Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all 1708 articles
Browse latest View live

Video: Këngë labe në mes të Greqisë, në Televizionin më të madh…

$
0
0

maxresdefaultMund të mos e besoni, por grupi lab “Vllazërimi” ja ka bërë “fora” mu në mes të Greqisë dhe madje në televizionin më të madh grek “Alfa TV”….

Grupi lab ka qenë i ftuar në një nga spektaklet më të ndjekura të këtij kanali, ku ka deputuar me një nga këngët e tij më të njohura.

Kënga jo vetëm që është pëlqyer, por ka emocionuar mjaftë drejtuesit e spektaklit dhe spektatorët grekë, që e kanë brohoritur dhe përshëndetur me duartrokitje grupin nga Labëria.


Ja video e Butrintit në 3D! Ekspertët: Imazhet, fëminore!

$
0
0

Ministria e Kulturës publikon videon e rindërtimit hipotetik në 3D, të teatrit antik të Butrintit, një projekt i financuar nga UNESCO. Kanë reaguar Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë dhe ekspertët e arkitekturës, duke i konsideruar këto imazhe: fëminore dhe jashtë kontekstit historik të tij. Ndërsa një variant i prerjes hipotetike të strukturës së Teatrit të Butrintit – është realizuar nga eksperti Guri Pani, vlerësuar më afër origjinës se propozimi i Monumenteve

Rindërtimi hipotetik në 3D, i teatrit antik të Butrintit, duke paraqitur një version romak të qytetit, është përballur me kundërshtimet e specialistëve të arkeologjisë dhe arkitekturës, duke u vlerësuar si imazhe fëminore, jashtë kontekstit historik.

Projekti është publikuar në Youtube një ditë më parë dhe mban emrin e Parkut Kombëtar të Butrintit, Ministrisë së Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, që si duket është një projekt i financuar nga UNESCO.

Forumi për mbrojtjen e trashëgimisë e ka konsideruar  “palaçollëqe me paratë e UNESCO-s” realizmin e këtij projekti të paraqitur nga Instituti i Monumenteve. “Një render në trajtë video përpiqet të krijojë idenë se si ka qenë Teatri i Butrintit. Nuk do të kishte asnjë të keqe sikur kjo të ishte realizuar nga amatorë që për hobby merren me këto rikonstruksione hipotetike, por të përvetësohen mijëra euro për imazhe të tilla fëminore, pa rilevim të frizave reale të strukturës, me kolona të arta (!), me stile e ordera të çoroditur, me shkallare simetrike imagjinare, ndërkohë që fotot tregojnë të kundërtën, me kapitele ridikyle, me shtrimin e dyshemesë së orkestrës me kalldrëm, apo me morfologji të shfytyruar të mjedisit përreth, kjo është vërtet një injorim për arsyen e shëndoshë dhe punën njëshekullore në atë teatër. Ja çdo të thotë kur drejtimi i një institucioni shtetëror sundohet nga injoranca dhe arroganca, por ndofta edhe nga papërgjegjshmëria në rreze më të gjerë”

Por, veçmas, edhe ekspertët kanë reaguar, duke e konsideruar një turp këtë video që tregon “rindërtimin arkeologjik 3-D të teatrit romak të qytetit antik të Butrintit, pasuri Botërore e UNESCO-s”.

Arkitekti Artan Shkreli,  Këshilltar i Kryeministrit për Territorin dhe Urbanistikën, shkruan: “Ç’trishtim ky rikonstruksion virtual i Teatrit në Butrint realizuar nga inekspertë! Për më tepër,  hedhur si “arritje” në sajte që përndryshe do duhej të ishin, burime serioze informacioni”.

Nga ana tjetër, Forumi Për Trashëgiminë ka publikuar nga ana e tij, punimin e një eksperti për Butrintin, ku krahas fotos që vë përballë kësaj videoje, shënon atë që duhej të ishte në të vërtetë:

Prerje hipotetike e strukturës së Teatrit të Butrintit – realizuar nga eksperti Guri Pani, i cili përveçse pamjes, jep dhe këtë shënim: “Teatri i Butrint ruan gjurmët e periudhës Greke, që është kryesisht cavea dhe gjurmët e rikonstruksionit që pësoi në periudhën romake. Teatri ka qenë i mbuluar me tendë në periudhën romake dhe ata që e njohin sadopak teatrin romak do të shikojnë edhe sot gjurmët e ruajtura në cavenë e teatrit të disa foleve, ku lidheshin litarët që mbanin të tendosur tendën”.

Çfarë shkakton gjithnjë reagim mes ekspertëve lidhet edhe me punët e Ministrisë së Kulturës, nga e cila gjithnjë dalin projekte që më vonë përplasin specialistët e fushave, që si duket në asnjë rast nuk iu merret mendim. Kështu si duket, ka ndodhur dhe me Butrintin virtual ku medium i vetëm në të cilën shprehen janë rrjetet sociale, ku dhe në këtë projekt nuk kanë munguar reagimet duke shpjeguar pse nuk mund të qëndrojë e të bëhet i zbatueshëm projekti i propozuar nga Instituti i Monumenteve. Por si në këtë rast, Ministria e Kulturës, që drejtohet nga Mirela Kumbaro, vazhdon të qëndrojë stoike karshi ekspertëve dhe shqetësimeve që vijnë nga terreni i monumenteve duke refuzuar çdo mundësi dëgjimi nga ata. Propaganda që rrjedh nga kultura e Kumbaros, si duket bëhet nxitëse e vazhdueshme, sidomos kohëve të fundit, e ballafaqimit të një realiteti tjetër, sa i takon trashëgimisë./V.M

 

Ndërtim hipotetik i teatrit të Butrintit në periudhën romake.

Shfaqet në Youtube paraqitja e rindërtimit të Butrintit, duke pasuar me një përshkrim mbi legjendën e saj, e themeluar në Epir, nga Heleni, një orakull i famshëm. Djali i mbretit Trojan, Priamit. Butrinti përmendet për herë të parë nga Hekateu, në fund të shek. VI p.e.s., fillimisht bënte pjesë në bashkësinë e Kaonëve, e më vonë në Epir.

Në vitet ’40 të shek. I p.e.s legjionet e Jul Çezarit zbarkuan në Butrint dhe e romanizuan atë. Ndërsa ndërtimi i teatrit të Butrintit mund të ketë filluar gjatë periudhës së sundimit të Pirros rreth shek. IV-II p.e.s.

Në Youtube jepet përshkrimi i teatrit ku vendet e uljes në teatër, kavea janë realizuar duke u mbështetur në faqen e kodrës sipas teknikës helene.

Në lindje dhe perëndim, ato mbështeten me blloqe guri, analemat- e quajnë.

Pjesa e sipërme e shkallareve, ndahet nga ajo poshtë me anë të një rrugice gjysmë rrethore.

Pjesa qendrore e teatrit është orkestra e shtruar me blloqe guri.

Në jug ndodhet skena e teatrit. Rikonstruksioni i pjesës më të madhe të kompleksit, thuhet se u realizua nga romakët, ndoshta rreth fundit të shek. II p.e.s. Kavea u zmadhua dhe skena u rindërtua krejtësisht. Skulpturat e zbuluara gjatë gërmimeve arkeologjike të viteve ’30, janë ato të gjeneralit Agripa, dhe Apollonit (Dea e Butrintit), Augustit dhe gruas së tij Livia.

A ishte amaneti i Kodrës të varrosej në Kodrat e Liqenit?

$
0
0

Ibrahim-KodraDy palë pretendojnë dëshirën e fundit të piktorit të shquar; bashkëvendësit që të varrosej në një kodër ku të shihte kalanë e Ishmit, Krujën dhe Tiranën bashkë me detin…, ndërsa Behgjet Pacolli e Fatos Faslliu, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës, ngulmojnë se vullneti i fundit i Ibrahim Kodrës ishte të prehej në Tiranë, në një vend ku të vizitohej nga bashkatdhetarë të shumtë të tij…

Eshtrat e Mjeshtrit Ibrahim Kodra, do të pushojnë në Kodrat e Liqenit, më datë 12 shkurt, sipas amanetit të tij të fundit. Kështu ka njoftuar ditën e djeshme Ministria e Kulturës, duke lënë të kuptohet se mosmarrëveshja me banorët e Ishmit, të cilët penguan zhvarrosjen pak ditë më parë nga kodra pranë kalasë, është zgjidhur.

Të dyja palët kanë pretenduar se ka qenë dëshira e fundit e piktorit të shquar; bashkëvendësit që të varrosej në një kodër ku të shihte kalanë e Ishmit, Krujën dhe Tiranën bashkë me detin…, ndërsa Behgjet Pacolli, Fatos Faslliu, kryetarë të Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Lugano dhe në Durrës, kanë depozituar kërkesën pranë Ministrisë së Kulturës se vullneti i fundit i Ibrahim Kodrës ishte të prehej në Tiranë, në një vend ku të vizitohej nga bashkatdhetarë të shumtë të tij…

Thuhet se për shkak të një mungese koordinimi, kjo gjë nuk u bë e mundur më 2006–ën, ku trupi i pajetë i piktorit udhëtoi nga Milano për të pushuar në Ishëm të Durrësit.

Për ta çuar në vend amanetin është pritur 10–vjetori i ndarjes nga jeta. Kodra ndërroi jetë më 7 shkurt të 2006–ës, në moshën 88–vjeçare, ndërsa u varros tri ditë më vonë, më 10 shkurt të po atij viti.

Ministria e Kulturës ka vijuar në njoftimin e saj se janë marrë të gjitha masat për të realizuar ceremoninë e nderit, që do të mbahet në Kodrat e Liqenit Artificial, ku do të marrin pjesë personalitete të larta të vendit.

Sa i përket memorialit aktual në Ishëm, ai do të qëndrojë atje dhe do të plotësohet me një pllakë përkujtimore ku do të shkruhet:

“Ishmi është krenar për birin e vet, piktorin e madh, nderin e kombit Ibrahim Kodra (1918-2006), që tani prehet sipas vullnetit të tij të mbramë në Tiranë, pranë figurave të shquara të kulturës kombëtare”. Edhe vënia e kësaj pllake përkujtimore, do të shoqërohet me një ceremoni zyrtare nderimi.

“Ministria e Kulturës, në mbështetje të vullnetit të fundit të Mjeshtrit Ibrahim Kodra, piktorit me famë botërore, është e mendimit se memoriali i tij, i vendosur në krah të figurave të mëdha të kombit shqiptar si Faik Konica, Vëllezërit Frashëri, nderon figurën e madhe të Kodrës si dhe do të nderonte shtetin shqiptar në plotësimin e këtij vullneti.

Ky Memorial në nder të tij është respekt i emrit, kontributit, dashurisë për figurat e vyera të kulturës shqiptare, të cilët kanë lartësuar emrin e kombit në nivele ndërkombëtare” – shkruhet në njoftimin për mediet.

Dhjetë vite më parë, Kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha, ngriti një delegacion të posaçëm, kryesuar nga ministri i Kulturës, Bujar Leskaj, për të organizuar ceremoninë mortore e për të çuar në vend amanetin e lënë nga ai që ish-kryeministri Berisha e quante “kolos i kubizmit” .

Amaneti i piktorit ishte të prehej në baltën e tij, në Ishëm, aty ku gjendej edhe shtëpia e tij e lindjes.

Në një intervistë të dhjetë viteve më parë , kryetari i Shoqatës “Ibrahim Kodra” dhe një prej njerëzve të afërt të piktorit –veçanërisht në tre muajt e fundit të jetës – si edhe një prej trashëgimtarëve të pasurisë së tij, Fatos Faslliu , i pyetur nëse Kodra do të varrosej në vendlindje, përgjigjej se kishte gjasa të varrosej në Tiranë, madje ai thoshte se Ministria e Jashtme kishte krijuar edhe një shtab. “Amaneti i tij ishte që ‘të pushonte’ në Tiranë… ”  –do të thoshte Faslliu.

I lindur më 22 prill të vitit 1918 në fshatin Ishëm, Ibrahim Kodra do ta linte Shqipërinë në moshën 20–vjeçare, për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare përtej detit, ndërsa do ta ndante jetën mes Romës e Milanos. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon raporte me piktorë të mëdhenj, si: Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë, nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni te Munari, dhe Marotta.

Më 1996–ën , Presidenti i asaj kohe Sali Berisha, i akordon urdhrin “Nderi i Kombit”, piktorit të njohur si i fundmit i post-kubistëve, ndërsa vizita e tij e fundit në atdhe sa ishte gjallë, do të qe në verën e 2003–shit, në ekspozitën e realizuar me rastin e 85–vjetorit të piktorit, ku në Galerinë Kombëtare të Arteve u shfaqën 44 vepra origjinale të tij.

Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara, ndërsa në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ruhen vetëm dy tablo të Ibrahim Kodrës, që i përkasin periudhës së viteve ’25 –’30.

Megjithëse është pretenduar se ka qenë vullneti i Ibrahim Kodrës varrimi i tij në Tiranë, në testamentin e të ndjerit, i çelur më 18 shkurt të vitit 2006, nga aq sa është zbuluar në medie, nuk kishte asnjë specifikë mbi vendin se ku do të prehej piktori.

Dëshira e fundit e lënë me shkrim e Kodrës, ishte t’ia linte të gjithë pasurinë e tij materiale e shpirtërore, dy fondacioneve kulturore “Ibrahim Kodra”, një në Zvicër e një në Shqipëri, të drejtuar nga Pacolli e Faslliu. Përgjegjësi i zbatimit të këtij testamenti apo thënë ndryshe –kuratori i testamentit- do të jetë, Zoti Fatos Faslliu, kryetari i shoqatës Kulturore Itali –Shqipëri”, ndërsa  Shtëpia e mjeshtrit Ibrahim Kodra, është lënë në testament të kthehet në “Shtëpia Muze e Mjeshtrit Kodra”. Vlera e testamentit që u është lënë fondacioneve, do të përdorej ekskluzivisht për hapjen e ekspozitave dhe përhapjen e emrit të mjeshtrit, si edhe në shërbim të talenteve të reja shqiptare, në pikturë e të gjitha fushat e artit.

Megjithatë banorët e Ishmit dhe të afërm të piktorit, janë të sigurt se ka qenë dëshira e tij e fundit të varroset në vendin ku prehet aktualisht , duke thënë se ai është bir i Ishmit dhe vendi i tij është aty. “Të vinë me çfarë të duan dhe si të duan se ne do t’i mbrojmë eshtrat e tij. I kanë vjedhur pikturat, por trupin nuk do t’ia vjedhin” – janë shprehur banorët.

Varri i piktorit me famë botërore, është bërë tashmë një pikë atraksioni për ata që duan të vizitojnë Durrësin dhe rrethinat në guidat turistike, i cili edhe pse me famë botërore zgjodhi fshatin e tij të vogël për të pushuar përgjithmonë… deri më 12 shkurt ku banesë e fundit do të jenë kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.

