Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all 1708 articles
Browse latest View live

Mediat serbe për filmin “Shok”: Provokim !

$
0
0

filmi-shokFilmi shqiptar “Shok” i nominuar për çmim Oscar, nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave serbe të cilat e quajnë këtë film si një provokim.

Gazeta Blic shkruan se ky projekt filmik është propagandistik dhe e ka akuzuar britanikun Jamie Donoughue(i cili është regjizor dhe scenarist i filmit) se në mënyrë të qartë është duke mbajtur anën rreth ngjarjeve të luftës, si dhe ka idealizuar gjendjen aktuale të Kosovës.


UET ringjall kritikën shqipe, letra nga Parisi e Kadaresë

$
0
0

dita e kadarese“Dita Kadare në UET” shënoi me disa aktivitete me rastin e datëlindjes së shkrimtarit të madh 

Me rastin e 80 vjetorit të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, Universiteti Europian i Tiranës organizoi dje  “Ditën e Kadaresë në UET” që shënoi prezantimin e Qendrës së Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare” dhe promovimin e librit të studiueses Viola Isufaj “Kadare në letrat e sotme franceze”. Surpriza e datëlindjes së shkrimtarit  ishte ftesa për grupin e njohur të këngës polifonike, Piluri, të cilët kënduan këngën kushtuar shkrimtarit Kadare.

Drejtuesi i Qendrës së Studimeve “Kadare” që do të funksionojë pranë UET-it, si pikë takimi e kritikëve dhe studiuesve të Letërsisë Shqipe, eksperti i komunikimit, Gilman Bakalli, tha se ishte koha për një qendër të tillë.  “Duket se ka filluar çuditshëm kjo qendër jetën e saj. Kemi hyrë në Gines në një farë mënyre sepse është një qendër e cila paralelisht me lindjen ka dhe një produkt të sajin, librin e studiueses Isufaj”, tha ai gjatë fjalës së tij.

Arsyet që çuan UET drejt hapjes së një qendre të tillë e së shpejti Bakalli i lidh me fokusin e UET-it tek vlerat dhe jo nënshtrimi ndaj presionit të asaj çfarë kërkon tregu. “Po hapim një qendër studimi të letërsisë shqipe në një kohë kur kritika letrare thuajse ka vdekur në Shqipëri. Hapim një qendër të studimeve letrare në një kohë kur pritet apo është e natyrshme të ketë një qendër interneti. Kemi ndërmend të hapim edhe Departamentin e Letërsisë në UET, në një kohë kur universitetet përgjithësisht priren t’i nënshtrohen diktatit të tregut, i cili nuk është fort miqësor me letërsinë. Po hapim disa fronte të angazhimit me librin në një kohë kur libri rrezikon të transformohet në atë horizontin e pafund të realiteti virtual. Por siç thotë Hegeli, zogu i Minervës i hap krahët plotësisht dhe fillon fluturimin kur bie nata. Gjërat filllojnë të kuptohen më mirë kur u vjen fundi. Prandaj është më se e natyrshme që në kohën kur kritika letrare ka një nam aq të keq ne të vendosim një theks korrektues për të treguar si mund të bësh një kritikë letrare, e cila nuk kërkon ta shkatërrojë dhe anatemojë autorin, por të merret me veprën e tij e të ndriçojë ato pjesë të errëta të librit që mund ta nxisin lexuesin për ta lexuar më tej veprën e tij. Pikërisht kur universitetet nxiten vazhdimisht të bëjnë atë çfarë duhet bërë sepse kështu e dikton tregu, është mirë që UET tregon se ka luksin dhe forcën t’i rezistojë këtij rreziku të madh që vjen nga realiteti virtual. Mendoj se e parë në  këtë perspektivë qendra është më se e mirëpritur dhe ftoj të gjithë dashamirësit e letërsisë, ata që kanë dëshirë ta përcjellin letërsinë në këndvështrimin e duhur, të bashkëpunojnë me qendrën “Kadare””, u shppreh Bakalli

Rrezatimi i Kadaresë në letërsinë franceze

Shtëpia Botuese UET-Press dhe Qendra e Studimeve Letrare “Kadare” sapo kanë botuar librin  “Kadare në letrat e sotme franceze”, të studiueses Viola Isufaj. Ky studim sjell shembujt se si letërsia e Kadaresë ka frymëzuar shkrimtarë modernë francezë dhe përfshirjen e romanit “Kush e solli Doruntinën” në tekstet shkollore franceze, fakt që dëshmon praninë e letërsisë shqipe në Europë. “Jemi mësuar të studiojmë e të hulumtojmë rrezatimet e letërsisë së përbotshme në letërsinë shqipe. Por këtë herë rrezatimi është i shkrimtarit tonë dhe kjo e bën të veçantë. Ky libër është ndarë në dy pjesë që i bashkon reflektimi i letërsisë së Kadaresë në letërsinë franceze. Në pjesën e parë prezantohen tre tregime të shkruara, të rikrijuara nga tre shkrimtarë bashkëkohës francezë,  me bazë tregimin e kadaresë “Para banjës”.  Duhet të theksohet se krijimi ose rikrijimi ose variacioni është një zbërthim tek vatra, tek variacionet, tek  periferia, por që është bërë qëllimshëm me përmbledhjet  e botuara në Francë. Pjesa e dytë ka të bëjë me studimet e Doruntinës në kolegjet franceze, një përfshirje në programin shkollor të romanit “Kush e solli Doruntinën”,  përveç letërsisë së përbotshme dhe letërsisë franceze njihen dhe me Kadarenë dhe baza kulturore e këtij brezi do të mbetet për tërë jetën”, tha autorja.

 

Propozimi, Henri Çili: Të krijohet bursa “Kadare”

Vepra e Kadaresë mund të bëhet e pavdekshme vetëm nëse universalizohet duke u studiuar vit pas viti. Propozimi për bursën “Kadare”, që do të nxiste studentë të huaj dhe shqiptarë që të studionin veprën e Kadaresë erdhi nga Henri Çili, administrator i UET-it, një universitet që ka ngritur disa aktivitete dhe organizime në funskion të studimit të veprës dhe nderimit të emrit të Kadaresë, siç është Klubi Kadare, Çmimi “Kadare” për letërsinë shqipe dhe së fundmi dhe Qendrën e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare”.

“Do ishte shumë e arsyeshme që qeveria shqiptare, në traditën e shumë qeverive të tjera, të themelonte bursën Kadare, për studimet shqiptare, pra duke sjellë studentë të huaj në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që shumë studentë të huaj të vijnë e të njohin Shqipërinë ndërkohë që shumë studentë shqiptarë njohin botën.  Këta bursistë do ishin ambasadorë të kulturës shqiptare kudo në botë. Një bursë Kadare, do t’i bënte shumë nder qeverisë shqiptare dhe do ishte vërtetë një veprim kulturor afatgjatë. Po ashtu në traditën e shumë vendeve të mëdha, shërbimi kulturor i jashtëm i Shqipërisë, ose më saktë atashetë kulturorë të misioneve diplomatike tona mund të strukturoheshin në formën e një Instituti Kadare siç është për shembull institute Gëte apo Servantes në mënyrë që kultura shqiptare të facilitohej e të vlerësohej nga emri i Kadaresë”, u shpreh Çili gjatë fjalës së tij dje në aktivitetin “Dita e Kadaresë në UET”.

 

Torta KadareKadare, nga Parisi për Gjirokastrën: Befasitë që ngjajnë shpesh të vështira, të sjellin fat

Në historinë shqiptare është e rrallë, dhe ndodh për herë të parë që vëmendja e një vendi, shteti kthehet në ditëlindjen e shkrimtarit të saj. Kjo ishte dje, në 80-vjetorin e lindjes së Ismail Kadare, që ka rrëmbyer gjitha çmimet letrare në botë, duke qenë prej vitesh i kandiduar për “Nobel”. Në mungesë të tij, Kadare ka dërguar nga Parisi një letër për qytetin e tij dhe nderimin që i është bërë nga kryetarja e Bashkisë. Në shtëpinë “Kadare” hyjnë objektet e para origjinale, një mangall, një sënduk dhe djepi i shkrimtarit

Një tortë ditëlindjeje si një model libri, ikonë me portretin e Kadaresë, shoqëruar me thënien e tij: “Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre”. Dje është festuar në mungesë të shkrimtarit, ndërsa gjirokastritët ishin të parët në këtë fillimvit që iniciuan festimet për 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, duke tërhequr edhe vëmendjen e qeverisë në këto festime.

Pikërisht në këtë nderim reciprok në qytetin e lindjes, Kadare ka dërguar një letër të posaçme nga Parisi, duke parathënë se nuk do të ishte në Gjirokastër për ceremonitë e organizuar në rastin e 80-vjetorit të tij. Ai i është drejtuar qytetit të tij të lindjes përmes letrës, duke iu adresuar kryetares së Bashkisë:

“E nderuara zonja kryetare e Bashkisë së Gjirokastrës,

Në pamundësi për të qenë midis jush për arsye që nuk varen prej meje, do të doja që, me anë të kësaj letre t’ju shprehja gjithë falënderimin tim, gjithë emocionin dhe, pse jo, mallëngjimin për ftesën tuaj të fisme, për të qenë pjesëmarrës në një ngjarje të gëzueshme, që lidhet me jetën time, më saktë, me shtatëmbëdhjetë vitet e para të saj. Mendoj se jam i besueshëm në qoftë se do të them se jam përpjekur të ruaj marrëdhënie të përhershme me qytetin tim të lindjes, duke pasur bindjen në këtë rast, se ajo çfarë kam dashur t’i jap ka qenë gjithmonë më e paktë se ajo që më ka dhënë ai.

E dashur zonja Rami,

Ju drejtoni bashkinë e qytetit, që në adoleshencën time më ka pëlqyer ta quaj të çuditshëm. Me këtë cilësim, lidhej, me sa dukej, pamja e tij e pazakontë dhe ndërlikimet, që mendja ime s’i kapte dot. Që një grua e re si ju, do të drejtonte një ditë qytetin me hije të rëndë mesjetare, kjo do të përbënte një nga befasitë e tij të radhës. Pa dashur të zgjatem, do të shtoja se këto befasi ngjanin shpesh të vështira, por ato sillnin me vete fat.

Duke ju uruar gjithë të mirat dhe duke përshëndetur nëpërmjet jush gjithë bashkëqytetarët e mi, ju përqafoj.

Ismail Kadare

Paris, 25 janar 2016

***

Për herë të parë, dhe ndoshta mund të shënojë ndër rastet e rralla në historinë e Shqipërisë që një shkrimtar kthehet në qendër të vëmendjes për 24 orë, duke lënë në hije çdo politikan, veprimtari të tyre politike që nuk sosen nga ekranet. Kështu, dje gjithë vëmendja është përqendruar në Gjirokastër, ku ka lindur shkrimtari dhe në Tiranë, ku ai ka kaluar jetën në të ri, e deri sot që e ndan me Parisin. Por atmosfera e djeshme, e ditëlindjes së Kadaresë ka kaluar pothuaj si një festë kombëtare, ku politikanë, intelektualë, artistë të të gjitha fushave kanë uruar shkrimtarin në këtë përvjetor.

Po ashtu nuk kanë qëndruar të heshtura as ambasadat, ku ka spikatur urimi i ambasadës amerikane. “Gëzuar ditëlindjen, Ismail Kadare, një prej autorëve më të mëdhenj të kohërave tona dhe thesarit kulturor të Shqipërisë!” – ka qenë urimi amerikan.

Politikanët shqiptarë, pothuaj të gjithë, kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur urimet për shkrimtarin. Kreu i shtetit, Edi Rama ka shkruar “Edhe 100!” në një postim në rrjetin social Facebook, ku ka hedhur edhe një foto të shkrimtarit. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po ashtu ka shkruar në profilin e tij në facebook: “Me rastin e 80-vjetorit, i uroj ditëlindjen shkrimtarit tonë të madh kombëtar, z. Ismail Kadare. Një ditë e shënuar jo vetëm për të dhe familjen Kadare, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka uruar: “Gëzuar ditëlindjen, Gjenerali i Ushtrisë së Letrave të bukura!”. Ndërsa jo pak personalitete të artit dhe kulturës kanë postuar në rrjetet sociale përveç urimeve edhe foto të rralla, kujtime nga takimet me Kadarenë.

Ndërsa në ditën e djeshme, shtëpia e Kadaresë, Monument Kulture i kategorisë së parë, që u dogj gati 16 vite më parë, ka përfunduar restaurimin e saj të plotë. Kështu dje, janë hapur dyert për vizitorët dhe shtëpia ashtu siç është parashikuar, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, në kuadër të një kalendari aktivitetesh organizuar nga Bashkia e Gjirokastrës dhe Ministria e Kulturës, do të vihet në shfrytëzim për aktivitete që shënuan hapjen simbolike dje.

