vitin 2010, Eddy dhe Nelson.

Në të njëjtën kishë Dion dhe Angelil janë martuar 21 vjet më parë.

Ata kishin 26 vjet diferencë. Këngëtarja nuk foli gjatë funeralit.

Celine1 Celine

 

Viewing all 1708 articles
Browse latest View live