S.Balliu

Prezantohet në Mynih libri i diplomatit Bashkim Zeneli

$
0
0

zeneliDiten e shtune, ne Mynih te Gjermanise u promovua libri i diplomatit te njohur Bashkim Zeneli “Per Gjermanine, histori diplomatike dhe kujtime”.

Veprimtaria u organizua nga Konsullata e Pergjithshme e Kosoves ne Bavari ne bashkepunim me shoqaten Besa. Salla e Kulturhaus ishte e tejmbushur me shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves qe shfaqen nje interesim te vecante per te bashkebiseduar me autorin e tij, ambasadorin Bashkim Zeneli.

Fjalen e hapjes e mbajti Konsulli i Pergjithshem i Kosoves ne Mynih, z. Naser Idrizi. Ai midis te tjerash theksoi se e ndermarrim ne kete iniciative per promovimin e librit te Ambasadorit Zeneli, sepse krahas vlerave te tjera te gjithanshme nje vemendje e vecante i kushtohet luftes se Kosoves per liri ne vitet 1998-1999 dhe rolit te njohur te ambasadorit Zeneli ne Gjermani ne mbeshtetje te kesaj lufte,

Per librin “Per Gjermanine, histori diplomatike dhe kujtime” foli publicisti i njohur dhe nje nga drektuesit kryesore te UCK-se, z.Bedri Islami. Ai tha se ky eshte nje liber i mrekullueshem i shkruar me nje stil qe te mberthen ne cdo faqe te tij. Autori ka humultuar ne menyre te gjithanshme per te eveidentuar punen e madhe dhe te paepur te diplomacise dhe politikes gjermane qe nga viti 1945 deri ne vitin 1990, per te mbajtur gjalle dhe per te bere realitet endrren dhe aspiraten e madhe per bashkim.

Duke vazhduar me tej, z. Bedri Islami tha se roli i ambasadorit Bashkim Zeneli ne aspektin politik dhe diplomatik ne Gjermani per ceshtjen e Kosoves eshte i vecante dhe nder te rallet. Ne faqet e librit del qarte jo vetem puna e palodhur per forcimin e bashkepunimit midis Gjermanise dhe Shqiperise, por edhe e mbeshtjetjes se pakursyer qe i ka dhene veprimtarise se UCK-se ne luften per lirine e Kosoves. Ai ka qene nje ambasador shume aktiv dhe me personalitet te larte i Shqiperise, por pa kaq ka qene i tille per Kosoven.

Historite qe sillen ne liber flasin hapur per kete dhe ne qe kemi bashkepunuar aq nga afer me ambasadorin Zeneli gjate luftes se Kosoves, jemi deshmitaret me te mire te kesaj pune. Ne i kemi shprehur dhe i shprehim ambasadorit Zeneli mirenjohjen me te thelle per kete kontribut.

Pastaj u zhvillua nje bashkebisedim shume vellazor midis autorit te librit dhe te pranishmeve te shumte qe mbushnin sallen. Ata vleresuan jo vetem librin, por vecanerisht veprimtarine e njohur diplomatike dhe politike te ambasadorit Zeneli gjate viteve te sherbimit te tij ne Gjermani.

Libri ka ngjallur nje interes te madh ne Gjermani dhe pritet qe te ditet e ardhshme te zhvillohen takime edhe ne Koln, Berlin, Hamburg etj.

Një kostum shqiptar i Bajronit tek “Lufta dhe Paqja”

$
0
0

Miliona njerëz jo vetëm në Britani u gozhduan përpara televizorit mbrëmë për të parë episodin e fundit të serialit të BBC, “Lufta dhe Paqja”.

Vepra e Tolstoit vjen e ekranizuar nga mjeshtri Tom Harper.

Rusët kanë shprehur interes për të blerë të drejtat e transmetimit të serialit, raporton BBC.

Shumë komentues rusë thonë se u ka pëlqyer ajo çfarë kanë parë, kryesisht duke pirateruar serialin online.

Ndërsa mediat britanike kanë vlerësuar sidomos kostumet në këtë dramë, rusët thonë se ky është një problem i dramës.

“Nëse sheh kostumet, ato janë të tmerrshme. E kupton menjëherë se ata nuk janë rusë,” thotë Alyona Reshetnikova.

Në të vërtetë, në serial shfaqet edhe një kostum shqiptar.

Bëhet fjalë për kostumin me të cilin ka pozuar Lord Bajroni.

Për të marrë pjesë në opera, ngatërrestari i pandershëm Fedya Dolokhov vesh një kostum persian.

Pikërisht ky kostum persian është imitim i veshjes që mban Bajroni në pikturën e famshme të vitit 1813, me autor Thomas Phillips.

Kostumi i Bajronit është edhe aktualisht i ekspozuar në Bowood House në Wiltshire.

Dizajneri Edward K Gibbon thotë: “Tolstoi është shumë i qartë kur përshkruan se si Dolokhov futet në opera. Ky portret i Bajronit ka shërbyer për frymëzim. Edhe pse ai ka veshur një kostum shqiptar, Persia dhe Shqipëria kishin shumë lidhje në atë kohë. Romanticizmi i errët dhe i rrezikshëm i Bajronit shkon shumë me Dolokhov-in dhe manovrat e tij të tmerrshme”.

Painted in 1813 by portrait painter Thomas Phillips, Byron, with his swaggering good looks, had become a literary celebrity the year before this with the publication of the first part of poem Childe Harold's PilgrimageRoguish troublemaker Fedya Dolokhov (Tom Burke) wore 'Persian dress' according to Tolstoy to attend the opera. This was shown in Episode 4

Ushtrimet e Melankolisë: Zogaj dhe shqetësimet e poetit

$
0
0

prec zogaj“Ushtrimet e Melankolisë”, nën logon e “Mapo Editions”, libër që do të përurohet ditën e mërkurë në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Për Lezhën, për nënën, për kohën, jetën e dashurinë, për vdekjen, melankolinë, poezinë e poetët… Janë këto disa nga temat që prek poezia e përmbledhur në 157 faqet e përmbledhjes, që Zogaj e ka ndarë në katër cikle poetike. 

E kanë njohur si poet më së pari, politikanin e publicistin Preç Zogaj dhe atyre që shpesh e harrojnë, ai ka dëshirë t’ua rikujtojë, duke botuar thuajse çdo tre a katër vjet një libër të ri me poezi. Sapo ka botuar përmbledhjen më të re “Ushtrimet e Melankolisë”, nën logon e “Mapo Editions”, libër që do të përurohet ditën e mërkurë, në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.

Për Lezhën, për nënën, për kohën, jetën e dashurinë, për vdekjen, melankolinë, poezinë e poetët… Janë këto disa nga temat që prek poezia e përmbledhur në 157 faqet e përmbledhjes, që Zogaj e ka ndarë në katër cikle poetike; E paanë jeta, një klithmë larg fundit– ku spikatin poezi për vendlindjen, dhimbjen, vdekjen, zgjimet… Ushtrimet e melankolisë është cikli i dytë, të cilin autori e ka zgjedhur të titullojë përmbledhjen, si një përgjigje e natyrës së poezisë së Zogajt. Cikli i tretë, Na ishte njëherë poezia sjell ndjenjat e poetit dhe poezisë, jo më si krijim i dalë nga fantazia dhe pena, por si një entitet më vete, madje edhe krijues, ndërsa autorin e mundon pyetja …’po të më dojë poezia mua’, disa faqe nga ky cikël ua ka kushtuar poetëve, bashkëvendësit të tij Ndoc Gjetja, Fatos Arapit, portugezit të famshëm Fernando Pessoa, me të cilin Zogaj  bën edhe analogji: “Shumë e kanë menduar Pessoa–n si poetin e vetmuar, të izoluar nga shoqëria, por unë kam lexuar ese dhe artikuj të tij, ku ai duket shumë i angazhuar politikisht. Jo si një eksponent politik, por si një qytetar”, rrëfen Zogaj, ndërsa edhe veten e sheh po ashtu; një poet që nuk ka pushuar kurrë së qeni i tillë, i angazhuar edhe politikisht. Ndaj edhe këtë libër e sheh si një lloj replike, jo e llojit politik, por me pretendimit e një replike artistike përkundrejt atmosferës së kohës, të cilën Zogaj e cilëson si të mbushur me tension, arrogancë, dëshpërim e dhunë. Ky është kontrapunkti i tij poetik, dimensioni i ndjenjës që i përgjigjet realitetit.

Cikli i katërt dhe ai që përmbyll këtë libër, i cili pas pak ditësh do të gjendet në të gjitha libraritë e vendit, titulluar Koka ka rritur shpejtësinë, është një lloj përsiatjeje filozofike e shpirtërore mes nostalgjisë për të kaluarën, gëzimit të çastit, të ardhmes që bëhet e shkuar pandalshëm.

Janë poezi, të cilat autori i ka shkruar gjatë viteve 2013–2015, fill pas botimit të librit të tij të parafundit me poezi “Fundi, një fëmijëri tjetër”, më 2013–ën , fare pak janë më të hershme të pabotuara dhe pesë syresh të botuara më parë, poeti i ka rishikuar për t’i sjellë në një formë më të re. Zogaj rrëfen se nuk ka ndalur kurrë së shkruari poezi dhe i boton me shpeshtësi të rregullta, të kthyera në cikle kohore. Ai është një prej poetëve të brezit të viteve ’80, i cili shënon një periodicitet botimesh, që flasin rreth një poeti të përkushtuar, thotë ai.

Numëron prej fillimviteve ’90, 7 libra me poezi të botuara, por duke cituar poetin e madh argjentinas Jorge Luis Borges, Zogaj thotë se pavarësisht ndarjes kronologjike, poeti shkruan vetëm një libër. Edhe për të poezia është një lloj ditari poetik i autorit.

Atyre që e pyesin se ku e gjen kohën të shkruajë poezi, pas angazhimeve si politikan e publicist, ai u përgjigjet se të shkruarit vjen vetë dhe poezia i imponohet poetit, ndërsa poeti politikanit.

“Poetët janë marrë gjithnjë me politikë, sepse është veprimtari me diapazon të gjerë. Nuk ka të bëjë vetëm me diapazone, por me angazhimin dhe shqetësimin qytetar”, -saktëson ai.

Poezia e gjen vetë kohën për t’u shkruar, qoftë në fund të një dite të kryesuar nga debati politik, apo në ditë dhe relieve të kushtuar letërsisë, si Ditët Letrare të Razmës, organizuar nga Universiteti Europian të Tiranës, ku Zogaj rrëfen se shkroi një poezi  fundmajin e shkuar, ku mes vargjesh, poeti sjell dy kohë të shkrira në luginën mes malesh… Sa për poezinë, pa më të voglin dyshim, Zogaj pohon se është pasioni më i madh i jetës së tij.

S.Balliu

Galeria riciklon socrealizmin!

$
0
0

lumtirie dhramiE panjohur krejtësisht pas ’90-ës, as e publikuar dhe as e ekspozuar, për Lumturije Dhramin është lajmëruar nga Galeria Kombëtare e Arteve, një ekspozitë retrospektivë, si artistja e parë femër e diplomuar për grafikë. Një punë 30-vjeçare, që u krijua në socrealizëm, ndikuar nga atmosfera politike e sociale, s’duket aq “moderne” sa për t’iu shmangur riciklimit të “njeriut të ri”

E panjohur krejtësisht pas ’90-ës, as e publikuar dhe as e ekspozuar, për Lumturije Dhramin është lajmëruar nga Galeria Kombëtare e Arteve, një ekspozitë retrospektivë.

Ka një mungesë koherence dhe një axhendë artistike të ndërtuar pa strategji nga GKA. Askush nuk merr vesh se ç’rrjedhë arti kalon aty. E vendosur, sidomos në këtë vit, në krizën e financimit, jo pak herë drejtori i saj, Artan Shabani, mbetet një njeri i përjashtuar nga vëmendja prej lart.

Por, nuk është e para herë që Galeria mbetet viktimë e rastësive të ekspozimit. Në këtë pozitë, si duket zgjidhja, mbetet riciklimi i punëve, si rasti i fundit ku pritet të shihen punët në retro të Dhramit. Argumenti për galerinë si kuratore e saj, lidhet me faktin se po sjell në vëmendje të parën artiste femër të diplomuar për grafikë. Ky është një kufi për artet pamore në Shqipëri, duke e vlerësuar se ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kësaj gjinie. Prezantimi i krijimtarisë së grafistes është i plotë, duke përmbledhur në një periudhë 30-vjeçare prej viteve 1956-1986.

Thuhet se në veprën e Dhramit mbizotëron grafika e thjeshtë, realiste e që komunikon me publikun. Por nga ana tjetër, pjesa më e madhe e artit të saj grafik, shtrihet në periudhën e Realizimit Socialist, rrjedhimisht temat e subjektet në ciklet e punuara, lidhen me këtë realitet ashtu si krijimtaria e shumë artistëve të tjerë që aplikuan grafikën.

“Pavarësisht realitetit dhe atmosferës artistike, apo ndikimeve politike e sociale, Lumturije Dhrami përdori vazhdimisht elementët modernë të grafikës dhe veprat e saj mbeten një vlerë e pamohueshme në artin pamor shqiptar”. Fjala “pavarësisht realitetit” është një dimension alibie e përdorur jo pak, pothuaj në gjitha skenat e artit shqiptar gjatë diktaturës. Nëse ky rast reflekton një art shërbestar në funksion të ideologjisë dhe skematizmit të diktaturës, pasi nuk mund të ndahet atmosfera dhe ndikimi politik mbi veprën, për ta quajtur edhe “moderne” në të njëjtën kohë. Në këtë kontekst nuk ka ndonjë refuzim estetik të Dhramit, veçse një pranim të kësaj “atmosfere”, për ta lënë pothuaj të qetë në riciklimin që Galeria po i bën në këtë rast socrealizmit.

Për këtë, fare qartë flasin titujt e punëve të artistes, që i përkasin evokimit të luftës partizane, pavarësisht se është e para artiste që ka aplikuar grafikën si “Shtypi ilegal”, “Vdekje fashizmit, liri popullit”, “Greva e Kuçovës”; nga jeta dhe puna e ndërtimit të socializmit “Epoka jonë”, “Fshatari”, “Gruaja që pi ujë”, “Agronomja”, “Rruga jonë”, “Ndërtuesi”, “Punëtori i peshkimit”, “Ushtarët”. Në fakt, nga kjo e shkuar, grafika shqiptare e renditet Dhramin në axhendën e “njeriut të ri socialist”, si epruvetë ideologjike ku komunizmi degradoi çdo parim estetik, ndjeshmëri dhe arsye për t’i konsideruar piktorë. V.M

 

Konferenca në Bibliotekë: Kadare lexohet pas ditëlindjes

$
0
0

e-ftesa (2) kadareBiblioteka Kombëtare publikon axhendën e veprimtarive në kremtimet e Vitit Kulturor kushtuar Ismail Kadaresë në 80-vjetorin e lindjes, konferenca shkencore dhe ekspozita “Qytetet e Kadaresë”, mbi imazhet simbolike të veprave të shkrimtarit

Deri tani festa për ditëlindjen e Kadaresë ka qenë pothuaj një dehje kolektive qoftë edhe institucionale, por pa folur për një marrëdhënie të këtij autori me kulturën, si letërsi, si botë leximesh, si përvoja estetike apo si projekt letrar. Në këtë tërheqje, Biblioteka Kombëtare ka publikuar dje disa aktivitete në kërkim të raportit të privilegjuar që ka ndërtuar shkrimtari me kulturës shqiptare, e përmes saj dhe me atë botërore.