Brenda shtëpisë, duke ruajtur motivet tradicionale të punimeve në dru, është gdhendur edhe portreti i shkrimtarit Ismail Kadare, një punë më e fundit e gurgdhendësit Muhedin Makri, për të cilën thotë për mediat se ka interes jo vetëm nga turistët vendas por edhe nga ata të huaj.

Referuar fjalës së kryebashkiakes së Gjirokastrës, Rami ka thënë se vetë shkrimtari ka premtuar se do t’i dhurojë tri objekte nga shtëpia e tij për shtëpinë-muze “Kadare”, ku bëhet fjalë për një sënduk, mangall dhe djepin e tij. Këto janë objektet e para, nëse i shtojmë këtu edhe letrën që Kadare ka dërguar për Gjirokastrën dhe për nderimin prej saj me rastin e 80-vjetorit të lindjes.

 

galaja per kadareneDitëlindja e Kadaresë mbyllet me mbrëmja gala

 

Njerëz të letrave, akademikë, botues, politikanë e artistë ishin mbledhur mbrëmjen e 28 janarit në hollin e hotel “Carlsberg” për të kremtuar ditëlindjen e tetëdhjetë të Ismail Kadaresë, mes poezisë, muzikës, baletit dhe refleksioneve letrare mbi veprën e shkrimtarit shqiptar, fama e të cilit i kapërceu kufijtë e hekurt të vendit në diktaturë shumë më përpara se ai të vendoste të jetonte jashtë Shqipërisë, duke zgjedhur Parisin si shtëpinë e tij në vitin 1990.

Në qytetin e dritave ka vendosur ta festojë edhe këtë ditëlindje Kadare, i cili ka dërguar përshëndetjet dhe falënderimet për të gjitha veprimtaritë që janë organizuar ditën e djeshme në nder të tij.

Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, një organizëm i ngritur më 2011-ën me nismën e disa intelektualëve shqiptarë për të promovuar krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në Diasporë, ka një arsye më shumë për organizimin e kësaj mbrëmjeje, duke qenë se Ismail Kadare është edhe President Nderi i kësaj akademie.

Në letrën e tij përshëndetëse, Kadare e ka quajtur këtë mbrëmje gala si një festë të kulturës shqiptare, ngjarje që e kalon rastin e kremtimit të një ditëlindjeje.

Fjalën i pari gjatë mbrëmjes e mori presidenti i kësaj Akademie, Fatos Tarifa, i cili u ndal në disa refleksione mbi veprën e Kadaresë dhe trajtoi qasjen e shkrimtarit përballë shoqërisë, duke theksuar temat e mëdha të cilat janë trajtuar në romanet e tij, si identiteti kombëtar apo ai europian i shqiptarëve, raporti me fqinjët, roli i shqiptarëve në universin moral etj. Tarifa theksoi se shumë studiues e kanë argumentuar me kohë në dimensionet e vërteta, karakterin emancipues dhe vlerat estetike të veprës së Kadaresë, si edhe shumë studiues të huaj.

“Kadare ka meritën në formimin e një brezi të tërë me shijen artistike. Nga studentët, nxënësit, e të tjerë, ai lexohej pa dalë akoma në librari”, – u shpreh Tarifa, duke shtuar se formimi i tij letrar ka ardhur me Kadarenë ashtu si edhe me emra të tjerë të mëdhenj të letërsisë botërore si Cvajg, Çehov, Hemingway, Dostojevski, Joyce, Kafka etj.

“Kadare ka ndryshuar mënyrën se si e shkruajmë dhe e lexojmë letërsinë, duke vendosur një standard që vështirë se do e arrijë një autor tjetër për një kohë të gjatë”, – shtoi Tarifa.

Nuk mungonte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila foli rreth ndikimit të Kadaresë dhe kontributit të tij në kulturën shqiptare.

“Falënderoj Akademinë që na mbledh jo vetëm për të nderuar shkrimtarin e madh dhe për uruar ditëlindjen, por edhe për ne si politikanë të shkëputemi pak, sidomos në një ditë si kjo kaq larg këtij diskutimi letrar dhe na sjell atje, ku ka kënaqësinë pjesa më e madhe e lexuesve të këtij vendi që e ka lexuar, lexojnë e do ta lexojnë shkrimtarin tonë të dashur”, – u shpreh ministrja Kumbaro, duke shtuar se në vend të lektores, zgjodhi që këtë mbrëmje të mbetet në rolin e lexueses, ndërsa lexoi një pjesë nga libri “Kafe Rostand”, ku shkrimtari shkruan për çmimin Nobel, duke qenë një prej të lakuarve mes shkrimtarëve që e pretendojnë çmimin prestigjioz të Akademisë suedeze. Në fund të fjalës së saj, Kumbaro i ftoi të pranishmit në shtëpinë e shkrimtarit në Gjirokastër, shtëpi të cilën Kadare bujarisht ia ka dhuruar Ministrisë së Kulturës për ta shndërruar në muze.

Mbi vargjet e Kadaresë dhe muzikën e kompozuar nga Gjergj Leka, këngëtarja Eneda Tarifa interpretoi për të pranishmit këngën “Mësueset e fshatit”. Ato që Kadare i quan “. ..të urtat gjer në dhembje/ të thjeshtat gjer në madhështi”.

Pas minutave muzikore, fjalën e mori akademiku Xhevat Lloshi, i cili kishte ditëlindjen në të njëjtën ditë me shkrimtarin Kadare.

Lloshi mbajti një referat rreth risisë që pena e Kadaresë i ka sjellë gjuhës shqipe, duke e pasuruar atë.

Mjeshtri i madh i skenës, aktori Mirush Kabashi lexoi një prej tregimeve me titullin “Kënga”, shkruar në vitin 1967 prej Kadaresë.

Një tjetër anëtar i Akademisë shqiptare të Arteve dhe Shkencave, Basri Çapriqi mbajti një kumtesë mbi Toposet shqiptare dhe dramën ballkanike në universin e Kadaresë, duke ia lënë më pas vëmendjen tingujve të pianos së Nora Çashkut, e cila luajti një Romancë të Tonin Arapit, duke i dhënë mbrëmjes edhe më solemnitet dhe atmosferë klasike.

Edhe bashkëshorti i saj, kineasti i njohur Kujtim Çashku ishte i pranishëm në mbrëmje, i cili u ndal në kontekstualizimin e imazhit në veprën e Kadaresë.

Muzika më pas u trupëzua në tingujt e kitarës së Admir Doccit, i cili interpretoi një pjesë për solo kitarë nga kompozitori Carlo Dominiconi, titulluar “Suite Koyunbaba”.

Botuesi i “Onufrit”, njëherazi edhe botuesi zyrtar i veprave të Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri foli rreth marrëdhënies së tij me shkrimtarin, takimi i parë me të cilin ka qenë në nëntorin e vitit ’95, një takim që përcaktoi edhe të ardhmen e bashkëpunimit të shkrimtarit me Shtëpinë botuese “Onufri”.

Poezia e famshme “Kristal” e Kadaresë, të cilën këngëtarja e xhazit Elina Duni e ka shndërruar në këngë, erdhi në formën e një rumbe sensuale, vallëzuar nga çifti i balerinëve Adela Lami dhe Krisi Dalipi.

Administratori i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili mbajti një kumtesë mbi marrëdhënien e Kadaresë me botën universitare dhe lexuesin e ri. Ky universitet më herët, ditën e djeshme, përuroi edhe Qendrën e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare”, një nismë që i paraprin themelimit të një departamenti të letërsisë po në këtë universitet.

Mbrëmjen e përshëndeti edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke shprehur urimet për ditëlindjen e atij, që ai e quajti qytetari më i dashur i Tiranës.

Këngëtarja Eneda Tarifa përshëndeti edhe njëherë të ftuarit me këngën “Kanapeja”, të kompozitorit Agim Prodani, ndërsa mbrëmja u mbyll nën interpretimin e Mirush Kabashit, i cili recitoi më të dashurën prej poezive të Ismail Kadaresë, “Mall”.

…Dhe thënia e vjetër e Heraklitit

Seç mu kujtua sot për dreq

“Të zgjuarit janë bashkë në këtë botë

Kurse të fjeturit janë veç”…

Mes urimeve për shëndet e jetë të gjatë, pjesëmarrësit e kësaj mbrëmjeje uruan shkrimtarin që së shpejti të nderohet edhe me Nobelin e Letërsisë.

 

 

Botuesi Bujar Hudhri: Kadare sjell botime të reja

“Onufri” sapo ka nxjerrë nga shtypi disa vepra në formate të vogla, ndërkohë që po përgatit në 7 vëllime botimin e plotë të krijimtarisë së Kadaresë. I ftuar në programin e mëngjesit “Wake Up”, Hudhri është ndalur edhe te festimet që do të mbahen në Shqipëri përgjatë 2016-ës, duke theksuar se përurimi i shtëpisë-muze është i vonuar, çfarë e ka brengosur Kadarenë përgjatë 20 viteve.

“Më kujtohet një intervistë, më duket e ish-kryeministrit Meksi, kur në vitin 1996 takonte në Gjirokastër ish-kryetarin e bashkisë, Bashkim Fino, të cilit i thoshte ‘Tani kemi filluar restaurimin e shtëpisë së Kadaresë’. Pra e kuptoni, 20 vite më parë… Ky ka qenë trishtimi më i madh i Kadaresë, sepse shtëpia e tij është në disa vepra të tijat dhe çdo lexues i tij duket sikur ka qenë në shtëpinë e tij”, është shprehur botuesi Bujar Hudhri, i cili ka bërë të ditur se Kadare ka nisur vitin e kaluar një ese e cila trajton raportin poet – diktator (princ/sundues), por nuk ka bërë të ditur nëse do të botohet në këtë përvjetor të tetëdhjetë.

 

Ekspozitë

Piktori Bashkim Ahmeti, 84 piktura për 80-vjetorin e Kadaresë

Dëshira e tij për të bërë një cikël punësh të frymëzuara nga vepra e Ismail Kadaresë ka lindur qysh herët, por në hapësirat e Shtëpisë së Ismail Kadaresë, për 80-vjetorin e lindjes së tij, do të ekspozohen një seri portretesh të realizuara për shkrimtarin. Piktori Bashkim Ahmeti ekspozon 84 portrete të shkrimtarit dhe punë të frymëzuara nga krijimtaria e tij, vizatime, por dhe peizazhe nga Gjirokastra.

 

Ditëlindja e Kadaresë në shtypin e huaj

80-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare ka tërhequr edhe vëmendjen e shtypit të huaj. Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” i kushton Kadaresë një shkrim me titullin “Klima e rebelimit”. I’smail Kadare zëri letrar i patriotizmit shqiptar mbush 80 vjet’, shkruan publicisti dhe shkrimtari i njohur austriak, Karl-Markus Gauss në gazetën gjermane, duke theksuar se ‘është pikërisht Ismail Kadare, ai që e bëri letërsinë shqiptare, pjesë të letërsisë botërore’. “Romanet e tij ngritën lart krenarinë e shqiptarëve, durimin në vuajtje të një populli të vogël, i kërcënuar disa herë nga shpërbërja në historinë e tij, një populli, të cilin ai e vlerëson si ‘popullin më rebel në botë….fryma e rebelimit ishte kaq e përhapur dhe e pandryshueshme si klima e vendit’. “Süddeutsche Zeitung” e vlerëson Kadarenë si një “autor patriotik i vendosur, i cili me mjetet e letërsisë moderne kërkon të rimarrë dhe vazhdojë një mision të vjetër të epikës.

Kadare: I habitur me festimet, nuk u kujtuat për Skënderbeun

$
0
0

kadare-ismailShkrimtari i madh, Ismail Kadare, mbushi 80 vjeç, ndërkohë që urimet për të kanë qenë të shumta.

Vetë Kadare, duke folur për gazetën Panorama, thotë se ka mbetur i habitur nga festimet.

“Ka miq të mitë që nuk kënaqen me asgjë, se thonë se duhej bërë më shumë. Por jo, nuk jam dakord. Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie,” thotë shkrimtari në një telefonatë nga Parisi.

Kadare shpreh edhe keqardhjen që askush nuk u kujtua për përvjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut.

“Vetëm pak ditë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, në datën 17 janar. Vetëm ditën e vdekjes i njohim atij. Por vetëm ndonjë gazetë e kujtoi. Kjo nuk duhet të ndodhë, është turp”.

Foto: Zëri i Amerikës denoncon shkatërrimin e Gjirokastres

$
0
0

12645001_879124152204146_994677696965235606_nZëri i Amerikës ka bërë një special të pazakontë duke denoncuar shkatërrimin e qytetit të Gjirokastrës.

Kjo vjen si pasojë e mungesës së kujdesit dhe e politikave të përshtatshme të Ministrisë dhe Kulturës e Pushtetit Vendor, sipas specialës që u përgatit nga VOA.

