Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all 1708 articles
Browse latest View live

Një lajm i mirë, Ndocaj siguron fondet për ta kthyer në muze shtëpinë e Gjergj Fishtës

$
0
0

FishtaDeputeti Eduart Ndocaj u takua sot në Kosovë me Sabri Maxhuni Novosela, nje figure e rendesishme e ceshtjes shqiptare.

Novosela eshte ofruar si investitor per te financuar projektin e ndertimit te shtepise Muze te At Gjergje Fishtes.

Ky projekt mjaft i rendesishem per rivleresim te duhur te figures se At Gjergj Fishtes eshte beri i mundur duke bashkepunuar edhe me Paulin Zefin, ish Drejtor i Monumenteve te Kultures-Lezhe.

Me iniciativen e z. Novosela dhe te z. Zefi eshte beriei mundur vendosja e bustit te At Gjergj Fishtes ne oborrin e shtepise se Fishtes.

Ndocaj eshte treguar shume sensibel ne lidhje me ceshtjen e projektit te shtepise muze te At Gjergj Fishtes dhe e ka marr si obligim lobimin dhe realizimin e tij.

Ndocaj para dy ditesh beri nje takim te rendesishem me ministren Kumbaro ne lidhje me shtepine muze te At Gjergj Fishtes duke theksuar rendesine e realizimit te ketij projekti per nje figure te rendesishme si ai.

Ndocaj mori garanci dhe disponibilitet nga Ministria per t’i dhene nje drejtim institucional ketij projekti.


Bomba e Frederik Ndocit: Parashqevia e preferuara e drejtorit…

$
0
0

frederik-ndocui-640x433Ku është Frederiku, është lajmi. Artisti me zë unik gjithnjë ka diçka interesante për të thënë, edhe nëse shfaqet njëkohësisht në shumë media, siç ka ndodhur këto ditë. Historia personale e jetës së tij u ngjan telenovelave që nuk ua mban mend serinë, ndërsa karrierën e ka të mbushur plot me suksese, por edhe me incidente.

Aventura artistike që i kanë nisur në rininë e hershme të diktaturës, të cilat Frederik Ndoci i tregon gjerë e gjatë për gazetën “Panorama”.

Nga starti në Festivalin e RTSH-së, prapaskenat e ndarjes së çmimeve të para, përplasjet e artistëve me njëri-tjetrin etj., një rrëfim për të mos u humbur nga kantautori me zërin e veçantë, refrenet e të cilit ende këndohen sikur të ishin hite të reja…

Por ashtu si kantaautori Gjergj Leka disa kohë më parë, edhe Frederik Ndoci duket se ka gërvishur cipën e “plagës artistike” të viteve ’80 në Shqipërinë komuniste.

Pa hezituar ai shprehet për disa nga artistët më VIP të asj kohe duke rrefyer se disa nga koleget e tij ishin jo vetëm të “preferuarat” e pushtetit, por edhe të shefave…

Në një intervistë të publikuar sot në gazetën “Panorama”, Ndoci ka folur për Parashqevi Simakun, duke thënë se ajo ishte e afërt dhe e privilegjuar me Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së në vitet ’80, Marash Hajati.

Këngëtari nuk ka folur hapur, duke lënë më tepër të nënkuptohet. Teksa flet për një çmim të parë të mohuar në festival, për shkak se vinte nga rehabilitimi, Ndoci shpërthen…

I pyetur nëse Simaku ishte vërtet e privilegjuar, Ndoci pohon: “Parashqevia ishte femër simpatike, sex appeal, bukuroshe dhe tashmë është marrë vesh nga media se çfarë përflitej për të, për jetën e saj private. Marash Hajati e kishte më afër Parashqevinë sesa këngëtaret e tjera, e donte më shumë atë dhe e privilegjonte më tepër. Arsyes se përse ishte kështu, nuk e di”,- ka deklaruar Frederik Ndoci.

Ai ka vijuar më tej me këto rrëfime duke thënë: “Po, ishte më e preivilegjuar se të tjerët. Nuk i di arsyet e privilegjeve të saj, por po marr shembuj konkretë. Irma Libohova ka qenë shumë e mirë. Myfarete Laze ka qenë shumë e mirë. Parashqevi Simaku nuk ka qenë më e mirë se këto të dyja. Tani, duke ju rikthyer bisedës te çmimi i parë, në bazë të letrave e kisha fituar unë. Në bazë të preferencave të drejtorit e kishte fituar Parashqevia, edhe pse ajo kishte sërish shumë letra, por ishin nja 70 letra më pak se unë. Ndërsa Anita Bitri ishte shumë, shumë larg me latra se sa ne të dy. Ishte një mijë zarfe më pak sesa ne”.

Ndoci ka vijuar më tej të flasë në këtë intervistë dhënë për “Panorama” edhe për këngëtare dhe artistë të tjerë. Ai ka thënë edhe në lidhje me këngëtaren e madhe, Artisten e Popullit, Vaçe Zela, se ajo “ishte e preferuara e oborrit” (byrosë politike). Po ashtu këngëtari ndoci ka rrëfyer se në videoklipin e këngës “Sytë e tu” është përdorur si imazh bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana Nano, që atëherë ishte vetëm një maturante.

parashqevia dhe frederiku

Muzikanti nga Tirana mban shpirtin gjallë në rrugët e Prishtinës

$
0
0

MuzikantiMes mbijetesës dhe lirisë, i ka shndërruar rrugët e Prishtinës në skenën ku luan pasionin me publik të gjerë, por asnjë ulur përballë tij.

Blerina Rogova Gaxha/ BIRN

Ka pothuajse një vit që kur në mëhallën time e dëgjoj një melodi kënge, dhe shpesh kur e hap dritaren më vijnë tingujt e këngës së vjetër: “moj mollëkuqe, moj belhollë.. ma bën me sy, ma bën me dorë…”. Në rrugën “28 Nëntori” të Prishtinës ka një njeri që zotëron një talent të rrallë. Burri të cilit për hir të lirisë së tij ‘cigane’ i është imponuar sakrifica, rri aty me klarinetin e tij, mes zhurmës së makinave, ulur skajit të rrugës. Në udhëkryqin pranë godinës së Postës së madhe, skena e hapur e fukarasë klarinist, i ngjan skenës së një lypësi, një lypësi që në vend se të kërkojë lëmoshë, ia shtron këngës.

Në njërën nga këto ditë të ftohta janari, mbas një kohe dëgjimi në fshehtësi, i afrohem për bisedë, dhe me gjithë keqardhjen time, më pret ngrohtë. Duhet të jetë e rëndë i them, të kesh një publik të gjerë, por njëkohësisht të mos e kesh asnjë përpara syve. E po motër, thotë, muzika i bashkon njerëzit “edhe kur janë kaq të ndarë sa në këtë rast, e edhe kur janë vetëm kalimtarë që përshkojnë rrugën e tyre të përditshme”.

Safet Sherifi, dikur një muzikant i angazhuar, sot i bie instrumentit të klarinetës, për qejf thotë, dhe sigurisht për të mbijetuar. 53 vjeçari, i ardhur nga Tirana, person me aftësi të kufizuara fizike, ka pesë vjet që ka zgjedhur Prishtinën për vendqëndrim dhe rrugët e saj – skenën ku luan këngët e preferuara. Ai mund të jetë i pavërejtshëm për shumë nga kalimtarët, por meloditë që nxjerr fryma e tij, vështirë se mund të injorohen.

Ndonjë dorëshlirë i lë 20 cent, dikush 50, dikush mbase më shumë, dhe secili vazhdon rrugët e tij. Fukaraja me klarinet, si e quan veten, i takon komunitetit Rom, nga kjo përkatësi origjine ai pohon atë që është e njohur në traditën e komunitetit, se njeriu mund të rrojë gjithsesi, por s’mund të rrojë pa muzikë. “Jeta është luftë, e dini, unë kam qenë muzikant i madh në Tiranë, por Shqipëria është bërë një vend katastrofë, ata të mëdhenjtë mendojnë veç për vete, për popullin aspak. Vetëm muzika më mban gjallë, kështu edhe ha, edhe vazhdoj të luaj.”

Duke e parë atë njeri të performojë me aq dashuri e kupton lehtë pasionin dhe pushtetin e muzikës, të cilën instrumentisti i rrugës “28 Nëntori”, thotë se e ka në gjak e në traditën familjare, kaluar nëpër disa breza. “Pa bukë bon e pa muzikë jo”, dhe në këtë këndvështrim kjo nuk mund të jetë e gabuar, thotë Sherifi: “Nuk jemi njerëz për t’u tallur, e duam lirinë, do vij dita që të vdesim e çfarë do marrim me vete, robi do që t’i qesh zemra…”.

Në skenën e tij të improvizuar temperaturat kanë shkuar në minus, po megjithatë tingujt nuk pushojnë, mbase në shenjë kompromisi me pasionin e jetës. Safeti flet plot dhimbje për historinë e vet, për imponimin që rrugëve të luajë me instrument si një lypës i zakonshëm. “Jam njeri në radhë të parë! Nuk jam budallë!”. Njeriu me klarinet, i paaftë fizikisht, me njërën këmbë të deformuar, thotë se përtej këtij gjymtimi e rëndon fakti pse shteti i vet nuk e ka njohur si të tillë e nuk i ka ofruar ndonjë ndihmë. “Më ka shkelë makina, mbi 15 vjet po bëhen. Veç një vit më kanë mbajt si invalid, mandej ma kanë shkëputur ndihmën e invalidit, më thanë dil e puno me këtë këmbën… po si punohet kështu!”

Jeta qosheve të Prishtinës

Klarinisti fukara kujton me mall kohën kur luante në instrument si një muzikant i vlerësuar, vendet ku ka performuar, lojën e bukur të këngës, njerëzit me të cilët ka performuar dhe ahengjet e ndryshme. “Unë kam qenë muzikant i madh”. Por dashuria dhe ëndrrat për muzikën i janë thyer keq për të përfunduar mes rrugëve, nga atëherë në tash, pos mallit e bart në shpinë edhe turpin. Po megjithatë është Kosova ajo që ia ka hapur dyert, aty ku pohon se ka gjetur përkrahje të madhe: “U bënë pesë vite tashmë që në Kosovë ushqehem dhe arrij me e siguru mbijetesën, fundja, në rrugët e Prishtinës askush nuk më nget dhe askush nuk po më përzë”. Në këto pesë vjet sa çon jetë e muzikë në Kosovë, Sherifi tregon se me raste ndokush, i cili e njeh dhe do që t’i ndihmojë e thërret të luajë me instrument në ndonjë nga ahengjet për sevap, thotë. “S’jam budallë!” përsërit, “Askush nuk e do rrugën, po nuk kam tjetër mundësi.”

Qejfliu i këngës, që ditët i kalon kryesisht në “skenën” në mes të rrugës që prenë Dardaninë me Ulpianën, ndonjëherë edhe në “skenën” afër komunës së Prishtinës, apo edhe pranë konvikteve të studentëve, thotë se ka zgjedhur këto vendqëndrime për të mos u bërë i mërzitshëm karshi njerëzve. “Unë jam momental dhe kalimtarët janë momental, prandaj dal këtu nëpër cepat e rrugëve. Kam kulturën time, më vret ndërgjegja, nuk dua t’i bëhem bajat njerëzve”.

Zoti i bekoftë kosovarët!

E pyes nëse kalimatrët e nderojnë dhe e ndihmojnë, nëse u bën përshtypje apo thjesht kalojnë mospërfillës, por për kosovarët, ai ka vetëm një urim: “Zoti iu ndihmoftë krejt kosovarëve! U bënë pesë vite e Zoti i bekoftë kosovarët, gjithë këta njerëz që kanë pasur zemërgjerësinë e po më ndihmojmë të ushqehem, se jeta ime është veç me e vra jetën, asgjë s’më ka mbetë”.

Nuk është vetëm rruga dhe lufta në rrugë ajo që e ka zhgënjyer, po mbi të gjitha familja, e cila e ka braktisur vite më parë. Gruaja dhe të pesë fëmijët, thotë se i jetojnë në Francë: “Pas aksidentit gruaja nisi të më largohej pak nga pak, edhe kalamajtë i ka kthyer kundër meje. E gjithë familja më ka braktis. U bënë sa vite që po vuaj, jam njeri jetim”.

Zoti gjendet te mirësia

Safeti, një njeri që thotë se ka besim të fortë fetar mysliman, flet për myslimanët shqiptarë dhe ndihmën që ata nuk ia dhanë. Ai pohon se fetë kanë qenë shembull i diversiteteve, kësisoj nuk e kupton pse myslimanët nuk i ndihmojnë bashkëfetarët në nevojë, por përkundrazi, karshi tij mbajnë qëndrim të dyshimtë kur e shohin tek luan me instrument. “Të thuash se muzika e shkatërron shpirtin, siç apostrofojnë, është gabim i madh. Ata po e lexojnë Kuranin mbrapsht, sepse muzika e gjallëron njeriun. Unë jam fetar i madh, jam mysliman i devotshëm; feja nuk e ndalon muzikën. Kur më shohin që luaj në rrugë, asnjë nga fetarët nuk më ndihmojnë, nuk më japin asnjë cent, më shumë u japin lypësave që mbulohen sa për sy e faqe dhe dalin e shtrijnë dorën. Unë nuk po pij raki e nuk po bëj tallava, thjesht po i bie klarinetit. Jam fukara e invalid, turp që s’më ndihmojnë.”

Në raport me mirësinë në marrëdhëniet njerëzore, mirësjelljet e njerëzve dhe kujdesin, klarinetisti pohon se ndërkohë ata që më shumë e ndihmojnë janë njerëzit e thjeshtë e joparagjykues, të cilët gjithnjë janë të gatshëm t’i falin ndonjë cent: “Ata që e dëgjojnë muzikën time, ndalen e më lëshojnë diçka. Njeriu duhet të bëjë mirë për tjetrin, çdoherë.”