Për të perceptuar 65 vjet krijimtari letrare të pandërprerë, kur Kadare nisi marrëdhënien specifike, që zë fill me botimet e hershme, vijon me intensitet dhe komplekse edhe sot, pikërisht për të rrokur disa nga pamjet më bashkëkohore të këtij rrugëtimi kulturor, Biblioteka Kombëtare, në bashkëpunim me botën akademike dhe botues, zhvillon tri afri të ndryshme, studimore, estetike e informative, përmes konferencës shkencore “Ismail Kadare: Leximi dhe interpretimi”, ekspozitën “Qytetet e Kadaresë”, si dhe promovime të disa botimeve shkencore, realizuar në rastin e 80 vjetorit të shkrimtarit.

Për konferencën shkencore, “Ismail Kadare: Leximi dhe interpretimi”,  biblioteka fton akademikët: Rexhep Ismajli, Floresha Dado, shkrimtarin Bashkim Shehu, Ardian Ndreca, prof. Persida Asllanit, prof. as. Mark Marku etj., të cilët do marrin në shqyrtim “mundësitë e reja të leximit dhe interpretimit të veprës kadareane”.

“Nga romanet te poezia, nga dialogu te digresioni, nga shkrimi te teksti, nga fiksioni te eseja, nga botimet kritike te leximet subjektive, tipar i kësaj konferencë mbetet në thelb sfida e përhershme e leximit dhe interpretimit të letërsisë”, thuhet në njoftimin për mediat nga Biblioteka Kombëtare.

Ndërsa për ekspozitën “Qytetet e Kadaresë”, synohet që përmes titujve, pasazheve, librave por edhe imazhesh simbolike, të ndërtohet një nga tiparet më interesante të veprës së Kadaresë, “shkrimin e Qytetit”, shndërrimin e tij në një personazh të mirëfilltë letrar.

“Ky shkrim specifik zhvillohet falë një procesi  të përhershëm rikthimi e rishkrimi, kompleksiteti kujtese, ëndërrimi e invokimi, vëzhgimi dhe zbulese. Natyrshëm, ekspozita ‘Qytetet e Kadaresë’ e nis rrugëtimin me një nga pamjet më mbresëlënëse dhe më ndikuese të veprës së Kadaresë, siç është rrugëtimi brilant në kujtesën e qytetit të tij të lindjes, Gjirokastrës, që pikërisht për këtë bëhet edhe Qytet universal. Më tej, ajo vijon me qytetet e tjera, që kanë lënë mbresë jo vetëm në jetën e autorit, por sidomos në krijimet e tij: Moska, Stambolli, Tirana, Parisi etj.” Këto qytete, ashtu siç po e mendojnë organizatorët do të vijnë jo thjesht të përshkruara,  por themelore në subjektet e prozës  apo në fatet e personazheve të tyre, herë si qytete-kujtesë, herë si qytete-mungesë, herë si qytete-pushteti, herë si qytete-rinie, e herë si qytete-lirie.


Preç Zogaj bën bashkë politikën e poetikën

$
0
0

zogaj3Miq, kolegë nga fusha e letrave si edhe ajo e politikës, ku spikati prania e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, botues, njerëz të medias e akademikë ishin të pranishëm mbrëmjen e djeshme në përurimin e përmbledhjes poetike të Zogajt, titulluar “Ushtrimet e Melankolisë” , poezi të cilat autori i ka shkruar vitet e fundit.

Jo vetëm mjedisi klasik i veshur me statuja që evokonin antikitetin, por edhe interpretimi i aktorëve të njohur të skenës së teatrit, si: Yllka Mujo apo Sokol Angjeli, sollën atmosferën e duhur për muzën poetike, që erdhi në formën e librit më të ri me poezi të politikanit e publicistit të njohur, Preç Zogaj, i cili kur vjen puna te cilësimet ka dëshirë ta saktësojë se së pari ai mbetet poeti, poeti me një karrierë tashmë 30-vjeçare dhe dhjetëra libra të botuar në këtë dimension shpirtëror.

Miq, kolegë nga fusha e letrave si edhe ajo e politikës, ku spikati prania e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, botues, njerëz të medias e akademikë ishin të pranishëm mbrëmjen e djeshme në përurimin e përmbledhjes poetike të Zogajt, titulluar “Ushtrimet e Melankolisë” , poezi të cilat autori i ka shkruar vitet e fundit, në periudhën 2013–2015, fill pas botimit të librit të tij të parafundit me poezi “Fundi, një fëmijëri tjetër”

Për Lezhën, për nënën, për kohën, jetën e dashurinë, për vdekjen, melankolinë, poezinë e poetët… Janë këto disa nga temat që prek poezia e përmbledhur në 157 faqet e përmbledhjes, që Zogaj e ka ndarë në katër cikle poetike: E paanë jeta, një klithmë larg fundit; Ushtrimet e melankolisë ; Na ishte njëherë poezia dhe Koka ka rritur shpejtësinë.

Ky përurim ishte konceptuar më shumë si një mbrëmje poetike , ku aktorët lexuan disa prej poezive për të pranishmit, ku mikpritësi duke falënderuar miqtë e ardhur për rastin, deshi më shumë të flasë përmes gjuhës poetike.

Shkrimtari Rudolf Marku vlerësoi shpirtin dhe ndjeshmërinë në poezinë e Zogajt.

“Të gjitha poezitë e këtij libri me titullin magjik “Ushtrimet e Melankolisë”, ngulin këmbë se poezia është Shpirti, është ndjeshmëri, është spontaniteti, është ritmi që kapet veç me veshët e ndjeshëm. Çfarë është poezia? – pyeste Robert Frost. Do përgjigjej: Ajo çfarë mbetet pa u përkthyer kur ti përkthen një tekst poetik, diferenca mes tekstit origjinal dhe përkthimit të tij. Është fryma” – u shpreh Marku, duke shtuar se qysh në fillimet e veta poetike, Zogaj ka shfaqur disa tipare dalluese “…ndjeshmërinë e thellë, spontanitetin, natyrshmërinë, elegancën gjuhësore, mahnitjen poetike, idiomatiken vetjake, sintaksën origjinale, kapriçon si kundërshti e klasifikimit gjuhësor, freskinë, nisjen. Çdo poezi është një nisje, një fillim, një udhëtim shpirtëror . Por erdhi Pessoa dhe shpiku nisjen e Re, Nisjen pa mbërritje, në vetminë më të thellë. Me varkat e gjuhës , shkruan Preç Zogaj për bashkatdhetarin e Vasco de Gamës, Fernando Pessoa-n, këtë eksplorues të shpirtit”- vijoi shkrimtari Rudolf Marku, duke theksuar se mbi të gjitha, veçantia e poezisë së Preç Zogajt është mahnitja poetike. “Për mendimin tim poezia nuk është gjë tjetër veçse mahnitje poetike, kureshtjen për t’i parë gjërat me entuziazmin dhe trishtimin e fëmijës që sheh për herë të parë. Poeti ka privilegjin për të qenë fëmijë dhe në moshën e Burrit dhe Gruas. …Kam dalë nga vuajtja me gjithë karmë /në këtë cep të yllit…

e pastaj më vonë: …Gati po kënaqem me asgjënë. Te poezia e Preç Zogajt ndjej qartësinë e limpiditetin e fjalës , por edhe ambivalencën e detajit poetik. Në mëshimin e ndjeshmërisë më të thellë shfaqet sarkazma dhe nënqeshja e trishtë” . Marku e quajti veprën poetike të Zogajt si një normalitet i rrallë, fatlum, madje edhe pak aksidental për realitetin shqiptar.

“Një frymëmarrje e lirë, Një bukuri e pa dhunuar . Besoj se librat si ‘Ushtrimet e Melankolisë’ na japin të besojmë se e bukura, mirësia, njerëzorja nuk qenkan nocione abstrakte, se shpirti njerëzor dhe ndjeshmëri qenkan ende gjallë. Të rralla e të hedhura në thellësi oqeanike, si perlat. Por prapë ekzistuese. Madje dhe te ne, shqiptarët”, përfundoi Marku.

Kjo përmbledhje poetike vjen si botim i MAPO Editions”, pjesë e Fondacionit MAPO, i cili me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës ka ndërmarrë nismën letrare me botime të letërsisë artistike të poetëve e shkrimtarëve shqiptarë.

Kjo nismë që vjen për t’i dhënë hov letrave shqipe ka nisur pesë vite më parë me çeljen e Suplementit “MAPO Letrare” , e cila çdo fundjavë i dedikohet letërsisë , duke u pasuar nga krijimi i klubit të kritikës shqip, ku në faqet e këtij suplementi vijnë recensione dhe kritika nga emra të njohur si Diana Çuli, Rudolf Marku, Gentian Çoçoli e Agim Baçi për t’u fuqizuar me Çmimin Letrar “Kadare”, i cili vitin e kaluar iu akordua shkrimtarit Rudolf Marku me romanin e tij “Tre divorcet e Zotit Viktor N.”, aktivitetin e përvitshëm javën e fundit të muajit maj “Ditët Letrare të Razmës” e së fundi përurimi i Qendrës së Studimeve Letrare “Kadare”, e cila mori jetë ditën e ditëlindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, më 28 janar të këtij viti. Me synimin për nxitjen e letrave shqip, Universiteti Europian i Tiranës së shpejti po përgatitet të hapë edhe Degën e Studimeve Letrare.

Libri me poezi “Ushtrimet e Melankolisë” i Preç Zogajt, i cili nuk është autor i panjohur për shtëpinë botuese “UET Press” me botimet në publicistikë si “Fillimet” , “Intuicionet e Tranzicionit”, etj., vjen si një rast pionier botimi, të cilit do i bashkëngjiten edhe vepra artistike të autorëve të tjerë shqiptarë.

Si pjesë e botimeve të letërsisë fiction të “MAPO Editions” janë edhe romanet e Ben Blushit si “Shqipëria” , “Otello, Arapi i Vlorës”, “Të jetosh në ishull” dhe i fundit “Kandidati” si edhe romani i Rudolf Markut, “Tre Divorcet e Zotit Viktor.N”, fitues i një çmimi prestigjioz si ai “Kadare” , që këtë vit do të akordohet në fund të muajit maj.

Preç Zogaj krahas botimeve në publicistikë dhe angazhimit të tij aktiv në politikën shqiptare nuk është ndalur së shkruari poezi, që për të mbetet pasioni më i madh i jetës. Ndaj edhe në një sallë të mbushur me poetë, shkrimtarë e politikanë, ai dëshiron të mbetet si poeti që shpreh angazhimin e tij politik si qytetar i ndërgjegjshëm dhe poezia është një formë replike artistike kundër atmosferës së kohës, dhunën, tensionin e arrogancës e së cilës, shpirti i poetit e ndjen më shumë.

zogaj4 zogaj2 zogaj1 zogaj5

Harrohet Gërmenji: Historia rrafshohet brenda natës

$
0
0

Kotherja-shkepia-ku-u-shpall-krahina-autonome-e-Korces1 e saktePas tre vitesh, kur u rrafshua për gjithë natën shtëpia muze, ku Themistokli Gërmenji ngriti flamurin e shpalli Korçën Republikë, duke e shpëtuar nga aneksimi grek, asgjë nuk ka ndryshuar. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk mban premtimin për ta rindërtuar. Sivjet shënohet 100-vjetori i këtij akti historik, dhe Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë dje ka sensibilizuar për të ngritur një fushatë për mbledhje fondesh në rindërtimin e muzeut

Kur sivjet mbushen 100 vjet nga dita kur Themistokli Gërmenji ngriti Flamurin e Republikës së Korçës, shtëpia që kreu këtë akt duke shpëtuar tokat shqiptare nga pretendimet greke, sot nuk ekziston. Po mbushen tre vjet nga shembja për gjithë natën të shtëpisë, kthyer në muze e shpallur monument kulture. Këtë kujtesë sa historike aq dhe fatale, e sjell në vëmendje dhe kërkon përgjegjësit Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë. Megjithëse është folur për hetime, çfarë ishte më e rëndësishme lidhej me rindërtimin e saj. “Sivjet këtë shtëpi e kemi ende inekzistente si pasojë e indiferencës shtetërore. Megjithëse Ministrja aktuale e Kulturës i premtoi Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, që në dhjetor 2013, që kjo shtëpi do të rindërtohej, organizmat shtetërore ende nuk kanë bërë asnjë hap”, ky është reagimi.

Ky forum, prej kohësh bën një jetë aktive por edhe sensibilizuese mbi rrënimet e trashëgimisë e monumenteve. Jo pak herë është përballur me përgjegjësitë që i takojnë ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, kjo e fundit krejt e pavullnetshme për ta konsideruar shqetësimin përtej tavolinës së saj. Duke parë këtë mungesë përgjegjshmërie për trashëgiminë, kur rastet pothuaj denoncohen çdo ditë, Forumi ka vendosur të ndërtojë një strategji, jo vetëm për ta denoncuar, por dhe sensibilizuar popullatën për një fushatë të mbledhjes së fondeve.

Korce 1916 gjate ngritjes se flamurit“Forumi tenton të sensibilizojë popullatën për një fushatë mbledhje Fondesh, për të bërë atë që shteti ynë i kalbur nuk do në asnjë mënyrë ta bëjë”.

Dje, Forumi ka ripublikuar pamjet e shtëpisë përpara shkatërrimit “‘me dashje’ nga njerëz të panjohur”! Rrënojat e prishjes së shtëpisë së flamurit, janë pamje që për korçarët ka një tjetër kujtesë, edhe atë të protestës së të rinjve por që sot ndodhen në të njëjtën pikë, asgjë nuk ka ndodhur. Edhe pse janë bërë hetimet e shembjes së shtëpisë, asgjë nuk ka dalë në dritë, motivet ndonëse është folur se ka ndodhur për qëllime biznesi. Ajo që ishte e qartë lidhej me degradimin dhe amortizimin e thellë të shtëpisë. Prej ’90-ës, shtëpia ishte lënë në harresë totale duke bërë përgjegjëse drejtorinë rajonale, që lidhet drejtpërdrejt për mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Por, edhe pse ishte lënë në mjerim, korçarët nuk e besonin se një ditë do të shembej krejtësisht, për të mos pasur më gjurmë.