Ky denoncim u shoqërua dhe më pamje të cilat mund t`i shihni dhe vetë nëpërmje fotove.

Djepi që lindi letërsinë shqiptare

$
0
0

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, shtëpia e tij në Gjirokastër, tashmë muze, ka hapur dyert për politikanë, shkrimtarë dhe gazetarë.

Kjo foto është realizuar brenda shtëpisë-muze dhe tregon atë që është djepi që lindi letërsinë shqiptare.

Pa Kadarenë, Shqipëria do kishte mbetur një rajon i panjohur nga vitet 1945 deri në vitin 1985, shkruante agjencia e lajmeve gjermane, DPA.

ismail ismail1

Janullatos: Kjo ndaj terroristëve është një luftë ideologjike

$
0
0

janullatosKryepeshkopi i Kishës Ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos, në një intervistë për filialin e “CNN” në Greqi, ka folur rreth problematikave aktuale globale dhe mënyrën sesi po i përballon Perëndimi.

Duke iu referuar krizës së refugjatëve, Janullatos tha se për të parandaluar këtë fenomen duhet të respektohet krijesa njerëzore.

“Kjo është madhështia e ortodoksizmit, kur gratë nuk ngurrojnë t’u japin gji, fëmijëve të njerëzve të vuajtur që po vijnë”, thotë Anastas Janullatos.

Ndërkaq, teksa u pyet nëse Perëndimi ka përgjegjësi për nxitjen e terrorizmit, Janullatos u përgjigj:

“Kam përshtypjen se Perëndimi nuk është kujdesur se, çfarë do të thotë padrejtësi dhe çfarë do të thotë nevojë, dhe se ku mund t’i drejtojë popujt varfëria”, tha Anastas Janullatos.

Kreu i Kishës Ortodokse shqiptare thotë se europianët e kanë shpërfillur krishtërimin. Ata kanë lënë një boshllëk të madh, të cilin po e keqpërdorin interpretuesit e Islamit.

“Kemi një luftë botërore asimetrike. Ekzistojnë interpretues të Islamit, që theksojnë përmasa të tjera. Kjo është një luftë ideologjike dhe terrorizmi nuk luftohet me avionë e raketa. Po të gjithë terroristët ku i gjejnë armët? Kush ua jep? A nuk janë forcat e mëdha, të cilat përfitojnë parà? Të gjithë ata që blejnë naftën e terroristëve, kush janë?”, pyet Anastas Janullatos.

Ndërkohë, kryepeshkopi Janullatos bëri thirrje se duhet të kemi kurajon e nevojshme për autokritikë.

“Faj kanë të gjitha shoqëritë. Nëse nuk merremi me varfërinë, nuk mund të përballosh këto situata. Dhuna më e madhe është të jesh në varfëri”, thotë Anastas Janullatos./Top Channel

Relikti i parë: Kadare lë djepin e lindjes në “shtëpi”

$
0
0

ismailHapet për vizitorë shtëpia-muze e Ismail Kadaresë. Dje ka qenë dita zyrtare e hapjes së “shtëpisë Kadare”, tani e kthyer në një qendër muzeale, që do të shërbejë edhe për veprimtari kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare. Shkrimtari e ka falur këtë shtëpi, enkas për vëmendje kulturore të qytetit të tij të lindjes, Gjirokastër

Dje, ka qenë dita zyrtare e hapjes së “shtëpisë Kadare”, tani e kthyer në një qendër muzeale, që do të shërbejë edhe për veprimtari kulturore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shkrimtari e ka falur këtë shtëpi, enkas për vëmendje kulturore të qytetit të tij të lindjes, Gjirokastrën. Por, dhe si tërheqje turizmi drejt vendit të një shkrimtari unik shqiptar, që ka jetuar mes dy kohëve më të rëndësishme për Shqipërinë. Ka njohur thellësisht diktaturën, ka shkruar gjithë projektin e tij letrar nën këtë regjim, ka “shpëtuar” dhe u ka treguar shqiptarëve dhe botës pas rënies së komunizmit gjithë “piramidën” e asaj kohe, nëse do e lexojmë si letrare.

Një ironi, një rrugicë e “të marrëve” e ndan nga shtëpia e diktatorit, Enver Hoxha. Edhe kjo e falur shtetit, kthyer në muze etnografik, por në këto përpjekje turistët, e sidomos të huajt, duan të shohin ku ka fjetur edhe diktatori.

Kadare në këto festime masive, kombëtare, ka munguar duke sjellë vetëm një letër falenderimi për zonjën e bashkisë së Gjirokastrës që është kujdesur drejtpërdrejt për “shtëpinë” e tij, dhe kurimin e ceremonisë së ditëlindjes. Një ditë pas 28 janarit, shkrimtari pothuaj e ka shpërfillur këtë “festë” në nder të tij, duke kujtuar se as për heroin, Skënderbeun nuk është festuar, dhe kjo është një turp. Megjithatë, shqiptarët e kanë përtypur shkrimtarin e tyre, jo hero, por si një fenomen që rrallë do t’i qëllojë kësaj historie, si dëshmitar i gjallë i diktaturës, që ende kritika nuk e ka përmbushur misionin për të lexuar semiotikën, nëntekstin e tij.

Tani, me kthimin e shtëpisë së Kadaresë në muze mendohet të shihet një jetë personale nga shkrimtari. Dhe në fakt, dje në ditën e përurimit sendet e para që kanë hyrë është djepi ku lindi Ismail Kadare si dhe një sënduk.

Këtë rast e kanë shfrytëzuar në një ceremoni, për të hapur dyert e “shtëpisë” politikanë, shkrimtarë e gazetarë, të pranishëm në ceremoni, Kryeministri Rama, duke vlerësuar punën e bërë deri më tani, garantoi për vijimin e investimeve për ndërtimin edhe të një muzeu dhe të një librarie me dorëshkrime dhe sende personale të shkrimtarit Ismail Kadare.

“Pikërisht në harkun kohor të ditëlindjes së Ismailit, ne jemi sigurisht të kënaqur që mundëm falë punës këmbëngulëse të Ministres dhe të Kryetares së Bashkisë të çelin dyert e kësaj shtëpia me rëndësi të madhe për kujtesën historike të Gjirokastrës, por edhe të vetë kombit shqiptar. Por do të vazhdojmë me fazën tjetër, sepse shtëpia ka nevojë që të popullohet me librat e Ismailit, me dorëshkrime, dhe sende personale që jam i bindur do të na i japë, edhe pse si gjirokastrit, do të na i japë me pikatore, pak nga pak. Dhe nga ana tjetër, unë kam folur edhe me Helenën që është gjysma më e mirë e Ismailit për të shtuar edhe një bibliotekë me librat e shkrimtarëve të dashur për Ismailin e miqtë e tij të vetmisë. Dhe kështu për të pasur brenda mureve të shtëpisë gjithë botën letrare të Ismailit. Shtëpia të mos jetë thjesht një muze, por të jetë një mjedis i gjallë që të rrijë hapur, të tërheqë njerëz jo vetëm për ta vizituar, por edhe për të studiuar dhe për të lexuar. Është një sfidë më vete të marrësh fjalën kur ke parasysh që po flet për njeriun që me fjalën shqipe ndërtoi një muze të tërë monumentesh të letërsisë, jo vetëm shqiptare, por dhe të letërsisë botërore”, tha Rama.

Ndërsa, Ministrja e Kulturës tha se shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare do të kthehet në një qendër kulturore.“Në fakt shtëpinë ia ka dhuruar shumë bujarisht Ministrisë së Kulturës për ta ndarë atë me të gjithë, jo vetëm me Gjirokastrën. Ishte një shtëpi, e cila në vitin 2000 u dogj dhe me kontributin e UNESCO-s dhe të shtetit u rindërtua. Vetë Ismaili ka një dyzim mes shtëpisë që ishte dhe shtëpisë së dytë. Ne jemi sot për jetën e dytë, jetën kulturore, të artit, të shkrimtarëve, jo vetëm të Kadaresë, por të gjithë shkrimtarëve pa dallime të pasaportës që kanë. Do të jetë një qendër kulturore e cila do të menaxhohet së bashku nga Bashkia dhe Ministria e Kulturës, si një vend ekspozite”, tha Kumbaro. Edhe kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami shprehu mirënjohjen për shkrimtarin e njohur gjerësisht.“Askush nuk mund t’i latonte kaq ëmbël gurët me të cilët është ndërtuar, siç e ka bërë Kadare me penën e tij. Askush s’mund ta zbuste me aq finesë ngjyrën gri të tij dhe t’i jepte herë të qeshurën apo të qarën e një fëmije, psherëtimat e dashurisë së pamundur të një të riu. Gjirokastra i kapërcen kufijtë dhe merr të tjera përmasa edhe falë birit të saj të cilit do t’i jetë përherë mirënjohës. I nderuar Kadare! Jetë të gjatë për vete, për familjen dhe për gjithë adhuruesit që dëshirojnë ta shijojnë sa më gjatë magjinë e penës suaj”, tha Rami.

Që nga viti 1994 Kadare ka vënë këtë shtëpi në shërbim të qytetit përmes një letre publike drejtuar kryetarit të atëhershëm të Gjirokastrës, Bashkim Finos.

Shtëpia, e djegur disa vite më parë dhe e riparuar së fundi, u hap si muze në kuadër të “Vitit kulturor të Ismail Kadaresë (2016)”, të shpallur kështu për nder të ditëlindjes së 80-të të shkrimtarit, që ishte më 28 janar. Rikujtojmë se në fillim të këtij viti ky shkrimtar shqiptar u nderua edhe nga shteti francez me urdhrin e lartë “Komandant i Legjionit të Nderit”.

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare Kristo Frashëri

$
0
0

kristo frasheriAkademia e Shkencave njofton se është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare akademiku Kristo Frashëri.

Akademia bën të ditur se Frashëri ndërroi jetë mbrëmjen e 31 janarit, nga një vdekje natyrale.

Sipas Top Channel, homazhet për akademikun do të mbahen më 3 shkurt në Akademinë e Shkencave.

Akademia e Shkencave shpreh ngushëllimet e saj për familjen Frashëri.

“Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e ASH.

Ai është djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri.

Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare.

Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.


Një jetë sa një histori

$
0
0

kristo frasheriZoti ndoshta tregohet bujar me kohën që u jep historianëve. Kristo Frashëri qe 96-vjeçar, e megjithëse prej vitesh në gjendje të rënduar shëndetësore ai nuk e ndali punën. Vetëm pak muaj më parë, më nëntor të vitit 2015 ai botoi librin e tij të fundit “Historia e Çamërisë”. Ai u nda nga jeta për shkaqe natyrale më 31 janar, ndërsa homazhet në nderim të tij do të mbahen në Akademinë e Shkencave mesditën e 3 shkurtit 

Kur e di se ke shumë për të dhënë e për të thënë, më shumë se ditët për të jetuar që për çdo të vdekshëm prej fillesave të njerëzimit mbeten mister, mundohesh të shfrytëzosh çdo frymëmarrje për të çuar në fund atë mision që ke marrë përsipër ta kryesh mirë… Ashtu siç bëri historiani dhe akademiku i shquar Kristo Frashëri ndoshta deri mbrëmjen e 31 janarit kur edhe u nda nga kjo jetë. Zoti ndoshta tregohet bujar me kohën që u jep historianëve. Frashëri qe 96-vjeçar (i kishte mbushur më 4 dhjetor të vitit të kaluar) e megjithëse prej vitesh në gjendje të rënduar shëndetësore ai nuk e ndali punën. Shumëkush e ka parasysh pamjen e tij me tubat në hundë që e ndihnin të frymëmarrë teksa jepte intervista televizive. Prej vitit 2012 e deri më tani janë botuar shtatë libra të tij. Vetëm pak muaj më parë, më nëntor të vitit 2015 ai botoi librin e tij të fundit “Historia e Çamërisë” , nga shtëpia botuese “UET Press” e me siguri ka lënë dhjetëra dorëshkrime që do mbërrijnë te lexuesi pas vdekjes së autorit.

“Deri sot, promovimet për botimet e librave të mi kanë qenë procedurë e zakonshme, pasi me ato janë vënë në dukje meritat e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të ngjarjeve kryesore të historisë sonë mijëravjeçare; në përgjithësi janë vënë në dukje fitoret që janë nënvizuar nëpërmjet këtyre ngjarjeve. Promovimi i librit të kësaj radhe, Historia e Çamërisë, është promovimi i një rezistence shekullore etnike, është historia që kanë zhvilluar për shekuj me radhë banorët e viseve tona të cepit jugor, shqiptarët e Çamërisë, për të përballuar përkatësinë e tyre etnike, shqiptare. Është një histori famëkeqe, e cila përfundoi me një golgota biblike të udhëzuar nga zyrtarët nacionalistë grekë, të fqinjëve tanë, por 60 vjet më parë. Historia e kësaj popullsie shqiptare të martirizuar është kaq e dhimbshme, sa në historinë tonë kombëtare lë gjurmë kaq të thella, saqë të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet e tyre etnike e kanë pasur ashtu siç e kanë të vështirë kujtesën e tyre nga ndërgjegjja historike. Kjo monografi i kushtohet pikërisht kësaj kujtese historike”, kështu shprehej me anë të një mesazhi për të gjithë ata të pranishëm në ceremoninë e përurimit të librit të tij të fundmë njeriu që i kushtoi 70 vite të jetës së tij shkrimit të historisë, i pamundur të ishte atje vetë fizikisht.