Njeriu me klarinetë jeton në një banesë me qira afër parkut të qytetit të Prishtinës, dhe thotë se e dëshiron vetëm një përkrahje njerëzore nga ana institucionale: “Nuk dua të dal në rrugë kështu sepse më vjen turp, dua të jetoj i qetë e të bëj muzikë, po kjo është jeta, çfarë t’i bësh. Dua që shteti im të mos mendojë veç për vete, të mendojë edhe për njerëzit në nevojë, të më japë një asistencë a një pension invalidor.” Dëshira e tij vjen si e vetmja mundësi për të jetuar jo si një “lypës me klarinetë” por si një njeri, tek rikujton “jam njeri me kulturë e me kulturë dua të vdes”.

Shfaqja e tij e bukur dhe entuziaste në rrugë jep realitetin tronditës, i cili sa e sa herë na vihet përpara syve në kalimet tona të përditshme. “Lutju Zotit të mos më shohësh më këtu në mes të rrugës”, kësisoj më përshëndet, merr klarinetën dhe ia nis sërish melodisë së këngës popullore “moj mollëkuqe, moj belhollë…”.

Marrë nga Gezeta Jeta në Kosovë

Të frikshme apo të bukura? Kukullat e artistit rus duken kaq reale!

$
0
0

Një artist rus ka bërë sensacion në internet pasi publikoi një video që tregon se si ai i bën kukullat e tij të duken pabesueshmërisht reale.

Modelimi i kukullve është bërë me një lloj të veçantë balte, me sy qelqi.

Kukullat e Michael Zajkov janë të punuara me dorë dhe nuk janë në dispozicion për t`u porositur.

Artisti në Moskë, ka studiuar për skulpturë në Universitetin Shtetëror në Kuban të Rusisë Jugore.

kukullat

Edukim përmes kulturës, ministritë bashkojnë forcat

$
0
0

ministretProgrami i Edukimit përmes Kulturës synon që institucionet kulturore dhe arsimore të nxisin interesin e fëmijës për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe artistike duke garantuar sigurimin e mundësive të përshtatshme dhe të barabarta në jetën kulturore, artistike, si dhe krijimin e hapësirave dhe aktiviteteve krijuese përgjatë kohës së lirë

Në Atelienë e Edukimit në ambientet e GKA, dy ministret, Mirela Kumbaro dhe Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të edukimit përmes kulturës.

Në një mjedis me fëmijë, mësues dhe prindër, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit institucionalizuan një bashkëpunim, i cili ka nisur tashmë prej një viti.

Në fjalën e saj, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u shpreh se edukimi nuk duhet të mbetet vetëm në rolin e shkollës.

“Ka kaq shumë institucione të tjera publike, të cilat duhet dhe kanë të gjitha mundësitë të luajnë një rol edukativ dhe sidomos institucionet e kulturës, të cilat nuk mund t’i dedikohen vetëm publikut”, – tha Kumbaro.

Prej më se një viti institucionet arsimore dhe institucionet e artit dhe trashëgimisë kanë një bashkëpunim dhe tashmë teatrot, muzetë, monumentet e kulturës kanë filluar programe të veçanta që zhvillojnë nxënësit dhe të rinjtë. Institucionet e artit tashmë janë kthyer në orë të hapura për nxënësit e ciklit parashkollor dhe kjo përmirëson cilësinë e mësimdhënies.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla u shpreh se këto forma edukimi rrisin cilësinë e shkollës shqiptare. “ Ajo që është e rëndësishme duke ndërhyrë edhe në programet e kurrikulës mësimore në mënyrë që programet përshtaten me këtë projekt të përbashkët që ne do të nënshkruajmë sot”, – u shpreh Nikolla.

Programi i Edukimit përmes Kulturës synon që institucionet kulturore dhe arsimore të nxisin interesin e fëmijës për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe artistike duke garantuar sigurimin e mundësive të përshtatshme dhe të barabarta në jetën kulturore, artistike, si dhe krijimin e hapësirave dhe aktiviteteve krijuese përgjatë kohës së lirë.

Institucionet e artit dhe trashëgimisë si Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, Galeria Kombëtare e Arteve, Teatri Kombëtar, Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli si edhe institucionet e trashëgimisë, krahas programit artistik tashmë kanë edhe programe me rol edukativ për publikun e ri.

“Edukimi përmes kulturës është një detyrë parësore e shtetit që këto institucione të kulturës të mos prodhojnë vetëm produkte të mirëfillta profesionale që i destinohen publikut të rritur dhe publikut profesional, sepse përndryshe do të mbetemi në një lloj autizmi audience. Institucionet e kulturës dhe trashëgimisë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të programuar duhet të kenë rolin e tyre edukativ”, – u shpreh ministrja Kumbaro.

Në ceremoninë e zhvilluar në këtë rast u prezantuan edhe projekte të rëndësishme të mbështetura nga MK gjatë dy viteve si “Fjongo e argjendtë” projekt i teatrit në edukim, nga Sonila Kapidani, projekt që ka prekur të gjitha shkollat 9-vjeçare të Tiranës dhe jashtë Tiranës, duke afruar teatrin në ambientet e mësimit, në orët e lira të nxënësve. Regjisori i filmit të animuar, Artur Dauti prezantoi projektin “Festivali ndërkombëtar i filmit të animuar për fëmijë dhe adoleshentë”, i cili për herë të parë në vitin 2015 afroi fëmijët dhe adoleshentët të moshës 3-15 vjeç në ekranin e madh duke synuar edukimin e fëmijëve dhe adoleshentëve nëpërmjet kulturës që përcjell filmi. Në fushën e trashëgimisë kulturore, specialistja e edukimit, Antigoni Gjergji solli eksperiencën e DRKK Durrës, ku gjatë vitit të kaluar janë kryer aktivitete të shumta në qytetin e Durrësit, jo vetëm në mbrojtje dhe kujdes të monumenteve, por edhe në kujtesë të historisë së monumentit.

Spektatori i vogël mund të ndjekë shfaqje dhe aktivitete gjatë gjithë vitit, pasi në institucionet e artit janë finalizuar dhe shpallur publikisht kalendarët e posaçëm të edukimit përmes kulturës. Në GKA është krijuar Atelieja e Edukimit, në institucionin e Teatrin Eksperimental dhe në Muzeun Historik Kombëtar shfaqen çdo fundjavë aktivitete teatrore dhe historikë për fëmijë.

Nga fondi i thirrjeve për projekte 2014-2015, sipas Ministrisë së Kulturës janë mbështetur rreth 30 për qind e projekteve me platformë artistike dhe kulturore edukimin përmes kulturës.

Enver Hoxha i Fevziut botohet në Londër

$
0
0

fevziu“Enver Hoxha”, libri i gazetarit të njohur Blendi Fevziu, i cili ka thyer rekorde duke u bërë bestseller në Shqipëri me mbi pesëdhjetë mijë kopje të shitura, botuar nga Shtëpia Botuese Universitare “UET Press”, do të botohet së shpejti edhe në Britaninë e Madhe nga Shtëpia Botuese “I.B.Tauris”.

Publiku ishullor do të njihet me historinë e një prej diktatorëve më të mëdhenj komunistë të të ashtuquajturit Bllok Lindor nëpërmjet fakteve dhe dokumenteve arkivore të mbledhura nga gazetari shqiptar, i cili është shprehur se në këtë libër ka ndjekur dominimin e Partisë Komuniste dhe linjën e eliminimeve të brendshme brenda kësaj partie.

Për afro gjysmëshekulli Hoxha i imponoi historisë versionin e tij, duke i transformuar ngjarjet, fshirë ose zhdukur personazhet dhe duke ngritur në kulmin e historisë veten, si i vetmi protagonist. Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eliminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t’ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. Ai i nisi trukimet dhe eliminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas…

Rober Austin, nga Universiteti i Torontos në Kanada e ka vlerësuar këtë libër për lexuesin anglishtfolës si një punë të jashtëzakonshme të gazetarit Fevziu.

“E shkruar si një novelë krimi, bazuar në akses të pakrahasuar në arshivat e shtetit Shqiptar, që më parë kanë qenë të mbyllura, libri është I detyrueshëm për të gjithë ata që duan të kuptojnë Europën komuniste dhe mënyrën se si lindnin dhe mbijetonin diktaturat. Fevziu ia del mbanë në mënyrë brilante për të kapur torturat e regjimit 41-vjeçar të Hoxhës, dhe u jep zë shumë zërave që diktatori kish mbytur. Jo vetëm kjo, por duke pasur parasysh dhe historikun e Hoxhës, Fevziu na ndihmon të kuptojmë pse rruga e Shqipërisë në demokraci është kaq e vështirë. Kjo biografi është një arritje e madhe”, – është shprehur Austin. Edhe profesori i historisë në Universitetin Western, të Illinois-it në ShBA, Nicolas Pano, e ka quajtur një kombinim mjeshtëror të biografisë me historinë. “Bazuar në burime arkivore, orale të publikuara ose jo, Enver Hoxha i Blendi Fevziut është një rrëfim tërheqës dhe realist i jetës dhe kohës të diktatorit stalinist të Shqipërisë si dhe vendit që ai udhëhoqi me dorë të hekurt për katër dekada”, – ka përfunduar Pano.

Video e Drejtorit të Teatrit Çuli: Kam qejf bixhozin alkoolin dhe seksin

$
0
0

culiDrejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli nuk e ka për turp të pranojë veset e tij. Tashmë që duket se ka marrë garanci se nuk do të ndëshkohet për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të abcnews Eni Shehu flet i qetë për të gjitha veset. Në një intervistë për gazetarin Mustafa Nano, goditjen e gazetarit drejtori i TK tha se ksihte ardhur për shkak të tensionit që kishte pasur 4 muaj për shfaqjen. Nano e ka pyetur edhe për për videon ku ai shihet duke hyrë në një kazino, Çuli tha se sulmi mediatik ndaj këtij vesi, më shumë ka rënduar tek familja e tij, sidomos tek e ëma.

“Po pse nëna juaj nuk e dinte se ju luanit në kazino” – pyet Nano.

“Pa diskutim që nëna ime e ka ditur dhe nuk ka qenë ndonjë polemikë e madhe në familje. E para që nuk është krim. E dyta që është një kënaqësi dhe treta që në kohën time të lirë nuk kam ndërmend të heq dorë sepse është një gjë që më pëlqen shumë. Më pëlqen të riskoj. Më pëlqen të aventuroj. Po kur del në media dhe bëhet një pllakt i madh i një drejtori teatri sikur çfarë ka ndodhur…

Nano: Pse kjo puna e kazinosë ku e ka magjinë?

Çuli: Është libido. Kjo është si seksi. Unë jam njeri që kam vese shumë. Cigaren e kam. Alkool pi shumë. Pas punës me miqësinë me shoqërinë. Jo për të pirë, por pi. E kam qejf edhe alkoolin. Them që kjo është si seksi sepse seksi më pëlqen më tepër.

Më poshtë është video e plotë.

 

Të dëbuarit e Rodosit, në Tiranë

$
0
0

A man visits the snow covered Holocaust Memorial at the InternatNjë histori reale, e dhimbshme nga ditët e fundit të komunitetit hebre të deportuar në ishullin e Rodosit, vjen në Tiranë në Akademinë e Filmit “Marubi”, më 27 janar, duke shënuar kujtesën në Ditën ndërkombëtare të Holokaustit; “Udhëtimi i gjatë”, me regji të Ruggero Gabbai e skenar të Liliana Picciottos e Marcello Pezzetit, përfshin 24 ditë në kushte pikëlluese të hebrenjve, duke kaluar më pas në ferrin gri të Aushvicit

Duke kujtuar Ditën ndërkombëtare të Holokaustit, Akademia e Filmit Marubi ndërhyn për të kujtuar në Tiranë një nga historitë me të dhimbshme të hebrenjve. Një dokumentar që përfshin 2 mijë vjet të jetës së komunitetit të hebrenjve të Rodosit, i cili u krijua si bashkëpunim ndërmjet Muzeut të Trashëgimisë së Hebrenjve, Qendrës “Primo Levi”, dhe Muzeut Shoah të Romës. Më 23 korrik, ky komunitet u shkatërrua kur shumica prej hebrenjve rezidentë u transportuan për në Aushvic.

“Udhëtimi i gjatë” me regji të Ruggero Gabbai i bashkohet hulumtimeve historike të autorëve Liliana Piçiotto dhe Marcello Pezzeti përfshin 24 ditë udhëtim në kushte pikëlluese, në kalimin barbar nga Mesdheu në ferrin gri të Aushvicit. Këto janë ditët e fundit të hebrenjve. Më 23 korrik 1944 nazistët dëbuan pothuajse gjithë popullsinë hebreje nga ishulli i Rodosit, ndërsa autoritetet italiane kanë qenë në ishullit nga 1912 deri në armëpushim më  8 shtator 1943. Ajo ishte një luftë e vonë, dhe kapitullimi gjerman dukej i pashmangshëm, por komandantët nazistë nuk hezitonin për të shkaktuar udhëtimin më të gjatë të makinës së tyre kriminale që patën planifikuar, në këtë bashkësi të vogël, në të këtë ishull të largët.

“Udhëtimi i gjatë” endet së bashku me  dëshmitë e disa hebrenjve të cilët kanë mbijetuar nga Aushvici, duke fokusuar Stella Levi, Sami Modiano dhe Albert Israel. Të mbijetuarit së bashku me ekipin e filmit, rikthehen në Rodos nga jeta e tyre respektive në Nju Jork, Romë dhe Bruksel.  Secili me një prezencë të fuqishme kinematografike, tre kujtimet e rinumërimit të familjes dhe jetës së përbashkët, ndërveprojnë me tranzicionin kulturor të grekëve, turqve dhe italianëve, si dhe me ditët e fundit tragjike të komunitetit të tyre.