Themistokli Germenji, protagonisti i ngritjes se Flamurit te Republikes se Korçes, me 1916.Krahina autonome e Korçës, u shpall me 10 dhjetor 1916. Pikërisht në këtë kohë në krahinën e Korçës, vepronin çetat e Themistokli Gërmenjit dhe Sali Butkës, të cilët duke përfituar nga rasti i shtrirjes së ushtrisë franceze në Korçë dhe në qarkun e saj, ngritën një komision, dhe në emër të popullsisë së krahinës, u kërkuan forcave franceze largimin e grekëve nga Korça dhe ngritjen e një administrate shqiptare. Në këto kushte, komandanti francez i zonës së Korçës, koloneli Dekoen, sipas udhëzimeve të komandës së Armatës së Lindjes, vendosi të largonte nga Korça venizelistët grekë dhe hyri në bisedime me udhëheqësit e lëvizjes shqiptare. Komisioni përbëhej prej katërmbëdhjetë vetash, shtatë të krishterë dhe shtatë myslimanë. Në këtë komision, që mori përsipër barrën e kujdesjes për vendin dhe u paraqit përpara kolonelit, bënin pjesë: Rafail Adhami, Kostandin Nocka, Nikolla Vangjeli, Vasil Singjeli, Vasil Kondi, Llambro Mborja, Thimi Cale, Shaqir Shabani, Tefik Rushiti, Hysen Dishnica, Emin Rakipi, Qani Dishnica, Sali Babani dhe Haki Shemshedini. Sipas protokollit të 10 dhjetorit, qyteti i Korçës, Bilishti, Kolonja, Opari dhe Gora, formonin një krahinë “autonome”, që do të administrohej nga shqiptarët, nën mbrojtjen e autoriteteve franceze. Krahina do të administrohej nga një këshill administrativ, i përbërë prej katërmbëdhjetë vetash, i cili do të kishte edhe xhandarmëri për të mbajtur rregullin. Gjuha zyrtare në kërkesa, ankesa e kontrata do të ishte shqipja dhe flamuri i krahinës “autonome”, ai shqiptar, me një shirit të trengjyrëshit francez. Kjo ngjarje që kishte dëshminë 100-vjeçare brenda ndërtesës, u shemb brenda një nate, dhe vazhdon të mos ekzistojë.

Ministria e Kulturës shtyn ceremoninë e rivarrimit të Kodrës

$
0
0

Varri_i_Ibrahim_Kodrës,_IshëmMinistria e Kulturës ka shtyrë për në një datë tjetër ceremoninë e zhvarrimit të eshtrave të piktorit Ibrahim Kodra. Në një njoftim për mediat, ministria e Kulturës sqaron se: “Ekzekutorët testamentarë kërkojnë të vlerësojnë momentin më të pjekur për të proceduar me amanetin e Mjeshtrit për t’u prehur në Tiranë, ose në Durrës”.

“Ministria e Kulturës njofton se, në vijim të kërkesës së fondacionit “Ibrahim Kodra” ceremonia në nderim të Mjeshtrit, Ibrahim Kodra, “Nder i Kombit”, i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, shtyhet për një datë tjetër të mëvonshme.

Ekzekutorët testamentarë kërkojnë të vlerësojnë momentin më të pjekur për të proceduar me amanetin e mbramë të Mjeshtrit për t’u prehur në Tiranë, ose në Durrës.

Megjithë bisedimet disa ditore të zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, të përfaqsuesve të ekzekutorëve testamentarë si dhe angazhimit të deputetëve të zonës, si pasojë e keqkuptimeve, keqinformimeve dhe keqpërdorimeve për rastin në fjalë, një grup banorësh krijuan një rezistencë të paarsyeshme dhe të padrejtë për procedurat ligjore të përmbushjes së amanetit të fundit të Maestros.

Ibrahim Kodra është shqiptari i madh, që përjetësoi me Artin e tij buzëqeshjen e njerëzimit. Ai është figura që na bashkon të gjithëve dhe i tillë do mbetet dhe pas vdekjes”.

Kakofonia në treg: Copy-right, Këshill për tarifat dhe gjobat

$
0
0

autori te drejtatA do të ketë rregulla të reja loje për krijuesit? Pirateria ende nuk i ka ndërgjegjësuar institucionet përgjegjëse dhe autorët. Ditëve të fundit në komisionin e Medias, Ministria e Kulturës ka relatuar mbi projektligjin për të drejtat e autorit; tregu në kakofoni të të drejtave, autorët kanë humbur besimin tek agjencitë, ndërsa pritet krijimi i një Këshilli Kombëtar me ekspertë që do të kenë për detyrë mbledhjen e gjobave nga shkeljet

A do të ketë rregulla të reja loje për krijuesit? Ndonëse pirateria ende nuk i ka ndërgjegjësuar institucionet përgjegjëse dhe autorët për masat mbrojtëse. Vetëm ditëve të fundit në komisionin e Medias, Ministria e Kulturës ka relatuar mbi projektligjin për të drejtat e autorit, ndërsa tregu vazhdon të jetë në kakofoninë e të drejtave, duke humbur besimin e autorëve edhe tek agjencitë ose përfaqësuesit e mbajtjes së të drejtës. Nga kjo arsye e fundit, vakuumi ligjor ka thelluar problematikat që lidhen me administrimin kolektiv dhe mungesën e qartësisë mbi të drejtat për komunitetin e krijuesve. Në këtë nxitim, pritet të kalojë së shpejti në Kuvendin e Shqipërisë projektligji i ri për të drejtat e autorit, ku tarifat dhe metodologjia do të vendosen nga një organin i ri, i përbërë nga pesë anëtarë të parashikuar me ligj. Pra flitet për krijimin e Këshillit Kombëtar të të drejtave të autorit, një organ i cili ka për detyrë mbledhjen e gjobave nga subjektet, të cilat shkelin të drejtën e autorit. Në këto diskutime në komisionet parlamentare, me pretendimet për të pasur një ligj me standardet që kërkon tregu, vjen kjo përgjigje për statusin diskriminues që kanë artistët.

Për këtë, Kumbaro është shprehur se ligji: “Fuqizon, intensifikon dhe diversifikon masat shtrënguese kontrolluese dhe monitoruese, si dhe vendos filtra për masa më efektive për importuesit, eksportuesit, prodhuesit, përdoruesit apo shfrytëzuesit e veprave kulturore artistike dhe shkencore duke qenë se asnjë ligj, i cili vepron në një fushë jo thjesht brenda kufijve administrative të territorit të Republikës, por në një mënyrë ose në një tjetër afekton përhapjen e veprave në fjalë edhe jashtë, ose importimin e tyre jashtë kufijve”.

Kështu, duket se është duke përfunduar një proces i nisur vite më parë, duke u rrëzuar ligji i vitit 2015 ku problemi qëndronte në administrimin kolektiv të krijimtarisë, si dhe rolin institucional të aktorëve për të marrë secili përgjegjësinë e vet. E drejta e autorit lind automatikisht që nga konventat e hershme të Bernës dhe Romës. Ndërsa sipas ligjit, institucionet kanë për detyrë t’i mbrojnë të drejtat në treg. Po cila është ndëshkueshmëria, sanksionet për këtë rast?

Deri tani, ka pasur një konfuzion të madh për të drejtat e autorit, ndërsa këshilli kombëtar parashikon të ketë pesë anëtarë, me ekspertë. Qëllimi kryesor i ngritjes së këtij organi, do të jetë vendosja e dhe metodologjia e tarifave, kjo për t’i dhënë fund konfliktualitetit midis agjencivë të mbajtjes së të drejtës në një anë, dhe nga ana tjetër subjekteve përdoruese, për ta certifikuar këtë marrëdhënie që sipas specialistëve deri tani, ka çaluar pasi subjektet përdoruese kanë refuzuar të paguajnë tarifat, duke i quajtur shuma të paarsyeshme.

Për këtë është thënë se do të ketë një sportel unik, ku do të shpjegohet se në derë të subjektit do të jetë vetëm një faturë. Ky variant pretendon të mbyllë kakofoninë për të drejtat e autorit.

Ndërsa metodologjia se si do të bëhen pagesat pritet të bëhet siç thuhet shumë shpejt publike. Në Shqipëri ekzistojnë katër agjenci të licencuara për administrimin kolektiv, ku në fakt nuk janë këto “institucione” që vendosin gjoba, por zyra e të drejtave të autorit.

Sa i takon mbledhjes së të ardhurave nga agjencitë, sigurisht që autorët shqiptarë gjithnjë kanë qenë skeptikë në këtë histori. Nuk kanë kaluar pa akuza për agjencitë, kush i kontrollon, apo abuzimet me punët e autorit.

Aktualisht, përdoruesit gjenden të çoroditur duke qenë të detyruar të paguajnë vlera të ndryshme agjencive të ndryshme, pa arritur asnjëherë të jenë të sigurt nëse kanë respektuar detyrimet ligjore. Amullia e krijuar në këtë aspekt, ka çuar si pasojë në moszbatimin e ligjit aktual, siç demonstrohet nga numri i konsiderueshëm i gjobave të vëna nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, por edhe nga ankesat e përdoruesve të mëdhenj apo të vegjël qofshin.

Ndërsa për të luftuar piraterinë, thuhet se do të ketë një risi në shpërndarje, ku fitimet nuk do jenë më 70% e shumës së mbledhur, por është vendosur një tavan prej 30% të shumës së shpërndarë tani. Me këtë duket se ligji i ri për të drejtat e autorit, sipas përfaqësuesve të Ministrisë, synon vendosjen e filtrave dhe masave shtrënguese për abuzuesit me të drejtat dhe pronësinë intelektuale. Kur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, paraqiti draftin në komisionin e ligjeve, paralajmëroi edhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, për ashpërsimin e kundravajtjeve penale për të drejtën e autorit. Por, nga ana tjetër vazhdon të jetë shqetësues dhe sensibilizimi dhe informimi i autorëve në mbrojtje të veprës, një shqetësim që po shoqëron projektligjin e ri. V.M

Video: Ermal Meta i treti mes të rinjve, humbet finalen e Sanremos

$
0
0

Sanremo-Giovani-2016-Ermal-Meta_0Shqiptari Ermal Meta është renditur në vendin e tretë në kategorinë e të rinjve në festivalin e Sanremos në Itali. Ai u prezantua me këngën “Odio le favole” (I urrej përrallat).

Ajo që ra në sy ishin duartrokitjet në sallë në momentin e prezantimit të tij, gjë që tregoi se ai ka fituar pëlqyeshmëri te publiku.

Vetëm fituesi i kategorisë së të rinjve do të kualifikohej në finalen e së shtunës mbrëma. Nga të rinjte fitoi Francesco Gabbani.

shqiptari ermal meta ne sanremo by lapsi-al

Gjok Beci: Si krijoi për Vaçe Zelën dhe Azem Hajdarin

$
0
0

GJOK-BECI14Gjokë Beci, poeti epik i këngëve shqiptare me mbi 2 mijë tekste, homazh në 2-vjetorin e ndarjes nga jeta. Esat Ruka kujton legjendën që krijoi këtë epos unik të vargjeve, me pjesëmarrje të jashtëzakonshme në Festivalet Kombëtare, për ta shkundur nga harresa këtë emër të artit të poetikës muzikore. Ndërsa për publikun, kujtesa vjen përmes këngës së famshme të Vaçe Zelës kënduar më ‘80-ën, me muzikë të Feim Ibrahimit, si dhe dedikimit për Azem Hajdarin

Nga Esat Ruka

Jemi mësuar që nga mjediset hare-ndjellëse të Godinës emblematike të RTVSH-së, të krijohen e të përcillen art muzikor e kulturë, jetë e gjallëri. Por jo rrallë është shënjuar e zymtuar, duke na kujtuar përcjellje jetësh të shenjta njerëzore, meteorë të artit e të kulturës kombëtare.

U bënë 2 vite që me pikëllim të madh, i dhamë fizikisht, lamtumirën e fundit një burri të urtë mirditas, një prindi të dashur e miku të çmuar, krijuesit të poezisë moderne e të poezisë së këngës, një shqiptari dinjitoz e talenti të spikatur, qytetarit të nderuar, “Mjeshtrit të Madh” Gjokë Beci.

75 vitet e jetës së tij të trazuar, si mësues në vendlindjen e tij në Zajs të Mirditës, si punonjës e drejtues kulture në Rubik e Rrëshen, si bashkëthemelues i ansamblit “Mirdita”, si autor i rreth 2000 teksteve të këngëve, atyre në RTV e Tiranës e të Prishtinës, si redaktor tekstesh i Festivaleve Kombëtare, botues i 5 librave me poezi, si posedues i shumë Titujve Nderi e mirënjohjesh, çmimesh e vlerësimesh, janë dëshmi e punës dhe përkushtimit, e pasionit dhe talentit, e vetëdijes kombëtare dhe formimit të tij qytetar.

Biri i Bajrakut të Selitës, trashëgoi nga fisi i Becajve buzë Valmorit, fjalën e mençur e besën shqiptare, bujarinë e zemërbardhësinë, respektin për mikun e mbështetjen për shokun. Ishin këto tipare e virtyte që ushqyen e frymëzuan shpirtin e tij poetik, duke e bërë të riun Gjokë Beci, shpresën dhe zëdhënien e mençurisë së fisit, zonës e tërë krahinës së Selitës mirditase. Këngët popullore të trevës së tij, ninullat e lirikat e dasmës, rapsoditë e ‘gjama’ e maleve, do të përbënin për të riun Gjokë Beci tharmin me të cilin më vonë do të gatuante bukën bujare të këngës shqipe, duke e ngritur atë në nivelin e artistit qiellor, por që jeton në tokën e bekuar nga Zoti.

 

*****

Në 15 vite bashkëpunimi krijues me mjeshtrin Gjokë Beci, nuk shënojnë ndonjë kohë të gjatë e aq më shumë ndonjë dendësi krijimi timin muzikor. Por kontaktet e shpeshta, jo vetëm si krijues, por edhe si drejtues veprimtarish kombëtare e si mik i shumë artistëve të vendit, mendoj se më jep të drejtën të shkruaj këto radhë për këtë Mjeshtër të Madh.