Ajo që ka lënë pas është një opus i madh botimesh shkencore, që shtrihen thuajse në të gjitha periudhat e historisë shqiptare, prej Antikitetit, Mesjetës, Rilindjes Kombëtare e deri në ditët tona.

I pari shkrim që mban autorësinë e tij daton në vitin 1938 , një material mbi Jeronim de Radën për të mos u ndalur më në botimet e artikujve studimore, referateve historike, vëllimeve dokumentare dhe monografive shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Mbeten të rralla veprat e tij për Skënderbeun, Perandorinë e Arbrit, Pavarësinë, Rilindjen, kufijtë e cunguar të Shqipërisë në 1913, por edhe për Çamërinë, Epirin, Kosovën, Himarën, shqiptarët e Maqedonisë e deri për kryeqytetin Tiranën.

Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta –për shkaqe natyrale –e ka dhënë Akademia e Shkencave, anëtar i së cilës qe edhe akademiku Kristo Frashëri. Homazhet në nderim të tij do të mbahen në godinën e kësaj Akademie mesditën e 3 shkurtit. “Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të historianit. “Kristo Frashëri na kujtoi se s’kemi ardhur nga hiçi dhe se historinë duhet ta bëjmë me punë çdo ditë! Prehje në paqe!”, ka shkruar Veliaj, ndërsa vetëm pak ditë më parë ai i ka dorëzuar Frashërit titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës. Edhe Ministria e Kulturës u ka shprehur ngushëllimet e thella familjes, të afërmve, botës akademike për humbjen e një njeriu si Frashëri.

Kristo Frashëri mban titullin “Nderi i Kombit”, akorduar nga presidenti Bamir Topi. Ka marrë dy herë “Çmimin e Republikës” të klasit I , fillimisht më 1961-shin dhe më pas më 1984–ën, si edhe është dekoruar me Urdhrat “Mjeshtër i Madh” dhe “Nderi i Kombit”.

Kristo Frashëri u lind më 4 dhjetor të vitit 1920 në Stamboll të Turqisë. Pinjoll i Frashërllinjve të shquar të Përmetit, është i parëlinduri i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri. U pagëzua në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, ndërsa kumbari i tij ishte Dhimitër Noli, i vëllai i peshkopit Fan Noli. Fshat me gurishte, me zhur, pyje e një kështjellë brenda kështjellës që quhet Dangëlli… Kështu e përshkruante akademiku vendin e origjinës së familjes së tij. “Më kanë thënë pleqtë e mi, se ata e kishin më të sigurt jetën aty në Frashër sesa në Stamboll”- shprehej në një prej intervistave televizive në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Kristo Frashëri. Pas riatdhesimit nga Stambolli në moshën 7–vjeçare vjen në Tiranë. Ishte viti 1927.

“U kthyem në Tiranë, pasi ndryshe nga sot që ikin nga Shqipëria, ishte koha kur ktheheshin në Shqipëri për dy arsye. E para njëherë, se me ndryshimet që bëri Mustafa Qemali, shqiptarët e Stambollit pësuan një goditje ekonomike të madhe. Kryeqyteti u vendos në Ankara. Ushtrinë e sulltanit e shpërbënë. Në Shqipëri erdhën gjithë ata oficerë, me grada të larta dhe të ulëta, erdhën edhe banorët e krishterë që kishin hapur ndonjë dyqan atje, sepse ra tregtia. E dyta, pastaj edhe politika fiskale që bëri Mustafa Qemali i rëndonte këta, i konsideronte grekë për t’i detyruar të iknin, u vinte taksa të rënda. Babai erdhi një herë, sepse ishte i pleksur me Lëvizjen Kombëtare. Ishte me Fan Nolin e me të tjerët. Kur erdhi Revolucioni i Qershorit ai u kthye. Zuri punë në kohën e Fan Nolit. Sa zuri punë u përmbys qeveria e tij dhe ai priti gjersa gjeti një punë tjetër dhe erdhëm. Kjo është arsyeja e kthimit tonë në Shqipëri….” do të kujtonte profesori fëmijërinë e hershme, pa harruar ta shoqëronte me kontekstin dhe argumentet historike, kthimin e familjes së tij në atdhe. Më 1940-ën , pasi kreu shkollën e mesme, u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Më 1942 u burgos dhe u internua nga administrata fashiste e pushtimit dhe më 1943 kaloi në radhët partizane. Ndërsa 7 prillin e 1939–ës do ta quante një nga momentet më dramatikë të jetës së tij.

Në vitin 1945–1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar (Sektori i kreditit). Ndërkohë ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, në Institutin e Lartë Pedagogjik (1951–1955).“Pas luftës? Erdha kokulur, kërkova punë, mezi gjeta në bankë. Hyra atje në bankë. Kërkova të drejtën e studimit. Doli në gazetën “Bashkimi” emri, pastaj ma mohuan. Ula kokën, punova gjersa erdhi rasti që kalova pas shtatë viteve në Institutin e Shkencave. Nuk dhashë asnjë shenjë kundërshtimi. Mbaj mend një herë kur kisha drejtor të përgjithshëm Kostandin Boshnjakun, drejtor të kredisë kisha shkrimtarin Dhimitër Pasko” – kujtonte më 2007-ën, Frashëri. Prej vitit 1953 punonjës shkencor në Institutin e Shkencave, më 1955 në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë, më 1957 në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT. Më 1966-ën u dërgua për pesë vjet për “riedukim” si mësues në shkollën e mesme të Përmetit; më 1971 u emërua përsëri punonjës shkencor në Institutin e Historisë, ku doli në pension (1990). Më 1997 u emërua zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, më 1999 përsëri në pension.

Kohë që padyshim profesori i shquar, historiani dhe akademiku e shfrytëzoi për të shkruar e botuar një sërë veprash shkencore.

I pyetur nëse kishte nisur t’i hidhte kujtimet e tij në letër, profesor Frashëri do të përgjigjej “…unë them gjithnjë: lexoni filozofinë e historisë…” . E bëri më 2014–ën, me librin autobiografik “Jeta e një historiani” , libër që i përmbahet lidhjes me familjen e Frashërllinjve të Rilindjes Kombëtare, nga edhe rrjedh. “Disa miq dhe shokë më janë lutur që të gjej kohë për të shkruar kujtimet mbi jetën time. Unë kam ngurruar mbasi nuk kam qenë personalitet i shquar shoqëror, as burrë shteti apo shkencëtar i dëgjuar, të cilët lënë gjurmë në veprimtarinë e tyre politike” , do të shprehej njeriu që pati një jetë për të shkruar historinë.

S.Balliu

 

Testamenti i fundit, një libër mbi historinë e Çamërisë

Historia e Çamërisë për herë të parë në një vështrim shkencor, një projekt pesëvjeçar i iniciuar nga UET-PRESS me Fondacion “Çamëria” dhe Qendrën Kërkimore “Ligji, Norma dhe Tradita” pranë Fakultetit Juridik në UET, prezantoi në nëntor të 2015–ës botimin “Historia e Çamërisë”, shkruar nga historiani Kristo Frashëri. Fjalët e historianit, në mungesë, i ka përcjellë i biri, Gjergji Frashëri, si një libër rezistence shekullore etnike, një golgotë etnike e udhëzuar nga zyrtarët nacionalistë grekë. “Deri sot, promovimet për botimet e librave të mi kanë qenë procedurë e zakonshme, pasi me ato janë vënë në dukje meritat e zakonshme dhe të jashtëzakonshme të ngjarjeve kryesore të historisë sonë mijëravjeçare; në përgjithësi janë vënë në dukje fitoret që janë nënvizuar nëpërmjet këtyre ngjarjeve. Promovimi i librit të kësaj radhe, Historia e Çamërisë, është promovimi i një rezistence shekullore etnike, është historia që kanë zhvilluar për shekuj me radhë banorët e viseve tona të cepit jugor, shqiptarët e Çamërisë, për të përballuar përkatësinë e tyre etnike, shqiptare. Është një histori famëkeqe, e cila përfundoi me një golgota biblike të udhëzuar nga zyrtarët nacionalistë grekë, të fqinjëve tanë, por 60 vjet më parë. Historia e kësaj popullsie shqiptare të martirizuar është kaq e dhimbshme, sa në historinë tonë kombëtare lë gjurmë kaq të thella, saqë të gjithë shqiptarët në të gjitha trojet e tyre etnike e kanë pasur ashtu siç e kanë të vështirë kujtesën e tyre nga ndërgjegjja historike. Kjo monografi i kushtohet pikërisht kësaj kujtese historike”, do të shprehej Frashëri.

 

Kujtimet e Kristo Frashërit, takimi me Enver Hoxhën

“Jeta e një historiani”, ku autori, ndonëse është historian i dorës së parë, nuk vihet në këtë rol kur tregon për jetën e tij, edhe pse ajo është e gërshetuar dhe e pleksur me ngjarje historike.

Sipas biografit të famshëm Emil Ludvig, “në përshkrimin e jetës së tij ka rëndësi qëndrimi i autorit, sa ai është në gjendje të zbulojë vetveten”. Kristo Frashëri e ka arritur këtë në librin e vet: të zbulojë dimensionet shpirtërore, raportet e veta njerëzore me realitetin e kohës, karakterin dhe botën e tij të brendshme, por të gjitha këto me sens mase, në përputhje e harmoni me natyrën e tij. Nuk gjen kurrfarë iluzionesh mitike, pra nuk i ngre mite vetes…

Por lufta s’ka mbaruar, pavarësisht nga kapitullimi fashist. Kristos do t’i duhet të marrë pjesë në luftën për mbrojtjen e Dibrës së çliruar, kur vendin e italianëve e kishin zënë pushtuesit gjermanë. Ishin këto beteja heroike, ku u përfshinë dhe gratë e fëmijët, që përbëjnë nga faqet më emocionuese të librit. Kristoja në këtë betejë do të kalojë nga situatat më të rënda të jetës partizane. Pas luftimeve të ashpra dhe në pamundësi për të përballuar ushtrinë gjermane, forcat partizane u tërhoqën. Tërheqja e partizanëve do të ishte një odise e vërtetë përmes maleve të Martaneshit, në mes shiut, dëborës e të ftohtit. Kristoja dhe disa partizanë do të sëmuren rëndë, aq sa do të strehohen në Tërnovë, në një nga shtëpitë malësore. Aty ai do të qëndronte deri sa të merrte disi veten dhe pastaj, me një letër përcjellëse të Haxhi Lleshit, u nis në këmbë për mjekim për në Tiranë. Rastësisht gjatë rrugës, kujton Kristoja, u takua me Enver Hoxhën dhe pasi u përshëndetën, duke pasur parasysh dyshimet e udhëheqësit, i tregoi letrën autorizuese të H. Lleshit. Kësisoj, ata u ndanë, por në një letër që më vonë Enveri i dërgon G. Nushit, ai do t’i shkruante. “Këtej kaloi Kristo Frashëri. Po shkon për në Tiranë. Kini kujdes. Duket se ai si partizan nuk pati sukses të organizojë në çetë një lëvizje antiparti. Tani vjen për të njëjtin qëllim në Tiranë.” I shkreti Kristo, edhe i sëmurë gjatë operacionit të dimrit, nuk i ndahet dyshimi.