Filmi ofron një pamje kaleidoskopike e jetës hebreje në Rodos nën pushtimin italian para Luftës. Përmes lenteve të këtyre transmetuesve jepet jeta e hershme e hebrenjve në Rodos si një lloj parajse e humbur.

Pas luftës, si Rodosi ishte dhe Greqia, hebrenjtë të cilët mbijetuan, nuk u kthyen më në ishull. Shikuesit drejtohen në një shëtitje nëpër rrugët e ngushta të Rodosit, duke dokumentuar asgjësimin e komunitetit, të cilët njëherë ishin elemente kyç i fabrikës multikulturore sociale të ishullit.

Ishulli ka qenë një qendër e rëndësishme e Mesdheut e jetës së hebrenjve që nga shekullit i dytë. Pas dëbimit nga Spanja fluksi i spanjollëve hebrenj i dha bashkësisë karakterin e saj dallues në fillim të shekullit 20-të.

Në vitin 1938, ligjeve raciale italiane hoqën të drejtat civile të hebrenjve të Rodosit.  Ata u dëbuan nga shkolla, hiqen nga puna dhe u privuan nga asetet e bizneseve të tyre.

Edhe pse ata ishin të gjithë qytetarët italianë, ata u lanë jashtë rrjetit të komunikimit.

Më 19 korrik, 1944, 1800 hebrenjve, duke përfshirë të moshuarit dhe fëmijët, u thirrën në selinë e Forcave Ajrore. Katër ditë më vonë ata u ngarkuan mbi 3 anije dhe transportohen në Athinë. Ata arritën në Aushvic më 16 gusht.  Prej tyre, vetëm 42 hebrenjtë mbetën në Rodos.

Veprimi i ndërmarrë nga qeveria italiane, pak ditë para arrestimeve masive, i përkisnin hapit të fundit të konfiskimit të aseteve hebreje që kishte filluar në vitin 1938. Deri atëherë, pellgu i Mesdheut ishte tashmë në masë të madhe në duart e Aleatëve. Gjermanët u largua nga ishulli pak javë pas deportimit të aleatëve. Ky është konsideruar një nga dokumentarët e gjallë më prekës, qoftë si anë artistike por dhe sa i takon trajtesës historike. Ndërsa, sot ka mbetur pak nga kultura dhe historia e hebrenjve të Rodosit; ky film është vlerësuar se përbën një kontribut të çmuar në gjetjen e vazhdimësisë nga ajo bota e humbur me tonat.


Krushqit janë të ngrirë, i Kadaresë, vjen si libër më vete

$
0
0

kadareShtëpia Botuese “Onufri” boton për herë të parë si libër më vete romanin e Ismail Kadaresë “Krushqit janë të ngrirë”.

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj, në vitet 1981-1983. Ndër të tjera, ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë. Për fat të keq, pavarësisht nga ky synim, vepra u prit fare ftohtë nga Shqipëria zyrtare, gjë që shpjegon botimin e saj tepër të vonë, më 1986, në përmbledhjen e tregimeve “Koha e shkrimeve”. Vepra nuk u botua asnjëherë si libër më vete. Përkthimi i saj më pas, në shumë vende të Europës, hodhi dritë mbi të vërtetën e tragjedisë së Kosovës.

…Në këtë angazhim të gjerë dhe gjithëpërfshirës për Kosovën, Kadareja është shfaqur i tërësishëm dhe i përplotësueshëm. Bashkësisë ndërkombëtare dhe opinionit botëror i ka folur dhe vazhdon t’i flasë me një gjuhë të qartë konotative, ndërkohë që me kosovarët herë pas here ka ditur të jetë kritik, madje i ashpër, duke kërkuar prej tyre që të përballen me sfidat dhe të jenë në nivel të çastit historik të Kosovës. Sado që kritikat e Kadaresë te disa politikanë lokalë ndonjëherë krijonin shqetësim dhe pakënaqësi, në opinion ato pranoheshin gjerësisht, si mesazhe fort të vyera dhe udhërrëfyese, shpesh edhe si kredo e angazhimit dhe e reagimit politik ndaj zhvillimeve aktuale. Edhe sot, shestimet e Kadaresë për modelet e shoqërisë shqiptare, përkundër faktit se mund të mos lidhen drejtpërdrejt me Kosovën, kanë jehonë të madhe në opinionin kosovar dhe janë kontribut i vyer për profilizimin botëkuptimor të shoqërisë kosovare, si shoqëri me vlera perëndimore. Vepra letrare e Kadaresë, shkrimet dhe analizat publicistike, intervistat dhe deklaratat, pse jo edhe mesazhet gojore, kanë luajtur rol emancipues për Kosovën dhe kosovarët. Dashuria e tij për Kosovën, angazhimi i sinqertë intelektual, qëndrimi i paluhatshëm parimor, kanë bërë që Kadareja të bëhet pjesë e identitetit kosovar. Idetë dhe mendimtaria e Kadaresë, përfshirë edhe vlerat e veprës së tij, tashmë qëndrojnë në themelet e shtetit të ri të Kosovës, si identitet i tij i qëndrueshëm, shpirtëror dhe botëkuptimor. Imazhi më i hershëm i Kadaresë për Kosovën është ravijëzuar në poezinë “Kosova”, e shkruar në vitin tashmë të largët 1966. Me këtë roman, Kadareja i jep Kosovës një mbështetje të fortë letrare, krahas mbështetjes politike. Mbështetja e tij letrare është esenciale: Kosova, në njërën nga situatat e saj më të rënda, bëhet subjekt i veprës të tij. Botimi i romanit në Tiranë, atëbotë, do të sjellë në Kosovë dy kumte diametralisht të kundërta: do të shkaktojë mirënjohje entuziaste te komuniteti letrar dhe intelektual i Kosovës, më një anë dhe, më anën tjetër, do të shtojë urrejtjen për Kadarenë te strukturat represive të pushtetit të atëhershëm serb dhe jugosllav. Ajo që i xhindoste më shumë këto struktura ishte mesazhi i veprës së tij thellësisht human, i cili shkonte në rrjedhë të kundërt me mësymjet shoviniste mbi Kosovën.

Kosova, atëbotë, kishte nevojë pikërisht për një mesazh të këtillë.

MEHMET KRAJA*

 

Sislej Xhafa çon shalqinj dhe asfalt në Poloni

$
0
0

sislej xhafaEkspozita e titulluar “Palëvizshmëria e Mendimit” në Galerinë e Artit Bashkëkohor “BWA Sokol” në Nowy Sącz, është prezantimi i parë individual i veprave të artistit nga Kosova, në Poloni. Kjo ekspozitë ka bërë bashkë veprat e hershme të artistit, duke i plotësuar me një pjesë specifike të re.

Ekspozita e titulluar “Palëvizshmëria e Mendimit” në Galerinë e Artit Bashkëkohor “BWA Sokol” në Nowy Sącz, është prezantimi i parë individual i veprave të artistit nga Kosova, në Poloni.

Kjo ekspozitë ka bërë bashkë veprat e hershme të artistit, duke i plotësuar me një pjesë specifike të re.

Sislej Xhafa kombinon artin me përvojën e hapësirës; si rezultat, energjia e vendndodhjeve specifike aktivizohet në përballje me veprat e tij. Kjo është aq e vërtetë për vendet fizike – jemi në qytetet të vegjël ku personazhet historikë kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në identitetin bashkëkohor të atij vendi –ashtu edhe në hapësirat mendore që mbivendosen me to.

“Identiteti është subjekt i ndryshimit të vazhdueshëm”, është shprehur dikur artisti, duke parë nga lëvizja dhe zhvendosja si instrumente në formësimin e sistemit të vlerave. Hibridja e zbuluar në zakonshmërinë në dukje të pranëvënies së materialeve, kuptimeve dhe formave, të pavarura nga afiniteti i tyre origjinal, qëllimi dhe vendi e koha e krijimit të tyre, është marka e Xhafës dhe rrëfen për pushtetin e veprave të tij. Provokues e njëherësh i përmbajtur në sensacionalizëm, kritik por jo didaktik, pikant e njëherësh i pasur në nuanca – veprat e Xhafës, që zgjatet nga objektiviteti drejt performimit, gjenerojnë lëvizje të pandalshme. Lëvizja është një gjendje tranzicioni, e kuptuar njëheri si fjalëpërfjalshëm si një ndryshim vendndodhjeje, por gjithashtu si një ndryshim në kuptim, emocion dhe mendim. “Dhe ja ku jeni, të hutuar dhe të humbur në prozaizëm të ri, një perspektivë në të cilën afër dhe larg koicidojnë”, kështu ka shkruar artisti revolucionar belg Raoul Vaneigem në “Revolucioni i Jetës së Përditshme. Në shikim të parë, objektet dhe imazhet e shpërndara rastësisht në hapësira duket prekshëm familjar: një fotokopje, një cigare, një copë asfalt. Sidoqoftë, rregullat e angazhimit nuk janë të përkufizuara nga mjedisi i tyre në mondanitet, por në veçimin prej tij. Dhe është pikërisht ky lloj tranzicioni, që dukshëm injoron të gjithë kufizimet dhe zakonet që gjenerojnë një numër të pafundmë të kombinimeve të përvojave të mbivendosura dhe kuptimeve.

Veprat e paraqitura në këtë ekspozitë janë “CarettaCaretta”, e realizuar këtë vit nga artisti me materiale si; rërë, litar, dru dhe pllaka metali me përmasa 250 me 500 centimetra.

“Fshehja e Kristofor Kolombit”, e realizuar më 2003 me materiale plastike dhe akriliku, në pronësi të Koleksionit të Muzeut Maxxi në Romë. “Dera dhe Bjeshkët e Nemuna” është një tjetër vepër e realizuar më 2011-ën, aktualisht pronë e galerisë vjeneze e Christine Kownig. “Arkiva e Meduzës”, një vepër me materiale mikse e realizuar më 2014 –ën, Romeo dhe Zhuljeta, një vepër që daton më 2006-ën ku shfaqet një dritare dhe një cigare.

“Autoportret”, është instalacioni ku shfaqet një shalqi në piedestal, koleksion i Nomas Foundation, Romë. “Kokëqethurit duke notuar” instalacion-video, i realizuar më 2002-shin.

“Boja pëshpëritëse” është vepër e 2009-ës, ku shfaqet një fotokopje dhe myk dylli.

“Qoshja e bardhë” vepër e realizuar me akrilik, çarçaf, letër dhe dru, edhe kjo vepër e koleksionit vjenez Christine Kownig. “Gruaja në Blu” është një tjetër vepër e fundit e artistit, e vitit 2016, realizuar në teknikën vaj në pëlhurë, si edhe “Zemra”, vepër e 2007-ës ku shfaqet një copë asfalt dhe glasa zogjsh.

Artisti i udhëheq veprimet e tij semantike me delikatesë. Ai manovron mes vogëlsirave dhe asaj

çka është shënjuar me patos, mes zyrtares dhe të margjinalizuarës, duke u arratisur etiketimeve të pangatërrueshme dhe kategorive. Dhe megjithëse ai kërkon të shmangë kompromisin, ai lë hapësirë për poetikën, imagjinatën dhe humorin, shkruan kuratorja e kësaj ekspozite, Anna Smolak.

“Palëvizshmëria e Mendimit” është një ekspozitë pa një emërues të përbashkët. Është njëheri rreth zbrazëtisë dhe rreth grumbullimit, rreth përjashtimit dhe rreth pronësimit. Bën fjalë sesi mendimi materializohet në një objekt dhe sesi objekti vetë bëhet kanal për mendimin. Është një ekspozitë që nuk bën asnjë deklaratë politike, e njëherësh është thellësisht politike- e plotësuar siç është nga momenti në të cilin ndodh.

“Vista Mare”, një film ku italianët ëndërrojnë Shqipërinë

$
0
0

vistaPo sikur në 2020 do të ishin italianët ata që do të niseshin në një udhëtim me varka e gomone drejt Shqipërisë?

Është pikërisht ky subjekti sa provokues, aq edhe reflektues mbi situatën aktuale të Italisë, që trajtohet në filmin më të ri të regjisorit Andrea Castoldi, me titull “Vista Mare”.

Rajoni i Puljas është kthyer në një zonë ushtarake, një kufi që nuk duhet kaluar, në kolaps për shkak të mbipopullimit nga mijëra njerëz, brenda pak muajve. Shteti italian është në mëshirë të fatit dhe për shkak të krizës ekonomike gjithnjë e më mbytëse, i gjithë vendi është pushtuar nga kryengritjet popullore dhe demostratat e vazhdueshme.

Përballë kësaj situate, njerëzit kanë vetëm një zgjidhje, të largohen drejt brigjeve shqiptare, në kërkim të një jete më të mirë.

Në qendër të “Vista Mare” janë një grup italianësh, të cilët prej javësh qëndrojnë të fshehur në një banesë të vjetër të braktisur, në pritje për të hipur në gomonen e fatit dhe për të mbërritur në Shqipërinë, aq të ëndërruar.

Filmi është ende në prodhim dhe skenat e fundit do të xhirohen gjatë muajit Prill, në Milano. Ky është filmi i dytë i regjisorit Andrea Castoldi. Në 2014 – ën, ai debutoi me prodhimi i tij të parë kinematografik, një komedi me titull “Ti Si Legge in Faccia”. Filmi pushtoi kinematë italiane dhe u prit mjaft mirë nga publiku. /tvklan.al

Të rinjtë dhe librat, pasioni dhe “Mëkati i Shenjtë” i Gerinës

$
0
0

Gerina MullajGerina Mullaj është një vajzë kundra tendencës, në kuptimin e mirë.

Në kohën kur të rinjtë janë gjithnjë e më të shkëputur nga leximet dhe shkrimet e thelluara, si pasojë e botës interaktive dhe manisë së smartphoneve, që servirin gjera sa më të gatshme dhe të shkurtëra, ajo ka pasion letrat dhe të shkruarin.