Padyshim që do ta kishte të vështirë edhe vetë Gjoka të përcaktonte se cili bashkëkrijues, apo bashkëkrahinas, cili shkrimtar, artist apo kulturolog është më i afërti, më i rëndësishmi apo më i suksesshmi për të. Ai mbetet kampion i krijimit thuajse për këngëtarë të të gjitha viseve të Shqiptarisë, të niveleve e moshave të ndryshme, me një synim të qartë të tij: Kënga shqipe të rrokë e të përcjellë palcën e historisë, të qëndresës dhe ngadhënjimit të kombit, të rrisë vetëdijen kombëtare e të fisnikërojë shpirtin, të zbukurojë e të rrisë shpresën për jetën …

Tekstshkruesi Gjokë Beci do të eksperimentonte në këtë fushë gjatë gjithë karrierës së tij të gjysmës së dytë të shekullit XX, duke e institucionalizuar këtë kolonë të rëndësishme të artit shqip. Këtë ai e dëshmoi dhe e kristalizoi, nëpërmjet festivaleve që nga ato të fëmijëve, festivaleve folklorike, të muzikës së lehtë e të kultivuar.

Ai e bënte këtë sepse së pari, e dashuronte me shpirt artin. Ai kishte vullnetin dhe talentin për të. Gjoka besonte në thellësinë e kumtit të tij se, kjo është një punë e vlershme, e nevojshme, e rëndësishme. Gjoka ishte artist. Përveçse poet, ishte edhe deklamues në skenë i krijimeve të tij, skenarist e prezantues, vlerësues nëpër juri të ndryshme dhe anëtar i bordeve konsultativë e vendimmarrës në institucione qendrore të kulturës e të artit. Pra, besueshmëria institucionale dhe e opinionit popullor ndaj personalitetit të tij si krijues e veprimtar i kulturës, ishin shkallarja e parë që i jepte Gjokës me të drejtë një vend meritor nderi.

Gjoka e vlerësonte dhe i shërbente këngës si një profesionist. Ai u referohej fabulave e metaforave me mesazhe që e bënin këngën të depërtonte në shtresat e një mase të madhe dëgjuesish, si një vlerë estetike autoktonie, e denjë për të shtuar numrin e adhuruesve. Ai ishte një njohës serioz i historisë dhe etnokulturës, i afektuar krenarisht me të, i angazhuar intelektualisht për të lënë gjurmë të rëndësishme si një artist e kulturolog.

Dashurinë dhe talentin e tij krijues i ndau me një masë të madhe artistësh krijues dhe interpretues, jo vetëm si një prodhimtar i madh (ai ka rreth 2000 tekste këngësh të krijuara), por edhe e shtriu në çdo qelizë shqiptare fjalën e tij të shpirtit për historinë e plagët e saj. Ai kërkonte të vinte melhemin e shërimit, prandaj në krijimet e tij janë të përsëritura e të theksuara fjalë, si: Shqipëri, Dardani, Çamëri, Iliri, Flamur, Shqipe, gur, lis, borë, zambak, besë, trimëri, loke, malësi, fustanellë, xhamadan, laureshë, sharki, plis, mall, legjendar, komb etj.

Gjatë procesit krijues, ai kishte një përqendrim dhe një përjetim të jashtëzakonshëm deri në formulimin e plotë të frazës melopoetike. Madje shpesh kërkonte që t’ia këndoje lehtë e saktë gjatë kohës që ai përpunonte gjetjen e vargut a të strofës. Teksa tymoste cigaren, ndalej dhe me shkëlqim në sy të thoshte: “u ba kanga”! Pastaj fiksonte me stilograf e më vonë me kompjuter strofën dhe përsëriste: “Ma këndo pak”, ndërkohë, ai ishte i qartë në strukturën e këngës, në emocionin që do të përmblidhte, në temën e saj, me sa strofa e refrene etj.

Gjoka kujdesej për të mos i shkuar dëm, asnjë thërrime nga buka e krijimtarisë, pasi ai interesohej gjer në imtësi, duke respektuar fazat e krijimtarisë deri në realizimin e produksionit artistik. Ai kërkonte me ngulm të futej në morfologjinë e muzikës, të ushqehej me melodinë e saj. Ai njihte dhe realizonte theksat tonikë që bien në masën e fortë muzikore apo masën e butë, (kujtojmë këtu rapsoditë e Mirditës, të grupit të burrave) duke respektuar edhe përjashtime të tyre të nevojshme. Poeti-artist, njihte dhe realizonte me mjeshtri deri se çfarë zanoresh mund të këndoheshin më lehtë dhe saktë notat akute të larta nga këngëtarët, në mënyrë që të mos zbardheshin në interpretimin e këngës. Kompozitorët ndiheshin më të sigurt në realizimin e vlerave të vërteta artistike, pasi magjia e talentit të tij garantonte suksesin e radhës. Gjokë Beci nuk kërkonte të zgjidhte në hierarkinë e interpretuesve apo krijuesve. Ai vlerësonte krijimin dhe jo emrin, kështu si për të Madhen V. Zela apo Shkurte Fejza, shkruante edhe për një amatore në Lezhë apo në Dibër, në Çamëri apo Malësi të Madhe, në Diasporë apo festivale për fëmijë.

Shumë krijime të këtij autori qëndrojnë mjaft lart emocionalisht dhe estetikisht edhe duke i zhveshur nga muzika. Kjo edhe për raportin e të vërtetave të thëna në tekst, madje edhe në guximin e tij krijues dhe frymën kompozicionale. (Kujtojmë këtu: Azem, ti je gjallë, Ibrahim Rugovës) Pikërisht për këtë mjeshtri e aftësi, ai kërkohej si bashkëpunëtor nga çdo këngëtar e krijues i muzikës.

  1. Frashëri theksonte se “Ç’vlerë ti vërë vetes një komb, atë vlerë i vënë edhe të huajt”. Mendoj se “të ngjitemi mbi shpatullat e gjigantëve”, nuk është e gabuar, por duke ua vlerësuar gjigantëve kontributin. Rreth lisit mund të mbijnë edhe shkurre, por ato i prish bryma. Lisi mbetet gjithmonë lis. Ne artistët, poetët, admiruesit e këngës shqipe jemi krenar që kemi pasur bashkëkohës një personalitet të tillë krijues, një bashkëpunëtor dinjitoz, një veprimtar të shquar, një njeri qytetar të nderuar si Gjokë Beci.

Nuk mendoj se duhet të presim për të shkundur pluhurin e harresës për këtë emër të nderuar të artit të poetikës muzikore, por mendoj se kërkohet përkushtim profesional e shkencor për të nxjerrë në pah morfologjinë dhe sintaksën poetike në përputhjet klasike dhe moderne të tekstit letrar me muzikën. Kjo veçanërisht merr rëndësi në situatat jo të këndshme që kalon identiteti ynë krijues muzikor, sidomos për origjinalitetin e këngës në përgjithësi, si një substrat kulturor e argëtues që ka frymëzuar gjenerata të tëra artdashësish. Nuk është e rastit që disa prej krijimeve të tij, si: “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, apo “Jam Kosova e Shqiptarisë”, “Një zambak i bardhë në gur”, “Azem, ti je gjallë” “T’u këndoftë kënga 1000 vjet” etj., mendoj se mbeten referenca e hite krijuese, me të cilat ushqehen mediat dhe skenat shqiptare për t’u rinuar. Artisti është rob i provokuar nga krijimet e tij. Por krijuesi është edhe antikonformist. Ai gjithmonë rend për të fituar hapësira lirie – një kauzë personale kjo, sepse liria është një çështje personaliteti.

Gjokë Beci ka krijuar modelin dhe stilin e tij Becjan, mendoj se jo vetëm për tekstet e këngëve, por edhe poezitë e tij moderne, për të cilat duhet të flasim profesionistët e fushës. Por ai ishte një veprimtar shoqëror e folklorist, etnolog e artist i skenës. Ai është atdhetar dhe edukator i klasit të parë.

Gjokë Beci është intelektual i vetëdijshëm në misionin dhe angazhimin e tij politik, kurajoz në përballjet e tij publike në momente të rëndësishme kthesash shoqërore e historike. Lënda e tij krijuese dhe veprimtaria shoqërore përbëjnë objekt thellësisht profesional e bashkëkohor, për modernitetin kulturor të mbështetur në identitetin kombëtar.

Prandaj mendoj se institucionet e trashëgimisë shpirtërore kombëtare apo SHKA, mund dhe duhet të platformizojë tematikën e organizimit të punës hulumtuese e promovuese, për t’u dhënë gjeneratave të ardhshme të plotë e të saktë substratin kulturor BECIAN. Sigurisht duke e analizuar në kontekstin historik të periudhës në të cilën jetoi e krijoi Mjeshtri i Madh Gjokë Beci. Kjo mund të organizohet e realizohet në formën e një simpoziumi, materialet e të cilit duhen botuar si një model i angazhimit të tij intelektual e krijues.

Kështu, ndoshta përmbushim detyrën tonë intelektuale përballë misionit të këtij njeriu të kultivuar me ndjesi të rralla dhe aftësi krijuese të gjëra e të thella.

I paharruari Gjokë!

Ti ike në ditën më të bukur të motit, në ditën e të dashuruarve, si për të treguar se vërtet dashuria jote për Mirditën, Shqipërinë dhe Shqiptarinë ishte krejt e pastër dhe e ngrohtë si lumi Urakë, që shoqëroi fëmijërinë tënde. Do të na rëndojë shumë mungesa jote, si “Guri i rrumbullakët” në Zajs. Mirënjohja jonë për ty do të jetë njëlloj si mirënjohja jote për shkrimtarin e madh Petro Marko, që të futi i pari në hullitë e krijimtarisë letrare. Do t’u mungosh, vajzës tënde të vetme Arjetë, apo djemve: Gjin, Benardin e Bardhok, farefisit e miqve, kolegëve e artistëve, bashkëmoshatarëve që të kishin modelin e komunikimit dhe te krijimit.

Rrjeti social i fb-së, do të mbetet një libër i hapur kujtimesh e mbresash ku burojnë çiltërsisht dashuria, mirënjohja dhe respekti njerëzor.

Roma e Klement Zoraqit, vjen në Tiranë

$
0
0

klement zoraqiNjë vizion personal të një qyteti antik, është ajo çka piktorit Klement Zoraqi, ka sjellë në ekspozitën e tij personale “Roma Archi –Natura”, e cila do të qëndrojë e hapur në Galerinë “Fab”, deri më 17 shkurt . 

Në Romë, vendin ku gjurmët e qytetërimeve qysh prej së lavdishmes Perandori Romake janë fort të gjalla edhe sot e kësaj dite, piktori ka hyrë në shpirtin e qytetit, nëpërmjet së dukshmes – tipar që ka ngacmuar penelin e tij për këtë ekspozitë vetjake, duke sjellë në 20 tablotë e ekspozuara, një vizion personal të një qyteti ku simbioza natyrë-arkitekturë, qëndron në harmoni  të plotë. “Edhe natyra këtu, ka një karakter monumental. Siluetat e gjelbërimit dhe monumenteve, gërshetohen në një unitet peizazhi, tipik për këtë qytet antik. Protagonistët e vërtetë të tablove janë padyshim pisha detare, përkrah së cilës qëndrojnë kolona antike dhe statuja baroke, në një qiell të shqetësuar nga retë, sikur natyra të lidhte epokat” – mendon Klement Zoraqi, i cili e ka quajtur marrëdhënien e tij me këtë qytet, krejt artistik. Thotë se e ka njohur pak e nga pak, në vizitat e tij, një njohje graduale në zemrën e qytetit antik, me të cilin është prezantuar 20 vite më parë. Roma përmes syrit dhe ngjyrave të piktorit shqiptar, ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar për të qëndruar disa ditë në mjediset e Galerisë “Fab”. Ekspozita e çelur më 12 shkurt, do të jetë e hapur për publikun deri më 19 shkurt. Kjo ekspozitë është çelur nën patronazhin e Presidentit të Fondacionit “Occhio Blu Anna Cenerini Bova”, Mario Bova.

Përballjen e parë me artin e kulturën italiane, Klement Zoraqi e pati më 1992–shin , ku mori pjesë në ekspozitën e 100 piktorëve të Via Margutta. Nga kjo periudhë, Zoraqi ka qenë i përfshirë në jetën artistike italiane, megjithëse jetonte në Tiranë.

“Jam dashuruar me Romën, si një pikë referimi e qytetërimit. Çdo gjë në Romë ka shërbyer që unë të kem këtë afeksion” – ka rrëfyer Zoraqi, piktori i cili prej 31 vitesh përgatit brezat e rinj në Liceun Artistik “Jordan Misja” . Më 1994–ën prezanton në Romë dhe Firence, dy ekspozita personale, ndërsa më 1994–ën në Londër, ku e prezanton veten si një piktor i peizazhit tashmë të pjekur. Veprimtaria e ekspozitave të Zoraqit në Itali dhe në botë, zhvillohet edhe në saje të pjesëmarrjes në shoqata dhe iniciativa të piktorëve italianë. Në këtë periudhë, veprimtaria e tij artistike është prezantuar në “Annuario d’Arte” 1996 dhe 1997 dhe ka pasur vlerësime e çmime në konkurse të ndryshme lokale e kombëtare në Itali. Piktori i është rikthyer ekspozitave pas një mungese afro katër vjeçare, duke e quajtur kohë të përshtatshme për t’u rikthyer me punimet e tij, të cilat janë rezultat i një pune shumëvjeçare, që vijnë në teknika dhe forma të ndryshme.

“Pra vjen në mënyrë të natyrshme si nevojë e shprehjes së krijimtarisë, krahas punëve të tjera që unë bëj dhe për Tiranën apo dhe subjekte të tjera. Por kjo shënon një piketë në krijimtarinë time, jo vetëm formale, por dhe ideore”.  Piktori Klement Zoraqi, edukimin artistik e ka marrë në atelienë e artistit Aristotel Papa, i formuar në Akademinë e Zagrebit. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, në Tiranë, më 1984-ën, ku u specializua në fushën e pikturës monumentale. Ai u përfshi në jetën artistike shqiptare qysh prej vitit 1986, në një ekspozitë kombëtare, e më tej në Bienalen e Rinisë më 1987–ën e 1989–ën, duke debutuar me gjininë e “tablo figurale”. Ekspozitën e parë personale, do ta realizonte më 1991-shin, duke shfaqur një largim të hapur nga skemat e duke shprehur pasionin e tij për natyrën dhe peizazhin.

Prej vitit 1992, ka ekspozuar në disa vende të botës, si: Romë, Firence, Paris, Londër, Barcelonë e Nju Jork. Nga viti 1998, veprimtaria artistike e kulturore e Zoraqit është përqendruar në Shqipëri, duke themeluar shoqatën “Busulla”, me të cilën ka organizuar ekspozita të piktorëve shqiptarë në Barcelonë , Paris, Londër etj. Në 2006, 2007 dhe 2010, i prezanton publikut në Tiranë veprat e tij në tre ekspozita personale. Tendenca aktuale e veprës krijuese të Zoraqit, drejtohet kah një reflektimi historik të realitetit, ku gërshetohen vizione, peizazhe e portrete, në një interpretim personal të fakteve historike.