*Nasho Jorgaqi

 

 

Mbi Çamërinë në Nju Jork: Kristo Frashëri, një nga debatet më të rëndësishme shkencore

Edhe pse në një gjendje shëndetësore të rënduar pak kohë më parë, në mungesë të tij, është promovuar nga UET Press, libri “Historia e Çamërisë”, vështrim historik ku vetë Frashëri na veçon në një kapitull një nga debatet sipas tij më të rëndësishme, të organizuar në Nju Jork për çështjen çame

Një nga debatet më të rëndësishme që është zhvilluar në sferat shkencore në lidhje me gjendjen e Çamërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndodhi në Nju Jork, në datat 19 tetor 2013 dhe 28 shkurt 2014. Debati u zhvillua në Universitetin e Columbias të Nju Jorkut, nga Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut së bashku me Institutin Harriman. Në mbledhjen e parë (19 tetor 2013) pjesëmarrësit identifikuan çështjet për të cilat ishin dakord dhe ato për të cilat nuk ishin dakord. Në mbledhjen e dytë (28 shkurt 2014) morën pjesë dy profesorë të historisë greke dhe shqiptare- nga njëra anë profesor Lambros Baltsiotis, ndihmës lektor në Qendrën e Kërkimeve për Grupet e Minoriteteve në Athinë, Universiteti Panteion, nga ana tjetër, profesor Pëllumb Xhufi, i Institutit të Historisë së Shqipërisë, Tiranë. Të dy profesorët e shquar prunë në debatin e tyre argumentet të cilat çojnë në vlerësimin sa më objektiv të dramës që pësuan çamët e Çamërisë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Në të vërtetë, ai ishte një dialog në kuptimin se të dyja palët parashtruan argumentet e tyre pa shkaktuar debate. Në këtë mbledhje, e cila u bashkësponsorizua nga Instituti Herriman, dijetarët nga Shqipëria dhe Greqia i diskutuan ngjarjet më në thellësi. David L.Phillips, i cili drejtoi Programin për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimeve për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Kolumbias dhe Alexander Cooley, profesor i Shkencave Politike në Kolegjin Barnard dhe zëvendësdrejtor për Programin në Shkencat Shoqërore në Institutin Herriman bashkëkryesuan sesionin. Mbledhja përfshinte dijetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile nga të dyja komunitetet. Të dy profesorëve iu kërkua të formulonin me rreth 1 mijë fjalë perspektivën e komentuar për këtë deklaratë:

“Çamët shqiptarë vuajtën internimin duke filluar që nga 1940, vrasjet më 1944-1945 dhe dëbimin më 1945. Mijëra çamë shqiptarë u vranë më 1944 dhe 1945. Këto ngjarje ndodhën në një kontekst dhe cikël dhune. Aludohet që çamët shqiptarë qenë bashkëpunëtorë me qeveritë fashiste dhe naziste të Italisë dhe Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Dialogun e hapi profesor Lambros Baltsiotis. Fjala e profesor Lambros Baltsiotis: Çamët myslimanë banonin në tokat e ulëta perëndimore të Epirit. Sot quhet prefektura e Thesprotisë. Komuniteti (çam-K.F) vuajti forma të ndryshme të diskriminimit, kryesisht nëpërmjet ngacmimit administrativ dhe akteve të dhunshme që synonin t’i detyronin ata të përfshiheshin në shkëmbimin e popullsisë greko-turke. Gjatë gjysmës së dytë të viteve ’20 u ndërmorën (nga shteti grek- K.F) shpronësime ilegale të tokave që preknin jo vetëm bejlerët çifligarë (pronarët e mëdhenj të tokave), por edhe pronarët e vegjël dhe të mesëm të tokave, të cilët përbënin shumicën e komunitetit, të paktën ata që banonin në shumë pjesë të Çamërisë. Sipas zbulimeve tona, këto ishin rrethanat që çuan në një transformim gradual të komunitetit mysliman të Ballkanit jugor në një minoritet kombëtar, një proces i cili ndeshet më shpesh në pjesën veriore të krahinës. Çarja ndërmjet dy komuniteteve fetare të krahinës, që më parë bashkekzistonin, tashmë ishte në fuqi që nga mesi i viteve ’20. Por, cikli i gjakderdhjes dhe i hakmarrjes u shkaktua nga gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kur Italia pushtoi Greqinë, disa çamë myslimanë të armatosur kryen, një numër të kufizuar, krime kundër popullsisë së krishterë. Kjo përfshinte një numër vrasjesh dhe plaçkitjesh. Në fund të nëntorit 1941, kur ushtria italiane u tërhoq, ndodhën shumë akte dhunë në shkallë të tjera, por këtë herë kundër çamëve myslimanë. Nisur nga fakti se shumë prej meshkujve të rritur myslimanë ndodheshin në mërgim, të krishterët kryen vrasje, plaçkitje dhe përdhunime me tolerancën, për të mos thënë me mbështetjen e autoriteteve lokale…

Përgjigja e profesor Pëllumb Xhufit (Instituti shqiptar i Historisë)

Ditën që Italia pushtoi Greqinë, autoritete greke internuan pothuajse gjithë meshkujt çamë në ishujt e Egjeut (Kretë, Kios, Mitilin, Kokina e të tjerë). Kur u kthye ushtria greke në nëntor 1940, u kryen krime mizore kundër çamëve myslimanë. Rreth 56 çamë u vranë në provincën e Filatit, 300 të tjerë në Paramithi dhe Igumenicë. Në mes të nëntorit në Vilicë ushtarët grekë vranë tetë burra shqiptarë myslimanë. Duke ndjekur shembullin e tyre, banorët të krishterë kryen sulme kundër myslimanëve. Në Igumenicë ata vranë Dule Idrizin së bashku me dy djemtë e tij. Vrasësit detyruan babanë të gërmonte varrin e dy djemve të tij. Autoritetet greke bënë një sy të verbër ndaj krimeve të kryera nga grekët vendës kundër çamëve. Presioni i autoriteteve greke mbi çamët myslimanë vazhdoi si gjatë pushtimit italian ashtu dhe gjatë atij gjerman. Nga njëra anë italianët dhe gjermanët përkëdhelin ëndrrat shqiptarë për bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Në fakt, ata emëruan fisnikun Xhenil Dino si “Komisioner i lartë” i Çamërisë, por ky u zhvesh nga çdo pushtet konkret dhe u la pa asnjë kompetencë. Nga ana tjetër, autoritet ushtarake italiane dhe gjermane mbështetën qeverinë kuislinge greke të Çollakgllusë. Me lejen e tyre, qeveria greke vazhdoi edhe nën pushtimin italian dhe gjerman t’i ushtronte kompetencat e saj civile, gjyqësore dhe politike në Çamëri. Kështu, grekët e caktuar si president dhe shefa policie vazhduan të këmbëngulin në politikën e tyre armiqësore, duke arritur deri aty sa të bashkëpunonin edhe me bandat e jashtëligjshme të krishtera (Koçnikolla, Balumi, e të tjerë) të cilat terrorizonin popullsinë myslimane…

*Fragment nga debate në Nju Jork

Bashkim Shehu: Gjashtë muaj letërkëmbime me autorin bask

$
0
0

Bashkim ShehuQyteti bask, San Sebastiano do të ketë stafetën e kryeqytetit të kulturës evropiane në 2016. Përmes shkrimtarëve, është ndërtuar një program ekskluziv për të komunikuar kulturat e Evropës me atë baske. Janë 8 shkrimtarë evropianë të përzgjedhur, që do të kenë letërkëmbime me tetë autorë baskë, ku raportet e shkrimtarit me jetën dhe qytetin, do të finalizohen në libër për secilin autor, që do të botohen në tri gjuhë. Nga Shqipëria dhe shqipja, organizatorët baskë kanë përzgjedhur shkrimtarin Bashkim Shehu

Bashkim Shehu është nga autorët e rrallë që në një kohë intensive, ka arritur të ndërhyjë në urat e kulturës siç është ajo me Spanjën. Gjuha e këmbyer ka tërhequr vëmendjen në një rreth me të gjerë, se sa një mjeshtër përkthimi. Pak ditë më parë, i pranishëm në Tiranë, Shehu ka prezantuar librin më të ri “Perandori ose syri i erërave”, me autor Baltasar Porcel, duke u bërë përkthyesi i parë në shqip. Ky projekt e risolli në Tiranë, por në fakt, Shehu na njeh dhe me një proces të vlerësuar të rëndësishëm për të, e sidomos për një kulturë që për 2016-ën do të jetë në vëmendjen e Evropës.

Një projekt ku shkrimtari shqiptar është përfshirë si autor evropian, për të finalizuar programin e qytetit San Sebastian, një qytet bask që merr stafetën e festimit duke u shndërruar në kryeqytet të kulturës evropiane për vitin 2016. Në kuadër të kësaj, organizatorët, tregon Shehu, kanë ndërtuar projektin ku do të botohen një seri librash, midis autorëve baskë dhe atyre evropianë.

Bëhet fjalë për libërtha letërkëmbimi midis dy autorëve, një shkrimtar evropian me një bask, që do të botohen në disa gjuhë. “Më kërkuan organizatorët e kësaj serie, kolane librash. Ata më kontaktuan dhe sigurisht që e pranova idenë e këtij projekti me shumë dëshirë”, -thotë Shehu. Projekti përfshin 16 autorë, ku tetë prej tyre do të jenë baskë dhe tetë të tjerë nga vende të tjera europiane. Shehu tregon se ka nisur puna për veprën e re, dhe autori bask që do të ndërtojë koherencën e një perspektive shkrimtari dhe qyteti, është Bernardo Atxaga.

Nga ky autor në shqip kemi romanin “Shtëpia e tetë”, botuar në 2015, për të cilin përkthyesi garanton se është një kryevepër. “Po, jemi në proces të punës për këtë projekt, dhe do të përmbajë probleme të ndryshme të krijimtarisë, letërsisë, të raportit midis letërsisë dhe jetës, atë që ka jetuar shkrimtari dhe asaj që shkruan. Libri që unë kam në dorë, do të jetë në shqip, spanjisht dhe gjuhën baske”.

Çfarë rëndësie merr ky projekt për vendin që e inicion? Njohja dhe vendosja e shkrimtarëve përballë njëri-tjetrit në një kontekst qytetar, çfarë prodhojnë mendimet e një shkrimtari në qëndrime dhe shqetësime që i takojnë të sotmes, por në mundësi të përfshirjes edhe të të shkuarës. Shehu thotë se kjo kolanë është në proces, dhe deri në qershor do të jenë duke këmbyer letrat, ndërsa në vjeshtë pritet të finalizohet libri.

Tani për tani, idetë apo temat për të cilat autorët përveçse të përcaktuara, në letërkëmbimet e tyre do të jenë të tërhequr dhe nga çështje që mes tyre mund kenë interes, për shembull Shehu thotë se do ishte i gatshëm dhe ndoshta do të ndodhë, t’i përgjigjet edhe për diktaturën. “Ky është një letërkëmbim i lirë midis dy shkrimtarësh dhe në një korrespondencë të tillë dalin shumë gjëra, dhe sigurisht ka interes edhe për diktaturën”.

Programi sipas organizatorëve të qytetit bask, kanë vendosur ta mbyllin letërkëmbimin sipas një afati të caktuar që është menduar qershori. Ky libër do të jetë në shqip, dhe deri në prag vere, Shehu do rrëfejë edhe për shqiptarët një raport jo të lehtë, siç është kjo e shkrimtarit me qytetin, jetën!

V.Murati

 

Foto: “Katarsisi”, gruaja me perçe tregon pjesët intime, provokon artistja shqiptare(+18)

$
0
0

12662733_1118093614867321_6888007283009678498_nArtistja Meri File ka provokuar e marrosur në të njejtën kohë nëpërmjet artit të saj. “Katarsis” e titullon gruan me perçe, të armatosur dhe të zhveshur.

Në pikturë shohim një femër nudo, me fytyrën e mbuluar me perçe por me pjesët intime të zbuluara.

“Nje pikture që mbart shumë mesazhe brenda,goditëse dhe të fut në mendime.
Kjo është femra e mijëvjeçarit të ri.kjo është me plot gojën,pikturë sa njëmijë fjalë.Gjetje,” shkruan një nga komentuesit në foton që Meri ka postuar në facebook.

“Katarsis” i Meri Files do të ekspozohet në Ekspo Art Tirana 2016.

Bie arkeologjia e diktaturës, “gafat” në monumente

$
0
0

orikumRezultatet në arkeologji kanë dhënë një kronologji të re. Harta e menduar nga zbulimet e viteve ’70-‘80 do të përmbyset nga përfundimet e gërmimeve të 20 vjetëve të fundit, reflektime të finalizuara në 2015. Kreu i Arkeologjisë, Luan Perzhita tregon ndryshimet që kanë ndodhur nga zbulimet në Amantia, Sofatikë, Orikum, Dimal etj. Thembra e Akilit: Si do të reflektohen ndryshimet në tekstet shkollore dhe të historisë?

 

Është vetëm një rast, por historik mjaft i rëndësishëm: në tekstet shkollore neoliti i hershëm fillon në vitin 5 000, ndërsa zbulimet e fundit në arkeologji e kanë lëvizur këtë kufi. Janë 1200 vjet avancë. Tani veprimtaria njerëzore në vendin tonë ka nisur në vitin 6 200 para Krishtit. Arkeologu Luan Perzhita, thotë nga ky përfundim se, ne jemi ndër vendet më të hershme të Evropës, sa i takon pjesës së Mesdheut. Por edhe ky ndryshim, bashkë me rezultatet e zbulimeve arkeologjike të 2015, ende nuk janë reflektuar në tekstet shkollore!

Sapo keni përfunduar një konferencë mbi gërmimet e vitit 2015, çfarë rezultatesh ka dhënë ky vit, cilat janë të rejat nga arkeologjia?