Edhe pse ka përfunduar studimet për drejtësi, kjo nuk e pengon atë që ta kultivojë pasionin e saj për letërsinë.

Së fundi ajo ka botuar edhe librin e saj të parë, që e ka “pagëzuar” me titullin “Mëtaki i Shenjtë”.

Për Gerinën të shkruash do të thotë “të pozicionohesh në një hapësirë të vështirë të planetit, në atë hapësirë ku shkrimtarët bëhen pjesë e luftës më të ashpër, e luftës me veten. Cdo krijues hyn në një betejë të tillë me veten, shpesh herë ndodh që nuk na pëlqen ajo që shkruajmë, ajo që mendojnë të tjetër për atë që shkruajmë, apo ndodh që vijnë çaste kur do të heqësh dorë, kur krijimi të zhgënjen ngaqë nuk të jep aq shumë sa ti i jep atij. Beteja me veten më ka ndodhur edhe mua, sidomos kur vijnë ditë që nuk kam frymëzim dhe kur nuk mund të krijoj asnjë fjali të vetme”.

Por nga buron frymëzimi për të shkruar?

“Shkrimi i një libri nuk është një thirrje e befasishme që të vjen nga qielli por është punë, durim dhe luftë me veten. Ndërsa frymëzimi, të cilin e shohin si një talent magjik të taksur vetëm për një pjesë të njerëzve nuk është gjë tjetër vecse një përshtypje: Mund të jetë një përshtypje për një dukuri, për një ngjarje, për një emocion, për një perceptim, për një përjetim”, mendon Gerina.

“Libri im i parë, ai erdhi si një bashkësi përshtypjesh rreth dashurisë, besimit, fesë, mëkatit, bollëkut material”.

Gerina hyn më në brendësi të punimit të saj: “Jam ndikuar nga historia e vërtetë e një mashkulli që bënte jetë të shthurur nën avujt e alkolit dhe erës së parave. Një ditë ai takon një pastor, një njeri të Zotit, pas atij takimi ai fal gjithë pasurinë e tij dhe mbyllet në muret e manastirit. Kjo është historia e vërtetë e mëkatarit që kthehet në murg, dhe pikërisht kjo histori më dha lëndën e parë për të shkruar librin, më dha ngacmimet e para”.

Por pasionet e Gerinës nuk kufizohen vetëm te letërsia.

“Jam 24 vjece dhe sikurse ndodh me moshataret e mia më pëlqen të bëj jetë nate, pavarësisht se nuk pi alkol përvec verës”, “mëkat” i pandreqshëm i shkrimtarëve dhe poetëve kjo e fundit.

Lidhur me librin e saj shkrimtarja e re totë se “Libri u publikua pranverën e vjetshme. Shpresoj në një të ardhme të mëvonshme ta ribotoj pasi të ve në zbatim kritikat e shumta që i kam bërë vetes sic e lexova muaj më vonë pas botimit”.

Ajo e përfundon me mjaft thjkeshjtësi dhe modesti duke thënë se ndërkohë është duke shkruar tregime: “me shpresën që të publikoj kur të vijë koha dhe fuqia monetare, një përmbledhje të tregimeve më të mira”.

S`na mbetet tjetër veçse t’i urojmë sa më shumë suksese.

Ky mund të ishte “Pompei shqiptar”, por…

$
0
0

DurresNë një nga emisionet e gazetarit të Top Channel Marin Mema, gjatë vitit 2014, ky i fundit raportonte për një masakër të fshehtë (jo edhe aq) arkeologjike që iu bë Durrësit.

“Qyteti i Durrësit, Dyrrahu apo Epidamnus siç quhej në fillesat e tij, është një ndër qendrat më të lashta dhe më të rëndësishme në Shqipëri. Thonë se kudo të gërmosh në qytetin bregdetar, nxjerrin kryet gjurmët e antikitetit, të cilat të kredhin thellë në historinë e tij. Gjurmë, që sot po shuhen, po zhduken, po shpërbëhen, jo nga koha, por nga pushtuesit modernë prej betoni, që po hanë e po shkatërrojnë çdo vlerë të tij…” – raportonte Mema asokohe.

Sot Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise Kulturore, ka ripublikuar një postim të marsit 2014, për të kujtuar me nostalgji atë që mund të kishte qenë “Pompei shqiptar”, por që u shkatërrua në favor të ndërtimit të pallateve.

“Siti arkeologjik ne lulishten 1 maji Durres. Sot i shkaterruar dhe i betonuar me pallate banimi persiper” – shkruan Forumi.

Shok, një histori prekëse prej Oscar-i

$
0
0

shokAta që nuk e dinë ç’ka ndodhur vërtet në Ballkanin e disa viteve më parë, apo u është dukur e largët shumë ajo luftë e një vendi të vogël raportuar në media, kanë pasur mundësinë ta përjetojnë në mënyrë personale përmes këtij filmi me metrazh të shkurtër. Një histori e thjeshtë shokësh, një histori miqësie dhe dhimbjeje, një histori gjaku dhe lufte…Është kjo shija që të mbetet pasi ke parë “Shok”, i pari film i Kosovës i kandiduar për çmimet “Oscar”

Një histori e thjeshtë shokësh, një histori miqësie dhe dhimbjeje, një histori gjaku dhe lufte…Është kjo shija që të mbetet pasi ke parë “Shok”, i pari film i Kosovës i kandiduar për çmimet “Oscar”, i cili e pati premierën shqiptare dy net më parë në mjediset e Kryeministrisë.

Tronditja që të lënë 21 minutat në të cilat zhvillohet ngjarja, mbetet gjatë në imazhin e kundruesit. Ajo që nuk harrohet, shndërrohet në një vepër për të mos harruar.

Petriti dhe Oki janë dy djem të vegjël, miqësia e të cilëve sprovohet dhe forcohet në kohë lufte, duke u shënjuar me vdekje në emër të të gjithë atyre fëmijëve shqiptarë, që bashkë me gra, burra e të moshuar u vranë barbarisht nga forcat ushtarake serbe gjatë luftës së Kosovës.

Masakrat e vitit 1998, vijnë edhe njëherë në vëmendjen e publikut ndërkombëtar përmes konceptit regjisorial të britanikut Jamie Donoughue.

Reagimet e spektatorëve që kanë parë të ekranizuar filmin “Shok” kanë qenë thuajse të gjitha të njëjta: të tronditur, të prekur, të zemëruar me atë çka ka ndodhur, të përlotur.

E vështirë t’i përmbash lotët dhe zemërimin kur sheh vdekjen e njërit prej shokëve në fund, i vrarë nga një paramilitar serb si të ishte një kafshë gjahu.

Ata që nuk e dinë ç’ka ndodhur vërtet në Ballkanin e disa viteve më parë, apo u është dukur e largët shumë ajo luftë e një vendi të vogël raportuar në media, kanë pasur mundësinë ta përjetojnë në mënyrë personale përmes këtij filmi me metrazh të shkurtër.

Është ndoshta skenari edhe pika më e fortë e këtij filmi, pa i hequr asnjë meritë regjisorit britanik, i cili ka preferuar thjeshtësinë në realizim. I ndihmuar edhe nga pikëpamja neutrale e një të huaji që ngjarjet e rrëfyera nuk i ka të përjetuara si thuajse e gjithë kasta e aktorëve shqiptarë që interpretojnë në këtë film.

Eshref Durmishi, producenti dhe njëheri një prej aktorëve ka rrëfyer se kjo është historia e tij. “Polici serb më ndali dhe më kërkoi mjetin e identifikimit, teksa shkoja në shkollë. Nuk e kisha idenë asokohe sepse isha vetëm 14-vjeç he nuk dija serbisht. Polici më foli shqip dhe unë i thashë që po shkoja në shkollë. Më goditi dhe më tha se herës tjetër, kur të na ndalonin, unë duhet të flisja serbisht”,  – është shprehur në media Durmishi, ndërsa ky episod është i rrëfyer vizualisht në këtë prodhim kinematografik.

Durmishi, së bashku me një pjesë të kastës së aktorëve ishte i pranishëm në premierën shqiptare, ku shprehën edhe njëherë gëzimin e pjesëmarrjes së këtij filmi në Çmimet e Akademisë, ngjarje historike jo vetëm për kinemanë e Kosovës, por edhe historinë e saj. Ndoshta është një hap i parë që më shumë kineastë –pse jo edhe hollivudianë – ta kthejnë kokën kah Kosova dhe historinë ende të freskët të shkruar mbi vdekje e shumë dhimbje.

Dhimbje që, Durmishi u shpreh se preferuar t’ia rrëfejnë vetë botës. Ishte ky misioni i parë që ndërmorën ndërsa vendosën ta realizonin këtë film, i cili është xhiruar në nëntor të vitit 2014 në Shalë të Bajgorës. “Një film i jashtëzakonshëm që të merr frymën dhe të mban mbërthyer nga sekonda e parë e një rrëfimi autentik mbi përzënien e dhunshme të shqiptarëve të Kosovës prej shtëpive të tyre”, – kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, pas premierës duke vlerësuar thjeshtësinë e gjuhës filmike dhe tensionin emocional që përcjell loja e aktorëve, ku peshën më të madhe e kanë padyshim dy aktorët Andi Bajgora në rolin e Okit dhe Lum Veseli në rolin e Petritit. Dy aktorët e rinj –jo të panjohur për kinemanë e Kosovës –dy trembëdhjetëvjeçarë që kanë pasur fatin të lindin vonë, për të mos e përjetuar atë barbari që nuk harrohet.

Kryeministri Rama theksoi ngarkesën emocionale që lë filmi. “Kjo e shton edhe më shumë ngarkesën emocionale të filmit për ne si shqiptarë, sepse filma me ngjarje të vërteta, ngjarje realisht të forta emocionalisht, gjithsesi, kur nuk na takojnë drejtpërdrejt, i shikojmë me një distancë të caktuar dhe i përjetojmë estetikisht kur janë të realizuar, ose i lidhim me ngjarjet tona apo me eksperiencat e afërta me tonat dhe ngacmohemi emocionalisht”, – u shpreh Rama, ndërsa i uroi filmit fitore, duke përfunduar se me, apo pa një statujë ‘Oscar’, ky film do të mbetet një monument i hijshëm për luftën e për lirinë. Deri më tani, bashkëprodhimi kinematografik mes Anglisë dhe Kosovës i ka rrëmbyer 14 çmime ndërkombëtare në gjininë e filmit të shkurtër, ndërsa është një prej 5 pretenduesve për t’u shpallur filmi më i mirë me metrazh të shkurtër gjatë ceremonisë së “Oscar”-it.

Një film me metrazh të shkurtër, por që pritet të ketë ndikim të gjatë, e kanë quajtur mediat botërore. Pavarësisht rezultatit në mbrëmjen e 28 shkurtit në Teatrin hollivudian të Dolby-t, në Kaliforni, “Shok” pa dyshim që ka shkruar historinë e kinemasë shqiptare, duke prekur ëndrrën e “Oscar” -it.

Qendra e Studimeve Letrare “Kadare”, UET çel Qendrën për ditëlindjen e shkrimtarit

$
0
0

kadare (1)Me rastin e 80-vjetorit të shkrimtarit të madh, Universiteti Europian i Tiranës organizon “Ditën e Kadaresë në UET”, ku do të prezantohet dhe Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare”. Qendra e Studimeve do të funksionojë pranë Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun-Komunikim UET dhe do të drejtohet nga pedagogu Gilman Bakalli. Aktiviteti me pjesëmarrje të hapur do të zhvillohet të enjten, 28 janar 2016, ora 12:00, në auditorin Aula Magna UET dhe është emërtuar “Dita e Kadaresë në UET”, ku do prezantohet dhe studimi i parë i mbështetur nga kjo qendër, që është në fakt një studim mbi pasqyrimin e veprës së Kadaresë në letrat franceze. Bëhet fjalë për librin e studiueses Viola Isufaj, “Kadare në letrat e sotme franceze”, botim i UET-Press, që sjell një pasqyrë të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar në studimet franceze. Libri nis me dy intervista të autores me shkrimtarin mbi dy tregime: “Përpara banjës” dhe “Kush e Solli Doruntinën”. “Ky libër përbëhet nga dy pjesë, që, në pamje të parë, duket sikur nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në një pikëvështrim më të gjerë, të dy pjesët kanë të bëjnë me rrezatimin e veprës së shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare në botimet bashkëkohore në Francë, qoftë si rimarrje e një vepre të tij në vepra të tre autorëve të sotëm francezë, qoftë si shtjellim i romanit Kush e solli Doruntinën për nxënësit e kolegjeve të Francës”, shprehet autorja.

Me anonçimin e Qendrës, universiteti shkon më tej me ambicien për të hapur një departament të Letërsisë, që siç shprehet drejtues i qendrës, Gilman Bakalli, përbën lajm. “Po të thoshim që kemi vendosur të hapim një qendër interneti, sigurisht që nuk do të pretendonim aspak t’i jepnim statusin e lajmit këtij informacioni. Po ndërtojmë dy entitete letrare, në një kohë kur si universitet privat akuzohemi vazhdimisht se jemi orientuar kryesisht nga një logjikë ekonomike e tregut. Po hapim dy fronte studimi të librit, në një kohë që ky i fundit rrezikon të transformohet nga diktati i realitetit virtual”, – shprehet Bakalli. Të merresh me letërsinë në një kohë kur botën e informacionit po e sundon interneti dhe shpejtësia, duket si një mision i vështirë, por jo i pamundur. Bakalli pranon se “diçka është e sigurt. Letërsia, fjala e shkruar dhe libri, e kanë humbur pozicionin e tyre si medium dominant në shoqëri. Ndryshimet e reja e kanë ndryshuar rolin dhe funksionin e letërsisë. Nuk bëhet fjalë për zhdukje të saj, por për transformim. Mediat e reja duket se po u japin të rinjve diçka, që letërsia nuk ka qenë në gjendje t’ua japë: eksperiencën direkte, shumëshqisore dhe kënaqësinë e shpërqendrimit”. Por për ekspertin e Letërsisë “ka mundësi që libri ta fitojë sërish joshjen, për shkak të universalitetit mediatik. Ashtu si në të kaluarën, kur njerëzit tërhiqeshin përkohësisht nga qytetet e zhurmshme në fshat për të shijuar thjeshtësinë, qetësinë dhe një rutinë të natyrshme, ashtu edhe letërsia, në kontrast me realitetin omniprezent dixhital, mund të krijojë pika referimi, ishuj, brenda të cilëve njeriu mund të rigjenerohet nga dallgët e informacionit dhe zbavitjes që përplasen çdo ditë në brigjet e përditshmërisë sonë”.