S.B


Dom Gjergji, një prift që “thyen” tabu

$
0
0

dom gjergjiRrëfimi i Dom Gjergj Metës, për momentin kur vendosi të merrte rrugën e Klerit Katolik dhe arsyet që e shtynë drejt një jete ndryshe. Temat e nxehta të shoqërisë, familjes, lidhjes burrë-grua dhe të martesave me të njëjtën gjini. Kisha, familja dhe sjellja e klerit, përballë evoluimit. Kush është prifti që mbetet aktiv në shoqëri dhe dy “jetët” mes religjiozes e komunikimit social dhe shoqëror.

Nga Sebi Alla

Të jesh Dom, Famullitar në Dioqezën e Durrësit, përkushtimi anon nga shpirtërorja, besimi në Zot dhe transmetimi i saj edhe te të tjerët, është përgjegjësi dhe sfidë. Dom Gjergj Meta, nuk i tutet asnjërës, ai di të jetë ndryshe nga të tjerët, ndonëse nuk i pëlqen ta quajnë të tillë. Nëse përreth qafës nuk do mbante koletin, (shenja karakteristike që identifikohet me priftin, e njohur edhe si koci i bardhë), shumëkush do e merrte për një të ri që mëton fort në shoqërinë civile. Njeri energjik, aktiv në shkrime, takime, komunikues i rregullt me publikun.

Në duar mban libra të shenjtë, por edhe telefon e kompjuter portativ, është i kudondodhur në rrjetet sociale, studio televizive, median e shkruar, por edhe një kërkues i mirë në bibliotekat vendëse e të huaja, teologjike a laike, duke shfletuar libra shekullorë. Në fund të fundit, për Dom Gjergjin, shoqëria është diverse dhe si e tillë nuk duhet ndarë, por pranuar dhe synuar që ato që nuk shkojnë mirë të përmirësohen. Shpirtërorja, materializmi, besimi, ateizmi, dhuna, mirësia, korrupsioni, ndershmëria, optimizmi e pesimizmi, gjenden mes nesh, e në fund, kur shumëkush ndodhet “ngushtë”, krejt edhe pa vetëdije të plotë, kërkon ndihmë në Zot.

Thelbi i ditëve të sotme është familja, besimi dhe shoqëria. Jo vetëm në konceptin e saj të ngushtë, por për ndërtimin e një bërthame të fortë, që t’u bëjë ballë edhe deviacioneve. Ka një mori temash për të rrokur, por ajo që Dom Gjergji kërkon ta shtrojë e diskutojë është familja, martesa, kisha e shoqëria.

“Në përgjithësi e mbaj veten për konservator në mendim, por jam liberal me njerëzit në komunikim”. Kështu tregon Dom Gjergji, ndërsa përballë ka të rinj studentë të UET-së.

Pavarësisht bindjeve të tij të forta te religjiozja, nuk është përjashtues për të tjerët që mendojnë ndryshe. Pikërisht këtu është edhe thelbi i Gjergj Metës, që nuk ka ndryshuar që në kohën kur ishte adoleshent. Teksa ndodhej në gjimnaz, dy gjëra erdhën vetishëm në jetën e tij për të marrë vendimin që të “sakrifikonte” dëshirat, pasionet dhe përkushtohej rrugës së klerit Katolik.

“Historia e martirizimit të klerit dhe shembulli i priftit që kisha në Durrës, e modeli social i saj, më bënë që të ndihesha i thirrur nga Zoti për të dhënë pjesë nga jeta ime, qoftë edhe duke mohuar diçka”-kujton Dom Gjergji.

Ky ishte momenti kur ai nisi rrugën e re të besimit, duke u bërë sot një klerik që po lë gjurmë. Prej tri vitesh, Dom Gjergj Meta ishte në detyrën e zëdhënësit të Kishës Ipeshknore të Shqipërisë, ndërsa aktualisht është Famullitar në Kishën “Shën Luçia” dhe lektor në Institutin Filozofik Teologjik “Nëna e Këshillit të Mirë”, në Shkodër.

Një frymëzim që e ka bërë sot ndër emrat e veçantë të klerit, që nuk qëndron vetëm në “shtëpinë e tij”, por ka miq e kontakte me individë ateistë dhe besimtarë të rrymave të tjera. Dom Gjergji la shenjë edhe për një shkrim që lidhej me pranimin e Shqipërisë në Europë dhe “dilemën” se nuk po na tërheqin drejt familjes së madhe të BE-së, se në Shqipëri ka më shumë qytetarë të besimit mysliman.

“Nëse dikush në Europë sot (apo në Shqipëri) do të shkojë kundër myslimanëve, nesër (por edhe sot) do të çohet peshë kundër katolikëve, e kështu me radhë. Megjithatë unë dëshiroj ta mbyll duke thënë se, nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilët jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një holandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjtën kredo. Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim, i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën”.

Këto ide e bëjnë më të veçantë Dom Gjergjin, të hapur, pa pasur frikë për çka mendon, a si mund të interpretohet, pasi shpirtëroren e ka në Kishë e jetë, ndërsa mendimin e jep edhe për të tjerët.

Ashtu si At Gjergj Fishta, Fan Noli, Ibrahim Dalliu, a Vehbi Dibra, që ishin të ndryshëm në besim, por të bashkuar në idenë e pranimit të tjetrit, sot kjo është më e nevojshme të ndodhë në vijimësi. Rrënjët janë të thella dhe sot liderët fetarë, të paktën në aparencë nuk e njohin ndarjen, apo ta shohin tjetrin si të ndryshëm, e aq më keq, kundërshtar.

Nëse në këtë pikë kemi ende kredite të forta, që na bëjnë një shtet të vogël që ka bashkëjetesë e harmoni fetare, për klerikët ka dilema të tjera, ku raporti i sotëm me bazat e njerëzimit, familja, martesa, ligj dhe shoqëria, shpesh nuk shkojnë në një udhë me njëra-tjetrën, e duket se e ndryshmja po vë në dilemë edhe sjelljen e klerit ndaj shoqërisë, që të qëndrojë strikt religjiozes, apo të jetë më e hapur?!

“Jemi në një krizë të përgjithshme, sa sociale aq edhe shpirtërore. Kisha i ka gjërat e qarta mbi konceptin për familjen, por edhe vetë klerikët shpesh janë në dilemë mbi disa ndryshime që kanë ardhur”, -thotë Meta. Gjithnjë duke iu referuar familjes dhe të mirat që ajo trashëgon me jetën në vijimësi.

“Në traditën e saj, Kisha e ka parë gjithmonë familjen si një realitet që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me shëndetin e shoqërisë. Konçili II i Vatikanit, i ka kushtuar familjes dhe martesës një vend të rëndësishëm në Kushtetutën Konçiliare Gaudium e spes, rreth Kishës në botën bashkëkohore. Në krye të listës së këtyre problemeve, apo çështjeve sikurse i quan Konçili, është pikërisht martesa dhe familja. E do të thosha që martesa dhe familja jo vetëm janë në krye, por përbëjnë edhe themelin e çështjeve të tjera që vijnë më pas”, -argumenton Dom Gjergji, që ngre edhe pyetje që më pas që kërkon përgjigje, po sot, pas 50 vjetësh nga kremtimi i Konçilit, a është familja ende themeli i shoqërisë, ose më mirë të themi a ka pësuar tronditje ky themele, a ka të çara strukturore dhe çfarë mund të bëjmë nëse ka?

“Unë do të ndalem në dy pika. Në atë çka Shkrimi i Shenjtë, e në mënyrë të veçantë Jezusi në Besëlidhjen e re, na thonë për familjen, për të kaluar në një pikë të dytë, atë të përgatitjes për martesë, që përbën themelin e një familjeje të mirë. Familja në Shkrimin e Shenjtë, është një realitet i rëndësishëm, por që me kalimin e kohës dhe të shekujve ka pësuar mjaft shndërrime e, po ashtu, ka kaluar nëpërmjet shumë problemesh”, -shprehet Dom Gjergj Meta.

Në këtë pikë, përveç mendimit të tij, ai u referohet librave të shenjtë.

“Bibla është vërtet një minierë e pasur me historinë e familjes e do të thosha është një histori e familjes. Shembujt e mësipërm dhe të tjerë shembuj, na tregojnë se si mëkati dhe e keqja gjithmonë e ka sulmuar familjen dhe është munduar të zhbëjë pikërisht këtë shenjë të dashurisë së Hyjit. Por, në të gjitha këto raste, ne mund të shikojmë që Zoti pavarësisht nga e keqja e njeriut, arrin gjithmonë të vendosë vulën e fundit. Edhe nga këto konflikte familjare ka dalë diçka e bukur për Hyjin dhe për njeriun”.

Kjo mund të ishte idealja për një njeri fetar, i rritur e jetuar me normat e saj, por evoluimi njerëzor, liria e të menduarit dhe e vepruarit, ka sjellë të tjera realitete. Familja e martesa nuk njihen më vetëm me tradicionalen, dhe tipike, atë që quhet e natyrshme njerëzore, por janë ndodhur edhe në devijime të martesave mes gjinive të njëjta. Këtu përveç religjiozes, futen në linjë legjislacionet, mbrojtja e të drejtave të njeriut, pranimi i tjetrit edhe nëse shfaq shenja të ndryshme nga sjellja jonë.

“I vetmi model i martesës që Kisha Katolike shpall dhe beson është ai ndërmjet një burri dhe një gruaje. Mbi këtë martesë themelohet familja si qelizë e shoqërisë dhe themel i saj. Sigurisht ne duhet të mbështesim çdo nismë e ligj që dënon diskriminimim e personave dhe kur ky diskriminim bëhet për shkak të orientimit seksual. Por Kisha Katolike nuk mund të mbështesë martesën ndërmjet personave me të njëjtën gjini”,- thotë Dom Gjergj Meta.

“Kisha Katolike mbetet në themel që familja është martesa mes një burri dhe gruaje. Por nëse shteti vendos të ketë njohje të çifteve me gjini të njëjtë, pikëpyetje shumë të forta janë se a do të marrim bekimin në Kishë”, -argumenton Dom Gjergji.

Ai ka mendimin e tij në këtë pikë, që i qëndron fort bazës familjare mes një burri e gruaje, e më pas edhe rritja e fëmijës me frymën prindërore. Por për Dom Gjergjin, nuk duhet të ketë diskriminim, përjashtim, apo anatemim, ndaj me mendje të hapur i rikthehet shpesh shprehjes se ligji duhet mbështetur, pasi nuk mund të diskriminohet njeri nga orientimi seksual.

Dom Gjergji tregon edhe një histori familjare të tijën, ku gjyshërit i janë martuar që në bark, ende pa lindur. Stërgjyshet e tij ishin shoqe dhe patën vendosur që nëse secila do lindte djalë e vajzë, ata do të martoheshin, nëse do lindnin të dy djem, do bëheshin byrazerë, e nëse vajza, do ishin shoqe të mira. Por fati e desh të ishin djalë e vajzë, e sot Dom Gjergji është një nga pinjollët e familjes. Sigurisht që nuk mbetet me këtë traditë ca të hershme shqiptare, por i vë theksin dukshëm bazës së fortë të edukimit për martesë.

“Në familje, edukimi për martesën nuk duhet të nisë kur vajza apo djali të zbulohen se kanë filluar të dashurohen. Vetëm atëherë shumë prindërve iu bie ndërmend se duhet të flasin me fëmijët. Përgatitja në familje është qysh në hapat e parë, në mënyrë të veçantë me shembullin që bashkëshortët, gjyshërit, të gjithë familjarët duhet të japin, të një modeli jetese shembullor. Fëmijët ndoshta nuk dëgjojnë se çfarë u thua, por shohin se çfarë bën ti. Sa prindër sot janë të papërgjegjshëm përballë fëmijëve të tyre? Nuk mendojnë se një ditë ata fëmijë do të rriten e do të shohin se si ti e ke trajtuar burrin apo gruan, apo nënën, apo babën dhe do të bëjnë të njëjtën gjë kur të rriten”, -argumenton Dom Gjergji.

Vetë përjetimi i martesës, i shkueshmërisë bashkëshortore, është mësimi i parë që u jepet fëmijëve dhe të rinjve në rritjen e tyre. Po çfarë ndryshimesh kanë ndodhur në fakt në shoqëritë tona, e pikërisht në shoqërinë shqiptare?

“Mund të them se sot ka ndryshuar shumë mënyra se si të rinjtë e shohin jetën familjare. Nuk mund të them se janë gabim apo janë mirë. Nuk dua të jap një gjykim moral, por mund të them se shumë të rinj nuk e duan më modelin tradicional të familjes. Megjithatë, ata i rikthehen atij modeli sa herë që nuk ndihen të sigurt të ndërtojnë jetën e tyre. Modeli tradicional jep një lloj sigurie, por nuk mjafton. Të rinjtë duan të jetojnë një jetë familjare më të hapur dhe më në përshtatje me kohën, duke qenë se tashmë kanë parë edhe modele të tjera. Ajo që ka ndryshuar shumë, është edhe hierarkia e vlerave. Nëse më parë në familjen e madhe kishte pak rëndësi se kush ishte burri apo gruaja jote, pasi në fakt komandonte një për të gjithë e, rrogat fjala vjen, duhet të dorëzoheshin të gjitha te një person dhe vendimet merreshin prej tij. Sot të rinjtë që martohen kërkojnë më shumë autonomi në administrimin e gjërave, e sidomos të edukimit të fëmijëve” -shprehet Dom Gjergji, i cili në këtë rast nuk është i “ngushtuar” vetëm mbi mendimin teologjik, por edhe atë psiko-social.

Për Famullitarin Meta, e rëndësishme në shoqërinë e sotme është diskutimi, arsyetimi dhe të dëgjosh tjetrin deri në mirëkuptim.

“Në shumë familje ka probleme, sepse pakkush është i gatshëm të dëgjojë arsyet e tjetrit, por dëgjon vetëm arsyet e veta. Vetëm në diktaturë nuk dëgjohen arsyet e tjetrit, nevojat dhe mënyrën se si tjetri e sheh realitetin dhe jetën. Jeta o ndërtohet bashkë, ose ajo gjithmonë do të jetë mbi themele të brishta dhe do të shkaktojë palumturinë e anëtarëve të familjes. Sipas asaj çka na thotë Fjala e Zotit është “I lumë është ai që dëgjon fjalën e Zotit dhe e zbaton atë”. I lumë pra është ai që dëgjon”. Të dëgjosh do të thotë t’i japësh rëndësi tjetrit dhe ai të zërë vend në jetën tënde. Nuk do të thotë vetëm të lash duart se e dëgjove, por edhe të kuptosh arsyet e vërteta se pse po flet e çfarë po thotë. Jam i bindur se sot shumë familje apo bashkësi do të zgjidhnin shumë probleme, nëse do të kishin aftësinë për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe jo vetëm zërin e vet”.

Kështu përfundon idenë e tij, të mbushur me dilema, shumë pyetje e diskutime, por baza e familjes mbetet “djepi” që rrit një shoqëri.