Po, ishte një konferencë për rezultatet e gërmimeve për vitin 2015. Në fakt ne, kishim dëshirë që këtë ta bënim së bashku me kolegët tanë me rezultatet e tyre që kanë në Kosovë, por kjo nuk qe e mundur për arsye administrative, për shkak se ata kishin caktuar një datë tjetër në Prishtinë. Aty pati rreth 22 kumtesa që flasin se të gjitha projektet arkeologjike që bëhen në territorin e Shqipërisë, duke nisur nga periudha më të hershme të cilat janë ato të prehistorisë, duke vazhduar në qytetërimin ilir e deri në mesjetën shqiptare. Një gjë e rëndësishme është paraqitja nga shkollat doktorale arkeologjike, të cilët paraqitën kërkimet e tyre, të aplikuara në terren në mënyrë që të debatohet me cilësinë por dhe me strukturimin e vetë shkollës.

A janë rrudhur ekspeditat, si keni mbijetuar në 2015?

Ne kemi krijuar një traditë të bashkëpunimeve me universitetet e huaja, të cilat ka dekada që vazhdojnë në mënyrë normale kërkimet tona. Natyrisht pengesat që lidhen me investimet e drejtpërdrejta të anës tonë kanë të bëjnë më tepër për strategji, ku ne kemi nevojë të bëjmë kërkime në mënyrë të pavarur ose të drejtpërdrejtë duke pasur parasysh për shembull me etnicitetin dhe kulturën e kombit shqiptar.

Pyetja ishte se çfarë po ndodh me ekspeditat, pra si po funksionojnë sot, pasi  universitetet janë në planet e tyre, dhe Instituti i Arkeologjisë ka projektet e tij?

Ne funksionojmë si universitet, ne jemi në sistemin e Ministrisë së Arsimit dhe jo të Kulturës, dhe qëllimi ynë është kërkimi shkencor dhe gërmimet në sitet arkeologjike.

Dhe rezultatet?

Po, kemi zhvillim të ri për banimet shqiptare në kohë më të hershme, flitet për periudhën e paleolitit, një zbulim shumë interesant në zonën e Matit. Aty është zbuluar kulturë që tregon për një jetë që ka nisur para 20 mijë vjetësh para Krishtit.

Është hera e parë që del ky rezultat?

Kemi parë indikacione dhe herë të tjera, por në mënyrë kaq të mirëfilltë shkencore dhe laboratorike nuk ka qenë. Është hera e parë që kemi një tabelë të kronologjisë së jetës më të hershme të njeriut të parë. Konkluzione të disa kërkimeve vite më parë, për herë të parë vijnë tashmë të plota në vitin 2015.

Tjetër zbulim i rëndësishëm është se kemi të bëjmë me teatrin e Orikumit. Të gjithë e dimë se aty kemi një teatër, por në fakt kërkimet arkeologjike kanë treguar se aty nuk është një teatër . Ajo është një fontanë për grumbullimin e ujërave, që është përdorur për ujëra të pijshëm.

A janë gafa në arkeologji këto?

Jo, ashtu është konceptuar në atë kohë, pasi gërmimet nuk kanë arritur të përfundojnë në gjithë strukturën e ambienteve, meqë jemi shtrirë në gjithë elementet që arkeologjia i mendonte ndryshe, tani është përmbysur.

Për shembull çfarë është shkruar për teatrin e Orikumit, do hidhen poshtë tani?

Patjetër, pasi zbulimet sjellin ndryshimin e mendimit mbi funksionin. Ka shumë gjëra që lëvizin.

A janë zbuluar shembuj të tjerë që kanë ndryshuar rezultatet e kërkimeve pas diktaturës? Për cilat zona dhe monumente bëhet fjalë?

Nuk do ta lidhja me diktaturën se sa me mundësinë e arkeologjisë së asaj kohe, me mundësinë për të konceptuar disa ambiente të caktuara, të zhvillimit urbanistik të qyteteve antike. Ka shumë ndryshime në datime në funksion, këto kanë ndodhur edhe në Amantia, në Shkodër…Për shembull zbulimi i fundit në Shkodër që dua ta përmend, se në depozitat e ujit në kalanë mesjetare është gjetur një mbishkrim latin, që tregon se Shkodra ishte një koloni e themeluar nga romakët. Deri dje, debati shkencor ka qenë: është apo s’është, nëse burimet ishin të vërteta apo jo?! Ky mbishkrim tregon saktë se Shkodra ka qenë një koloni e ndërtuar në periudhën romake, në kuptimin e popullimit të saj, janë zbuluar të ardhurit që kanë bërë organizimin e vendit. Kemi ndryshime në kapacitet arkeologjike, të cilat nga organet e Ministrisë së Kulturës janë trajtuar në zonifikime më të ngushta. Për shembull kemi të dhëna interesante për Durrësin, kështu një grup që po punon për topografinë e qytetit në antikitet, duke marrë gjetjet e vjetra dhe të reja, kanë përcaktuar qartë se deri ku shtrihet kufiri arkeologjik, dhe ku duhet të jenë zonat se ku mund të lejohet ndërtimi dhe jo. E njëjta gjë ka ndodhur në Orikum dikur është përcaktuar një zonë e ngushtë, tani ne jemi hapur shumë më tepër duke përfshirë dhe zonën e Nekropolit. Në Dimal, një vend kërkimor nga qendra jonë ka dhënë rezultate të reja. Aty kemi një kulturë shumë të zhvilluar, i takon shekullit 3-2 para Krishtit, por që tregon se ka pasur jetë dinamike edhe pas kësaj kohe, dhe së fundi është zbuluar një bapister paleokristiane e shekullit të gjashtë që tregon se kjo qendër ka pasur edhe një jetë kishtare në shek. VI në kohën e kthimit nga paganë në krishterë. E njëjta gjë, siç dihet tashmë ka ndodhur edhe me Komanin.

Në cilat vite janë dhënë rezultatet e gërmimeve gjatë diktaturës, kur ishte intensiteti?

Intensiteti më i madh i gërmimeve është në vitet ’70, ku qendrat kanë pasur bum të madh të gërmimeve. Në vitet e para të demokracisë ka qenë një periudhë e brishtë për arkeologjinë, vetëm pas viteve 2000 ne kemi rifilluar.

Pse ka ardhur kjo?

Gjithë kjo vjen pasi mendoj se metodologjia ka ndryshuar, mentaliteti ka ndryshuar si dhe mënyra e interpretimit të materialit. Sot jemi në hapësira krejt të tjera pasi dihet njohja e arkeologut me kulturat, e sidomos fqinjë. Kini parasysh që arkeologu më parë ka punuar brenda një vendi të vogël pa pasur mundësi të shikojë Kosovën, as Malin e Zi dhe as Maqedoninë, dhe jo më të hyjë në kulturat e tjera.

Mbi ndryshimet që janë bërë në hartën arkeologjike, si ka qenë perceptuar në diktaturë dhe si po e ndryshoni sot, a do të jetë i vështirë ky proces për të ndryshuar edhe librat, informacionin, të dhënat, pasi ato janë tashmë në bibliotekë?

Më vjen mirë që hytë në këtë çështje pasi është thembra e Akilit, për gjithë situatën e krijuar. Mjedisi është i tillë: kemi botime që kanë të bëjnë me rezultatet arkeologjike të kohëve të fundit. Është botuar një ndër veprat që quhet ekselente në gjithë bibliotekat evropiane, Kongresi Ndërkombëtar i Arkeologjisë që u zhvillua në Tiranë para dy viteve. Vjet u organizuar një kolokuium ndërkombëtar, i gjashti, për ilirët dhe Epirin, që u bë në bashkëpunim me Francën…Mirëpo këto duhen të reflektohen po ashtu edhe në tekstet e historisë. Por ky është një problem i atyre që organizojnë tekstet. Nëse ata i bëjnë këto tekste nëpërmjet institucioneve të specializuara siç është arkeologjia me Institutin e Arkeologjisë etj., atëherë ky ndryshim do të jetë i menjëhershëm.

Si mendoni të përfshihen në tekste këto ndryshime, si mund të reflektohen?

Teksti i Shqipërisë për shembull ende nuk është bërë i ri. Nuk e di çfarë grupi do të organizohet kur të bëhet botimi i ri. Ne, si Institut kemi marrë përsipër botimin e një kolazhi që do të nisë nga prehistoria deri në mesjetë me gjithë strukturat, gjetjet e reja që po ndodhin në 20 vitet e fundit. Ato janë problem i diskutueshëm, mund të diskutohet në universitete, në shkollat e masterit dhe doktoraturës apo në mjedise të tjera siç po bëjmë ne, për gjetjet, datimet, origjinën.

Intervistoi: V.Murati

 

Amantia, thjesht një stadium? Dalin varret monumentale elitare

“Kemi njohje shumë të mirë ku përveç qytetit dhe stadiumit, tani ne kemi një territor shumë të madh me varre monumentale. Janë varre të një kategorie ekselente, në një pjesë të tyre janë bërë gërmimet, shënuar në hartën topografike. Kemi bërë dokumentacionet përkatëse, dhe besoj shumë shpejt që gjithë kjo zonë do të hyjë në zonë mbrojtje të këtij qyteti. Është një qytet që ka pasur stadium dhe nuk ishte gjë e vogël, tani e kuptojmë se ky qytet ishte ndër vendet më të preferuara ku elita varrosej aty.

Sofratika vetëm teatër? Zbulohet edhe qendra kishtare

“Sofratika na ka dhënë dy gjëra të reja përveç se njihej teatri i Sofratikës. Kemi kalimin e teatrit në një pjesë të vonë që lidhet në shekullin e gjashtë, me një qendër kishtare, paleokristiane, që është diçka e re për atë zonë. Kjo nuk është hasur më parë. Ne e kemi ditur se shumë nga këto pika si Antigoneja ose qendra tjera dhe kjo e paleokastrës ka pasur bazilika të shek. VI, kështu kemi një alternim midis burimeve historike që flasin për shek e 6-të që kthehet në qendër peshkopale dhe zbulimeve arkeologjike”.

Answer Me, simfonia e Anri Salës në Manhatan

$
0
0

Anri-Sala-Winner-of-Vincent-Award-2014Më 2 shkurt të këtij viti në NewMuseum, në Manhatan është çelur ekspozita vetjake e artistit shqiptar Anri Sala, të cilin ky muze e quan një prej artistëve më të vlerësuar të dekadave të fundit. Kjo ekspozitë shënjon vëzhgimin më gjithëpërfshirës të veprës së artistit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke vënë në pah interesin e vazhdueshëm të Anri Salës në mënyrën sesi tingulli dhe muzika mund të angazhojnë arkitekturën dhe historinë, ekspozita “Anri Sala: Answer Me” përmbledh instalime shumëkanalëshe audioje dhe videoje, të cilat shpalosen në galeritë e katit të dytë, të tretë dhe të katërt të muzeut duke kompozuar një përvojë simfonike specifike për New Museum –in. Në veprat e tij të hershme video nga fundi i viteve ’90, Sala përdorte strategji dokumentari për të ekzaminuar jetën pas komunizmit dhe historitë politike. Qysh prej fillimit të vitit 2000, veprat e tij video kanë hetuar pasojat psikologjike të përvojave akustike, duke përqafuar si muzikën dhe tingullin, ashtu edhe gjuhën, të afta të ngjallin imazhe, të zgjojnë nostalgji dhe të komunikojnë emocione. Në narrativën e mprehtë pamore, Sala shpesh portretizon atë çka duket të jenë fragmente të përditshmërisë, si edhe eksperimentin e tij me vëzhgimet intime, gërshetuar me fiksonin që vijnë të dyfishuara si portrete enigmatike të shoqërisë.

Prej mesit të viteve 2000, veprat e Salës kanë shfaqur muzikantë si në filma dhe performanca live: në filma si Long Sorrow (2005) dhe Answer Me (2008), muzikantët akordojnë rekuiemë për dështimin e historisë së përgjumur në arkitekturën që i rrethon.

Le Clash (2010) dhe Tlatelolco Clash (2011), organistët shëtisin rrugëve të shkreta, duke amplifikuar një ndjesi alienimi dhe pasigurie me interpretimet e tyre të papritura të këngëve të njohura. Ekspozita gjithashtu përfshin një performancë live, titulluar 3-2-1 (2011/16), në të cilën saksofonisti André Vida improvizon, së bashku me vajtimin e regjistruar të muzikantit Jemeel Moondoc në Long Sorrow, duke u përhapur në dinamikat e xhazit të lirë, në një duet që ndryshon në çdo recital. Përmes këtyre veprave, muzika oshtin njëherazi si çlirim purgativ dhe si një yshtje që evokon kapituj historikë që nuk janë as të largët e as të mbyllur.