Të “fjetur” në Berat: Zbulohen eshtrat e një shenjtori sllav

$
0
0

Mbishkrimi në Greqisht Viti 1823, Shën Angjellarit dedikuar nga IkonomiQendra Kombëtare e Muzeumeve Berat realizon vitrina të reja për koleksionin e relikteve të Muzeut Ikonografik Onufri; në këtë rast, për herë të parë dalin dy objekte liturgjike të quajtura Lipsanë, eshtra njerëzore të ruajtura në kuti argjendi, që mendohet se i përkasin shenjtorit Angjellari, njërit prej dy shenjtorëve sllavë të “fjetur” në Berat

Lipsanë ose eshtra njerëzore të ruajtura në kuti argjendi, ekspozohen për herë të parë në një vitrinë të personalizuar në Muzeun Ikonografik të Beratit. Referuar pjesës ballore të kutisë së argjendit, ku ndodhet një mbishkrim në greqisht, bëhet fjalë për Shën Angjellarin, një prej dy shenjtorëve sllavë të “fjetur” në Berat. Në fakt janë dy objekte, për të cilat njoftimi vjen nga Qendra Kombëtare e Muzeumeve në Berat, që nxirren me rastin e “ndërtimit” të vitrinave të reja për ekspozimin e objekteve të koleksionit të Muzeut Ikonografik Onufri. Sipas Qendrës, specialistët e Muzeut “Onufri” në vazhdojnë të vlerësojnë profesionalisht përmirësimin e përhershëm të ekspozimit të koleksionit, duke u kujdesur njëkohësisht edhe për nivelin e konservimit të tyre. Në këtë kuadër janë realizuar vitrinat e reja, prej të cilave u bë shkas dhe dalja për herë të parë e objekteve të “reja” liturgjike, quajtur Lipsana. Këto janë transferuar nga fondi i DRKK-së Berat, në fondin e Muzeut Ikonografik Onufri.

Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat bën të ditur se pas periudhës së kartelizimit dhe procesit të konservimit dhe përgatitjes për ekspozim të tyre, tashmë po prezantohen me vitrine të personalizuara në koleksionin ekspozues të Muzeut të Onufrit. Dy objektet thuhet se i japin një vlerë të madhe koleksionit të Muzeut Ikonografik, dhe janë në të njëjtën kohë objekte të rëndësishme adhurimi jo vetëm për komunitetin ortodoks të qytetit të Beratit, por më gjerë, për ta bërë më të vizitueshëm në këtë fillimviti për turistët, studiuesit, specialistët dhe besimtarët.

Për këto dy objekte vjen ky përshkrim historik: (Urna është realizuar në argjend me rrahje dhe incizim. Ajo është stilizuar në pjesën e sipërme nga kryqi shoqëruar me motive të ndryshme floreale në tre faqet e saj. Në pjesën ballore ndodhet një mbishkrim i incizuar në greqisht (Viti 1823, Shën Angjellarit dedikuar nga Ikonomi). Në brendësi të saj ruhen lipsane (eshtra njerëzore) që sipas traditës dhe mbishkrimit duhet të përkojnë me lipsanet e shenjtor Angjellarit, njërit prej dy shenjtoreve sllave të “fjetur” në Berat).

Muzeu Kombëtar Onufri është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, për nder të njërit prej kryemjeshtërve të pikturës shqiptare të shek. XVI. Katedralja është e rindërtuar në vitin 1797 dhe është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pas-bizantine në qytetin e Beratit.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 173 objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh, pjesë e fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë dhe të qytetit të Beratit, ku 106 objekte janë ikona dhe 67 janë objekte liturgjike. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë shqiptarë, që u përkasin shekujve XIV – XX: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku dhe Çetirët (Gjergji, Johani, Naumi, Nikolla dhe Gjergji i riu), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Gdhendjet në dru të katedrales janë realizuar nga mjeshtrit Naum Ngjela nga Lavdari i Oparit dhe mjeshtër Stefan Barka nga Misrasi i Oparit në shekullin XIX. Ndërsa Ikonostasi i Katedrales “Fjetja e Shën Mëris”, i (vitit 1807) bën pjesë në një nga realizimet më të mira të mjeshtërve shqiptarë të drugdhendjes të shek. XIX.

Forumi i Trashëgimisë: Akademia e Shkencave po rehabiliton shkatërrimin arkeologjik në Durrës

$
0
0

Durres-768x576Akademia e Shkencave në bashkëpunim me fondacionin “Qendra Frashëri” promovojnë sot monografinë mbi metodat e gërmimeve në sitin arkeologjik të Durrësit në lulishten “1 Maji”, me autor Gjergj Frashëri. Por në ironi të një situate të pamëshirshme se çfarë ka ndodhur në këtë qytet, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka reaguar ashpër, duke u shprehur se “Akademia e Shkencave rehabiliton shkatërrimin e sitit arkeologjik të lulishtes ‘1 Maji” në Durrës. Atë që nuk ngeli media pa e kritikuar, Akademia e quan arritje të madhe. Kryetari arkeolog i Akademisë është mahnitur nga metodat ‘moderne’ të gërmimit. Ne, të Forumit, do pëlqenim metodat ‘e vjetra’ të Toçit, Reit, Ugolinit, dhe rezultatet që ata sollën; sitet e mrekullueshme që sot kemi mundësi t’i vizitojmë e prekim, e jo t’i shohim veçse si fotografi në librat e metodave të gërmimit”.

Monografia që bën fjalë për gërmimet arkeologjike, mbi të cilat tashmë është hedhur beton, mban titullin “Dyrrahu ilir dhe Gërmimi arkeologjik në Lulishten ‘1 Maji”, prezantimin e së cilës do ta referojnë Akad. Muzafer Korkuti, Prof. Lorenc Bejko, ambasadori gjerman në Tiranë, Shkëlqesia e tij Hellmut Hoffman etj. Monografia, sipas autorit, hedh dritë të re mbi historinë e Durrësit arkeologjik, të Epidam-Dyrrah (Epidamnus/Dyrrachium) si qyteti dhe porti më i madh i Adriatikut lindor (Ilyricum) gjatë periudhës se mbretërve ilirë, të administrimit helen, atij romak, të shekujve të hershëm bizantinë deri në mesjetë. Dyrrahu ka qenë qyteti dymijëvjeçar në mes të Romës (Venedigut) dhe Kostandinopojës (Byzantion), portë e “autostradës” së përbotshme historike “Via Egnatia” dhe siç e thërrisnin romakët – “taberna” e Adriatikut.

“Luajta rolin e policit që më rrahu”

$
0
0

mitrovica‘Shok’, filmi i parë kosovar që kandidon për një çmim Oskar, rrëfen disa nga eksperiencat e vërteta të kanosjes nga forcat serbe të aktorëve të tij në fund të viteve 1990.

Nga Petrit Çollaku, BIRN

Është viti 1998 në Mitrovicë, në Kosovën veriore. Petriti është një 12 vjeçar që dëshiron të bëhet sipërmarrës, me një plan të rrezikshëm për të bërë para shpejt dhe blen një biçikletë njësoj si ajo që ka shoku i tij Oki.

Me konfliktin që tashmë ka filluar të përshkallëzojë në zonë, nxënësi fshehurazi merr letra cigaresh nga gjyshi i tij dhe ia shet ato një luftëtari paraushtarak serb; një veterani të njësisë “Tigrat” të drejtuar nga zoti famëkeq i luftës Zeljko Raznatoviç, i njohur ndryshe si Arkani.

Petriti është një djalë trim. Kur Oki shqetësohet se marrëdhëniet e tij me paraushtarakët mund t’i fusin ata të dy në telashe,  ai gjithashtu merr fshehurazi pistoletën e gjyshit të tij dhe ia tregon atë mikut të tij. “E shikon? Të thashë që me mua ishe i sigurt,” thotë Oki.

Petriti dhe Oki janë personazhet kryesorë në “Shok”, një fil 21-minutësh i bazuar në histori të vërteta nga konflikti, i cili është kandiduar si “Filmi më i mirë i shkurtër aksion” në edicionin e 88-të të ndarjes së çmimeve Oskar, kandidatura e parë Oskar për një film kosovar.

Filmi tregon se si ndikon konflikti në jetën e dy djemve – në një skenë, ata janë në një autobus, i cili ndalohet dhe kontrollohet në një pikë kontrolli nga policia serbe, të cilët i sulmojnë ata kur ata gjejnë librat e Okit në gjuhën shqipe. Ndërsa në një skenë tjetër, Oki arrin t’i shpëtojë dëbimit nga paraushtarakët, sepse ai kishte shkuar të flinte në shtëpinë e Petritit natën që shtëpia e familjes së tij bastiset.

Regjisori anglez i filmit, Jamie Donoughue, thotë se ai donte të eksploronte një kohë të rëndësishme në histori, e cila ai mendon se nuk është dokumentuar si duhet.

“Shumë njerëz nuk e dinë atë që ka ndodhur në rajon dhe mësimet nga konfliktet e të kaluarës (dhe ata të të tashmes) nuk janë mësuar ende,” thotë Donoughue.

“E megjithatë, unë doja të tregoja një histori njerëzish të zakonshëm, të cilët janë viktimat e vërteta të luftës. Gjithashtu doja të eksploroja se si një komb mund të rindërtohet dhe të ecë përpara,” shton ai.

Lum Veseli , i cili luan rolin e Petritit në film, është 14 vjeç dhe ka lindur pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, por thotë se ai ka dëgjuar gjithçka në lidhje me ato që ndodhën nga prindërit dhe gjyshja e tij.

Lum Veseli, një nga dy protagonistët e filmit. Foto: BIRN.

Lum Veseli, një nga dy protagonistët e filmit. Foto: BIRN.

“Mund të pësosh shumë trauma, nëse e përjeton këtë çdo ditë,” thotë Veseli për BIRN. “Në jetën e vërtetë kanë ndodhur gjëra edhe më të këqija.”

Veseli është djali i një aktoreje dhe një muzikanti dhe kjo është hera e parë që ai luan në një film. “Aktrimi ka qenë ëndrra ime,” thotë ai.

Kjo ëndërr u bë realitet në një mënyrë edhe më spektakolare nga ajo që ai mund të kishte imagjinuar ndonjëherë, kur dëgjoi se filmi “Shok” ishte kandiduar për çmim Oskar.

“Ishim në një kafene në Prishtinë me pjesën tjetër të aktorëve, duke parë televizor. U zbeha kur ata përmendën emrin tim. Pastaj festova si i çmendur,” risjell në mendje ai.

Eshref Durmishi është producenti i filmit, por ai luajti gjithashtu rolin e paraushtarakut serb Draganit, i cili blen letrat e cigareve nga Petriti.

Durmishi shpjegon se ngjarjet në film janë gazuar në ato që përjetonin çdo ditë njerëzit që jetonin në Kosovë në atë kohë.

“Çdo njeri në Kosovë ka historinë e tij. Mendoj se të gjithë njerëzit nga Kosova janë përballur me këtë, ose dikush tjetër nga familjet e tyre e ka përjetuar,” thotë ai.

Skena në film në të cilën djemtë ngacmohen në pikën e kontrollit erdhi nga vetë eksperienca e tij personale, thotë ai.

Gjatë viteve 1990, ndërsa ishte student, ai po udhëtonte nga Skënderaj drejt Gjakovës kur autobusi në të cilin ai ndodhej u ndalua nga policia.

“I thashë policit se nuk kuptoja serbisht kur ai më kërkoi kartën e identitetit. Pastaj ai më rrahu. Më pas filloi të fliste rrjedhshëm në shqip. Më tha se herën tjetër, do të duhej t’i flisja unë në serbisht,” kujton Durmishi.

Eshref Durmishi, producent dhe aktor i filmit. Foto: BIRN.

Eshref Durmishi, producent dhe aktor i filmit. Foto: BIRN.

Ai qesh dhe pastaj shton: “Luajta rolin e policit që më rrahu.”

Donoughue thotë se ai kishte shqetësime përsa i takon eksplorimit të ngjarjeve që ishin shumë traumatike për ata që i përjetuan, por “kishte një ndjenjë të fortë dhe një lloj mirëkuptimi midis të gjithë kastit të aktorëve se kjo ishte diçka me të cilën duhet të përballeshin”.

Ndërsa për faktin që Durmishi luajti rolin e shtypësit të tij serb, regjisori mendon se kjo e bëri edhe më të besueshëm rolin.

“Kjo ishte një pjesë sfiduese, por ai mendonte se askush tjetër s’mund ta luante në mënyrë më efikase sesa ai. Në fund të xhirimit, ky rol i solli atij një lloj mbyllje të këtij kapitulli,” thotë Donoughue.

Ai beson gjithashtu se edhe pse lufta në Kosovë nuk do të harrohet kurrë nga ata që e përjetuan atë, vendi tashmë nuk përcaktohet më nga ajo.

“Brezi më i ri i kupton sakrificat që janë bërë, por ata përfaqësojnë një të ardhme më të shndritshme dhe më pozitive. Njerëz si Lumi tani rriten në një botë të lirë, por duke e vlerësuar vërtet atë liri, e cila i lejon ata të jetojnë në maksimum jetët e tyre,” thotë ai.