Dom Gjergj Meta e ka të qartë se është aq i ri, sa me kalimin e kohës shoqëria do evoluojë dhe gjithnjë e më shpesh kleri jo vetëm Katolik, por të gjithë liderët e rinj fetarë, do përballen jo vetëm me ateizmin, por edhe me disa devijime nga koncepti i familjes, martesës dhe sjelljes në shoqëri.

Ky shkrim botohet në kuadër të projektit “Udha e Shkronjave”

Videolajm: Duket si parodi komike… dikur ishte refreni i italianëve

$
0
0

141554054“Chi non lavora non fa l’amore” (Kush nuk punon s’bënë dashuri) është titulli i kësaj videoje që duket si një parodi komike italiane e viteve ’70… Por në fakt kjo është një prej këngëve më të famshme të këngëtarit më të madh italian, Adriano Çelentano, me të cilin fitoi festivalin e “Sanremo”-s në vitin 1970 në Itali.

Kënga që sot njihet dhe këndohet nga çdo italian në mbarë botën në vitet ’70 –të u bë refreni i përditshëm i jetës së italianëve, por ajo dëgjohej dhe këndohej edhe në shumë shtete të tjera të botës, përfshi këtu edhe Shqipërinë komuniste.

Me këtë këngë, Çelentano, fitoi jo vetëm një çmim të parë, por famë në gjithë botën dhe simpatinë e miliona italianëve.

Por kjo këngë është edhe mjaftë aktuale edhe sot plot 46 vjet më vonë.

Shikoni videon:

Si shkuan nga 76 mln lekë në 3.2 mln euro shpenzimet për teatrin e ri?

$
0
0

Teater8Fillimisht ishte thënë se do të akrdohehsin rreth 7,6 milionë lekë të rinj në dispozicion nga buxheti i shtetit për hartimin e projektit të Qendrës së artit “Skena e re”, ku do të strehohet përkohësisht edhe Teatri Kombëtar.

Por tashmë del se për tetarin më të ri qeveria do të shpenzojë plotë 3.2 milionë euro.

Në fakt nga procedurat e tenderit të Ministrisë së Kulturës, del se Objekti i prokurimit: “Rikonstruksion Dhe Ndryshim Destinacioni I Ish Laboratorit Te Hidroteknikes, Ne Qender Arti Skena E Re” Faza II “Punime Ndertimore”, ka një find limit prej: 449 612 937,958 (katërqind e dyzet e nëntë milion e gjashteqind e dymbedhjete mije e nëntëqind e tridhjete e shtate pike nëntëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë (pa tvsh).

Mund të jetë gjithçka, por me siguri jo një shpenzim i përshtatshëm për një ekonomi që nuk shkëlqen dhe nuk kuptohet pse shifra është fryrë nga 760 milionë lekë të vjetra në 3.2 milionë euro.

Jurgen Sieckmeyer: Shqipëria mike në sytë e fotografit

$
0
0

Sieckmeyer/ SelbstporträtFotografi gjerman me karrierë dyzetvjeçare, rrëfen botën e parë prej fokusit të aparatit; nga raportimet në sheshet e luftës, vdekjet, varfëria, mjerimi, te bukuritë natyrore, kulturat, traditat e historitë, jeta e qetë e çdo dite e njerëzve të zakonshëm. Ndër vendet e fotografuar prej tij është edhe Shqipëria, së cilës i ka kushtuar një libër, titulluar “Shqipëria miqësore”, sepse e tillë ka qenë dhe mbetet për të, sa herë rikthehet. Jurgen Sieckmeyer zbulon edhe jetën pas lentes së aparatit dhe sesi ia bën ta ketë Tiranën fizikisht me vete, edhe kur largohet prej këtej…

Nga Suadela Balliu

Ai është nga ata vizitorë që Tiranën e merr me vete, edhe kur avioni sapo e ka ulur në tokën e tij… Jo në fjalitë lajkatare apo ato të lëshuara thjesht për mirësjellje për bukuritë natyrore apo mikpritjen e vendësve, as në formën e një suveniri të Kullës së Sahatit apo ndonjë tjetër objekt simbol të kryeqytetit apo ndonjë fanellë e kuqe me shqiponjë të zezë. Jo, Tirana udhëton me të, kudo ku ai udhëton. Kështu ka pagëzuar qenushen e tij, të cilën e gjeti përpara shtatë viteve në oborrin e hotel “Rogner” , kur ajo ishte vetëm një këlysh i porsalindur. E qysh prej asaj dite janë të pandarë.

Në Tiranë erdhi për herë të parë në vitin 2004, së bashku me një grup studentësh të arteve nga Berlini. Ishte koha kur Jurgen Sieckmeyer sapo qe shkëputur nga njëzet e pesë vite karrierë si reporter lufte dhe pat vendosur që kurrë më në jetën e tij nuk do të përjetësonte në fokusin e aparatit qytete që rrënoheshin nga bombardime, njerëz të plagosur apo të tjerë që jepnin shpirt m’u përpara këmbëve të tij. “Më kishte ardhur në majë të hundës me këtë. Thashë: Mjaft!” – rrëfen Sieckmeyer–i, duke shtuar se ky vendim do të ndryshonte krejt fushëpamjen e tij për botën. Kishte plot gjëra të bukura për të fotografuar dhe ai pikërisht këtë do të bënte. Bashkë me Doris-in, shoqen e tij të pandashme të jetës dhe aventurave, do i kushtoheshin realizimit të albumeve fotografikë në zbulim të bukurive natyrore dhe kulturave të ndryshme të botës.

“I pari që realizuam ishte një libër për Bullgarinë. Nga kjo përvojë kam kuptuar se sa më shumë i kam njohur vendet, aq më shumë më janë rrëzuar stereotipat dhe paragjykimet. Në Sofje për shembull zbulova se sa shumë populli bullgar e do artin dhe kulturën. Vetëm në një rrugë të qytetit ka pesëmbëdhjetë teatro dhe e bukura është që biletat janë gjithnjë të shitura”.

Pas Bullgarisë e kërkuan të realizonte një projekt të ngjashëm në Rumani, e më pas në Kroaci, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoni, Kosovë e Shqipëri.

Ideja për të realizuar një album me fotografi, por edhe për ta njohur më thellë kulturën e vendit që e pat vizituar njëherë, e bëri të kthehej. Ishin plot nëntë muaj rrugëtim në të gjithë vendin, nga skaji më i thellë i veriut e deri te vija e fundme e jugut. Janë me qindra fshatrat që Sieckmeyer ka vizituar e me dhjetëra mijëra çastet e shkrepura me aparatet e tij, që në udhëtime si këto preferon t’i ketë gjithnjë dy për t’u siguruar të mos humbasë asgjë , të shumtë janë portretet që ka mbërthyer në kujtesën e tij e po aq edhe ata që ka zhvilluar në dhomën e errët të larjes. Ai është i huaji që e njeh Shqipërinë shumë herë më mirë sesa ne, vendësit. E këtu modestia nuk do të bënte punë. “Në veri, vendi që dua më shumë është Thethi. Po ashtu më pëlqen edhe Saranda e Butrinti në jug” –thotë Sieckmeyer, por kjo nuk është klisheja e çdo turisti, sepse itineraret e tij, kilometrat e përshkruara me orë të tëra me automobil, i ka të dokumentuara në një libër të rëndë, me kapakë të trashë mbi të cilin shkruhet “Shqipëria Miqësore” e brenda të cilit janë përmbledhur në tri gjuhë; shqip, anglisht e gjermanisht historia, gjeografia, tradita, kultura dhe informacione praktike të një vendi në Ballkanin Perëndimor , botuar nga prestigjiozja gjermane “Seltmann+Söhne”, shoqëruar me fotografi nga peizazhe mbresëlënëse, por edhe momente nga jeta e përditshme e njerëzve të këtij vendi, shkrepur me mjeshtëri nga një fotograf që i numëron më shumë se dyzet vjet në këtë profesion.

Nëse në vende të tjera kanë qenë organizata qeveritare apo përfaqësi diplomatike që kanë kërkuar shërbimet e Doris dhe Jurgen Sieckmeyer, në Shqipëri ishte dëshira e tij që e solli për ta realizuar këtë projekt, të cilit iu kthye edhe njëherë vitin e kaluar. “Pas shtatë vitesh pashë që Shqipëria kishte ndryshuar, nuk ishte më ajo që kisha parë dhe mendova të realizoja disa fotografi të reja që t’i përfshija në album” -tregon Jurgen-i pa e fshehur sikletin për të përzgjedhur nga mijëra fotografi të shkrepura në disa dhjetëra që do të hynin në albumin e riparë, që përveçse në Gjermani ata që duan të kenë një guidë gjithëpërfshirëse të Shqipërisë, e gjejnë në librarinë “Adrion”, tregon Sieckmeyer–i.

Të shumtë janë njerëzit, të njohur pak të njohur e krejt të panjohur që e falënderojnë çiftin Sieckmeyer për ndihmën e madhe që u kanë dhënë me librin “Shqipëria miqësore”.

Përveç përcjelljes së bukurive natyrore, historisë e kulturës, Sieckmeyer–i ka përfshirë hotele, restorante, bujtina të vogla, ushqime tradicionale.

“Ka shumë që shkruajnë duke falënderuar në faqen zyrtare të shtëpisë botuese dhe jam i lumtur që kam mundur të ndihmojë njerëz që kanë dashur ta vizitojnë Shqipërinë dhe e kanë vizituar”. Kur e pyet përse vendosi ta quajë Shqipërinë miqësore, përgjigjet se kjo ka qenë përshtypja e parë fare që vendi dhe njerëzit i kanë lënë, përshtypje që nuk është venitur, porse vetëm përforcuar. “Kur isha në Përmet, njëherë pata një problem shëndetësor dhe nuk mund të udhëtoja. Vendësit ishin shumë të sjellshëm, më thanë të qëndroja aty, të flija në hotel pa paguar asgjë dhe disa herë më pyetën sesi mund të më ndihmonin dhe u ofruan të më shoqëronin deri në Tiranë. Njerëzit këtu janë vërtet të sjellshëm, nuk e bëjnë për hir të formalitetit apo etiketës. Këtë lloj gatishmërie miqësore nuk e gjen dot në vende si Austria, Zvicra apo Gjermania. Edhe pse mund të duket e çuditshme në fillim, mësohesh shpesh dhe e vlerëson mikpritjen dhe vullnetin për të të ndihmuar pa marrë asgjë në këmbim” –thotë Jurgen-i, pa harruar të përmendë se nëse të bie rruga në Përmet nuk mund të largohesh pa vizituar ujërat termale, që sipas tij janë mrekulli e natyrës. “Mund të lahesh edhe tani në dimër, sepse ujërat janë të ngrohta”, thotë ai, ndërsa shton se të gjitha fotografitë që ka realizuar dhe i ka përmbledhur në libër nuk e fshehin këndvështrimin miqësor të fotografit.

Pas Shqipërisë, realizoi një libër me fotografi shoqëruar me tekste plot informacion për Kosovën. “Këtë libër, përfaqësi diplomatike të Kosovës, e përdorin si një libër prezantues për vendin e tyre” –thotë Sieckmeyer rreth albumit të cilin e ka titulluar “Kosova Newborn”.

Nëse do të kishte diçka që do e karakterizonte Sieckmeyer-in, një burrë 72–vjeçar me një energji që do të habiste e turpëronte edhe ata që kanë gjysmën e moshës së tij, është lëvizja.

Megjithëse rezidenca e tij e përhershme është shtëpia pranë lumit dhe parkut në Berlin, ku shëtit Tiranën, qenin e tij, rrallë i ndodh të qëndrojë gjatë. “E dua aromën e shtëpisë, ku ndihesh rehat, por pas dy javësh ndiej nevojën të udhëtoj” –rrëfen Jurgen–i , që në jetën e tij ka udhëtuar jo pak, duke i rënë kryq e tërthor botës, nga Amerika e Veriut, në Amazonë e pyjet e dendura të Amerikës Latine, ku ka takuar e është mahnitur me popullsinë indigjene. Afrikën e ka njohur jo vetëm nga bukuritë mahnitëse të savanës e shkretëtirave, por edhe luftës. “Kam qenë në Angola, bashkë me Doris-in gjatë Luftës Civile. Udhëtimi i parashikuar për një javë, u bë tri, pasi një sulm hodhi në erë aeroportin dhe u bë e pamundur të ktheheshim. Fati a rastësia e deshi që ne të mbeteshim nga ana e rebelëve” –rrëfen Jurgen-i.

Momente ku ka menduar se nuk do të kthehej i gjallë në Gjermani ka pasur disa, të cilat i sjell ndërmend duke i rrëfyer qetë tashmë që kanë kaluar kohë. Pas Angolës ishte një episod në Liban dhe sesi mbeti brenda rrënojave të hotelit pasi u hodh në erë. “Ishim disa persona të mbetur aty brenda dhe vendosëm të ndiznim cigare. E di që duket i çuditshëm një gjest i tillë, kur mendon se je duke vdekur dhe ajri mungon, por thamë se ca minuta më pak e ca më shumë nuk bënin ndonjë diferencë të madhe, kështu që vendosëm të tymosnim. Por fati e deshi që ekipet e shpëtimit të gërmonin në rrënoja dhe na nxorën të gjallë” .

Vdekjen t’i kalojë në supe, në kuptimin e fjalëpërfjalshëm e ka ndjerë në Gjeorgji, gjatë konfliktit të armatosur ruso-gjeorgjian. “Unë isha i armatosur me dy aparatet e mia fotografike më të cilat po fiksoja momente nga lufta. Më kishin caktuar nga qeveria gjeorgjiane një ushtar për sigurinë time. Unë kam një nuhatje të jashtëzakonshme kur vjen puna te rreziqet dhe në moment ushtarit që më rrinte ngjitur i kërkova të largohej pak metra, sepse më pengonte të punoja. Pas pak sekondash atë e goditën me një plumb dhe humbi jetën”, kujton Jurgen-i.

Edhe pse ka hequr dorë nga raportimi në sheshe lufte ku ka qenë shpesh i pranishëm qëkur punonte si korrespodent për të përditshme gjermane, si: “Der Spiegel” etj., u gjet në një atmosferë lufte pak kohë më parë në Ukrainë. E kishin kërkuar për të realizuar një libër me fotografi në këtë vend, por që siç rrëfen Jurgen-i mbeti një projekt i papërfunduar për shkak se ishte e pamundur të realizohej në gjendjen që është Ukraina, një shtet të cilin ai e quan vërtet të pasur me kulturë.

Ka udhëtuar në Japoni, shtet i cili i duket si i zbritur nga një tjetër planet për shkak të zhvillimit ekonomik e teknologjik, në Kinë gjithashtu ka realizuar një sërë projektesh që lidheshin me fotografimin e jetës kulturore në teatro. I ka shkelur të gjithë kontinentet, por thotë se ka ende shumë për të parë. “Ende nuk kam qenë në Tibet, për shembull” rrëfen ai.