Në veprat e fundit, Sala ka interpretuar kompozime muzikore në video shumëkanalëshe dhe instalacione tingullore, që theksojnë perceptimin e tingullit në marrëdhënie me hapësirën arkitekturore. Kjo ekspozitë paraqet një eksplorim të The Present Moment (në katin B) (2014) dhe The Present Moment (në D) (2014), në të cilin ai rindërton “Verklärte Nacht” (Natë e Shfytyruar, 1899) të Arnold Schoenberg –it , për të krijuar ndjesinë se notat individuale, të abstraktuara nga kompozimi, udhëtojnë lirshëm përmes galerisë përpara grumbullimit dhe luajtjes në përsëritje si të ngërthyera në një qorrsokak hapësinor. Ekspozita gjithashtu përfshin premierën amerikane të instalimit goditës të Salës Ravel Ravel Unravel (2013), ekspozuar së pari në Bienalen e 55 –të të Venecias, ku Sala përfaqësoi Francën.

Ravel Ravel (2013), dy interpretime të “Koncert për piano për dorën e majtë në D-maxhor” (1929–30) të Maurice Ravel-it janë projektuar njëkohësisht në një dhomë gjysmë të izoluar, një hapësirë e dizajnuar për të thithur tingullin. Sala ka rikompozuar tempin e koncertit për secilin muzikant, në mënyrë që të dyja performancat të përparojnë brenda dhe jashtë sinkronizimit për të prodhuar perceptimin e jehonës muzikore – një përvojë paradoksale në një hapësirë në të cilën jehonat janë të pamundura. Dinamika e përsëritjes dhe kumbimit – trope retorike dhe kompozicionale në veprat e Salës- përforcojnë idetë e eksploruara në një ekspozitë dhe pasurojnë dialogët historikë të ngulitur përmes veprës së artistit.

Anri Sala i lindur më 1974 –ën, në Tiranë, e kryen aktivitetin artistik në Berlin. Ai ka ekspozuar ndërkombëtarisht për shumë vite, me shfaqje solo në Haus der Kunst, Mynih (2014); Bienalja e 55-të e Venecias (2013); Qendra Georges Pompidou, Paris (2012); Galeria Serpentine, Londër (2011); Qendra e Arteve Bashkëkohore, Cincinnati (2009); Muzeu i Artit Bashkëkohor, Majami i Veriut (2008); dhe Fondazione Nicola Trussardi, Milano (2005); si edhe në shumë vende të tjera. Ai është vlerësuar me çmimin Vincent (2014), Çmimin e 10 –të Benesse (2013), Çmimin e Artit Absolut (2011) dhe Çmimin e Artistit të Ri në Bienalen e Venecias (2001). Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive dhe bienale, si bienalen e 12 –të të Havanës (2015), Bienalen e 11 –të Sharjah (2013), Bienalen e 9-të Gwangju (2012), Documenta (13) (2012), Bienalen e 29 –të të San Paolos (2010), Bienalen e dytë të Moskës për Artin Bashkëkohor (2007) dhe Bienalen e 4-t të Berlinit (2006).

Ekspozita është kuruar nga Massimiliano Gioni, drejtor artistik, Margot Norton, kurator i asociuar dhe Natalie Bell, kuratore asistente dhe do të qëndrojë e hapur deri më 10 prill të këtij viti.

Fotot: Kanarie, “Trapi i Lampedusës” homazh emigrantëve në muzeun nënujor

$
0
0

Në fund të rërës së Lanzarotes pushon “trapi i Lampedusës”, skulptura që përshkruan një gomone që mbante disa emigrantë, që rievokon pikturën e famshme të Theodore Gericault, e 1819-s “Trapi i kandilit të Meduzës”, një kryevepër që përshkruan historinë e mbytjes së një anijeje të ndodhur pikërisht në Atlantik.

Kjo është një nga veprat e Jason deCaires Taylor, e zhytur në thelëlsi të dtetit të kanarieve.

Përveç këtij grupi me një lidhje të fortë emocionale dhe simbolike me gjendjen e refugjatëve të cilët e gjejnë varrin e tyre në fund të detit që i ndan ata nga Evropa, deCaires Taylor ka realizuar disa skulptura të tjera për atë që ai e ka quajtur “Muzeu i Atlantikut.”

Muzeu

Canarie, "La zattera di Lampedusa": omaggio ai migranti nel museo sottomarinoCanarie, "La zattera di Lampedusa": omaggio ai migranti nel museo sottomarinoCanarie, "La zattera di Lampedusa": omaggio ai migranti nel museo sottomarinoCanarie, "La zattera di Lampedusa": omaggio ai migranti nel museo sottomarinoCanarie, "La zattera di Lampedusa": omaggio ai migranti nel museo sottomarinoCanarie, "La zattera di Lampedusa": omaggio ai migranti nel museo sottomarinoCanarie, "La zattera di Lampedusa": omaggio ai migranti nel museo sottomarinoCanarie, "La zattera di Lampedusa": omaggio ai migranti nel museo sottomarino

“Si e kam njohur ‘shkrimtarin tim’, Vath Koreshi”

$
0
0

vathiiiNë 10 vjetorin e ndarjes nga jeta, Vath Koreshin kinemaja e kujton sot si të vetin, skenaristin, ndërsa letërsia si shkrimtarin dhe letrarin më të rëndësishëm si para, e sidomos pas viteve ’90-të. Botuesi ekskluziv, Bujar Hudhri, për herë të parë sjell një marrëdhënie të rrallë bashkëpunimi me shkrimtarin, ku “Onufri” ka botuar pothuaj gjithë krijimtarinë e Koreshit, por i pabotuar pas vdekjes

U bënë pothuaj dhjetë vjet që librat e tij nuk botohen më. Ky nuk është i vetmi rast, kur një shkrimtar i njohur i letërsisë sonë, apo përkthyes i njohur, mungon në raftet e librarive. Një situatë e tillë e vështirë, krijohet me trashëgimtarët e shkrimtarit dhe botuesve. Kjo është një situatë dramatike… Këto përgjithësime të botuesit Bujar Hudhri vijnë pas një momenti reflektues, se si ndërpriten marrëdhëniet shkrimtar-botues si ekzistencë fizike, por dhe shpirtërore me lexuesin. Fjala është për shkrimtarin Vath Koreshi, 10 vjet i ndarë nga jeta, por prej shkurtit 2006 asnjë libër i tij nuk është ribotuar. Megjithatë, ky moment dje, për Hudhrin lidhet me një model bashkëpunimi.

Ju keni qenë botuesi ekskluziv i shkrimtarit Vath Koreshi, kur dhe si  jeni njohur me të?

Nderimi për Vath Koreshin si shkrimtar, ka qenë për mua i përhershëm, i natyrshëm qëkurse kam lexuar për herë të parë krijimet e tij. Madje, e kujtoj mirë, kur isha gjimnazist në Elbasan, kam marrë notën dhjetë për recensionin mbi romanin e tij “Mars”. Ndërsa takimi ynë i parë ndodhi shumë vite më vonë. Tashmë, duke qenë nga ata botues që merresha vetëm me autorë shqiptarë, Vathi ishte i pranishëm në promovimet e “Onufrit” për romanet e kolegëve të tij, si: Dhimitër Xhuvani, Teodor Laço, Nasi Lera, Zija Çela, Mehmet Kraja etj., etj.

Cili ishte bashkëpunimi juaj i parë?

Ishte romani “Requiem për një grua”, në vitin 1995. Padyshim është më i shituri. Ka marrë disa çmime ky roman dhe u fol shumë pozitivisht në media. Nga ky libër mësova diçka që nuk e kam harruar sot e kësaj dite: numri më i madh i lexuesve të romaneve vjen nga femrat.

Më pas ju ishit botues i vetëm i shkrimtarit Vath Koreshi?

Po, Vathi ka botuar vetëm tek “Onufri”. Erdhën radhazi romanet “Ulku dhe Ulli” (1996), “Konomea” (1999), “Një grua me të verdha në pyllin e Buddha-s” (2003), vëllimi me tregime “I dashuri i saj i parë” (2003) si dhe romani i shkurtër “Çafka” (2005). Kjo ka qenë edhe periudha më intensive për Vathin si shkrimtar.

Si ka qenë bashkëpunimi juaj, çfarë ishin bisedat mes jush?

Ishte një gëzim bashkëpunimi me Vath Koreshin dhe një shkollë më vete. Përveçse shkrimtar i njohur, ai kishte një përvojë të madhe botuese duke qenë redaktor në organet letrare më të rëndësishme të para viteve ’90. Madje, edhe në atë  kohë, kur së bashku me kolegun tim të “Toenës”, Fatmirin, hapëm një revistë për librin me titull “Universi i librit”, Vathin e caktuam si drejtor. Pasi ky bashkëpunim nuk vijoi me sukses, Vathi erdhi si drejtor te “Onufri”. S’do t’i harroj kurrë ato kohë, kur bisedonim pafund për letërsinë shqipe, për botimin e autorëve të rinj, për trishtimin se si Tirana ishte kthyer në një depo të madhe librash, që rrallë shkonin nëpër libraritë e qyteteve të tjera. Për mungesën e përhershme të shtetit në mbështetjen e librit. Asnjëherë nuk kujtohej për librat e tij. Madje, më kujtohet një rast, tashmë ishte edhe deputet, kishte bërë një listë me autorë nga Lushnja që t’i botonte “Onufri”. Do t’i sponsorizonte një firmë e fuqishme italiane, e cila e kishte qendrën në Lushnjë. Kishte “harruar” të vendoste vetëm emrin e tij. I tillë ka qenë Vath Koreshi.

Një vit para ndarjes nga jeta, nga Koreshi del romani i fundit: “Çafka”, si e kujtoni?

Ishte panairi i librit “Tirana 2005”. Kishte padurimin që t’i botoja një roman të shkurtër, me titull “Çafka”. S’di pse e kishte shumë për zemër këtë libër dhe u prek shumë  kur e pa në stendë. S’kishte ndodhur me asnjë roman tjetër. Ky ishte bashkëpunimi i fundit. Pastaj, një ditë para se të linte këtë botë, e marr në telefon. Ishte në spital, në Romë dhe numrin ma kishte dhënë djali i tij i vogël, Dastidi. “Hë, Bujar, ç’kemi?”, më tha me një zë të shuar. “Po kaloja pranë Hotel Dajtit”, i thashë.  “Mos ishe te kafeneja?”. Gjithnjë e pinte kafen aty. Kjo ishte biseda e fundit me Vath Koreshin.

Po tani cili është fati, ç’bëhet me librat e Vath Koreshit?

Kjo është një pyetje që, sinqerisht, më vë në siklet. U bënë pothuaj dhjetë vjet që librat e tij nuk botohen më. Ky nuk është i vetmi rast, kur një shkrimtar i njohur i letërsisë sonë, apo përkthyes i njohur, mungon në raftet e librarive. Një situatë e tillë e vështirë krijohet me trashëgimtarët e shkrimtarit dhe botuesve. Do të thosha se kjo është një situatë dramatike. Pse? Sepse, më duket sikur të dyja palët kanë të drejtë, edhe trashëgimtarët nga ana e tyre, por edhe botuesit. Megjithatë, në këto kohë të vështirë për librin, mendimi im, do të duhej që trashëgimtarët të mendonin në radhë të parë, jo për veten e tyre, porse si libri i njeriut të tyre të dashur, të mos i mungojë lexuesit. Dhe i vetmi që mund të çojë librin te lexuesi  është botuesi.

Ku do ta rendisnit letërsinë e Vath Koreshit?

Padyshim Vath Koreshi është ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Për fatin e tij të mirë, krijimtaria e tij ka qenë gjithmonë në fokus të medias dhe kritikës, por edhe jurive, të cilat e kanë çmuar me të drejtë. Mund t’ju përmend një fakt, për romanin “Ulku dhe Uilli”, ka patur me dhjetëra shkrime kritike, recensione, biseda. Një rast i rrallë për librin shqip.

Intervistoi: V. Murati


Vdekje klinike: Aktori vari veten aksidentalisht gjatë shfaqjes

$
0
0

aktoriRaphael Schumacher, një aktor italian, që e vari veten aksidentalisht gjatë një performance live në teatër, është shpallur klinikisht i vdekur.

27-vjeçari po realizonte një skenë varjeje në Piza, kur një spektaktor e kuptoi se diçka nuk shkonte siç duhet.

Aktori ishte në koma që prej të shtunës mbrëma, ndërsa sot mjekët thanë se i ka vdekur truri.

Autoritetet kanë nisur një hetim për procedurat e sigurisë në teatër.

Fotot: Duket sikur është ende gjallë! Udhëtimi i rrallë i një Shenjtori

$
0
0

Trupi i balsamosur i murgut të shquar katolik i cili vdiq rreth 50 vjet më parë ka ardhur përsëri në Vatikan që të bekohet nga Papa në bazilikën e Shën Pjetrit përpara mijëra adhuruesve.

Trupi Padre Pios parakaloi nëpër rrugët në një arkivol kristali dhe kaloi përmes Vatikanit për të mbërritur në bazilikën e famshme me kërkesë të Papa Françeskut, në kuadër të eventeve që shënojnë vitin jubilar për katolikët.