Filmi deri më tani ka fituar tri çmime në Aspen Short Fest të vitit të kaluar, por aktorët dhe ekipi i xhirimit tani po presin me padurim 28 shkurtin, kur do të ndahen edhe çmimet Oskar në Los Anxheles.

“Po kryqëzojmë gishtat,” thotë Durmishi.

Video: Këngëtari i himnit për jetën, largohet nga jeta

$
0
0

e1d02486023653bf6f1afe5d7c44657dColin Vearncombe, i njohur gjerësisht si “Black”, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Irlandë. Këngëtari fitoi famë ndëkombëtare me këngën ‘Wondërful life’, në vitin 1987, e cila u kthye në një himn për optimizmin dhe jetën.

Vearncombe qëndroi disa ditë në koma pas një aksidenti, në të cilin pësoi një goditje të rëndë në kokë.

Lajmi u bë i ditur përmes faqes së tij të Facebook-ut, ku shkruhej: “Me trishtim të thellë, njoftojmë se Colin Vearncombe, i njohur si Black, ka ndërruar jetë të martën e 26 janarit”.

Artisti britanik u lind në Liverpul dhe u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare, në një spital të Irlandës.

 

 

 

 

Kronikë e një ditëlindjeje: UET themelon qendrën “Kadare”

$
0
0

ismail kadareNë këtë përvjetor të rëndësishëm të ditëlindjes së 80 –të, festimet e çojnë shkrimtarin në zëfillje. Në qytetin e tij të lindjes, Gjirokastrën, qyteti magjik si i ngritur për të zgjuar ide të mëdha, sot është gdhirë me një maratonë veprimtarish. Edhe bota akademike nderon sot jetën dhe veprën e shkrimtarit të shquar. Universiteti Europian i Tiranës organizon ditën e sotme ceremoninë e pagëzuar “Dita e Kadaresë në UET”, ku do të marrë jetë zyrtarisht edhe Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare”. 

Kur troket data që përkujton me saktësinë e përkorë të sistemit diellor, ardhjen në këtë jetë, njeriu gjendet thuajse krejt pavetëdijshëm në një udhëtim në kohë, që e shpie larg, në atë ditë kur zotat apo yjet vendosën lindjen dhe fatin, që shkruhet çdo vit si të ishte një kronikë… Kronika në gur e tetë viteve të para të jetës, tashmë i numëron tetëdhjetë.

E në këtë përvjetor të rëndësishëm të ditëlindjes së 80 -të, festimet e çojnë shkrimtarin në zëfillje. Në qytetin e tij të lindjes, Gjirokastrën, qyteti magjik si i ngritur për të zgjuar ide të mëdha, sot është gdhirë me një maratonë veprimtarish. Shkrimtari shkruante Gjirokastrën, Gjirokastra sot lexon Kadarenë. Tetë sheshe publike të angazhuar me njerëz që lexojnë pandërprerë nga veprat e shkrimtarit të madh, që megjithëse tashmë i përket të gjithë botës – i përkthyer në 45 gjuhë, i pranishëm në tekste shkollore në vende të ndryshme, fitues i një sërë çmimesh prestigjioze në fushën e letrave dhe kandidat i Nobelit për Letërsi- bashkëvendësit e ruajnë jo pa krenari prejardhjen e tij.

Prej Bashkisë së Gjirokastrës, e cila nis stafetën e ngjarjeve në orën njëmbëdhjetë të paradites së sotme, dashamirësit e letërsisë kadareane lëvizin në Klubin e Gjuetarëve, në Bashtenë e Teqesë, gjimnazin “Asim Zeneli”, Bibliotekën “Apostol Meksi”, shkollën e mesme artistike “Feim Ibrahimi”, gjimnazin “Siri Shapllo” te Sheshi i Ficove, Universiteti “Eqrem Çabej”, si edhe shkolla e mesme “Pandeli Sotiri”….

Edhe Tirana kremton sot duke zgjedhur teatrin si kartolinë urimi dhe konkretisht dramën “Kush e solli Doruntinën”, një sjellje me koncept të ri regjisorial nga Laert Vasili dhe trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku spikat kthimi i aktores Margarita Xhepa edhe njëherë në petkat e Zonjës Mëmë. Nga Durrësi ku pati edhe premierën, kjo shfaqje vjen në Universitetin e Arteve dhe do të ngjitet mbi skenë edhe dy net të tjerë, më 29 dhe 30 janar.

Edhe Teatri Kombëtar, i cili prej pak ditësh ka nisur sezonin e ri me shfaqjen që po korr sukses të madh në audiencë “Tri motrat” mbrëmjen e sotme ia kushton 80-vjetorit të Kadaresë me një mbrëmje artistike të kushtuar.

Edhe bota akademike nderon sot jetën dhe veprën e shkrimtarit të shquar. Universiteti Europian i Tiranës organizon sot ceremoninë e pagëzuar “Dita e Kadaresë në UET”, ku do të marrë jetë zyrtarisht edhe Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare”. Qendër kjo, e cila do të funksionojë pranë Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun-Komunikim të këtij universiteti dhe do të drejtohet nga pedagogu Gilman Bakalli, i cili pohon se me këtë Qendër, Universiteti Europian i Tiranës hap një front të ri të librit, në një kohë kur ky i fundit, sidomos ai në letrën e shtypur, rrezikohet fort nga realiteti virtual.

Gjatë këtij evenimenti do të përurohet edhe libri më i ri i studiueses Viola Isufaj, “Kadare në letrat e sotme franceze”, botim i UET-Press, që sjell një pasqyrë të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar në letërsinë franceze. Me prezantimin e Qendrës, universiteti shkon më tej me ambicien për të hapur një departament të Letërsisë.

Fondacioni “MAPO”, i cili vitin e kaluar themeloi çmimin letrar “Kadare”, çmim që u fitua nga shkrimtari Rudolf Marku me romanin e tij “Tre divorcet e Z.Viktor N.”, do të akordojë për të dytin vit radhazi këtë çmim prestigjioz, që i jep fituesit shpërblimin prej 10 mijë eurosh, në javën e fundit të majit gjatë Ditëve Letrare të Razmës, aktivitet ky i cili synon të kthehet në traditë çdo fundmaji.

Festimet dhe urimet nuk marrin fund me mbylljen e kësaj dite janari. Ministria e Kulturës e ka shpallur 2016-ën si Viti i Kadaresë.

Ngjarjet kulturore e artistike me kryefjalë jetën dhe veprën e shkrimtarit, do të vijojnë në Tiranë dhe Gjirokastër më 29 dhe 30 janar; “Interpretim në magjinë e letërsisë Kadare” do të jetë shfaqja në Teatrin “Zihni Sako” të Gjirokastrës, mbrëmjen e 30 janarit, gjithashtu do të shfaqet dokumentari “Me sytë e fëmijërisë” dhe tri ekspozita, një me botime të Kadaresë, një e Shtëpisë Botuese Onufri dhe një tjetër e piktorit Bashkim Ahmeti.

Shtëpia tashmë e restauruar e fëmijërisë magjike të shkrimtarit do t’i çelë dyert e saj për vizitorët më 30 janar, shtëpi e cila do të kthehet në një qendër muzeale dhe kulturore e do të shërbejë për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës, një lloj tempulli i vogël për njerëzit e botës së letrave.

Duke u shpallur viti i Kadaresë, aktivitetet në nder të shkrimtarit do të shtrihen gjatë gjithë vitit. Nga datat 12 deri më 28 shkurt në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë do të qëndrojë e hapur ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean”, një rrugëtim të kryqëzuar mes tekstit dhe imazhit, duke bërë të perceptueshëm për publikun një nga specifikat më interesante të veprës së Ismail Kadaresë: shkrimin e qytetit; që nga Gjirokastra e përjetshme e romaneve Kronikë në gur,

Në muajin prill ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean” do të udhëtojë në Kosovë, gjatë stinës së verës janë menduar aktivitete në nder të shkrimtarit ku gjatë periudhës korrik-gusht ekspozita “Udhëtim në qytetin Kadarean” do të vendoset në “Shtëpinë Kadare” në Gjirokastër, duke u bërë pjesë edhe e jetës kulturore të qytetit dhe guidave turistike.

Në muajin dhjetor, muaj që do të mbyllë edhe aktivitetet e vitit kushtuar shkrimtarit Ismail Kadare do të prezantohet albumi “Ismail Kadare dhe editimet”, një album që do të paraqesë të skanuara dhe të pajisura me shënime bibliografike kopertinat e të gjitha botimeve të para të Kadaresë në shqip, të cilat kanë dalë nga vëmendja e publikut për shkak të largesës kohore, por edhe kopertina të librave të përkthyer në gjuhë të huaj, duke sjellë ndoshta për herë të parë në vëmendje shumësinë dhe pasurinë e përkthimeve dhe të gjuhëve në të cilat është botuar vepra e Ismail Kadaresë, së bashku më çmimet kombëtare e ndërkombëtare që kanë marrë vepra të veçanta.

E pas dhjetorit, shpejt vjen sërish dita, që me saktësinë e përkorë të sistemit diellor, përkujton ardhjen në jetë, edhe një vit më shumë,bashkë me urimin për shumë e shumë të tjerë…

S.Balliu

 

viola isufaj (4)Viola Isufaj: Si i ka frymëzuar Kadare shkrimtarët francezë

Shtëpia Botuese UET-Press dhe Qendra e Studimeve Letrare “Kadare” sapo kanë botuar librin  “Kadare në letrat e sotme franceze”, të studiueses Viola Isufaj. Ky studim sjell shembujt se si letërsia e Kadaresë ka frymëzuar shkrimtarë modernë francezë dhe përfshirjen e romanit “Kush e solli Doruntinën” në tekstet shkollore franceze, fakt që dëshmon praninë e letërsisë shqipe në Europë

Si erdhi libri “Kadare në letrat e sotme franceze”? A ishte një studim që kishit nisur më herët mbi veprën e shkrimtarit tonë dhe jehonën apo ndikimin që ai ka pasur në letërsinë frënge?

Kadare në letrat e sotme franceze ka lindur pothuajse fare rastësisht, në një bisedë, qëllimi i së cilës nuk ka qenë ndërmarrja e një studimi; madje libri as që do të mbante këtë titull. Ideja erdhi në kafene, me Ismail Kadarenë. Isha duke folur për një dukuri që kishte kohë që më kishte bërë përshtypje e që lidhej me një lloj hijeje që disa vepra madhështore lëshonin mbi të tjera krijime të Kadaresë, duke mos i lënë këto të fundit të bënin jetë të mëvetësishme. Në bisedë e sipër solla në vëmendje tregimin Përpara banjës, botuar në përmbledhjen Ëndërr Mashtruese. Ky është një tregim me gjetje nga më befasueset brenda vetëm dy faqeve, por mbase disi i eklipsuar nga diptiku Vajza e Agamemnonit, Pasardhësi. Ndërsa flisja për këtë tregim të cilin kisha kohë që e sillja nëpër mend dhe mendoja se duhej nxjerrë në pah, Ismail Kadareja më tregoi se tre shkrimtarë francezë kishin shkruar tre tregime, që cilat varionin pikërisht nga Përpara banjës.

Doruntina erdhi pak më vonë…I kam marrë të gjitha materialet në dorë njëkohësisht me draft-romanin Mjegullat e Tiranës, afërsisht në nëntor të vitit 2013. Studimi për Mjegullat erdhi në vitin 2014, ndërsa këtë studim munda ta përfundoj vetëm tani.

Jeni ndalur kryesisht në dy vepra, tregimi “Përpara banjës” dhe romani “Kush e solli Doruntinën”. Si ratë në kontakt me tregimet “remix” të tre autorëve francezë,mbi tregimin e Kadaresë?

Kur dëgjova të flitej për tregimet remix që variojnë nga tregimi i Ismail Kadaresë, jua thashë, nuk e dija që do t’u kushtoja një studim. Për herë të parë për tregimet remix të shkrimtarëve francezë dëgjova të flitej prej Ismail Kadaresë. Për përfshirjen e Doruntinës në programet mësimore të kolegjeve franceze, gjithashtu. M’u duk diçka me të vërtetë interesante.

Pas pak ditësh pata në dorë tekstin mësimor për Doruntinën dhe pak më vonë tekstet tregimtare në gjuhën frënge. E pashë menjëherë se kisha të bëja me tekste jo të thjeshta. Tregimi i parë remix përbëhej prej një narrative të cilën e organizonin një sërë procesesh cerebrale; prej një amalgimi trajtash halucinative. Të binin në sy formulime të çuditshme, trazuar në të njëjtën kohë nga ndërhyrjet që bënin në tekst reminishencat. Sapo bëhej një e thënë, ajo shfuqizohej nga një e thënë tjetër; pa u pohuar mirë diçka, ajo mohohej; pranëvëniet antitetike shpërthenin në oksimorone (por oksimorone të fshehura që nuk dilnin në shqip): teksti nuk ishte i lehtë për t’u përkthyer. Një teknikë e përsëritjes ishte funksionalizuar të tillë mënyrë (për të dhënë pamjen e një kaosi shumë koherent) –saqë përkthimi mund të shihej pothuajse si një ushtrim në logjikë. Pikësimi kishte një specifikë: vetëm presje. Nisa të shkruaj shënime pa e përkthyer tekstin, vetëm duke hyrë në të. Kur pashë se studimin po e shkruaja vetëm me presje u binda se me të vërtetë isha zhytur në këto vdekje dhe duke e shkruar studimin përcjellës erdhi njëkohësisht edhe përkthimi i tregimeve remix të francezëve (ky tregim për të cilin po flas dhe dy të tjerë). Iu frikësova rrezikut të mundshëm të stilizimit të tepërt gjatë përkthimit, u përpoqa ta ruaj stilin. Nuk e kisha idenë se si do t’i vinin një lexuesi shqiptar këto tekste të përkthyera. Dëshirova që të ishin këta shkrimtarë francezë që flisnin në shqip dhe jo unë. Doja t’i ruaja secili, fytyrën e vet, frymën e vet. Dy tregimet e tjera, megjithatë, nuk ngërthenin të njëjtën vështirësi. Ose isha unë që duke u endur në zonat e tejjetës, u familjarizova me llojet e vdekjes, apo me vdekjet e shumëfishta, me trajtat e rrëfimit që thirrnin ato për t’u shprehur në letërsi.