Kur e patën pyetur dikur se në cilin vend do kish dashur të jetonte, përgjigjej se kur të plakej, kur të mos kishte më fuqinë dhe energjinë për të udhëtuar do të zgjidhte t’i kalonte ditët në Ekuador. “Por ende udhëtoj, që do të thotë se ende nuk jam plakur” , thotë duke qeshur burri flokëbardhë.

Nëse njerëzit preferojnë të ndiejnë tokën në këmbë për t’u ndjerë gjallë, Sieckmeyer duhet të jetë patjetër në sediljen e një avioni për ta ndjerë adrenalinën që i fal jeta.

Shpesh nga të udhëtuarit e shumtë, tregon me shaka se i ngatërrohen pamjet. “Një mëngjes u zgjova dhe i thashë Doris-it: Në cilin hotel jemi, në cilin shtet? Ajo më thotë: Jemi në shtëpinë tonë. Njëherë tjetër, kur po ktheheshim në shtëpi, shoh nga dritarja e avionit dhe krejt i përhumbur i them: Ua Doris, këtu qenka si në Gjermani! “Po, në Gjermani jemi!” – ma pret ajo”, thotë duke qeshur, ndërsa sjell ndërmend edhe një tjetër rast, në një hotel të Parisit. “Udhëtova me makinë nga Vjena drejt Parisit dhe në mëngjes e kisha humbur fare. Nuk e dija se ku ndodhesha. Telefonoj recepsionin dhe më përgjigjet një vajzë. I them: Zonjushë nuk jam i dehur e as i çmendur, por të lutem a mund të më thoni ku ndodhem sepse nuk arrij dot ta kujtoj”.

E quan veten me fat që ka gjetur një shoqe jete si Doris, me të cilën jo vetëm realizon projektet profesionale por edhe ndan pasionin për udhëtimet e fotografinë.

Dashurinë për të mbërthyer në aparat çaste, kujtime, portrete e peizazhe e zbuloi kur ishte dhjetë vjeçar. “Vura një kamera të vogël në një raketë letre, të cilën e kisha lidhur me fishekzjarr dhe e hodha brenda dritares për të fiksuar reagimin që do të kishte te prindërit” – kujton duke qeshur. Por u deshën edhe ca vite edhe një eksperiencë krejt e ndryshme për t’u ritakuar me fotografinë. “Në familjen time ka pasur shumë mjekë. Edhe unë ndoqa traditën, studiova Mjekësi, u diplomova dhe punova për tre vjet në një spital në Amsterdam. Asokohe shoqërohesha me një studente të Arteve dhe nga ajo u njoha shumë me komunitetin artistik dhe një moment vendosa se mjekësia nuk ishte ajo çka do doja të bëja. Lashë punën, u regjistrova në Fakultetin e Arteve, studiova, u diplomova dhe më pas nisa të punoja si fotograf”, thotë ai, profesion nga i cili nuk do të heqë dorë kurrë.

Me Amsterdamin ka lidhje të hershme e të forta, si një vend që strehoi familjen e tij gjatë Holokaustit në Gjermani. Sieckmeyer-i lindi në mes të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1943 nga dy prindër hebrenj, të cilët rrëfen ai, u vranë në kampet e shfarosjes. Të afërm të familjes e birësuan dhe megjithë tmerret që kishin kaluar, vendosën të riktheheshin për ta rinisur jetën në Berlin. Aty ku ai do të kthehet pasi Doris-i, e shoqja e cila e ka lënë Tiranën pak ditë më herët, bashkë me Tiranën e tyre katërputroshe, për të vënë në skenë një pjesë teatri, të cilën Jurgen-i nuk do ta humbiste për asgjë në botë. “Vendi juaj është i bukur” – thotë pa mëdyshje Jurgen-i dhe thënë nga një njeri që ka parë shumë nga kjo botë, ky pohim bëhet referencë.

Zbulon se do të rikthehet së shpejti, për të realizuar një album vetëm për Tiranën, qytet të cilin e do shumë dhe ia njeh rrugët kryesore e rrugicat, hotelet luksoze, por edhe ato më pak luksoze por të ngrohtë e të rehatshëm, restorantet me ushqim të shijshëm e pak të kushtueshëm, baret dhe klubet e natës, ku streha e preferuar e tij, e Doris-it dhe Tiranës mbetet “Hemingway”, ku ka realizuar edhe disa fotografi.

E derisa të kthehet në Tiranë për projektin e radhës, këtë të fundit, e ka me vete, sa herë i thërret qenit të tij, e cila i përgjigjet me një lehje entuziaste lajmit se i duhet të udhëtojë sërish drejt një vendi të ri…

*Ky artikull u shkrua në kuadër të Projektit “Udha e Shkronjave”, iniciuar nga Qendra UET dhe Fondacioni MAPO

Butrint Lake, Albania Lin, Lake Ohrid Lin, Lake Ohrid Saranda the north, Theti Tirana, Albania, Skenderbeg monument Albania, Girokaster Sauk, Tirana Albanie Durres, Port Durres Durres Tirana, Albania, City Tirana-Sauk, Albania,  lake Berat, Albania Berat, Albania, Castle road near Permet, Albania bridge near Permet, Albania Tirana, Albania, nightlife Maria Stuart, Theater Der Keller, Köln

Shkenca, e pambrojtur: Vaso Tole: Ja nenet Nul të copy right

$
0
0

Kolana-De-RadaPër herë të parë, Akademia e Shkencave i ka kërkuar Komisionit të Edukimit që Ministria e Kulturës t’iu krijojë hapësira për propozime, në ligjin për të drejtat e autorit. Absurde fakti se deri tani nuk ka ekzistuar një ligj për të rregulluar çështjen e kërkimit shkencor, pra mbrojtjen e dokumentacionit shkencor. Përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave, Vaso Tole, ka relatuar dje mbi lapsuset në ligj dhe nenet ku duhet ndërhyrë për mbrojtjen e punës shkencore

Për herë të parë, Akademia e Shkencave i ka kërkuar Komisionit të Edukimit që Ministria e Kulturës t’iu krijojë hapësira për propozime në ligjin për të drejtat e autorit. Absurde fakti se deri tani nuk ka ekzistuar një ligj për të rregulluar çështjen e kërkimit shkencor, pra mbrojtjen e dokumentacionit shkencor – një fushë krejt e errët, me jo pak raste denoncuese.

Ndaj dje, një nga pikat kryesore ka qenë propozimi i një neni të veçantë që të titullohet: Për të drejtën e autorit në fushën e shkencës dhe kërkimit shkencor.

Përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave, Vaso Tole ka relatuar dje mbi lapsuset në ligj dhe nenet ku duhet ndërhyrë për mbrojtjen e punës shkencore, duke ndarë qëndrimin mbi tri momente të draft ligjit, shqyrtimin nen për nen.

Në parantezë, referuar ligjit për të drejtat e autorit, miratuar në vitin 2005, pothuaj të gjithë kanë rënë dakord se ka probleme në administrimin e së drejtës, e sidomos shpërblimit, ndaj është konsideruar e arsyeshme përgatitja për një ligj të ri. Por si duket edhe ky ligj, përshtatur nga modeli Sllovak, po përballet me grupet e interesit me jo pak vërejtje.

Por palë në këto interesa deri tani nuk është bërë Akademia e Shkencave, e cila dje me përfaqësuesin e tyre, kërkoi të jetë jo vetëm pjesë e draft-ligjit, por Ministria e Kulturës t’u japë mundësi për t’u përfshirë edhe fushën e shkencës, dhe kërkimin shkencor, po ashtu të kenë përfaqësues në Këshillin Kombëtar të së Drejtës së Autorit.

Edhe pse nuk janë thirrur si palë, Tole ka thënë se janë për një ligj të ri, por me një vërejtje fillestare, pothuaj ironike siç ngjet në raste të tilla, për të kaluar në një redaktim gjuhësor e letrar. Tole ka propozuar për nenin 1, germën “a”, ku përshkruhet objekti i këtij ligji për të drejtat e autorit, për krijimtarinë artistike dhe atë të trashëgimisë kulturore, të lidhen me faktin që letërsia si pjesë e krijimtarisë artistike, të mos evidentohet më vete për të drejtat e autorit, por të përfshihet brenda kuadrit të krijimtarisë artistike, e cila siç njihet ndërkombëtarisht e kombëtarisht, ka disa elemente që lidhen me letërsinë, krijimtarinë muzikore dhe me artet e bukura.

Por për Akademinë e Shkencave, pasi është shqyrtuar gjithë draft-ligji, nuk është gjetur asnjë term që lidhet me përkufizimin e termave ku konkretisht shqetësimi lidhet me përcaktimin e përkufizimit të kërkuesit shkencor. “Këto përkufizime nuk gjenden në këtë projektligj, gjë që përbën mangësi në raport me ligjin ekzistues dhe aq më tepër pasi bëhet fjalë për një ligj që përmban mjaft terma teknike, që nuk njihen nga persona jo profesionistë. Në këtë kuadër propozojmë përkufizimet e detyrueshme të shtohen, të përfshihen edhe për kërkuesit shkencorë. E ngremë këtë shqetësim pasi është pjesë e një grupi ligjesh që i kushtohen kulturës, artit dhe trashëgimisë, kam parasysh ligjin për simbolet kombëtare, ligjin për artin dhe kulturën në Shqipëri dhe ligjin e trashëgimisë, të cilat kanë njësuar terminologjinë përkatëse që nevojitet të respektohet dhe nga ky ligj, pra në kuptimin që termat të përcaktohen njësoj si në një ligj, ashtu dhe në një ligj tjetër”, ka thënë Tole.

Propozimi që bën akademiku në nenin 12, pika “c”, ku bëhet fjalë për krijime të cilat nuk zënë mbrojtje të autorit, është një listë dukurish, të cilat nuk gëzojnë të drejtën e mbrojtjes, për arsye se janë domen publik, duke kërkuar që në krye të kësaj liste të shtohet himni kombëtar, si simbol i parë, dukuri që nuk preket nga kjo e drejtë.

Në nenin 55,Tole thotë se kanë konstatuar një parregullsi, e cila duhet rikonsideruar, pasi për shembull, problemi i artikujve shkencorë botuar në periodikë, përjashtohen nga e drejta e autorit.“Ne e kuptojmë logjikën e hartuesve për ta shmangur këtë lloj forme, por nga ana tjetër kuptojmë faktin se shmangia e të drejtave të autorit e kësaj tipologjie botimesh, dekurajon formën më të përhapur të kërkimit shkencor në Republikën e Shqipërisë, që janë përmbledhjet e artikujve kërkimorë shkencorë”.

Në nenin 62 është vënë re një asimetri sipas akademikut, që kur autori ka një vepër të pabotuar, e cila për një arsye shkatërrohet, apo humbet, sipas draftit konsiderohet e humbur dhe pa asnjë të drejtë shpërblimi.“Ndërkohë ne, mendojmë se drafti duhet të detyrojë botuesit, ata të cilët e kanë në administrim këtë vepër, dorëshkrim, duke i kërkuar kopje sigurie. Pra, mos ia vishni autorit diçka që ka të bëjë me ruajtjen e sigurisë fizike të dorëshkrimit”. Në nenin 69 është parashikuar heqja e shpërblimit, e cila ka qenë deri 40% për punën shkencore që bëhet me kontratë pune.“Në nenin 69, kjo gjë bëhet nul. Ne kërkojmë që përqindja të shikohet, por të mos hiqet e drejta e shpërblimit për punën shkencore, e cila kontraktohet. Pra nuk bëhet fjalë për kontratën që merr si botues por për punën e cila kontraktohet”, ka sqaruar akademiku. E quan lapsus përmbajtjen e nenit 76, ku parashikohet se i ndalohet autorit të citojë veprën e vet. “Është një gjë e cila nuk ka sens, nuk dimë si ta interpretojmë, por dimë tjetrën, duhet lejuar që autori ta citojë veprën e vet, kur i nevojitet për një biografi, ose për të konfirmuar rezultatet e punës në këtë fushë”.

Nga Akademia e Shkencave kërkohet ndërhyrje në nenin 107, për ta përfshirë në trup të saj, jo vetëm artistët ekzekutues por dhe bartësit e trashëgimisë shpirtërore. Është padrejtësi e madhe, thotë Tole, që bartësit dhe artistët popullorë, të përjashtohet nga e drejta.

Ndërsa është konstatuar se në nenin 118 ka anomali tjetër për të drejtën me shpërblim të botuesit, ku rezulton se në rast se botuesi ka drejtën e ribotimit të një vepre, shpërblimi i tij është më i madh se për autorin.“Ne, kërkojmë që kurrsesi botuesi nuk mund shpërblehet në mënyrë të barabartë me autorin, por të marrë shpërblim të drejtë për kontratën që ka me autorin, dhe në rast se autori e mban vetë të drejtën, atëherë ky rast për botuesin bie”.

Pika më e rëndësishme e propozimit të Akademisë së Shkencave, është shtesa në draftligj e një neni për fushën e kërkimit shkencor. Tole thotë se ofron një propozim për mbrojtjen dhe çfarë nënkupton vepra shkencore, duke përcaktuar veprën shkencore sipas standardeve, kodin e etikës si dhe plagjiatin. Por mbrojtja e veprës shkencore është e pamundur po të mos shtrihet edhe në rezultatin e kërkimit shkencor, dokumentacionit shkencor të një vepre, për ta përfshirë si pjesë e të drejtës së autorit, dhe jo thjesht vepra. Brenda kësaj, akademiku ndalet në kontributet konkrete për t’u mbrojtur që lidhen me tipologjinë e botimeve shkencore, si: monografia, vepra, fjalori, përmbledhjet, shkrimet, kumtesat në një kuvend, parathënia, hyrja, kontribute në vepra të natyrës enciklopedike, botime kritike rreth gërmimit arkeologjik, bibliografi etj., të gjitha tipologji veprash që nuk gjenden në draft-ligj. Në këtë proces të ndërhyrjes në ligj, akademiku ka kërkuar që të përcaktohet nga një vendim i KM, masa e shpërblimit për veprat shkencore, duke sjellë rastin konkret të Akademisë së Shkencave, ku sapo është mbyllur auditimi nga KLSH, dhe sipas tyre vendimi në fuqi i 97-ës, ka nevojë të rishikohet. Nëse është quajtur një rast absurd që fusha e shkencës dhe kërkimi shkencor ka mbetur jashtë ligjit të mbrojtjes, akademiku Vaso Tole ka bërë dje para komisionit të Edukimit një parashtrim vertikal të propozimeve që do të jetë në dorë të vullnetit të Ministrisë së Kulturës të lihen jashtë apo të mbrohet edhe shkenca!

V.Murati

Viewing all 1708 articles
Browse latest View live