Ai ishte i shoqëruar në udhëtimin për në Shën Pjetër nga një tjetër Shenjt, Leopold Mandic (1866-1942), një patër Kapuçin kroat i cili ishte, sikurse Pio, i njohur për aftësitë e tij në marrjen e rrëfimeve – një cilësi që Françesku dëshiron ta promovojë fort  gjatë vitit jubilar.

Pio

Revered: Padre Pio arrived back at The Vatican today nearly 50 years after his death at the personal request of Pope FrancisMystic: The Italian Friar regularly recounted having experienced both heavenly and diabolic vision when he was a live and was associated with many cases of miraculous recoveries of the sickFaithful: Thousands of worshipers turned out to see his body paraded in a crystal coffin through the streets of The Vatican to St Peter's BasilicaVenerated: Pope Francis has further promoted the veneration of Padre Pio by encouraging the creation of prayer groups dedicated to him when he was archbishop of Buenos AiresConfession: Padre Pio was accompanied by another Saint Leopold Mandic (1866-1942), a Croatian Capuchin who was also celebrated for his skill in receiving confessionsPio's legend was further enhanced after his death when, in 2008, his body was exhumed from his crypt to be put on display and was allegedly found to be in remarkably good conditionThe corpses of Padre Pio and Croatian Saint Leopold Mandic (1866-1942) will be on display until February 11While Pio was regarded with suspicion by popes John XXIII and Paul VI, he was admired by Polish pope John Paul II, who confessed to the friar when he was a young priestPadre Pio was canonised under Pope John-Paul II, Pio's brand of popular, mystical Catholicism was less popular with the Vatican authorities when he was aliveThe monk, who died in 1968 and was made a saint in 2008, remains one of the Church's most popular figuresPilgrims gather around the temperature-controlled shrine built to hold the revered 'mystic monk'Tomorrow his body will be transported back to Rome inside the crystal coffin to be put on display in the VaticanPadre Pio had been buried in San Giovanni Rotondo, the small, southeastern Italian town where he spent most of his life. Yesterday he was taken to Rome ahead of being displayed in the VaticanTwo faithful touch the glass cabinet holding Padre Pio, who was said to suffer from the stigmata phenomenon

10 vjet pa Vath Koreshin: Miqtë kujtojnë shkrimtarin dhe kineastin

$
0
0

Vath koreshiIshte zgjedhur salla e kinemasë së Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si pikëtakim mes miqve e kolegëve të shkrimtarit dhe skenaristit Vath Koreshi, të cilët në  10 vjetorin e ndarjes nga jeta u mblodhën ta kujtonin  jo vetëm për veprën e tij, por edhe për jetën, atë  familjare, të rrëfyer nga i biri, atë miqësore në tavolina kafenesh e biseda të ngrohta, por edhe si njeriun që kur mendonte se i kishte hyrë kauzave të drejta, luftonte me mish e shpirt për t’i parë  të realizuara…

Gjysmerrësira përndritej  nga flaka e qirinjve që i jepnin vendit atmosferën e përshpirtshme dhe tingujt vajtues të një pianoje që luante papushim, ndërsa fotografia e  Vath Koreshit, projektuar në ekranin e madh  dukej se i grishte të gjithë pjesëmarrësit të gërmonin mes kujtimeve për ta sjellë edhe njëherë të gjallë mikun e bashkëpunëtorin .

Fjalën i pari e mori Kujtim Çashku, i cili e kujtoi  Koreshin jo vetëm si kolegun me të cilin pat bashkëpunuar në disa raste, por edhe si mikun e Akademisë së Filmit & Multimedias Marubi, i shpallur edhe si President Nderi i saj.

“Jo vetëm që jetuam dhe punuam bashkë si  kineastë në  Kinostudio por  ishte edhe angazhimi i tij i plotë i hapjes së shkollës ‘Marubi’. Fotografia e tij në hyrje është një apel se nuk është aq e lehtë të mbrosh pasurinë kinematografike, identitetin, memorien apo ndërgjegjen shoqërore të një shoqërie ku bëjmë pjesë të gjithë” –tha  Çashku, ndërsa projektoi një prej momenteve , pak përpara se Koreshi të ndërronte jetë, kur përurohej Akademia “Marubi”

“Ky njeri, i cili në një farë mënyre edhe duke qenë hera-herës i veshur me pushtet, nuk u gllabërua asnjëherë nga pushteti. Vath Koreshi ishte njeri që qytetarinë e lartë që kishte nuk  mund ta identifikonte  në funksion të një pushteti.  Mendoj se ky zë bën thirrje të fuqishme në momentet aktuale, sepse është shndërruar një fenomen i tillë që duhet patjetër të vishesh me pushtet për të arritur qëllimet e tua” – tha Çashku, ndërsa kujtoi bashkëpunimin e fundit me Koreshin, në filmin “Syri magjik” skenarist i të cilit ishte i ndjeri dhe solli zërin e tij, ndërsa shprehej pas fitores së  çmimit  për skenarin më të mirë .  “Më shumë sesa e ndjej këtë sukses si autor, e ndjej më shumë si shqiptar.” –do të shprehej Koreshi.

“Është mbresëlënëse me sa modesti përjetohet çmimi që jepej për herë të parë , ai ishte  skenarist  dhe përjetimi ishte pa fanfarë apo pompozitet. Ky është një shembull tjetër sesi shpesh urtësia dhe modestia e tij  shpreh një ndjenjë qytetarie që i mungon shoqërisë sonë”, përfundoi Çashku, ndërsa fjalën e mori i biri, Dastid Koreshi , i cili solli dimensionin familjar të njeriut të letrave.

“Vathi më shumë se i familjes ishte i shoqërisë. Pas dhjetë vjetësh që nuk është mes nesh, në shkrimet, biseda, miqtë e tij flasin me të njëjtin pasion dhe dëshirë dhe deri diku shoh një lloj gare të pashpallur se kush e kush të thotë fjalët më të mira  dhe gjej rastin t’ju falënderoj në emër të familjes. Në analizën e një artisti që ka dhënë kontribut në shoqëri, kompleksiteti i figurës së tij është më i plotë kur ndërthuret   ajo çka dhënë në shoqëri me dimensionin familjar, sepse kjo e bën më të dashur edhe më njerëzor.  Vathi ka pasur një lidhje të natyrshme mes familjes dhe shoqërisë, për të familja ka qenë shoqëri dhe shoqëria familje. Pavarësisht vlerave, talenteve dhe virtyteve që e kanë bërë kaq të dashur, ka qenë urtësia, thjeshtësia, toleranca dhe durimi që ka pasur, që kanë ardhur sigurisht me një kosto. Ai nuk i është imponuar shoqërisë, por ka jetuar duke marrë përsipër përgjegjësinë për mbrojtjen e vlerave, sidomos pas periudhës së komunizmit kur shoqëria u zhvillua në të tjera dimensione , i ka bërë me aq force, qoftë edhe kur ishte ministër”, – përfundoi i biri, ndërsa Përparim Kabo kujtoi disa episode nga miqësia me Vath Koreshin  duke u ndalur në një takim  pas botimit të romanit të tij të fundit “Një grua me të verdha” ,  ku Koreshi i pat  kërkuar që pasi ta lexonte të bënte një shkrim rreth tij, një shkrim i cili vonoi.  “Prita 10 vjetorin dhe më 2 shkurt të këtij viti “Gazeta Shqiptare’ e botoi shkrimin. Mesazhet që kam marrë nga jashtë  kanë qenë vërtet kënaqësi” – u shpreh Kabo, ndërsa regjisori Pirro Milkani solli ndëmend bashkëpunimet në kinema me Koreshin.

“Me Vathin kam realizuar tre filma.  Por do ndalem te një,  te filmi “Në kufi të dy legjendave”;  film që flet për dy legjenda, një të vjetër dhe një moderne. E vjetra   rrëfen  sesi ajo shtriga bobozare përmbyste Myzeqenë dhe  modernia sesi njerëzit duan ta thajnë dhe shfrytëzojnë. Në këta dhjetë vjet që Vathi na mungon Shqipëria është përmbytur disa herë dhe them: “Ah mor Vath të ishe gjallë të shihje sesi Shqipëria e shkretë  vazhdon të  përmbytet nga shtriga bobozare!”. Kështu që për ta mbyllur nëse kinematografia arriti ato nivele të artit është sepse brumin, skenarin e merrte nga mjeshtër të fjalës e letërsisë siç ishin Vath Koreshi, Kiço Blushi, Natasha Lako, Ismail Kadare, Dritëro Agollit, etj., etj. Dhe me anë të tyre ne patëm mundësi të realizojmë ata filma që sot  e kësaj dite shoqëria shqiptare i sheh me ëndje”.

Edhe Natasha Lako kujtoi miqësinë e saj me Vath Koreshin, ndërsa u shpreh se i mbeti peng një kafe e fundit që ia pat premtuar , por që nuk mundi pasi shkrimtari u nda nga jeta papritur.

“Jemi në kohë krize  dhe ndodh që kur duam të hedhim  gjërat më të bukura dhe pikërisht sot në këtë kohë krize është një sulm i madh i pavetëdijshëm që gjërat më të bukura që ka bërë deri më sot Shqipëria   të nënvlerësohen. Sikur Vathi të mos kish shkruar gjë tjetër vetëm skenarin e këtij filmi që ka marrë çmim, ka një mesazh të jashtëzakonshëm dhe do të mbetet dhe nuk e di pse filma të tillë nuk shfaqen sot në televizion a kinema. Sa për letërsinë e Vathit,  kam kënaqësi shumë të madhe sepse shoh  në internet se ka sa vjen e më shumë shkrime të mira për letërsinë e Vathit”- përfundoi Lako.

Ishte data  3 shkurt e vitit 2006, kur shkrimtari Vath Koreshi ndërroi jetë duke lënë pas një opus të madh letrar.

S.B

 

 

Video/ Shkreli: Ç’trishtim Butrinti virtual i Institutit të Monumenteve

$
0
0

Screenshot_1-25Një turp është konsideruar nga ekspertët, kjo video që tregon “rindërtimin arkeologjik 3-D të teatrit romak të qytetit antik të Butrintit, pasuri Botërore e UNESCO-s”,- projekt i financuar nga UNESCO.

Pas kritikave që ka marrë nga disa ekspertë, si dhe nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ja çfarë thotë edhe arkitekti Artan Shkreli, Këshilltar i Kryeministrit për Territorin dhe Urbanistikën.

“Ç’trishtim ky rikonstruksion virtual i Teatrit në Butrint realizuar nga inekspertë! Për më tepër,  hedhur si ‘arritje’ në sajte që përndryshe do duhej të ishin, burime serioze informacioni”,- shkruan ai në Fb.

Forumi Për Trashëgiminë ka publikuar nga ana e tij, punimin e një eksperti për Butrintin, ku krahas fotos që ve përballë kësaj videoje, shënon atë që duhej të ishte në të vërtetë:

“Prerje hipotetike e struktures se Teatrit te Butrintit – realizuar nga eksperti Guri Pani”.

Ermira Babaliu: Artistet eskorta? Vendin e ka mbuluar imoraliteti

$
0
0

304432_361241747283435_1258701999_nPas rrëfimit të Xhesika Ndojës lidhur me propozimin nga deputeti, ka reaguar edhe këngëtarja Ermira Babaliu. Babaliu thotë në reagimin e saj në FB se, nuk është faji i saj, por i imoralitetit që ka përfshirë shoqërinë shqiptare.

Ja reagimi i saj:

“Problemi nuk eshte vajza e shkrete — problem eshte fenomeni imoralitet i cili ka perfshire shoqerine ne cdo cep – imoralitet qe ka demtuar rende vlerat jo me vetem te personit , por personalitetin ne pergjithesi, ne cdo fushe — trishtim i madh ! Te gjithë e dinë në Shqipëri që shumë nga personazhet e njohur të faqeve rozë janë escort ose si i thonë në shqip shoqëruese të shtrenjta. Vajza që nuk kanë punuar qoftë dhe një ditë, i sheh të hedhin në rrjete sociale foto në avionë privatë, plazhe eksluzivë, në qytete dhe hotele tejet të shtrenjtë mbuluar me stoli marramendëse.

Vajza nga Puka, ndoshta në mënyrë të rëndomtë vuri në pah vanitetin konsumist të kësaj shoqërie, e cila nuk beson në asnjë vlerë, përveç shpenzimit të vrullshëm të parave dhe lapërdhive. Ndoshta ajo nuk e di që mësues në Pukë ka qenë Migjeni, njeriu që shkroi tregimin ‘Historia e njenës nga ato’, rrëfenjë e cila përsëritet brez pas brezi, nga gjyshi tek biri dhe më pas tek nipi”./Tema/

babaliu

Viewing all 1708 articles
Browse latest View live