Remix-i apo rikrijimi. Nga Eskili te Kadare, nëse i referohemi këtij tregimi ku shkrimtari ynë bën një ritregim të vrasjes së Agamemnonit, ndërsa tre autorët francezë janë nisur mbi tregimin e Kadaresë për krijimet e tyre. A është Kadare një referencë në letërsinë e sotme, jo vetëm franceze por edhe europiane? Si e keni parë me syrin e studiueses?

E kam menduar të arsyeshëm, madje të domosdoshëm këtë kalim, pasi Kadareja niset nga miti, francezët nga tregimi i Kadaresë. Pra, kemi të bëjmë me transmetim të disafishtë. Vetë miti përmban potenciale të pashprehura të cilat në çdo moment mund të bëjnë jetë në letërsi. Shumë aspekte të mitit të Agamemnonit janë shprehur në tregimin e Kadaresë në mënyrë tepër të kondensuar-e mandej, janë rimarrë nga francezët. Për këtë lindi nevoja “të zbrisja poshtë”, në lashtësinë greko-romake, në antikitet. Rasti tregon qartë se letërsia e Kadaresë është referencë. Seria Remix 2, shpall qartë qëllimin e rikrijimit të teksteve letrare mbi bazë të një tjetër teksti letrar: një hapje teksti e një lloji tjetër, pra artistikisht. Në përmbledhjen Remix 2 botohet së pari tregimi i Kadaresë Përpara banjës, e pas tij vijnë tekstet: Përpara banjës, remix 1-nga Mathieu Roboulet… e kështu me radhë. Domethënë, rikrijimi nuk është rastësor, përkundrazi, ai është i vetëdijshëm, i qëllimshëm, i dhënë në mënyrë shumë eksplicite.Sigurisht që, letërsia e Kadaresë është referencë në letërsinë e sotme, jo vetëm në atë franceze (në artikuj, studime, tema doktorature), por u përqendruam në një mënyrë të posaçme mbi këtë rast për shumë arsye të cilat bëhen të qarta edhe në libër.

Fenomeni remix apo rikrijim, që duket sikur ka ekzistuar me letërsinë e antikitetit apo atë klasike, është fenomen edhe i letërsisë bashkëkohëse europiane. Po në letrat shqipe, a ndodh kjo? Apo është ende në nivelin e rikrijimit të legjendave ose gojëdhënave? Siç është edhe rasti i Doruntinës, i risjellë në letrat bashkëkohore po nga Ismail Kadare…

Më duket se në letrat shqipe nuk vërehen përpjekje të qarta për këtë. Gjithashtu, as nuk mund të thuhet se kjo është një formë e epërme e zbërthimit të kodeve, shtjellimit të domethënieve, dhënies së variacioneve. Kjo që thoni ju se letërsia shqipe është ende në nivelin e rikrijimit të legjendave apo gojëdhënave nuk mund të pohohet (prej meje). Kjo nuk është aspak fazë e parë, apo inkubatori, e zhvillimit letrar. Letërsia në çdo kohë do të vazhdojë të rikrijojë mbi bazë legjendash, mitesh a gojëdhënash, sepse në to janë të mpiksura në simbole përvojat e një bashkësie të veçantë si dhe të racës njerëzore në tërësi. Ato përçojnë të vërteta universale në të gjitha kohërat që jeton njeriu. Remix-i, pastaj, është tjetër gjë. Ai shfaqet tërheqës dhe interesant, është i tillë që vë në dukje ligjshmërinë e bukur të letërsisë, por nuk është e thënë që letërsia t’i nënshtrohet patjetër këtij kalimi.

Ju thoni në hyrje të librit se përvojën e metodës remix, nëse mund ta quajmë kështu, keni dashur t’ia sillni lexuesit shqiptar. Çfarë sjell të re në kuptimin e një teksti narrativ… A e zëvendëson kjo metodë atë klasike përmes analizës së tekstit?

Remix-et janë rikrijime, interpretime, rikombinime, përshtatje të tekstit paraekzistues, një ushtrim, një pastish, variacion i së njëjtës temë, zhanri, subjekti. Variacionet mund të shkojnë shumë larg. Ato bëjnë pjesë në lirinë e letërsisë. Letërsia e gëzon këtë të drejtë: të zhvillojë një potencial, të bëjë të lindë një art që jeton në hijen e një tjetri, por që mund të ketë çuditërisht, dhe pavarësinë e tij. Remiksi dhe analiza “klasike e tekstit” siç e quani, nuk i kundërvihen njëri-tjetrit. Janë dy forma shtjellimi që mund të shkojnë krahas. Asnjëherë nuk është njëra sipërore ndaj tjetrës. Si studiuese, jam gjithnjë pranë analizës së tekstit; si shkrimtare, jam në zemër të krijimit dhe rikrijimit.

Thoni se vihet re prania e letërsisë shqipe në Europë. Është letërsia shqipe, apo vetëm rasti konkret i Kadaresë që e ka kapërcyer ekzotizmin vendas me temat universale që ka trajtuar?

Po të shiheshin më kujdes faqet e letërsisë shqipe në një antologji të përfytyruar të letrave botërore, besoj, nuk do të ishin pak. Nuk do të përftonim të dhëna të pazakonshme, të shkëlqyeshme a të papritura, sigurisht; por as nuk do të thuhej se janë faqe që mund të shpërfillen. Rasti i remix-eve (ku rrezatimet janë të letërsisë sonë) dhe i Doruntinës (ku letërsia e ofruar përbën bazën kulturore të një brezi të tërë) përbëjnë një dëshmi tjetër, të dyfishtë, të integrimit të letërsisë shqipe, përfaqësuar nga Ismail Kadareja, në hapësirat e mëdha të botës letrare perëndimore.

Krahas pasqyrimit dhe krahasimit mes tri krijimeve remix dhe atij origjinal të Kadaresë keni bërë një zbërthim të detajuar të mitit dhe personazheve nga Homeri, tek Eskili dhe shndërrimin që pësojnë në penën e Kadaresë e po ashtu të tre autorëve francezë Mathieu Riboulet, Vincent Brockvielle dhe Sophie Apert, si edhe fokusin e secilit syresh. Sa kohë ju ka marrë ky studim?

E kam bërë këtë studim të detajuar me kaq shumë vajtje-ardhje nëpër kohëra pasi grimcnajat e riaktivizuara të mitit bëhet gati të pakapshme e të panjohshme për lexuesin; ato si atomet janë të padukshme, ndaj dhe lind nevoja e një teksti studimor që i përcjell këto tregime tek lexuesi.

Kam studiuar pikëvështrimin e Kadaresë mbi mitin e Agamemnonit, mënyrën e rimarrjes së tij, vizionin e ferrit, mekanizmat e brendshme të rrëfimit që bëjnë të mundur ndërtimin e tre tregimeve të tjerë. Po ashtu, jam rrekur të hetoj lidhjen e mundshme midis tri njësive bazë të rrëfimit të autorit shqiptar -me po këto tri njësi të përpunuara në tregimet remiks.

Jam përpjekur të hedh dritë mbi vatrën e tregimit të shkruar nga Kadareja e të zbuloj kodet që organizojnë këtë tekst, ruajtjen e këtyre kodeve dhe shndërrimin e funksionin e tyre në tekste të tjera artistike të derivuara prej këtej. Kushtet e përftimit të secilit tekst që ngrihet mbi një tjetër, janë të tilla që e lejojnë gjenerimin e elementeve kryesore të modelit. Larushia e interpretimeve në tekstet remiks na fton edhe ajo për të parë si lëvizin domethëniet. Poli i fiksuar është kuptimi, dhe ky në këtë rast ndodhet në tregimin e autorit shqiptar, por domethënia është potencialisht e pafund dhe ajo na shfaqet në tregimet e autorëve të sotëm francezë. Madhështia e ngjarjes së Argosit, tmerri dhe nderimi për të janë zbehur krejt në rrëfimet e francezëve. Oresti, Maria dhe Amargona pluskojnë në ditët e çngjyrosura të një jete të zbrazët. Tashmë rijetojnë eksperiencat e dikurshme. Bëhet kështu shpërndarja e domethënieve. Hapësirat e tregimeve zhvendosen sa zonat e tejjetës, sa në një kuzhinë, në kafene në aeroport, në sauna dhe në farmaci. Në tregimet e krijuara nga shkrimtarët francezë jemi gjithnjë në ditët tona. Njerëzit kërkojnë të jenë të suksesshëm, bëjnë marrëveshje biznesi, bëjnë pushime, kërkojnë të jenë në një aktivitet të përditshëm të pandërprerë, kërkojnë të jenë sa më tërheqës, kërkojnë të zhvillojnë tek vetja joshjen seksuale. Bota e sotme nuk e favorizon dashurinë dhe vlerat shpirtërore. E tërë kultura moderne mbështetet në etjen për këmbim të favorshëm, kjo është lumturia dhe kënaqësia e njeriut modern. Ndonëse thirret pa iu përmendur emri, pra, njëfarësoj duke e mohuar, dashuria është pasioni më i madh i jetës së njeriut. Thelbi i krizës së këtyre personazheve është dëshirimi për dashuri, kurse thelbi i luftës së tyre është përplasja e dy të kundërtave: thirrja kah vdekja dhe qëndresa për të mos iu dorëzuar vdekjes. Konflikti brenda individit zhvillohet në të gjitha rastet në psikikën e tij. Këtë konceptim e drejtojnë “shtyllat” e tregimit të Kadaresë që shërben si model. M’u deshën dy vjet për të kryer këtë studim. Gjithmonë, po të mos llogarisim njohjen me sistemin e plotë të korpusit kadarean-njohje e cila është shumëvjeçare.

Studimi është striktmërisht letrar apo ka raste ku edhe i kapërcen disiplinat?

Për shkak se studimi i përvojave pranë vdekjes është një temë që ka lidhje me ndjenja dhe ndjesi të shumta të mundshme, si dhe me origjina gjithashtu të shumta të mundshme, m’u ka dashur të hulumtoj në fushë të neuro-psikiatrisë. Gjithashtu edhe për shkak se në tregimin e tretë, gjeta një “narrativë të probleme psikike”, siç e quajta, m’u desh të bëj kërkime në këtë fushë. Ka shumë gjasa për të qenë të pasaktë në këtë drejtim; së pari për nga vetë natyra e përvojave të përthyera në tregime, së dyti, sepse nuk jam specializuar në fushë të neuropsikiatrisë. Gjithsesi, thellimi në këto përvoja nuk është qëllim i parë apo i vetëm i studimit; ai është në funksion të diçkaje tjetër. Të dhënat mbi këto përvoja, të sakta dhe më pak të sakta, na vlejnë për t’u përqendruar në narracionin e Kadaresë. Por do të çmohej shumë kontributi i specialistëve në një ribotim të mundshëm të këtij libri.

Si e ka pritur shkrimtari Ismail Kadare këtë libër studimor dhe si erdhi ky botim nga UET-Press dhe Qendra e Studimeve letrare “Kadare”?

Ka qenë shumë i gëzuar. Me të vërtetë, shumë. Më ka pyetur shumë herë nëse e kam mbaruar studimin dhe nëse do të mund t’i lexonte… sikur vetëm faqet e para… Nëse botimin e Mjegullave, e ndiqte gjithnjë ngurrimi për të nxjerrë në dritë ose jo një tekst jo kulmor, botimin e këtij libri, Kadare në letrat e sotme franceze e ka shoqëruar gëzimi i shkrimtarit, nganjëherë dhe entuziazmi i tij.

Kujt i drejtohet ky libër? Është vetëm për përdorim akademik, mes studiuesish, pedagogësh e studentësh të fushës së letërsisë e komunikimit, apo është edhe për lexuesin e gjerë?

Për t’u dhënë mundësi dhe lexuesit të kultivuar edhe atij më pak të kultivuar që ta lexojnë studimin, ky i fundit është çliruar sa ka qenë e mundur nga terminologjia shkencore dhe nga mbingarkesat që sjellin parehati gjatë leximit. Po ashtu, përpara se të hetoj tregimin Përpara banjës dhe tregimet remix, jam përpjekur të jap një analizë të ngjarjes që tronditi Argosin dhe botën mbarë, një shqyrtim të karaktereve të personazheve të jashtëzakonshme të kësaj historie, e sidomos një portret të Agamemnonit, këtij personazhi që, me natyrën dualiste na tërheq, me fatalitetin e tij, na magjeps. Si sundimtar i krejt Argosit dhe bashkëshort i Klitemnestrës mashtruese, me cilësitë që mbart, Agamemnoni është një karakter i ndërlikuar; duke bartur tipare si këto, ai është një arketip që u përket të gjitha shoqërive dhe si i tillë, bën jetën e tij në art në çdo kohë që bëhet art. U shtojmë të gjitha këtyre faktin se vritet në mënyrë makabre nga një grua, që është dhe gruaja e vet; i vrarë kështu, ai jeton në letërsi: nga miti tek Homeri, nga Homeri tek Eskili dhe nga Eskili përshkon të gjitha kohërat në të cilat u shkrua letërsi.

Kadarenë e ka tërhequr vdekja e shumëfishtë e këtij personazhi. Tregimet remiks ndërtuar prej shkrimtarëve bashkëkohorë francezë dhe trajtimin e Doruntinës në kolegjet franceze i solla së bashku në këtë libër për shkak të disa fijeve lidhëse të përbashkëta. Sikur të mbeteshim vetëm në aspekte të fillëve tematikë, do të ishte shumë pak. Veç luftës dhe vdekjes, ajo çka i pruri bashkë Doruntinën me tregimet remiks në këtë libër është rrezatimi i letërsisë shqipe në letërsi të tjera, pranëvënia me tekste të letrave të përbotshme, pjesë e një dialogu të madh njerëzor. Ne sapo e pamë një dëshmi të këtij dialogu: atë të ndikimit nga tregimi Përpara banjës dhe atë të mësimdhënies së Doruntinës. Dhe nëse flasim edhe pak për dialogun e madh njerëzor, nuk mund të mos shtonim se mu në këtë komunikim të pashtershëm, fitimtar të vendeve dhe kohërave, afirmohet zotësia e përgjithshme e letërsisë.

S.Balliu

 

Kadare, kronika e një jave në vendlindje

Nga Ylli Asllani*

Ylli Asllani, ish-nënkryetar i Bashkisë Gjirokastër në vitin 2000, tregon rikthimin në qytetin e tij të lindjes të shkrimtarit Ismail Kadare dhe impresionet e rralla të atij momenti…

Në vitin 2000, shkrimtari Ismail Kadare u rikthye në Gjirokastër, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij e mirënjohur, Helena. Si  kryetar bashkie, kisha gati me kohë një ftesë për çiftin më të famshëm gjirokastrit. Ky gjest në të tjera rrethana mund të tingëllonte pa kuptim! Pasi nuk i kërkohet njeriu, sa do me emër, të vizitojë vendlindjen…Por në ato çaste ne kishim shumë nevojë për bashkësinë e qytetarëve të shquar. Na duhej të kujdeseshim të gjithë për kthimin ndaj vlerave të vërteta dhe angazhimin e tyre në jetën e qytetit. Për dekada me radhë, diktatura kishte vendosur një raport absurd me bijtë e saj më të shquar. Në hierarkinë qytetare kishin zënë vend mediokrit…

Për mua, Kadare ishte bashkëqytetari famshëm, shkrimtari i preferuar, një talent i pranuar gjerësisht, si dhe për koincidencë, një prej nxënësve të tim eti. Por mbi të gjitha, ai përbënte një potencial mbështetjeje për qytetin e lashtë në mbijetesën dhe ambiciet e tij në shekullin e ri.

Viti 2000 ishte momenti i shkëmbimit të viteve dhe mijëvjeçarëve. Ndofta vizita e Kadaresë në këtë përkim të rrallë do të ishte një ogur i mbarë për Gjirokastrën.

Në fakt, Kadare kishte shumë vjet pa ardhur. Gjatë kësaj kohe qyteti kishte përjetuar shumë ngjarje dramatike. Në një dekadë kishin ndodhur transformime, përmbysje dhe revanshe të pazakonshme.  Ishte tronditur dhe riformësuar gjithçka në raportet shoqërore, normat dhe sjelljet qytetare. Vetë arkitektura e famshme monumentale ishte shpërfytyruar dhe ndodhej para rrënimit.

Aq më tepër, në këtë rrokopujë flakët kishin përfshirë edhe vetë shtëpinë e shkrimtarit. Përkundrejt kësaj skene apokaliptike dukej se çdo gjë do të duhej të rifillonte nga e para.
Në këtë kuadër, bashkëpunimi me potencialet intelektualë të qytetit dhe Kadarenë në veçanti ishte një nga përparësitë e politikave tona.
Vetë Kadare nuk kishte qëndruar indiferent për asnjë çast. Më kishte telefonuar pas çdo momenti traumatik të trazirave të vitit 1997, por edhe më vonë.  Interesimi tij për qytetin e tij ishte prekës, por më i vlerësuar ngelej inkurajimi, përkushtimi dhe mbështetja që ofronte.

“Më thuaj se çfarë mund të bëj për të ndihmuar qytetin tim”, – më thoshte shpesh.

Rikthimi në vendlindje

Guida e tij në vendlindje u hartua me shumë kujdes, për të tingëlluar sa më njerëzore. Gjithçka ishte detajuar deri në imtësi. Ishte një projekt i Qendrës Kulturore, i titulluar “Java e Kadaresë”, që kulmoi në dy ngjarje dhe një seri aktivitetesh mjaft mbresëlënëse.

“Nuk e kam parë ndonjëherë Ismailin kaq të emocionuar dhe kaq të lumtur”, – do të më thoshte veçmas Helena.

Java e qëndrimit të tij rrodhi e thjeshtë dhe me mjaft emocione. I ofruam kuzhinë tipike gjirokastrite, shëtitëm bashkë nëpër rrugët e kalldrëmta, ku ai u përshëndet me dashuri prej bashkëqytetarëve, takoi miq të vjetër e të njohur. U përqafua me mall me shokë të fëmijërisë, gurgdhendës, letrarë, piktorë, mjekë e zanatçinj si Polo Koçollari etj. Shkuam në Liceun e qytetit,. U çmall me shkollën ku formua, me mësues e nxënës. Këta të fundit e donin ta kishin edhe më gjatë. Gëzohej nga fakti që po shihte shumë të rinj, por nga ana tjetër shikonte trishtueshëm mbylljen e librarive…

Më pas përshkruam ‘sokakun e të marrëve’  dhe po i afroheshim shtëpisë së tij tashmë të rrënuar. Disa plaka të vjetra pranë shtëpisë së tij e pyetën për prindërit e motrën, si thonë ‘për të gjallë e për të vdekur’. U shtang kur në oborrin e Kako Pinos pa një pemë të sapoprerë. Ende vazhdonte një zakon i vjetër i kësaj familjeje kur ndërronte jetë një mashkull i shtëpisë. Ditën tjetër, me Landi Bejkon një kafe në Lazarat.  Thënia e tij atje se ‘njerëzit që ndërtojnë, nuk shkatërrojnë’. Takimi aty edhe me mikun dropullit, të mirënjohurin Kosta Kuruni. Miqësia interesante mes dy kombësive.

Momente të veçanta do të ishin prezantimi i projektit të parë të rindërtimit të shtëpisë së Kadaresë nga ark. Latif Lazimi, si dhe shpjegimet plot pasion e profesionalizëm të ark. Agron Doracit për një projekt edhe më të plotë, më me kujtime e mbresa dhe më të detajuar. Një projekt, i cili, në vitin 2005 do të fillonte përfundimisht të ndërtohej. Po ashtu dhe prezantimi i portretit të tij, i derdhur realisht me mjeshtëri nga Artisti i merituar, Stefan Papamihali. Ky portret do të vendosej në memorialin i cili do të ngrihej pas kësaj për figurat e shquara të qytetit. Ishte një portret, i cili sikurse bënim humor me Stefanin, do t’u përshtatej tipareve të shkrimtarit gjithmonë e më shumë me kalimin e kohës…

Kështu, Panairi i parë Kombëtar i Librit ishte madhështor. Dhjetëra shtëpi botuese, me të ftuar special, kryetarin e Parlamentit, z. Arbnori. Ku për detaj, vetëm brenda 60 minutash u shitën mbi 250 libra te Kadaresë…

Lobimi për UNESKO

Paraprakisht,  së bashku ia dolëm të botojmë një nga guidat turistike më të famshme të tij për Gjirokastrën. Një revistë me pamje mbresëlënëse të dy reporterëve francezë dhe me dicitura nga vepra e Ismailit. Kjo ishte kartëvizita e parë, tepër dinjitoze në krah të kërkesës sonë për pranimin në UNESKO.

Bashkëpunuam ngushtë në projektin tonë për të përfshirë Gjirokastrën në pasurinë kulturore te njerëzimit. Pranimi në UNESKO do të ishte vlerësimi më dinjitoz për mrekullinë arkitektonike të qytetit. Ai do të shërbente edhe si e vetmja mundësi për të sensibilizuar donatorët, dhe pasionantët e monumenteve, si dhe për të nxitur turizmin ndërkombëtar.

Kështu, në vitin 1998, përgatitëm dosjen “Gjirokastra SOS” për gjithë trupin diplomatik të UNESKO-s. Organizuam së bashku takimin e famshëm në Pallatin e Burbonëve me krejt ambasadorët e saj. Kjo falë edhe rakordimit me ambasadorin Jusuf Vrioni, si dhe me shoqatën e miqësisë Francë–Shqipëri.

Ndikimi i tij ishte i jashtëzakonshëm. Ishte një lobues i paparë dhe një bashkëpunues tepër fisnik. Projekti ynë dhe kërkesa jonë gjeti mbështetje unanime të krejt përfaqësuesve të UNESKO-s. Por ai nuk do të mjaftohej me nisjen e procedurave, por do t’i thoshte pas disa kohësh presidentit të UNESKO-s, japonezit Macura: “Mos na beso ne, por shko shikoje me sytë e tu qytetin tim”. 

Nderi i Gjirokastrës

Ideja për të rikuperuar pozitivitet ndaj disa prej qytetarëve më të shquar kishte kohë që qarkullonte në rrethet intelektuale dhe rininë gjirokastrite. Kuptohet, jo për revansh, por për një lloj krenarie të ndrydhur nga koha.

Ndër vite ishte krijuar një raport i pakuptueshëm, i ftohtë  -për të mos thënë denigrues- i qytetit me këto figura tashmë emblematike. Tribunat e përfaqësimit ishin okupuar nga qytetarë mediokër. Nëse kjo mund të justifikohej në kohën e diktaturës, tashmë në demokraci nuk na falej.

Gjirokastra në historinë e Shqipërisë ishte qyteti, i cili kishte një kontribut të pamasë në prodhimin e qytetarëve finë. Megjithatë, idhujt pa vlerë të epokës moniste ende daraviteshin hera-herës në mendjet e vjetruara.

Kështu, titulli i lartë “Nderi Gjirokastrës” për bijtë e vet më të shquar si Kadare, Çabej, Musine Kokalari, ishte një lajm i mirë. Ai po e vendoste qytetin në kahun e bashkësisë së vlerave reale dhe civilizimit…  Aq më tepër që propozimi u aprovua me dashamirësi prej të gjithë këshilltarëve bashkiakë. Figurat e tyre të derdhura në bronz, më pas u vendosën në memorialin e ngritur në hyrje të pazarit historik, krahas busteve të Çerçizit dhe dy heroinave, Bule Naipi e Persefoni Kokëdhima.

Rindërtimi i Shtëpisë së Kadaresë

Djegia e shtëpisë vite më parë e kishte goditur në shpirt, por nuk e përkuli.  Dhe për më tepër  ishin  shkrumbuar nëpër të dhe disa valixhe kujtimesh me antikuarë e sende të fëmijërisë me vlere të pallogaritshme shpirtërore. Kjo e kishte lënduar pa masë…
Por jo vetëm ai, ashtu kishte shtangur gjithë qyteti. Dukej se një dorë e padukshme po rrëmbente një kurorë të lavdisë së tij. Pavarësisht se shkak ishte thjesht një pakujdesi. Një fond emergjence nga qeveria Meta ishte ndërprerë me po atë shpejtësi që u akordua, nga Kryeministri që e zëvendësoi…

Kontaktova me Ismailin. I tregova maketin e porsapërfunduar. I shpreha vullnetin për ta ringritur banesën dhe i thashë se, nëse ju na jepni leje, Bashkia ka marrë vendim të ndërtojë  aty Bujtinën Etnografike Gjirokastrite. Një qendër multidimensionale kulturore e letrare që do të shërbente në të ardhmen si një atraksion për turistët dhe miqtë e shumtë të qytetit.

I pëlqeu shumë ky gjest, dhe siguroi se pas këtij vendimi banesa do t’i falej Bashkisë për këtë destinacion që iu shërbente të gjithëve.
Përmasat e Kadaresë tërheqin shumë miq, ithtarë e dashamirës, por zgjojnë shpesh edhe mosdakordësinë e një pjese me këndvështrim të ndryshëm filozofik dhe sidomos ithtarëve të diktatorit. Kështu, rindërtimi i banesës u shndërrua në një makth më vete. Filloi në 2006-ën për të përfunduar pas 10 vjetësh. … Një kalvar i vërtetë, që sipas miteve ballkanike, nuk mund të ndodhte ndryshe.

Vite me radhë, me debate, me ndërtime, prishje, gjyqe pa fund, kujtime, pleksje personazhesh të veprës së tij me ato të kohës së sotme, ndërthurje interesash meskine, shpronësime, VKM, pretendimet e fqinjëve, falsifikatorë, dashuri e urrejtje nga politika, përplasje opinionesh dhe përkrahësish. Betejë me pasuesit e diktatorit në emërtimin e rrugës para sokakut që të çon në banesë: ta quajmë Kadare, apo Enver Hoxha…!! Në fakt, i kishim llogaritur të gjitha, madje edhe se do të vinte një ditë që me këtë ndërtim do të lëvdoheshin ata që ndofta e kishin penguar

Në fund, ja ku jemi. Tashmë shtëpia është ringritur. E hijshme dhe nga më të bukurat. Pikërisht në lartësinë e një ansambli multifunksional të etnokulturës gjirokastrite.

Epilog

Në vitin 2000, kur Kadare po fluturonte drejt vendlindjes, ne dolëm ta prisnim fillimisht tek aeroporti. Isha bashkë me nënkryetarin e Bashkisë dhe një grup miqsh të tij. Helikopteri u shfaq në horizont dhe ndërsa po afrohej, për një moment më shëmbëlleu me aeroplanin e madh, të cilin vetë Kadare kishte përshkruar në një nga tregimet e tij për fëmininë. U ndjemë realisht të pushtuar. Veçse këtë radhë, nga dëshira për ta pasur “okupatorin” sa më pranë.

*Ish-kryetar i Bashkisë Gjirokastër

 

 

Viewing all 1708 articles
Browse latest View live